Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Situata energjetike, mblidhet Komiteti i Energjisë/ KESH: Çmimi shkoi deri në 550 euro kWh!
23 Mars 2022, 14:51Nga DOSJA
TIRANË– Komiteti i Energjisë është mbledhur sot për të diskutuar lidhur me krizën. Deri më tani, situata hidrike në basenin më të madh ujëmbledhës të kaskadës së Drinit, mbetet problematike, edhe pse niveli i ujit ka shkuar në 271 metra mbi nivelin e detit, por sërish vendi ka nevojë që të importojë energji. Deri më tani, drejtori i KESH, Ergys Verdho tha se deri më tani janë blerë 48% e nevojave për të mbuluar furnizimin me energji të familjeve dhe bizneseve. Ndërsa shtoi se çmimi ka shkuar deri në 550 euro kWh. Ndërsa ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku siguroi se për familjarët nuk do të ketë kufizim të energjisë dhe as rritje të çmimit të faturës. Pas saj, e mori fjalën drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Ardian Çela, i cili bëri me djie se në vend ka 3 vite që janë shkëputur investimet intensive në sektorin e energjisë, por shtoi se zonat turistike do të bëjnë përjashtim për t’u përgatitur për stinën e verës. Ndër të tjera, Çela shtoi se kompania ka ritëm të kënaqshëm për sa i përket arkëtimeve.
TIRANË– Oltion Bistri ka lënë drejtimin e Policisë së Lezhës për të ardhur në Tiranë. Mësohet se Bistri është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Forcave...
BERAT– Shtatë hektarë me dëllinja dhe dru lisi janë djegur si pasojë e një vatre zjarri që ka përfshirë pyllin e Levanit në Berat. Era e fortë dhe terreni...
Debati mes dy gjykatave më të ulëta ku njëra prej tyre e konsideron bregun e lumit Vjosë si pronë shtetërore dhe tjetra pronë të bashkisë së Përmetit e ka bindu...
TIRANË– Vala infektive e gripit të shpendëve është përhapur edhe më shumë sot, kësaj here në Dibër, ku vetëm sot kanë ngordhur 200 krerë. Vendi është...
TIRANË– Rruga e Arbrit një vepër e përuruar me zhurmë të madhe pak muaj më parë, vazhdon të gllbërojë para. Më 29 Nëntor të vitit të kaluar, rruga e ...
Nga The GuardianSamiti i fundit europian në Versajë humbi një mundësi të madhe për të nisur, në një vend simbolik, një rend të ri të pasluftës për Evropën. Ne n...