"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Lejuan biznesin të ushtronte aktivitetin në kundështim me ligjin, arrestohen tre ish-punonjës të ARRSH-së, në kërkim dy
28 Korrik 2020, 07:30Nga DOSJA
TIRANË-Policia ka arrestuar 3 ish-punonjës të ARRSH-së pasi ka shpërdoruar detyrën, për një pronë në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Mësohet se janë arrestuar A. M., 57 vjeç, E. B., 40 vjeçe, dhe N. D., 53 vjeçe. Sipas Policisë të sipërpermendurit kanë shpronësuar një pronë dhe kanë lejuar një subjekt që të ushtrojë aktivitetin në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy të tjerë S. Ç.dhe M. K.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni “Shpronësimi”. Ndalohen 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, të dyshuar për shpërdorim detyre. Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disamujor, kanë goditur një grup me ish – punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët duke shpërdoruar detyrën, kanë shpronësuar një pronë dhe kanë lejuar një subjekt që të ushtrojë aktivitetin në kundërshtim me ligjin, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.
Shërbimet e Policisë kanë bërë ekzekutimin e urdhrave të ndalimit të Prokurorisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës u ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, shtetasve:
A. M., 57 vjeç, banues në Tiranë;
E. B., 40 vjeçe, banuese në Tiranë;
N. D., 53 vjeçe, banuese në Tiranë.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit S. Ç., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe M. K., për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimit me pasoja të rënda”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka rezultuar i infektuar me COVID-19. Lajmi e ka dhënë vetë në rrjetet sociale kreu i bashkisë, ku ka treg...
ITALI- Konferenca e Rajoneve në Itali, e cila u zhvillua ditën e djeshme në Bari miratoi një fond për luftën ndaj koronavirusit, nga i cili do të përfitojë edhe...
PEQIN–Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i FNSH-së dhe RENEA-s në qytetin e Peqinit, për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit. Burime për Dosja.al bëjnë me dij...
TIRANË- Këshilltari i Presidentit, Ilir Kulla, në një postim në rrjetet sociale ka deklaruar se COVID-i i mallkuar ndau gardistin Gani Potkën nga familja ...
TIRANË – Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Dosja.al ka në faqe të parë reagimin e BE-së për amnistinë fiska...
SHQIPËRI- 3 gushti është afati i fundit të dorëzimit të bilancit të vitit 2019 në tatime, por dhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit.Afati fillestar ishte 31...
TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero ka reaguar sërish sot në lidhje me videon ku ai shfaqej duke treguar me disa miq në një banesë dhe nuk ruheshin masat kundër C...
Hetimet e Prokurorisë së Tiranës për aferën e dyshuar korruptive në tenderin e Unazës së Re, të fituar nga kompania DH Albania, dega në Shqipëri e Dunwell Haber...
TIRANË- Mjeku urolog Artan Koni është shprehur kritik me qeverinë për menaxhimin e situatës së COVID-19. Në një intervistë në RTV Ora, Koni u shpreh se dy ...