Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet turisti polak në Durrës
10 Korrik 2019, 09:57Nga DOSJA
DURRËS– Një shtetas polak është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi lëvizte me armë zjarri pa leje në qytet.
I arrestuari është shtetasi me iniciale A.M, 47 vjeç, banues në lagjen nr. 18 në Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar, 47 vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip “Pistoletë” me 7 fishekë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë 47-vjeçari polak me banim në Durrës.
Sekuestrohet një armë zjarri Pistoletë me 7 fishekë luftarak.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit polak:
-A.M., 47 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës.
Ky shtetas qarkullonte me armë me vete, të cilën e mbante në makinë dhe është kapur në lagjen Nr. 18, Durrës nga shërbimet e Policisë , ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, Policia ka gjetur një armë zjarri tip Pistoletë “TT” dhe shtatë fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Del sërish para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Pas seancës që u zhvillua më 25 qershor, k...
VLORE- 750 rrënjë kanabis sativa gati për t’u mbjellë në tokë janë zbuluar në fshatin Vërmik në Selenicë të Vlorës. Policia bën me dije se ka arrestuar dy perso...
Shqipëri– Moti i keq ka dëmtuar shumë shtylla tensioni gjatë natës. OSHEE njofton se disa linja tension i mesëm dhe rajonet me te prekura nga defektet janë Burr...
Tiranë- Tre ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit, një ekip i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës u shfaq në tunelin e një kompleksi pallatesh në kryqëzimin e rru...
SHKODËR- Stuhitë kanë goditur gjatë natës disa nga qytetet e vendit, duke shkaktuar dëme edhe në linjat e tensionit. Shkodra, Durrësi, Burreli dhe Lezha ja...
ELBASAN- Një mjet tip “Pasat”, është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas njoftimit paraprak, mësohet se makina ishte në pronësi të ...
DURRËS- Një 48-vjeçar, i cili ishte në kërkim nga shteti italian për trafik droge, është arrestuar mëngjesin e sotëm në Durrës. I arrestuari është s...
Tiranë- Mentor Kikia së fundmi në një reagim ka theksuar se djathi bëhet jo vetëm me vaj palme por edhe me vaj makinash. Sipas tij ky djathë më pas shitet si pr...
Në emisionin “Stop” janë trajtuar shpesh herë problematikat dhe mashtrimet që ka bërë shoqëria “Brilant sh.p.k”, me administratore dhe ndërtuese Nadire Qinami. ...