Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Fjalimi i fundit i Donald Trump si presidenti i 45-të i SHBA-ve
20 Janar 2021, 13:38Nga DOSJA
SHBA- Presidenti në largim Donald Trump, falenderoi të gjithë mbështetësit e tij, duke theksuar se familja e tij ka bërë një punë të mrekullueshme, ai gjithashtu i kushtoi disa fjalë dhe bashkshortes së tij duke e konsideruar si një grua të mrekullueshme dhe një zonjë të parë të denjë.
Ai përmendi të gjitha reformat e ndërmarra nga qeveria e tij, edhe pse kaluan një periudhë pandemie. Gjithashtu ai u shpreh me ironi se shpreson se nuk do ja rrisin taksat qytetarëve amerikan, por nëse ndodh kështu do ju them që ju kam paralajmëruar.
”Edhe pse vendi po kalon një periudhë të vështirë me pandeminë kjo nuk na ka ndaluar që ne të ecim përpara pasi ne jemi vendi më i mirë në botë dhe ekonomia më e zhvilluar.’‘- shtoi ai.
Ai me krenari tha se ka marrë mbi 75 milion vota nga amerikanët, dhe kjo gjë tregon mbështjetjen që ai ka patur.
“Dua tju çoj dashuri të gjithë familjeve të prekura nga koronavirusi, edhe pse ne e dimë nga ka ardhur”– theksoi ai, duke thumbuar Kinën.
Ai vijoi duke thënë se gjithmonë do luftoj për amerikanët, do ti shoh gjithmonë, dhe nuk nguroi ti urojë administratës së re që të kenë sukses dhe besoj se do të kenë sipas tij pasi i lanë gjërat pothuajse gati. Ai e mbylli fjalimin e tij duke falënderuar dhe njëherë mbështetësit e tij dhe me premtimin se do të rikthehet në një formë ose tjetër.
Ditën e sotme do të zhvillohet inagurimi si president i Joe Biden. Në ceremoni ndryshme nga herët e tjera do të marrin pjesë shumë pak njerëz, ajo do të mbahet në orën 9:00 me orën amerikane. Donald Trump nuk do të marrë pjesë në inagurim ai është larguar nga Shtëpia e Bardhë, pak orë para ceremonisë, ndalesa e tij e parë ka qenë Andrews ku dhe ka mbajtur fjalimin fjalimin e tij të lamtumirës. Biden do të marrë pushtetin pasi siguroi 306 vota në Kolegjin Zgjedhor, ndërsa Trump humbi, duke marrë 232 vota.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë, NATO, është deklaruar se do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi. Ky proces, si&c...
SHBA- Për herë të parë në historinë e SHBA-ve një president paraardhës nuk do të marrë pjesë në kalimin e pushtetit presidentit të zgjedhur, pasi Trump deklaroi...
SHBA-Presidenti Trump sapo doli nga Shtëpia e Bardhë. Në pamjet e bëra virale ai shfaqet dorë për dore me Melania Trump, për t’u larguar me helikopter. Ai do të...
FRANCË– Samy Naceri lindi më 2 korrik 1961 në Paris në një familje të madhe dhe të varfër. Nëna e tij Jacqueline ishte franceze, ndërsa babai i tij Dzhilal...
GJERMANI– Mjekja shqiptare 34 vjeçare, Eni Doko, e cila jetonte në Gjermani është ndarë nga jeta më 17 janar, pas një aksidenti të rëndë në Bad Zwischena...
ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venecia të Italisë, ku një familje e tërë është shuar nga COVID, ku djali dhe prindërit vdiqën në më pak se tre j...
SHBA- Quhet ‘Nuclear football’, valixhja që përmban kodet për një sulm bërthamor nga ana e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ajo duhet të jetë gjithmonë pra...
SHBA-FBI-ja dhe ushtria amerikane, kanë kontrolluar mijëra trupa të Gardës Kombëtare që janë vendosur në Uashington, për të siguruar që procesi i inagurimit të ...
TURQI– Deklaratat e bëra nga Greqia përpara raundit të 61-të të bisedimeve eksploruese që do të mbahen në Stamboll të Hënën pas një ndërprerje 5-vjeçare...
SHBA- Presidenti iranian, Hassan Rohani, i ka bërë thirrje administratën amerikane të kthehet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe të heqë sanksionet nd...