“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
31 vjet nga Lëvizja Studentore,Berisha në ‘Foltoren’ e fundit: Shihemi më 11 dhjetor
8 Dhjetor 2021, 11:26Nga DOSJA
TIRANË– Sali Berisha ka mbajtur “Foltoren” e fundit në sheshin “Demokracia” në Qytet Studenti, poshtë shtatores së Azem Hajdarit. Në kuadër të Ditës Kombëtare e Rinisë, ish-kryeministri ka vendosur lule tek bashkëpunëtori i ndjerë, e më pas mbajti një fjalë të shkurtër për të pranishmit. Berisha ka premtuar rithemelimin e Partisë Demokratike si parti e studentëve, siç ishte edhe pikënisja e saj, duke riktujtuar kështu lëvizjen e dhjetorit, duke mos kursyer në akuza kryedemokratin Lulzim Basha. Ky i fundit, sipas tij, ka dërguar në 8 vite demokratët nga humbja në humbje.
Ndërkohë që i pranishëm në këtë “Foltore” ishte dhe djali i vogël i Azem Hajdarit, Azem Hajdari I Riu. Në fund, Berisha kujtoi edhe njëherë për Kuvendin Kombëtar që do të mblidhet në stadiumin “Air Albania” më 11 dhjetor, ku bëri me dije se do jenë të ftuar edhe të gjithë simpatizantët dhe mbështetësit e PD-së.
“Nga ky shesh, ftoj të gjithë demokratët, ftoj të gjithë delegatët e Kuvendit, ata që kanë firmosur dhe ata që nuk kanë firmosur, të vijnë në Kuvendin e rithemelimit të PD, që do mbahet në arenën e Air Albania,”-tha Berisha ndër të tjera.
TIRANË – Një atentat i mirëfilltë mafios, që ishte planifikuar të kryhej në Tiranë ndaj Prend Palucës, është parandaluar në kohë nga Policia e Lezhës...
TIRANË-Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i sotëm në Lezhë, ku personit që kishin vendosur në shënjestër, nuk e kishte për herë të parë vrasjen. Sipas...
TIRANË- Sot është 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. Për këtë ditë ka pasur urime nga politikanët, por jo vetëm. I pari ka qenë Kryeministri Edi Rama, i ...
TIRANË – Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 11 persona, 3 prej të cilëve të shpallur në kërkim, ndërsa ka nisur procedim penal për 4 të tjerë, të cilë...
FRANCË- Kontrabandisti James Wisbey është arrestuar gjatë transportit në mënyrë të paligjshme të emigrantëve shqiptarë përtej Kanalit Anglez nga Franca. Me...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po mban një aktivitet me demokratët për të kujtuar Ditën e Rinisë më 8 dhjetor të vitit 1990. Po...
LEZHË – Policia e Lezhës ka organizuar një tjetër aksion të suksesshëm për kapjen e personave në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kësht...