Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Përplasje dhe replika në distancë mes dy ambasadave me qendër në Tiranë. Liria e shtypit është bërë “mollë sherri” mes SHBA dhe Rusisë, duke kthyer profilet zyrtare në faqe ku nuk kanë munduar komentet dhe “thumbat”. Gjakrat i nxehu një postim i Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku Rusia akuzohej se po shtypte median e lirë dhe të pavarur, duke vënë theksin tek vrasja e dy gazetareve dhe aktivisteve të njohura ruse, Anna Politkovskaya dhe Natalia Estemirova. Këto dy të fundit njiheshin edhe si kritike të pushtetit.
“Ndërsa qeveria ruse vazhdon fushatën e saj kundër medias së pavarur, ne jemi të vetëdijshëm për historinë e gjatë të saj armiqësore dhe persekutuese ndaj shtypit të lirë. Kjo sjellje ka pasoja tragjike dhe ne i nderojmë ata të cilët rrezikuan jetët e tyre duke ndjekur të vërtetën,”- shkruan Ambasada e SHBA-së.
Nuk ka kaluar shumë kohë dhe menjëherë ka ardhur një reagim nga ambasada ruse në Tiranë. Këta të fundit nuk kanë bërë asnjë koment, por me ironi shkruajnë se ndjekësit në faqen e ambasadës i kanë thënë të gjitha.
“Ndjekës tanë në Facebook na kërkuan të komentonim publikimin e radhës së Ambasadës Amerikane, në të cilin përmendej Rusia. Nuk e shohim të nevojshme të reagojmë ndaj këtij publikimi, pasi vetë ndjekësit e faqes së Ambasadës Amerikane u përgjigjën për ne,”- shkruan ambasada ruse.
KOMENTET NË FAQEN E AMBASADËS AMERIKANE:
Hahahaha juve ja kaloni Rusise per disinformim e mashtrim.Normalisht koreja e veriut mund të ju konkuroje.
Ambasada ne Tirane merret me situaten e shtypit rus, mos keni ngaterru e mail,keni hap email e Moskes
Dhe ju ambasadoret( por jo shtetet nga vini) e keni shkaterruar konkurrencen e lire demokratike ketu te ne qe nga 1990 duke favorizuar persona jo demokracine pastaj kujtoheni kur doni te favorizoni dike tjeter, e kuptoni qe keni gabuar pra e gjithe diplomacia juaj eshte nje cikel gabimesh.
Vetem ju mos flisni per shtypin e lire. Jeni kthyer si zyra e propagandes se kryeministrit shqiptar. Turp tju vij o ushtaret e soros
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– “Besnikët” e liderit historik të Partisë Demokratike janë kapur “mat” me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Alfred ...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkon nga kryedemokrati Lulzim Basha që të mos bëhet pjesë e llogaritjeve se &...
TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u ndërpre një moment gjatë fjalës së tij nga deputetët e opozitës. Ishte de...
TIRANË– Ditën e sotme, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja është takuar me Ministren e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiun dhe delegacion...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka e mori shumë personale deklaratën e Ermonela Felajt në Kuvend. Sipas saj, Felaj e ka iro...
TIRANË– Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Namik Dokle është infektuar me Covid-19. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi të ndarë n...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë nga votuar me 126 vota pro, aktin normativ për blerjen e 500 mijë vaksinave Pfizer. Të gjithë deputetët kanë dalë pro ak...
TIRANË– Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për të hapur 519 kuti të votimit të zgjedhjeve të 25 prillit. Mbledhja nisi në o...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi ka bijuar me batutat e tij. Edhe sot, teksa fliste nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Kor...
AUSTRI– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Bashkimi Evropian po e mban veten peng në Ballkan pasi nuk po vepron kundër vendeve të Ballkanit Perëndimor,...