Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme mjekët dhe ekspertë të shëndetësisë për të diskutuar në lidhje me pandeminë e COVID-19 në vend. Basha ka kërkuar nga të pranishmit në selinë blu që të përgatisnin një draft, të cilin do t’ja dorëzojnë kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut për të zgjidhur problematikat të cilat hasin “bluzat e bardha”. Në fjalën e tij, Basha nuk i ka kusyer kritikat ndaj kundërshtaëve politikë duke u kërkuar që të “zgjohen” dhe të marrin përgjegjësitë për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
“Ju kërkoj që e gjithë eskpertiza dhe konstatimet që kemi bërë gjatë kësaj kohe, të përfundojnë në një dokument konçiz pune që do ia paraqesim, se pavarësisht se ç’ka ndodhur deri tani nuk është momenti që të themi vetëm “kjo nuk bën” t’i zgjojmë nga narkoza që ka rënë Rama dhe Manastirliu. Po t’i kishin vënë veshin paketës së parë që ne propozuam nuk do ishim këtu. Të bëjmë një përpjekje tjetër për të rreshtuar prioritet,” – tha Basha në fjalën e tij.
Duke marrë shkas nga protesta që do të zhvillojnë mjekët ditën e nesërme para oborrit të QSUT-së, Basha foli edhe për kushtet e tyre të punës, duke i krahasuar me të rajonit. Kreu i PD-së, tha se mjekësia në vend është e rraskapitur, duke përmendur edhe pagën që marrin nga shteti.
‘Trajtimet me Covid bëhen vetëm në Tiranë dhe aspak në rrethe. Nuk ka gjurmim te rasteve. Nuk trajtohen rastet. Testimet janë të ulëta. Nuk bëhet ndjekja e pacientit, nuk ka analiza gjaku, nuk ka skaner, mjekimet nuk rimbursohen dhe ka mungesë totale të aparaturave në dy spitalet Covid. Vazhdon ikja e mjekëve dhe infermierëve, për shkak të kushteve mizerable. Paketa e 1000 euro për mjekë ka qenë jo e plotë. Sot mjekët janë të diskriminuar dhe të keq-paguar, edhe në raport me fqinjët. Duhet edhe rimbursimi për këta pacientë,”- deklaroi Basha.
Reagimi i Bashës erdhi pasi mjekët paralajmëruan një protestë ditën e nesërme në orën 10:00 para oborrit të QSUT-së, por policia u ka refuzuar lejen me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pandemie. Sindikata e Mjekëve të Shqipërisë i ka dërguar një shkresë me 4 pika qeverisë shqiptare ku kërkohet rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar, sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, sigurimi i të gjitha kushteve. Ndërkohë Rama i ftoi nesër për takim në orën 09:00, megjithatë nuk ka asnjë përgjigje prej tyre.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Gjatë mbledhjes së mbajtur në selinë blu, Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha diskutoi në lidhje me situatën e pandemisë në Shqipëri dhe në 2 spital...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka ftuar ditën e djeshme në Kryeministri mjekët të cilët paralajmëruan protestë.Këta të fundit njoftuan ditën e sotme se do të mbl...
TIRANE– Demokratët nisin më 25 shtator fazën e dytë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Votimi i bazës nis më datë 25 shtator dhe përfundon më 21 tetor...
TIRANE– Premtimet e Ramës janë si listat 100% të hapura, shkruan ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në një status të publikuar në rrjetin e saj s...
TIRANË– Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Socialiste dhe Opozita Parlamentare, ende nuk janë dakordësuar mes tyre për mënyrën ses...
TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeminsitrit Edi Rama i cili tha se do të rriten pagat, do të ketë zer...
TIRANË- Ambasadorja e Amerikës në Shqipëri së fundmi ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Në postimin që ka bërë në Twitt...
TIRANE– Mëngjesin e sotëm qyteti bregdetar i Durrësit është përmbytur nga shirat. Për gjendjen në këtë qytet ka komentuar Oerd Bylykbashi i cili thotë se durrsa...
TIRANË– U mbajt sot mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE). Takimit kishte në fokus “Progresin e realizuar dhe sfidat ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta shkruan se Shqipëria nuk e meriton të renditet mes vendeve që kanë aplikimet më të larta për azil.Në një status në profilin e ...