LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Lajthitje e Tiranës: “Mini Shengeni” do shpëtojë shqiptarët nga kurthi i historisë

3 Tetor 2020, 07:02 Nga DOSJA
Lajthitje e Tiranës: “Mini Shengeni” do shpëtojë

Nga Shaban Murati

Thagma më e re e absurdit qeveritar shqiptar u dëgjua në takimin e qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës në Tiranë në 2 tetor, ku në hartimin kryeministror të mikpritësit u shpall se “mini Shengeni” serb do të shpëtojë shqiptarët nga kurthi i historisë. Për levantinët kozmopolitë të qeverisë së Tiranës quhet “kurth i historisë” kërkesa e shqiptarëve për njohjen nga Serbia të shtetit të pavarur të Kosovës, kërkesa për dënimin e Serbisë për spastrimin etnik dhe gjenocidin e ushtruar në Kosovë, mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës, reparacionet për agresionin serb në Kosovë, kërkesa për marrëdhënie vëllazërore dhe kufij të hapur pa policë e pa dogana me Shqipërinë, dëshira për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, etj. Dhe që budallallëku qeveritar të thyejë rekorde, u deklarua në mes të Tiranës se “mini Shengeni” serb do të bëjë atë që nuk e bëri dot presidenti amerikan Trump në 4 shtator, dhe as udhëheqja e BE në Bruksel në 10 shtator, se do të na çojë drejt njohjes përfundimtare të Kosovës nga Serbia. Përçartja në nivelin më të lartë qeveritar kulmoi me teorinë e re që shqiptarët do të arrijnë bashkimin midis tyre vetëm në “mini Shengenin” serb, që don të thotë kur të bashkohen si dy republika jugosllave.

Si nuk u ndodh dikush në sallë t’i kujtonte propagandistit më entuziast ballkanik të “mini Shengenit” serb se Kosova dhe katër shtete ish-jugosllave të Ballkanit Perëndimor e kanë provuar “mini Shengenin” në Federatën komuniste Jugosllave, ku i kanë patur katër liritë e famshme, që po shiten tani si zbritje në tokë e parajsës ballkanike. Anëtari i ri Shqipëria, që me dajre e me lodër u bashkua me “mini Shengenin” jugosllav të Serbisë, më kot shtiret sikur kur nuk e din se ku po e fut kryet. Dikush nga fjalimshkruesit e tij patetikë duhet t’i kujtojë kryeministrit shqiptar deklaratën e presidentit të sapo zgjedhur serb Vuçiç në 6 prill 2017, kur i shpalli shtypit amerikan se projekti i tij i zonës ekonomike të përbashkët “është Jugosllavia e vjetër, plus Shqipërinë”.

Kur Beogradi në 1946 i diktoi Shqipërisë nënshkrimin e marrëveshjes skllavëruese të zonës ekonomike të përbashkët, të monedhës së përbashkët, të doganave të përbashkëta, të lirisë së forcës puntore, etj., pra projektin parardhës të “mini Shengenit”, që e bënte Shqipërinë Republikë të Shtatë të tij, e argumentoi me zbatimin e internacionalizmit ideologjik komunist. Fjalori infantil komunist për projektet serbo-shqiptare, që sjellin lumturinë e fëmijve të fëmijve, dëgjohet sot në 2020 në Tiranë në megafonin qeveritar, njësoj si në 1946.

Por në 2 tetor 2020 kryeministri i Shqipërisë ka shpikur një argument që të le pa frymë për tejkalimin e kufijve të absurdit. Në fjalimin e tij ai i tha qeverisë së Kosovës se duhet të hyjmë dhe të besojmë në “mini Shengenin” serb se jemi më të vegjël se Serbia. Nuk mund të ketë portret më fyes të mentalitetit të rajait, ku po e katandis Tirana rolin dhe vendin e faktorit shqiptar dhe të dy shteteve shqiptare në rajon.

Gremisja kombëtare ka rritur shpejtësinë dhe kombi vrapon drejt kurthit të hegjemonisë së Serbisë, që është kurthi real i historisë, nga i cili duhet të shpëtojë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur shaban murati shaban murati

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet