LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Leon Cahun, studiuesi francez që u kërkonte bashkëkombasve të tij të mos harronin fjalët e popullit shqiptar, në manifest

19 Prill 2020, 09:24 Nga DOSJA

TIRANË-  Manifesti i parë i popullit shqiptar, i gatshëm për të marrë armët, sapo është botuar; e kisha për detyrë ta bëj të njohur në Francë, përtej lidhjes personale të miqësisë dhe respektit që kam ndaj kombit “Chkipe”; përtej miqve të mi Qemal Beut, Besim Omerit dhe Frank Spiro begut (Faik Konicës), edhe sikur popullin shqiptar ta zbuloja për herë të parë, unë do të duhej t’a publikoja deklaratën me të cilën ai pohon autonominë dhe vullnetin e tij; këtë gjë e kam për detyrë si francez, si republikan, si ushtar i vjetër në betejën për liri, për drejtësi, për njerëzim, në të cilën luftoi, këtu dhe atje, për gati dyzet vjet.

Manifesti është i datës 1 janar, dhe i drejtohet të gjithëve :

 Në emër të popullit shqiptar, të Lidhjes së Prizrenit, të lidhjeve dhe komiteteve të tjera të formuara në tokat e Chkipérie (Shqipërisë) për mbrojtjen e atdheut; Shoqëria Kombëtare Shqiptare në Itali, Shoqëria Shqiptare “Dituria” në Bukuresht; Komiteti Shqiptar në Kostandinopojë, “Vëllazëria” shqiptare në Egjipt, dhe Shoqëria “Deshire” në Sofje; u bën apel shqiptarëve nga Italia, Greqia, Egjipti, Bullgaria, Serbia, Rumania dhe Dalmacia. Popujve fqinjë, ai (populli shqiptar) u ofron një paqe besnike dhe një miqësi të sinqertë, nëse heqin dorë nga pretendimet e padurueshme “nëse grekët, bullgarët, serbët, malazezët deklarojnë veten si vëllezërit tanë, ata do të jenë të mirëpritur; ne, si të tillë, do t’i pranojmë. Pra, secili le të qëndrojë zot në shtëpinë e tij. Ne nuk kemi pretendime në territoret e tyre; Ne duam Shqipërinë për Shqiptarët.

 Fuqive, populli shqiptar u kërkon vetëm respekt për të drejtën ndërkombëtare, pra asnjanësinë. Për herë të parë, në Lindje, një komb flet me vetëdije të plotë për veten, për të drejtën e tij, për nderin e tij, për burrërinë e tij; Kërkoj nga lexuesit francezë të mos harrojnë këto fjalë të forta të popullit shqiptar :

Ne nuk ngremë zërin për të bërë kërcënime arrogante; ne nuk kërkojmë gjithashtu nga të huajt që të kenë mëshirë ndaj racës sonë. Ne i bëjmë thirrje nderit dhe besnikërisë së fuqive; që ato të respektojnë ndaj Shqipërisë parimin e mosndërhyrjes, bazën e së drejtës ndërkombëtare, garantimin e evolucionit progresiv të popujve.

 E thjeshtë dhe e qartë është kërkesa e shqiptarëve, të cilën ata janë të gatshëm ta mbështesin me armë :

 Të gjithë, për sa kohë që jemi, pavarësisht bindjeve tona fetare, të gjithë njëzëri dhe në marrëveshje, i kërkojmë Shkëlqesisë së Tij Sulltan Abdyl Hamid Khan II autonominë administrative në tokat e Shqipërisë.

Nga autonomia administrative e Shqipërisë do të lindë revolucioni i madh i cili do t’u japë forcë dhe jetë popujve të Lindjes, të rraskapitur, anemikë, të mërzitur, të shpërndarë jashtë vendit nga urrejtja fetare; dhe pikërisht në emër të fesë, ky komb fisnik shqiptar, këta myslimanë, këta katolikë, më në fund denoncojnë padrejtësinë e shkuar, nga e cila Lindja po vdiste, nëse, në fund të fundit, ata nuk do të ishin ngritur, të fortë me besimin e tyre në vetvete !

 Shkëlqesia e Tij Sulltani do të duhet t’i dëgjojë këto dëshira të drejta të një populli të tërë dhe do të duhet t’i plotësojë ato sepse Kurani ia imponon atij. Për herë të parë, ai nuk do të dëshirojë të rebelohet kundër ligjit suprem të atyre që besojnë në profet.

Në të njëjtën mënyrë, dhe me të njëjtin besim, ne i bëjmë thirrje famulltarit të Jezu Krishtit në tokë, hierarkit sovran të Fesë së Krishterë në Romë; i kujtojmë atij respektimin e Ligjit hyjnor, që farisenjtë (Pharisiens), varret e zbardhura nën rrobat e ministrave të Ungjillit, shfrytëzojnë për armiqtë ndaj fisnikëve; duke nxitur mosmarrëveshje dhe përçarje midis të krishterëve dhe myslimanëve, ata sjellin vetëm gjakderdhje.

Sepse Ungjilli, ashtu si Kurani, është ligji më i lartë i dashurisë dhe vëllazërimit dhe nuk mund të lejojë që të vazhdojë urrejtja midis vëllezërve dhe vëllezërve.

Kjo është fjala e kombit shqiptar; Jam i lumtur që e përktheva atë dhe ua bëra të njohur francezëve. Pas një nate kaq të gjatë, dita më në fund po zbardh, në Lindjen e Evropës: “Ex Oriente Lux.”

Marrë nga Darsiani.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur aurenc bebja léon cahun aurenc bebja léon cahun


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 19 Prill 2020, 05:54

TIRANË– Moderatorja Xhesika Muçaj ka folur lidhur me marrëdhënien e saj me djalin e kryeministrit të vendit, Gregor Ramën. (Shiko këtu)E ftuar në em...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet