LIVE UPDATES
Aktualitet

“Le ta ndjekë policia çështjen…’/ 5 vjet nëpër gjyqe me Hipotekën, 83-vjeçari i dha fund jetës pasi shteti do t’

22 Janar 2021, 14:59 Nga DOSJA

“Le ta ndjekë policia çështjen, jam i sëmurë dhe gjithë këtij problem nuk i bëj më dot ballë. E bana këtë vetëm nga gjyqi … e kam problemin… ju them 2 çunave që të bashkohen. Gru ma bën hallall, fëmijëve ju vaftë Zoti mbarë, ma bëni hallall. Shtëpinë e vjetër jepja Bujarit e unë ika”.


Letra e lamtumirës e 83-vjeçarit

Kjo është letra e lamtumirës e 83-vjeçarit Xh. K, i cili sipas policisë në Kamëz i dha fund jetës për shkak të problemeve gjyqësore që kishte me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe Prefekturën që pretendonin se i moshuari sëbashku me familjarët e tij gjithsej shtatë anëtarë, kishin përfituar më tepër tokë bujqësore se sa u takonte. Banori i fshatit Verkez, pjesë e njësisë administrative Zall Herr, u padit sëbashku me anëtarët e tij dhe pas shumë vitesh gjyqësore dhe në pritje të drejtësisë, ai i ka dhënë fund jetës. Një zyrtar i policisë i tha ekskluzivisht Gazetës “Si” se i moshuari e kishte futur letrën e lamtumirës në rripin e orës e sëbashku me të, iu gjet edhe ftesa e gjyqit, që i kishte mbërritur në banesë. I moshuari i cili vuante nga problemet e zemrës, përshkruhet nga personat që e njihnin, si i ndjeshëm dhe mjaft i shqetësuar për problemin që i ishte hapur dhe që i ishte kthyer në makth. “Fillimisht familja këmbënguli se i ndjeri kishte ndërruar jetë nga ataku i zemrës, por pesticidet që iu gjetën pranë, konfirmojnë të kundërtën”, pohoi në anonimitet zyrtari i policisë pranë Drejtorisë Qendrore.

Si u gjet i moshuari?

I moshuari u gjet i pajetë nga një kalimtar i rastit. Afër kufomës u konstatua sëbashku me recetat mjekësore të rekomanduara nga mjeku për tensionin edhe një qese tjetër si dhe një shishe që lexonte “Fresh-Cola” brenda të cilës gjendej një pije me aromë të rëndë që dyshohet se është helmi që konsumoi i moshuari. Përpara se t’i jepte fund jetës, i moshuari i ka siguruar dy letrat në zinxhirin e orës, në mënyrë që ato t’i kishte familja e tij.

Dëshmitari

“Po shkoja tek kushëriri im”, tregon për Gazetën “Si” dëshmitari që gjeti kufomën. “Sapo kalova lumin për në fshat, pashë një person të shtrirë, i kam thirrur, por ai nuk ka lëvizur. Më pas njoftova policinë dhe sëbashku me policinë shkova për t’u treguar ku e gjeta këtë person. Më pas dëgjova që erdhi djali i tij që tregoi se ishte i sëmurë dhe që prej tre ditësh e kishte vizituar në spital për sëmundje të zemrës dhe tension dhe që mjeku i kishte dhënë ilaçe”, ka deklaruar në policis dëshmitari.

Çfarë i tha familjes përpara se të largohej?

Detaje shtesë kanë treguar edhe familjarët e tij. Dëshmia kryesore ka qenë ajo e të birit me inicialet F.K.

“Isha në shtëpi sëbashku me gruan, fëmijët, babain dhe nënën. Rreth orës nëntë të mëngjesit babai u zgjua, më thërriti dhe më tha “po dal në Kamëz”. Unë i thashë prit se po dalim bashkë se sot qenka ftohtë. Por m’u përgjigj “po dal vetëm”. “Ti rri në shtëpi” dhe me këtë fjalë doli. Mendova se po dilte normal si përherë. Më vonë nëna e mori në telefon dhe ai i tha “po vij në shtëpi”. Ndërsa rreth orës 14.00 më mori në telefon djali i hallës më tregoi “Hajde se babai është sëmurë” dhe mora makinën. Kur shkova atje më tha “na vjen keq, por babai ka vdekur”. Aty afër më treguan që i kishin gjetur edhe disa ilaçe që dyshonin se i kishte pirë duke u vetëhelmuar”, ka rrëfyer i biri.

I riu konfirmon më tej në polici se familja e tij dhe i moshuari që i ndiqte gjyqet, ishin paditur nga Hipoteka.

“Kemi pesë vjet nëpër gjykata, pasi hipoteka na ka hedhur në gjyqe. Ne nuk kemi pasur asnjë konflikt me asnjë person, me njëri-tjetrin kishim marrëdhënie shumë të mirë si familjarë, na donte të gjithëve dhe nuk kishte me askënd probleme. Por padia që na bënë e kishte mërzitur shumë”, shton më tej i riu në polici.

Toka bujqësore e ndarë sipas ligjit nga komisioni i ndarjes së tokës – sipas familjarëve – u është dhënë atyre sipas numrit të anëtarëve. Por Hipoteka dhe institucionet kanë kërkuar shfuqizim të AMTP me numër 220, të nëntorit 2002 me sipërfaqe 16 mijë metra katrorë për sipërfaqen 11 mijë metra katrore.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherri per token vetevrasja ne tirane sherri per token vetevrasja ne tirane


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet