Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Interpol Tirana në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka ekstraduar ditën e sotme dy persona të shpallur në kërkim për vrasje.
Në njoftimin e policisë, mësohet se të ekstraduarit janë shtetasit: Festim Rusi, alias Besim Rusi 40 vjeç, si dhe Sherif Gjini.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dënuar me 20 vite burg Besim Rusin, ndërsa është shpallur fajtor për veprat “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Personi tjetër i ekstraduar nga Greqia në Shqipëri, Sherif Gjini 58 vjeç, lindur në Elbasan është dënuar me 8 vite burg po për veprën penale të vrasjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Vijon bashkëpunimi midis Interpol Tirana dhe Homologëve.
Ekstradohen drejt vendit tonë dy shtetas të dënuar për vrasje.
Interpol Tirana ekstradon nga Italia drejt vendit tonë, një 40-vjeçar shqiptar, i dënuar me 20 vite burg nga drejtësia shqiptare për veprat penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së rëndë psiqike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Ekstradohet dhe nga Greqia një 58-vjeçar shqiptar, i dënuar me 8 vite burg nga drejtësia shqiptare për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta.
Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit midis Interpol Tirana dhe Interpol Roma, u bë arrestimi në Romë dhe më pas ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Festim Rusi, alias Besim Rusi 40 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në vitin 2001, shtetasi Festim Rusi alias Besim Rusi, në fshatin Metalliki në Greqi, pas një debati për motive të dobëta ka vrarë me armë të ftohtë thikë, shtetasin A. R.
——————————–
Po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi i shtetasit shqiptar Sherif Gjini 58 vjeç, lindur në Elbasan. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 8 vite burg për veprat penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së rëndë psiqike” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në vitin 2005, në fshatin Linas të Komunës Mollas në Elbasan, shtetasi Sherif Gjini ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin A. A.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Athinën, u bë i mundur arrestimi i tyre në Itali dhe Athinë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
Të dy shtetasit e ekstraduar ju dorëzuan përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Një ditë pas shkarkimit të Besnik Muçit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit dhe pas kërkesës së tij në Gjykatën Kushtetuese, ky insti...
Lushnje- Ditën e sotme ka ndodhur një aksident në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Çermes në Lushnjë.Një makinë e cila drejtohej nga një grua, e cila ...
Një automjet tip audi A4 ka dalë nga Rruga në aksin rrugor rrethrrotullimi i Çermës-Lushnjë. Mjeti që drejtohej nga një femër, e cila kishte në makinë dh...
Tiranë- Pasi foli publikisht Presdienti Ilir Meta, Presidenca i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Tiranës ku i kërkon të verifikojë shantazhin ndaj zëdhënë...
TIRANË- Një 32-vjeçare është arrestuar mëngjesin e djeshëm nga Policia e Tiranës e dyshuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri”. Bëhet fjalë për Jorid...
Tiranë-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi në mesditë gjyqtarin Arben Vrioni, i cili ishte nën mbrojtje për shkak të kërcënimeve. Ai është një nga gjyqt...
KAVAJË- Disa fëmijë kanë shkuar sot me shenja helmimi në qendrën shëndetësore në Golem. Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al mësohet se fëmijët k...
Tiranë-KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Arben Vrionin dhe prokurorin e Lezhës Simon Pashukun.Mësohet se Vrioni kishte probleme me pasuri...
SHKODËR- Ish-drejtori i Policisë, Ahmet Prençi, nga Shkodra ku promovoi dy librat e tij “Udhë në Pasqyrë” dhe “Vice Versa” deklaroi se krimi është i...
TIRANË–Një ditë pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, i ka dërguar një letër instituc...