LIVE UPDATES
Bota

Largimi nga Familja Mbretërore, transferimi në ShBA dhe presioni i pamëshirshëm mediatik/ Përmbledhje e bëmave të Princit

3 Janar 2021, 19:03 Nga DOSJA
Largimi nga Familja Mbretërore, transferimi në ShBA dhe presioni i

BRITANI- Më 8 janar të vitit 2020, e gjitha bota u trondit kur Princi Harry dhe Meghan Markle vendosën të largoheshin nga Familja Mbretërore.

Të mendosh privilegjet që të ofron jeta mbretërore dhe të arrish në një vendim të tillë, ishte shokuese dhe e pashpjegueshme për shumë kë. Njoftimi i parë erdhi përmes llogarisë zyrtare të çiftit në Instagram, të cilët në një shkrim të gjatë njoftuan se po hiqnin dorë nga titujt e tyre si “trashëgimtarë të vijës së parë të frontit”.

Pas shumë muajsh reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, ne kemi zgjedhur të bëjmë një ndryshim këtë vit duke filluar me krijimin e një roli të ri progresiv brenda këtij institucioni. Ne synojmë të tërhiqemi si anëtarë të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht, ndërsa vazhdojmë të mbështesim plotësisht Madhështinë e saj, Mbretëreshën. Ky ekuilibër gjeografik do të na mundësojë të rrisim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore në të cilën ai lindi, duke i siguruar familjes sonë hapësirën për t’u përqendruar në kapitullin tjetër, përfshirë këtu edhe fillimin e entitetit tonë të ri të bamirësisë”, shkruajtën Meghan dhe Harry në Instagram.

Të lënduar nga vendimi i tyre mbetën e tërë Familja Mbretërore, e në veçanti mbretëresha e cila nuk ishte njoftuar paraprakisht, por e mori vesh lajmin përmes Instagramit, ashtu si të gjithë njerëzit e tjerë.

Ajo që ishte planifikuar fillimisht si një “Megxit” – mbajtja e titujve mbretërorë HRH, por duke punuar për t’u bërë vetë-mbështetës – u bë e vështirë kur Pallati i Buckinghamit përjashtoi mundësinë e të qenurit gjysmë e gjysmë nga jeta mbretërore.

Transferimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Duka i Sussex-it filloi jetën e tij të re në Kanada me Meghan Markle dhe djalin e tyre, Archie larg Familjaes Mbretërore, pasi mbërriti në Kanada, me një fluturim të “British Airways” më 20 janar.

Princi Harry udhëtoi nga Londra për në Vancouver me një aeroplan, disa orë pasi përfundoi angazhimin e tij të fundit si një mbretëror i vijës së parë me të drejta në Samitin e Investimeve në Mbretërinë e Bashkuar, në Londrën juglindore

Çifti kanë qëndruar në një rezidencë të mrekullueshme në vlerë 14 milionë dollarësh në Vancouver, të cilën e kanë përdorur që nga Dita e Falënderimeve, dhe qëndruan atje për ca kohë.

Meghan Markle u tha miqve të saj të ngushtë në atë kohë se braktisja e familjes mbretërore ishte gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte ndonjëherë Princit Harry dhe tha se “ishte dashuria e saj për atë që e bëri këtë të mundur”.

“Ajo i tha rrethit të saj të brendshëm të miqve se shpirti i saj po shkatërrohej dhe se vendimi për t’u larguar ishte çështje e jetës ose vdekjes – do të thotë vdekja e shpirtit të saj. Ajo tha se nuk donte që Archie të merrej me stresin dhe ankthin e saj. Ajo ndjeu sikur ishte një mjedis toksik për të sepse kishte shumë tension dhe zhgënjime të mbyllura”, kishte treguar burimi pranë çiftit.

Refuzimi i Kanadasë për pagesën e taksave të çiftit

Shteti kanadez refuzoi të paguante për sigurinë e Princit Harry dhe Meghan Markle në Vancouver pasi ata u tërhoqën nga rolet e tyre si mbretër të vijës së parë.

Federata Kanadeze e Tatimpaguesve kishte mbledhur më parë një peticion me 80,000 nënshkrime pranë Kryeministrisë duke këmbëngulur që paratë e taksapaguesve kanadezë nuk duhet të jepeshin për Harryn dhe Meghanin.

Ekspertët pretenduan se mënyra e jetesës së çiftit dhe transferimi në Kanada mund të linte policinë të pa mundur të përballonte kur ndërmarrin udhëtime në vende të ndryshme në mënyrë që të krijonin markën e tyre larg Monarkisë Britanike.

Largimi nga Kanadaja në Los Angeles dhe blerja e rezidencës luksoze

Princi Harry dhe Meghan Markle u larguan në fund të marsit nga Kanadaja në kërkim të një gjendjeje më të mirë dhe shkuan në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

“Dyshja donin të ishin afër ‘ekipit të tyre të ri të agjentëve dhe PR-ve të Hollywoodit’, si dhe miqtë e Meghanit dhe nënës së saj Doria”, tregoi një burim për The Sun në atë kohë.

