Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Sport
Laporta-Jorge Messi drekojnë së bashku, bisedohet për Leon…
29 Prill 2021, 16:49Nga DOSJA
SPANJE – Paris SG bëri lëvizjen e tij, Joan Laporta u përgjigj. Beteja për ta marrë, ose mbajtur Leo Messin, ka vazhduar për muaj me radhë dhe është gjithmonë e hapur. Leo luan dhe shënon, 23 gola në 24 ndeshje në 2021 dhe sot ai do të përpiqet ta rikthejë Barcelonën në krye të La Liga.
Ndërkohë, rreth tij ekzistojnë “skenarë”, në të cilët i interesuari merr pjesë pa thënë asnjë fjalë publikisht, duke pritur vendimin e madh. “Duhet të qëndroj apo të iki?”. Gjithsesi, për çdo rast, Laporta, drekoi me Jorge Messi, për të folur për të ardhmen e djalit të tij.
Sipas asaj që zbulohet nga TV3, biseda midis palëve ishte pozitive. Por ky është vetëm agimi i një negociimi të mundshëm, sepse Laporta nuk mund të ndërmarrë asnjë hap ekonomik, derisa të ketë rezultatet e hetimit të brendshëm financiar të klubit, gjë që nuk do të jetë gati për dy javë. Barcelona është në një gjendje të keqe ekonomike dhe natyrisht për të bindur Messin të qëndrojë, duke marrë parasysh, se ai fiton mbi 50 milionë neto në sezon.
Kjo është arsyeja pse Laporta i ka kërkuar Messit durim dhe muajt e fundit “Pleshti” është përqendruar, me shumë sukses, në ringjalljen e dashurisë së tharë për Barçën. Ndjenja është atje, paratë nuk dihen. Kjo është arsyeja pse Leo dhe Jorge janë duke pritur.
Vendimi do të merret vetëm në fund të sezonit dhe për momentin është e pamundur të bësh ndonjë parashikim. Të gjithë në Barcelonë dëshirojnë që Messi të qëndrojë, dhe Leo është shumë më afër Barçës, sesa ishte gushtin e kaluar. Por tani nuk mund të thuhet më shumë.
B.T (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ITALI – Tifozët kthehen në stadiume edhe në Itali. Finalja e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Juventusit, e planifikuar për t’u zhvilluar më 19 maj në s...
GJERMANI – Ish-futbollisti, që ka luajtur për Borussia Dortmund, Schalke 04 dhe Real Madridit, akuzohet se ka ndarë nëpërmjet rrjetit “WhatsApp”, në 29 raste, n...
GJERMANI – Mbrojtësi austriak David Alaba, para disa muajsh ka konfirmuar se do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni, ndërkohë që pas këtij laj...
ITALI-Çështja Suarez vazhdon të shkaktojë shumë diskutime. Pas publikimit të dëshmisë së dhënë më 26 janar nga Andrea Agnelli ( Me negociatat u mor Parat...
LONDËR– Një bombë e madhe vjen nga Anglia.Sipas tabloidit anglez “The Sun”, Chelsea është gati të trokasë në derën e Interit për shërbimet e Romelu L...
ITALI-Është një kohë vërtet e keqe për Cristiano Ronaldon. Jo vetëm nga pikëpamja sportive. Nëse Juventusi i tij po lufton në fushë dhe ai nuk është më në ...
ANGLI – Kur kanë mbetur edhe dy javë për të përfunduar Championship në futbollin britanik janë mësuar emrat e dy skuadrave që sezonin e ardhshëm 2021/2022...