"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
“Lirohuni nga Partizani dhe jemi gati t’ju japim sa kërkoni”, Tirana kërkon të “çmontojë” Partizanin, gati të tr
11 Qershor 2020, 08:49Nga DOSJA
TIRANË– Për Tiranën kanë mbetur edhe 8 finale për të arritur te titulli i shumëpritur. Natyrisht 9 pikë është diferenca e dytë me Kukësin, por nëse verilindorët “pengohen” në javët e ardhshme dhe bardheblutë fitojnë atëherë për skuadrën e Egbo-s gjithçka kthehet në autostradë dhe kampionati mund të mbyllet më shpejt. Ndërkohë drejtuesit bardheblu po lëvizin edhe në merkato, por “bomba” që po qarkullon kohët e fundit është emri i Alban Hoxhës dhe Lorenc Trashit, dyshes që kanë vite te Partizani.
Edhe pse zyrtarisht nuk ka një konfirmim nga palët, drejtuesit e Tiranës kanë biseduar së fundmi me Hoxhën dhe Trashin. Fillimisht ka qenë një bisedë për t’i testuar se çfarë mundësish kanë nëse do të largohen nga Partizani pas përfundimit të sezonit, e më pas kanë bërë ofertën në tavolinë.
Ideja e bardhebluve është e qartë, që nëse fitojnë titullin, të kenë një skuadër që jep garanci për një përfaqësim dinjitoz edhe në Ligën e Kampioneve. Për momentin rruga më e lehtë e Tiranës është për të marrë portierin dhe njëkohësisht kapitenin e Partizanit, Alban Hoxha, pasi ky i fundit është drejt skadencës së kontratës dhe nuk ka ende hapa konkretë nga klubi i kuq për rinovimin e marrëveshjes. Nëse Tirana arrin të transferojë këto dy futbollistë do të ishte një arritje e madhe për skuadrën më të titulluar në vend,ndërsa tifozët e Partizanit nuk do ja falnin asnjëherë transferimin te rivalët më të urryer.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BALLSH– Futbollisti i Bylis, Eridon Qardaku u kthye në lajm javët e fundit. Shkodrani ishte futbollisti i parë që rezultoi pozitiv me koronavirus,duke fri...
Mbrojtësi i Barcelonës, Nelson Semedo, është në telashe. Ai raortohet se ka marrë pjesë në një festë private të hënën e kaluar në një lokal të Castelldefels dhe...
MILANO-Merr fund shumë shpejt historia e grabitjes me armë zjarri të Samu Castillejo. Futbollisti i Milanit tregoi dje nëpërmjet rrjeteve sociale eksperiencën t...
Monotonia nuk i pëlqen askujt, por edhe këtë sezon duhet ta durojmë në Gjermani. Bayern dominon kudo, si për shembull sonte në Kupën e Gjermanisë.Bavarezët fitu...
Ibrahimovic dhe Gazidis përplasen sërish. Pas problemit që patën para ndeshjes Milan-Genoa në lidhje me shkarkimin e drejtorit Zvonimir Boban, sot ata kanë patu...
Milot Rashica ka fituar vëmendjen e shumë skuadrave europiane dhe është shumë pranë largimit nga Werder Bremen. Pas interesimit të disa klubeve të rëndësishme n...
Bayern sot do të luajë ndeshjen e Kupës me Frankfurtin me fanellat e reja. Bavarezët kanë bërë ndeshje të shkëlqyera që pas ardhjes së trajnerit Hansi Flick si ...
ANGLI-Manchester City vazhdon të trokasë në dyert e gjykatave, për të rifituar të drejtën e konkurimit në Kupat Europiane. Dhoma Gjykuese e dënoi klubin anglez ...
ANGLI-Blerja me vlerë 300 milionë paund e klubit të Newcastle nga ana e investitorëve nga Arabia Saudite është vënë seriozisht në dyshim, pasi marrëveshja nuk k...