LIVE UPDATES
Aktualitet

ZBARDHEN EMRAT e zyrtarëve të ARRSH-së, i shkaktuan 200 mln lekë dëm shtetit për një karburant. Hetimet nisën prej aksid

14 Tetor 2020, 11:09 Nga DOSJA
ZBARDHEN EMRAT e zyrtarëve të ARRSH-së, i shkaktuan 200 mln

DURRËS– Prokuroria e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me hetimet e zhvilluara brenda institucionit të Autoritetit Rrugor Shqiptar në Durrës. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se procedimi penal ka nisur nga fakti që në kilometrin e trete të rrugës nacionale “Plepa- Kavajë” kanë ndodhur një sërë aksidentesh, që kanë sjellë edhe vdekjen e disa personave. Pikësisht në këtë zonë është identifikuar edhe pika e karburantit, e cila ka qënë në zonë në kundërshtim me ligjin. Pas identifikimit të shkeljes kanë nisur hetimet ndaj inxhinierëve specialistë të ARRSH-së: Agron Hasa, Kastriot Braha, Aferdita Basha e Dhurata Lazaj dhe anëtarëve të Këshillit Teknik; Spartak Tarkaj, Astrit Zenelaj dhe Leke Tushaj. Të gjithë akuzohen për ‘shpërdorimi të detyrës’ dhe ‘dhënie të ndihmës për ndërtimin e paligjshëm’. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Durrësit ka kërkuar arrestimin e tyre, operacion i cili është finalizuar ditën e sotme. Mësohet se deri më tani janë prangosur: Agron Hasa, Kastriot Braha , Afërdita Basha, Dhurata Lazaj, Astrit Zenelaj, Spartak Tarka, Lek Tushaj, Rezart Arkaxhiu, Xhevat Vataksi. Megjithatë në njoftimin e Prokurorisë nuk është bërë me dije identiteti i biznesmenit që ka pasur në pronësi karburantin. Për këtë të fundit burime për Dosja.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për Mustafa Kokën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në kuadrin e hetimeve të gjithanshme që po kryen dhe sidomos në hetimin e veprave penale që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës dhe të tejkalimit të kompetencave që ligji i ka ngarkuar punonjësve të administratës shtetërore ka regjistruar çështjen penale për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si dhe për veprën penale të ‘Dhënia e ndihmës për ndërtimin e paligjshëm’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199/b dhe 25 të Kodit Penal.

Faktet mbi të cilin është regjistruar ky procedim kanë të bëjnë me një sërë aksidentesh automobilistike që kanë ndodhur në rrugën nacionale Plepa Kavajë dhe konkretisht në kilometrin e tretë, ndodhet një pikë furnizimi me karburant, i cili dyshohet se është ndërtuar dhe ka marrë leje në kundërshtim me ligjin, Kodin Rrugor LIGJ 8387 /1998, i ndryshuar me Ligjin Nr.10 488, datë 5.12.2011 dhe VKM Nr.153 datë 07.04.2000 ‘Për miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë’, e ndryshuar VKM Nr. 298, datë 8.4.2015.

Për këtë rast janë kryer hetime ndaj të dyshuarve Agron Hasa, Kastriot Braha, Aferdita Basha e Dhurata Lazaj si specialiste inxhiniere të ARSH, Spartak Tarkaj, Astrit Zenelaj, Leke Tushaj me cilësinë e drejtorëve të drejtorive të ARSh-së, anëtarë të Këshillit Teknik, të cilët kanë konsumuar elemente të figurës së veprës penale të ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe të veprës penale të ‘Dhënia e ndihmës për ndërtimin e paligjshëm’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199/b dhe 25 të Kodit Penal.

Mbi bazen e këtyre fakteve Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës është drejtuar me kërkesë në Gjykatë për caktimin e masave të sigurimit ndaj tyre dhe me datë 14.10.2020 është bërë ekzekutimi i masave të sigurimit të caktuara ndaj shtetasve Agron Hasa, Kastriot Braha , Afërdita Basha, Dhurata Lazaj, Astrit Zenelaj, Spartak Tarka, Lek Tushaj, Rezart Arkaxhiu, Xhevat Vataksi.

Dhe një herë shprehim vendoshmërinë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për zbatimin me korrektësi të ligjit me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të gjithë atyre punonjësve shtetëror të cilët në mënyrë të kundraligjshme përfitojëe nga funksioni që i është dhënë dhe nxjerrin përfitime materiale për të tretët ose për vete duke dëmtuar pasurinë shtetërore dhe duke sjellë pasoja të rënda për interesat e shtetit dhe të shtetasve në përgjithësi.

Paraditen e sotme janë arrestuar 9 zyrtarë të ARRSH-së në Durrës, pasi akuzohen se i kanë shkaktuar 200 mln lekë dëm shtetit shqiptar. E gjithë për një karburant që nuk është prishur në aksin “Plepa-Kavajë”. Ndërkohë që në kërkim është shpallur pronari i objektit, Mustafa Koka. Sipas Prokurorisë së Durrësit, hetimet nisën nga aksidentet e shumta që ndodhnin në zonë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen zyrtarët e arrsh-së në durrës mustafa koka arrestohen zyrtarët e arrsh-së në durrës mustafa koka

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet