LIVE UPDATES
Bota

Ligjvënësi demokrat padit Trump mbi rolin e tij në sulmin ndaj Kapitolit

16 Shkurt 2021, 17:45 Nga DOSJA
Ligjvënësi demokrat padit Trump mbi rolin e tij në sulmin ndaj

SHBA- Një ligjvënës demokrat ka depozituar të martën një aktpadi ndaj Donald Trump-it të cilin e akuzon për nxitje të rebelimit vdekjeprurës ndaj Kapitolit dhe për komplot me avokatin e tij e grupet ekstremiste, në një përpjekje për të penguar Senatin që të çertifikonte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Padia e ngritur nga ligjvënësi i Misisipit Bennie Thompson, kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Dhomën e Përfaqësuesve, është pjesë e një vale të pritshme çështjesh gjyqësore mbi trazirat e 6 janarit dhe besohet të jetë e para e ngritur nga një anëtar i Kongresit. Ai kërkon kompesim e masa ndëshkuese të cilat nuk janë bërë ende të ditura.

Çështja gjithashtu përmend si të pandehur avokatin personal të ish-presidentit republikan, Rudy Giulianin si dhe grupe të tilla si “Proud Boys” (Djemtë Krenarë) dhe “Oath Keeper” (Mbajtësit e Betimit), organizata ekstremiste, anëtarë të të cilave janë paditur nga Departamenti i Drejtësisë lidhur me pjesëmarrjen e tyre në sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit.

Avokatët e zotit Trump i kanë hedhur poshtë akuzat se ai ka nxitur rebelimin. Një këshilltar i zotit Trump dhe një avokat i zotit Giuliani, ende nuk i kanë kthyer përgjigje një emaili ku u kërkohej një koment mbi çështjen.

Padia e depozituar në gjykatën federale në Uashington, e cila bazohet tek një ligj i njohur si “Akti i Ku Klus Klanit” i miratuar gjatë të ashtuquajturës periudha e Rindërtimit (që pasoi luftën civile), vjen tre ditë pasi zoti Trump u shpall i pafajshëm nga Senati lidhur me akuzën për nxitje të rebelimit, një ngjarje gjatë së cilës humbën jetën pesë persona. Ky zhvillim ka të ngjarë t’i hapë rrugën sfidave të reja ligjore lidhur me veprimet e zotit Trump para dhe gjatë sulmit të dhunshëm.

Edhe disa republikanë që votuan të shtunën për shpalljen e zotit Trump të pafajshëm e pranuan se vendi i duhur për t’u përballur me të janë gjykatat, veçanërisht tashmë që ai është larguar nga Shtëpia e Bardhë dhe ka humbur mbrojtjen ligjore, që e kishte të garantuar për shkak të detyrës si president.

Padia gjurmon përpjekjen e vazhdueshme nga zoti Trump dhe zoti Giuliani për të hedhur dyshime mbi rezultatet e zgjedhjeve edhe pse gjykatat në të gjithë vendin dhe zyrtarët shtetërorë të zgjedhjeve, në mënyrë të përsëritur i kishin hedhur poshtë pretendimet e tyre të pabazuara për manipulim në zgjedhje.

Por pavarësisht provave që dëshmonin të kundërtën, thuhet në padi, ata i portretizuan zgjedhjet si të vjedhura ndërsa zoti Trump “mbështeti në vend që të shkurajonte” kërcënimet për dhunë nga mbështetësit e tij të zemëruar gjatë javëve para sulmit në Kapitol.

“Seria e ngjarjeve të orkestruara me kujdes të cilat shpërthyen në tubimin Save America (tubimi para sulmit në Kongres) dhe hyrja me forcë në Kapitol nuk ishte diçka rastësore apo aksidentale”, thuhet në padi. “Ajo ishin kulmimi i qëllimtë dhe i parashikueshëm i një fushate të koordinuar me kujdes për të ndërhyrë në procesin ligjor që do të çertifikonte votat e hedhura në Kolegjin Elektoral”.

Historikisht presidentëve u garantohet imunitet i gjerë nga proceset gjyqësore për veprimet që ata kryejnë në rolin e tyre si komandant të përgjithshëm të forcave të armatosura. Por padia e së martës është ngritur ndaj zotit Trump si qytetar privat e jo si zyrtar dhe në të pretendohet se asnjë nga sjelljet në fjalë, nuk kishte të bënte me përgjegjësitë e tij si president.

Nxitja e një trazire, ose përpjekja për të ndërhyrë në verprimtarinë e Kongresit për të çertifikuar rezultatin e zgjedhjeve sikurse parashikon Kushtetuta, nuk mund të jetë me sa duket brenda fushës së përgjegjësive të zakonshme të presidentit“, tha në një intervistë Joseph Sellers, një avokat në Uashington i cili së bashku me Shoqatën Kombëtare për Avancimin e të Drejtave të Njerëzve me Ngjyrë (NAACP) ka ngritur padinë në emër të zotit Thompson,.

Në këtë drejtim, për shkak të sjelljes së tij, ai është sikurse çdo qytetar tjetër privat“, thotë zoti Sellers.

Megjithëse çështja e ngritjes së akuzave në Kongres u përqëndrua drejtpërdrejt tek nxitja e rebelimit, padia gjyqësore është më e gjerë. Zoti Trump akuzohet për komplot për të shkatërruar veprimtarinë kushtetuese të Kongresit, pra çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve që shpallte fitues të ligjshëm zotin Biden, dhe kjo përmes një përpjekje disa mujore për të diskredituar rezultatin e duke u mbështetur tek shtete individuale dhe nënpresidenti me qëllimin për ta përmbysur rezultatin.

Çështja kundër zotit Trump u ngrit nën një dispozitë ligjore të quajtur “Akti i Ku Klus Klanit” (KKK) që daton vitin 1871, i cili u miratua si përgjigje ndaj dhunës së shkaktuar nga kjo organizatë (KKK) si dhe ndalonte dhunën ose kërcënimet që synonin të pengonin Kongresin ose zyrtarë të tjerë federalë të kryenin detyrat e tyre kushtetuese.

Për fat të mirë kjo dispozitë nuk është përdorur shumë“, thotë zoti Seller. “Por ajo që ne shohim këtu është diçka kaq e pashembullt sa të kujton atë që u bë shkak për miratimin e këtij ligji menjëherë pas Luftës Civile“.

Padia citon komentet nxitëse që zoti Trump dhe zotit Giuliani kanë bërë disa javë para trazirave dhe gjatë asaj dite, për të cilat avokatët thonë se ishin projektuar për të mobilizuar mbështetësit për të punuar për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve dhe për të parandaluar procesin e çertifikimit të rezultatit nga ana e Senatit. Ky proces u ndërpre përkohësisht kur besnikët e zotit Trump hynë në Kapitol.

Në një tubim para sulmit të shunshëm zoti Trump u tha mbështetësve që të “luftonin me çdo kusht”, por gjatë gjyqit në Senat avokatët e ish-presidentit mohuan me forcë se ai kishte nxitur rebelimin. Ata vunë theksin tek një koment i tij gjatë fjalimit ku zoti Trump i tha turmës që të manifestonte “paqësisht” atë ditë. Avokatët mbrojtës ka të ngjarë t’u rikthehen këtyre pohimeve edhe gjatë procesit gjyqësor.

Ata gjithashtu mund të argumentojnë, sikurse bënë edhe gjatë çështjes gjyqësore në Senat, se fjalimi i zotit Trump mbrohet nga Amendamenti i Parë i parë i Kushtetutës që garanton fjalën e lirë.

Marrë nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shba donald trump shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet