LIVE UPDATES
Ekonomi

Leku në rënie të fortë ndaj valutave; euro nivelin më të lartë nga qershori

29 Tetor 2021, 05:17 Nga DOSJA
Leku në rënie të fortë ndaj valutave; euro nivelin më

Mbiçmimi i Euros në kursin e këmbimit valutor me Lekun vijoi me ritme të shpejta edhe ditën e enjte. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 122.68 Lekë, niveli më i lartë që prej fundit të muajit qershor. Leku humbi pikë ndjeshëm edhe kundrejt të gjitha valutave të tjera, me përjashtim vetëm të lirës turke. Nga euros, leku shënoi rënien më të fortë ditore gjatë këtij viti.

Dollari amerikan u këmbye me 105.85 Lekë, niveli më i lartë prej shtatorit të vitit të kaluar.

Agjentët e këmbimit valutor mendojnë se një mbiçmim i Euros ishte i pritshëm, duke pasur parasysh se këtë vjeshtë monedha Europiane po qëndronte në nivele shumë të ulëta, në të njëjtat nivele me sezonin veror. Sipas këtyre burimeve, në treg ka një kërkesë të dukshme në rritje për Euro. Kjo kërkesë mund të shpjegohet në një masë të madhe me rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, që ka shtrenjtuar importet e saj dhe ka shtuar kërkesën për valutë për këtë qëllim. Përveç energjisë elektrike, shtrenjtimi i mallrave të importit në përgjithësi është një faktor që natyrshëm do të rriste kërkesën për valutë nga kompanitë importuese. Shtrenjtimi i mallrave të importit në muajt e fundit po shkakton rritje të deficitit tregtar, që në fund të shtatorit arriti vlerën e 290 miliardë Lekëve ose pothuajse 2.4 miliardë Eurove, në rritje me 23.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Një faktor tjetër, sipas ekspertëve, është edhe periudha e fundit të muajit sjell zakonisht një mbiçmim të Euros, për shkak se bankat mbyllin pozicionet e hapura në valutë, duke sjellë një lloj rritje. Përveç arsyeve që lidhen me kërkesën, agjentët e tregut mendojnë që mbiçmimi i Euros ka filluar të lidhet edhe me faktorin psikologjik. Kur kursi ka luhatje të mëdha në një kah të caktuar, aktorët e tregut krijojnë pritshmëri se e njëjta tendencë do të vazhdojë. Në rastin konkret, rritja e fortë e Euros në ditët e fundit ka krijuar pritje se e njëjta tendencë do të vazhdojë, duke e shtyrë çmimin e monedhës Europiane drejt rritjes. Kur kursi hyn në një cikël të tillë, ata që kanë nevojë të blejnë Euro nxitojnë ta bëjnë, sepse presin që mbiçmimi i saj të vazhdojë, duke rritur kështu kërkesën; nga ana tjetër, ata që kanë Euro mund ta shtynë shtijen, në pritje të mbiçmimit të mëtejshëm dhe kjo e ul më shumë ofertën. Në këtë mënyrë, faktori psikologjik mund të bëjë që tendenca e mbiçmimit të Euros kundrejt Lekut të theksohet më tej gjatë ditëve në vazhdim.

Lidhur me kursin e valutave të tjera, ekspertët shprehen se ai nuk lidhet me kërkesën dhe ofertën në tregun e brendshëm. Kursi i Lekut ndaj Dollarit dhe monedhave të tjera është reflektim i kursit të këtyre monedhave kundrejt Euros: në momentin që ato fitojnë pikë ndaj Euros në tregjet ndërkombëtare, mbiçmohen edhe ndaj Lekut. Këtë muaj, Euro ka prekur nivelet më të ulëta në kursin e këmbimit me Dollarin Amerikan prej më shumë se një viti. Përkundrejt një vale të fortë inflacioniste që ka përfshirë Eurozonën, për momentin Banka Qendrore Europiane i qëndron bindjes se kjo valë do të jetë kalimtare, duke përcjellë në tregje mesazhin se nuk planifikon një ndryshim të shpejtë të kursit aktual të politikës monetare ultra stimuluese. Nga ana tjetër, Rezerva Federale amerikane po mban një qëndrim më konservator, duke lënë të kuptohet se rritja e normave të interesit mund të fillojë qysh vitin e ardhshëm, ndërsa në projeksionet e mëparshme shumica e anëtarëve të Komitetit të Vendimmarrjes mendonin se kjo mund të ndodhte vetëm në vitin 2023.

Marrë nga Monitor

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi kembimi monetar kembimi monetar

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet