Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
DURRËS- Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi u kap teksa qarkullonte i armatosur dhe me doza kokaine gati për shitje.
I riu me inicialet Sh.H., rezulton të jetë i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave të forta. Finalizohet operacioni policor i koduar “Nënkalimi”.
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave më kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete apo që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri pa leje dhe ushtronte veprimtarinë kriminale të shprëndarjes së drogave të forta, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Nënkalimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Sh. H., 29 vjeç, banues në Maminas, Durrës, i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike.
Në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Sh. H. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte ky shtetas, Policia gjeti një armë zjarri, 1 krehër me 6 fishekë, lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe tre aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip “Volkswagen”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona, mes tyre dhe një person i cili ishte i shpallur në kërkim kombëtar.Kështu në pranga ka rënë: G....
DURRËS– Një person është gjetur i mbytur në breg të detit në Durrës mëngjesin e sotëm.Sipas policisë, viktima është identifikuar i seksit mashkull, r...
ITALI– Një kthesë e parë e rëndësishme në hetimet për zhdukjen e Davide Pecorellit, vjen saktësisht një muaj pasi sipërmarrësi dhe ish-arbitri u zhduk. Sipas me...
GREQI– ‘Truri’ i arratisjes së Alket Rizait dhe Vasilis Paleokostas me jelikopter nga burgu ka rënë në prangat e policisë greke! 44-vjecari shqiptar, është arre...
TIRANË– Mot i mirë rezervohet ditën e sotme! Pas ditëve me shi duket se e shtuna premton kohë mjaft të mirë. Në këtë mënyrë, ata të cilët kanë planif...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet me kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për kërcënimin e jetës së shefit të krimeve në Gramsh, Sokol Nova...
Pas hetimeve 1-vjeçare dhe një “furtune” deklaratash në nivelet më të larta të politikës, Gjykata e Durrësit vendosi më 11 dhjetor 2020 që të pushojë aku...
TIRANË- Sonila Jashari 23-vjeçarja e cila punonte si pjatalarëse tek shtëpia e një gruaje nga Elbasani me emrin Silva Shukli, në Itali është zhdukur...
TIRANË – Shifra e të prekurve janë alarmante dhe Covid-19 nuk po kursen as të rinjtë.Mos respektimi i distancës, mos mbajtja e maskës dhe qëndrimi me...
DURRËS– Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme duke lënë pas dëme të mëdha materiale në një lokal. Ngjarja ka ndodhur në shëtitoren “Taulanti...