LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Librat që më rritën”, Ani Wilms: Dimri.. i Kadaresë, atëherë kur kuptova letërsinë

16 Korrik 2020, 12:49 Nga DOSJA
“Librat që më rritën”, Ani Wilms: Dimri.. i

TIRANË– Disa ditë më parë më rastisi të gjeja në trotuar një bibliotekë, bibliotekën e gjuhëtarit A. Kostallari. Ishte një mundësi e shkëlqyer për mua të zgjidhja midis titujve – njëri më i rëndësishëm se tjetri – të asaj biblioteke, por ishte dhe një trishtim po aq i madh që kishin përfunduar aty. Të paktën librat e Kostallarit, një atje – një këtu, por rikthehen në biblioteka.

Por si ka përfunduar biblioteka e F. Nolit, në më pak se 200 tituj në Universitetin e Tiranës, pa menduar për bibliotekën e Konicës, të Isuf Luzajt apo të dikujt tjetër, që kanë qenë biblioteka të mirëfillta albanologjike dhe askush nuk është interesuar për t’i sjellë në vend. Kjo sa për një ngacmim meqë jemi ende në muajin e bibliotekës dhe kjo histori do marrë fund shpejt.

Cfarë na mbetet janë vetëm kujtimet, kujtimet dhe shkrimet e bukura që njerëz të mencur të këtij vendi lënë pas. Ata që ikin nga kjo botë por dhe ata që zgjodhën ta braktisin këtë vend për shkak të ajrit që të mbyt. Rubrika “Librat që më rritën“ zgjedh një korridor ajri për t’i sjellë ata viturtualisht përmes një rrëfimi ndryshe, si cdokush nga ata që duan librin do të donin. E cuditshme historia e saj. Krejt e ngjashme me të pangjashmen ndër ne. Nuk do të thellohesha nëse kërshëria për një emër që kërkonte më shumë liri se c’mund të kish një grua si ajo në vitet ’90, nuk do më bindte t’i shkoja deri në fund. Cila qe arsyeja për ta rikërkuar pas disa vitesh? “Era e ftohtë e Berlinit” që një mëngjes mu përzie nën hundë mes një zhegu korriku. Isha lëshuar thellë në nënvetëdije…

Cili është personazhi ynë?

Ani Wilms lindi në Tiranë më 1971 dhe jeton në Berlin që nga viti 1994. Studioi për histori në Universitetin e Tiranës dhe në Freie Universität Berlin. Në vitin 1999 ka botuar romanin Pritje të bukura (Onufri). Në vitin 2007 ka botuar romanin Vrasje në Rrugën e Veriut (Onufri). Ky i fundit u botua më 2012 në Berlin me titullin: Das albanische Öl oder Mord auf der Straße des Nordens (Transit Verlag), në përkthimin gjermanisht prej vetë autores. Deri më sot është përkthyer në hollandisht, italisht dhe frëngjisht. Më 2013 romani mori çmimin letrar Chamisso Preis të Bosch Stiftung dhe çmimin Stuttgarter Krimipreis. Që nga viti 2016 Ani Wilms shkruan artikuj për Deutsche Welle.

Monika Stafa: Cilët janë ata libra që ndikuan në personalitetin tënd?

Ani Wilms: Kjo pyetje më sjell ndërmend një pyetje tjetër: Ku zë fill ndërtimi i personalitetit? Besoj se nuk e keni fjalën për librat për fëmijë dhe përrallat e gjyshes. Unë kam filluar të lexoj që nga mosha katër-pesë vjeçare, por vetëm kur u bëra katërmbëdhjetë-pesëmbëdhjetë vjeçe nisa të lexoj në mënyrë ‘të rritur’ dhe të kuptoj letërsinë. Papritur më ishte ngjallur një interes i thellë për çështje politike dhe marrëdhëniet adulte mes meshkujve dhe femrave. I pari titull që më vjen ndërmend nga kjo kohë është “Dimri i vetmisë së madhe” i Kadaresë.

Monika Stafa: Cili është libri që aktualisht po lexon..?

Ani Wilms: Karl Kerényi, “Die Mythologie der Griechen“. Është një vepër e vjetër, e vitit 1951, por Kerényi vazhdon të mbetet një nga studiuesit më të shquar të mitologjisë greke.