Më 31 mars, çifti edhe zyrtarisht larguan titujt e tyre mbretërorë, duke zgjedhur të jetojnë si njerëz normalë në Los Angeles. Përderisa ndodheshin në Los Angeles, ata qëndruan në një rezidencë luksoze në vlerë 15 milionë dollarë, e cila ishte në pronësi të Mel Gibson.

Lajmi u bë i ditur nga një faqe e Instagramit që më pas u fshi, kur agjenti lokal i pasurive në LA Andrea Pilot i cili postoi duke shkruar: “Lajme të mëdha, Prince Harry dhe Meghan blejnë shtëpinë e Mel Gibson”.

Më pas u zbulua se Princi Harry dhe Meghan Markle kishin blerë në mënyrë të fshehtë një shtëpi private familjare në Santa Barbara, duke lënë rezidencën e Beverly Hills me 12 dhoma gjumi.

Rikthimi në aktrim dhe marrëveshja me Netflix

Flitej vazhdimisht se largimi nga Familja Mbretërore ishte një “ego” e Meghan Markle që të rikthehej në profesionin e saj si aktore, pasi përderisa ishte pjesë e Mbretërisë, nuk i lejohej ushtrimi i këtij profesioni.

Por burimet pranë saj thanë se ajo është e interesuar të punojë vetëm me regjisorët e listës A me shpresën se ajo do të sigurojë një rol të rëndësishëm, kështu që ajo do të merret seriozisht si aktore.

Ish-aktorja e serialit “Suits” është e shqetësuar se kritikët do të jenë veçanërisht të vështirë për të, kështu që ajo dëshiron të sigurohet që një regjisor i kalibrit të duhur do të punojë me të.

Kështu muaj më pas, Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë njoftuar se kanë nënshkruar një kontratë për të bërë seri televizive, filma dhe programe për fëmijë për ‘Netflix’.

Industria e filmit presin që Harry dhe Meghan të fitojnë më shumë se 100 milionë funte (112 milionë euro) nga kontrata shumëvjeçare.

DailyMail zbuloi shumë sekrete për të cilat ekipi i prodhimit i quajtur ‘MegFlix’ po punon fshehurazi. Ky serial do të flasë edhe për momentin e vështirë kur çifti morën vendimin për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar.

Një libër për Meghan Markle

Në gusht, doli në shitje libri me titull “Finding freedom: Harry and Meghan and the making of a modern Royal Family” i autorëve Carolyn Durand dhe Omid Scobie.

Libri biografik përshkruan jetën e Princit Harry, Duka i Sussex dhe Meghan, dukeshës së Sussex-it gjatë kohës së njohjes, martesës dhe largimit përfundimtar nga familja mbretërore britanike . Libri shkon në detaje në lidhje me marrëdhëniet e tyre, shtëpinë mbretërore dhe jetën personale.

Fragmentet e këtij libri pretendojnë se Meghan bëri këtë rrëfim emocionues në mars, muaj pasi Duka dhe Dukesha e Sussex-it njoftuan se ata do të tërhiqeshin si “mbretër të vijës së parë”.

“Unë isha e gatshme të bëja gjithçka që duhej. Por ja ku jemi. Është vërtetë e dhimbshme”, i tha ajo një shoqes së saj, thuhet në një nga citatet e këtij libri.

Libri i nxjerrë në treg nga shtëpia botuese “The Times”, gjithashtu sugjeron që Princi Harry ishte një forcë lëvizëse prapa vendimit të çiftit për t’u larguar nga familja mbretërore dhe për t’u transferuar në Los Angeles.

“Në thelb, Harry donte të dilte jashtë. Thellë brenda tij, ai gjithnjë po luftonte brenda asaj bote. Ajo e hapi derën për të”, thanë burimet në atë kohë.

Pjesë nga libri i bujshëm pretendojnë se Harry dhe Meghan ndjeheshin ‘të lënë mënjanë’ dhe të irrituar që William dhe Kate morën të gjitha rolet më të mira zyrtare para se të vendosnin të largoheshin për në Sh.B.A.

“Finding freedom: Harry and Meghan and the making of a modern Royal Family” gjithashtu përshkruan se si marrëdhëniet midis çifteve harry dhe Meghan dhe William dhe Kate u bënë aq të hidhura sa që deri në mars çiftet mezi po flisnin me njëri-tjetrin.

E gjithë kjo i bëri Harryn dhe Meghanin ndër personazhet më të përfolur të vitit në media dhe rrjetet sociale. Për disa u pa si “gabim” largimi nga Familja Mbretërore, teksa për të tjerë u cilësuan si shembull i “largimit, kur ai mbetet e vetmja zgjidhje”.

Marrë nga: Telegrafi

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota meghan markle princi harry meghan markle princi harry

Sondazh

Poll
Bota 3 Janar 2021, 17:57

GREQI- Një aksident i rëndë është regjistruar në Greqi, ku një furgon policie është përplasur me një makinë në Rrugën e Vjetër Kombëtare Serres-Promachonas, në ...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje