6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Lezhë- Policia ka arrestuar në Lezhë 52-vjeçarin me iniciale B. H, pasi lëvizte me kallashnikov nëpër qytet. Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi edhe një armë tjetër tip kallashnikov, dy karikatorë dhe 413 fishekë luftarak. 52-vjeçari kishte 3 muaj që kishte dalë nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për akuzat, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”
Njoftimi i Policisë:
Policia e Kurbinit parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjormë”. Qarkullonte me armë zjarri kallashnikov me vete, vihet në pranga 52-vjeçari. Gjatë operacionit, 52-vjeçarit iu gjet në banesë edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarak. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri, dy karikatorë dhe 413 fishekë luftarak.
Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, efektivët e Policisë të Komisariatit Kurbin, si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Gjormë, Kurbin, një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gjormë”, në kuadër të të cilit, në afërsi të shkollës së fshatit, u kap në flagrancë 52-vjeçari B. H., banues në Gjormë, Kurbin, i cili qarkullonte me armë zjarri kallashnikov me një krehër me 28 fishekë luftarak. Më pas, operacioni ka vijuar në banesën e tij, ku gjatë kontrollit Policia gjeti edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 30 fishekë dhe 355 fishekë të tjerë luftarak. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 52 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili kishte tre muaj që kishte dalë nga burgu, pasi kishte kryer dënimin e dhënë në vitin 2013, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se shumë nga biznesmenët e mëdhenj janë të detyruar që të pranojnë investime dhe para nga krimi.I ftuar në stud...
TIRANE– Gjykata e Posaçme ka dënuar me 25 vite burg Denis Demirin për ekzekutimin e biznesmenit Memli Begalla, ngjarje e ndodhur më 14 shkurt në zonën e ...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se tashmë po përdoret më shumë metoda e vrasjeve me klering se sa ajo me pagesë, që kërkon infvestim më të madh...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur sherrin që ndodhi mesditën e djeshme mes aktorëve të humorit Ledio Lako e Gentian Hazizi. Ata janë rrahur dje në mesditë në or...
Durrës-I cilësuar si qendra e dytë ekonomike në vend pas Tiranës, Durrësi shumë shpejt u bë edhe një nga vatrat e para të përhapjes së koronavirusit në vendin t...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ‘gropa’ ku humben gjurmët ëe ccdo atentatori në Shqipëri është Tiranë- Durrës-Fushë Krujë.I ftuar në studion...
Tiranë- Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico gjatë deklaratës për mediet deklaroi se vetëm dy persona që ndodhen te paraburgimi 302 në kryeqyte...
Krujë– Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar edhe 5 persona të tjerë të infektuar me COVID-19 në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 3 nga rastet e r...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se qëndron e njëta ‘dorë’ ekzekutorësh si në vrasjen e vëllezërve Haxhia, ashtue dhe në ngjarjet kriminale që k...