Monika Stafa: Po libri që të ndryshoi jetën?

Ani Wilms: Në jetën time, si në jetët e të gjithëve, ka pasur disa momente kthese, dhe sigurisht ata kanë qenë të shoqëruar nga një libër, ose një film ose një bisedë me dikë, që mbeten të paharrueshme. Duke iu referuar kthesës së fundit, andej nga viti 2010, mund të përmend “Tipat psikologjikë“ të Carl Gustav Jung-ut. Ishte momenti kur interesi im ndaj jetës mori një thellim, një tërheqje të parezistueshme drejt nën-ndërgjegjjes.

Monika Stafa: Libri që të ndikoi më shumë për të shkruar ?

Ani Wilms: Nuk ishte një libër, por ishte shuma e gjithë librave që kisha lexuar deri atëherë. Fillova të shkruaj, sepse ndjeja se ashtu kuptoja më mirë se ç‘ndodhte në jetën time dhe pse.

Monika Stafa: Libri që është mbivlerësuar më shum me pa të drejte? Si e keni përjetuar ju atë?

Ani Wilms: Unë jam rritur në një kohë kur ligësia quhej virtyt dhe të zezës i thoshin e bardhë. Librat e Enver Hoxhës promovoheshin nga regjimi si kryevepra të mendimit filozofik dhe letrar. Kurse në rrethin e të njohurve të mi, plaste gallata sa herë që dilte një titull i ri. Mblidheshim kokë më kokë dhe gjuanim gafat e pafund gjuhësore dhe infantilizmat mendimore.

Monika Stafa: Libri i fundit që ju ka bërë të qeshni?

Ani Wilms: “Spiritus”, i Kadaresë. Aty ku shefi i policisë u mban një fjalim‚ përgjuesve me veshë, shërbimet e të cilëve nuk nevojiten më tej, për shkak të mbërritjes së mini-mikrofonave përgjues nga Kina.

Monika Stafa: Libri që nuk ke arritur ta përfundosh?

Ani Wilms: Sollzhenicin, “Arkipelagu Gulag”. E kam filluar disa herë, por nuk çaj që nuk çaj dot mes morisë me emra dhe mbiemra rusë që dynden që në faqet e para.

Monika Stafa: Libri që ju vjen shumë turp që se keni lexuar ende?

Ani Wilms: Kjo listë është tepër e gjatë, dhe koha njerëzore tepër e shkurtër, asnjëherë askush nuk do të arrijë të lexojë gjithë librat që duhen lexuar patjetër. Këtu mund të përmend “Njëqind vjet vetmi”, të Marquez-it. Kam lexuar pothuaj gjithë veprat e tjera të tij, veç kësaj. Një tjetër është “Vëllezërit Karamazov” i Dostojevskit.

Monika Stafa: Libri më i hershëm që keni lexuar?

Ani Wilms: Nëse nuk e keni fjalën për “Kush e hëngri akulloren” (do kem qenë nja tre vjeç), atëherë mund të përmend “Princeshën Argjiro” të Kadaresë. Isha në klasë të parë kur erdhi një të dielë daja im Edisoni nga Tirana tek ne në Durrës dhe ma solli dhuratë. Gjithë atë të dielë e lexuam librin bashkë dhe folëm për të. Në fund daja më vuri të mësoj disa nga vjershat përmendësh. Ishte diçka që e bënte rregullisht gjatë gjithë fëminisë time. Mund të them se vulën dhe shijen letrare i kam marrë prej tij.

Monika Stafa:  Librin që jepni më shpesh si dhuratë?

Ani Wilms: Unë blej me shumicë libra, i lexoj, i nënvizoj, harroj që i kam dhe i blej prapë, i rilexoj pas disa kohësh, i lëviz nga Gjermania në Shqipëri dhe anasjelltas; kur më shtohen shumë, bëj një përzgjedhje dhe tepricën e çoj në dyqane antikuariati. Por unë nuk i dhuroj libra askujt, përveç nipit tim të vogël. Jam e mendimit se të rriturit janë në gjendje t‘i zgjedhin vetë librat e tyre.

Marrë nga TopChannel 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture ani wilms  dimri librat që më rritën ani wilms  dimri librat që më rritën

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci