LIVE UPDATES
Bota

Ligjvënësi republikan Gaetz nën hetime për dyshimet për trafik seksual

31 Mars 2021, 20:44 Nga DOSJA
Ligjvënësi republikan Gaetz nën hetime për dyshimet për

Ligjvënësi republikan Matt Gaetz nga Florida, një zë i njohur konservator në Kongres si dhe aleat i ngushtë i ish-Presidentit Donald Trump tha të martën se ndaj tij janë hapur hetime nga Departamenti i Drejtësisë lidhur me një marrëdhënie të mëparshme intime, por ai këmbëngul se nuk kishte asgjë të parregullt në atë lidhje.

Zoti Gaetz, i cili përfaqëson një zonë elektorale të Floridas perëndimore, dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë 17-vjeçare dhe e ka paguar atë ta shoqërojë në udhëtime. Ai është nën hetime për të vërtetuar nëse ka shkelur ligjet federale të trafikimit të personave për qëllime seksuale, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press një person që ka dijeni mbi rastin.

Hetimi është hapur thuajse një vit më parë dhe zoti Gaetz ka qenë në dijeni të këtij fakti prej disa muajsh, tha personi. Departamenti i Drejtësisë gjithashtu po analizon nëse 38-vjeçari Gaetz mund të ketë pasur marrëdhënie me vajza të tjera të mitura, tha personi.

Personi nuk mund të diskutonte publikisht detajet e një hetimi në vazhdim dhe foli me Associated Press me kusht që të mbetej anonim.

Zoti Gaetz i tha portalit mediatik Axios se avokatët e tij ishin informuar se ai ishte subjekt i një hetimi “që kishte të bënte me qëndrime seksuale ndaj grave”, por se ai nuk ishte në qendër të hetimit. Ai mohoi të ketë pasur ndonjëherë marrëdhënie me ndonjë vajzë të mitur dhe tha se akuzat kundër tij ishin “sa fyese, aq edhe të rreme”.

Një subjekt hetimesh, sipas përkufizimit tradicional, është një person, veprimet e të cilit janë brenda fushës së një hetimi penal, ndërsa një person në qendër të hetimit është dikush për të cilin prokurorët kanë mbledhur prova që lidhen me një akt penal. Por gjatë hetimit, një subjekt mund të bëhet personi që është në qendër të hetimit.

Zoti Gaetz i bëri komentet menjëherë pasi gazeta New York Times raportoi për herë të parë mbi hetimin. Është krim federal të transportosh një të mitur nga një shtet amerikan në tjetrin për seks.

Zoti Gaetz tha se akuzat ishin pjesë e një komploti për presion nga një ish-zyrtar i Departamentit të Drejtësisë që donte të zhvaste para prej tij.

“Gjatë disa javëve të fundit, unë dhe familja ime kemi qenë viktima të një zhvatjeje të organizuar kriminale që përfshin një ish-zyrtar të Departamentit të Drejtësisë që kërkon 25 milionë dollarë ndërsa kërcënon të njollosë emrin tim,” tha Gaetz në një deklaratë.

Gaetz tha se familja e tij po bashkëpunon me FBI-në dhe tha se babai i tij kishte vënë një pajisje të fshehtë regjistrimi, në bazë të udhëzimeve të FBI-së, “për të kapur këta kriminelë”. Ai i kërkoi Departamentit të Drejtësisë të publikojë regjistrimet.

“Asnjë element i akuzave kundër meje nuk është i vërtetë dhe njerëzit që përhapin këto gënjeshtra janë shënjestra të hetimit të vazhdueshëm të zhvatjes,” tha ai.

Gazeta Times citoi tre persona me dijeni mbi këtë çështje, duke thënë se çështja kundër zotit Gaetz ishte pjesë e një hetimi më të gjerë të Departamentit të Drejtësisë ndaj një prej aleatëve politikë të ligjvënësit republikan, politikanit tjetër nga Florida, Joel Greenberg, i cili u akuzua verën e kaluar për trafik seksi dhe akuza të tjera se ai gjurmonte fshehurazi një kundërshtar politik. Një gjykatës urdhëroi zotin Greenberg të kthehej në burg në fillim të këtij muaji për shkeljen e kushteve të lirimit të tij.

“Unë besoj se ka njerëz në Departamentin e Drejtësisë që po përpiqen të kriminalizojnë sjelljen time seksuale gjatë periudhës kur isha beqar,” i tha portalit Axios zoti Gaetz.

“Pa diskutim, gjatë ditëve të beqarisë kam mbuluar shpenzimet për vajzat me të cilat shoqërohesha, u kam paguar biletat e avionit, dhomat e hotelit. Isha partner bujar. Mendoj se disa po përpiqen ta portretizojnë këtë si akt kriminal, por nuk është ashtu,” tha zoti Gaetz.

Zoti Gaetz nuk është akuzuar për ndonjë vepër penale. Departamenti i Drejtësisë nuk iu përgjigj kërkesës për komente nga Associated Press.

Marrë nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota florida matt gaetz florida matt gaetz

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen