All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Post-14 maji/ "Zbulova votat fiktive", atentat Armando Prengës, djali i komisionerit i zë pritë se i rrahu të atin

• Atentat ish-deputetit të Partisë Socialiste Armando Prenga. • Ish-deputeti i ka shpëtuar një atentati me armë në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin. • Policia e Shtetit u njoftua për ngjarjen nga vetë ish-deputeti ndërsa ka shpallur në kërkim Fatbardh Ismajli, 29-vjeç, i cili e qëlloi me armë zjarri. • Prenga ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij në aksin Laç-Patok, kur është qëlluar tre here me pistoletë, ndërsa i riu është larguar me urgjencë me mjetin e tij tip "Benz". Por është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. • Dosja.al ka mësuar se atentati i sotëm ka zanafillën pas një konflikti mes Prengës dhe babait të autorit, Islam Ismajli vëzhguesit të koalicionit Berisha-Meta në Kurbin. Shkak i konflikitit ka qenë përplasja për votat e kontestuara në KZAZ 15 Kurbin dhe se vëllai i Prengës, Arben Prenga e ka qëlluar me grushte në brinjë e kokë. • Pas këtij episodi është premtuar hakmarrja. • Ndërsa sot ndodhi atentati që dështoi. • Policia po kërkon autorin, e nga ana tjetër, Prenga ende nuk ka dhënë asnjë version lidhur me ngjarjen. Në polici është depozituar dhe një kallëzim lidhur me këtë ngjarje që tregon se komisionerët e PD-së janë dhunuar masivisht nga Arben Prenga si dhe janë kërcënuar nga persona të dërguar prej tyre.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“Mos u merr me fushatë se do kesh pasoja”/ Komisioneri demokrat tregon si u kërcënua: Arben Prenga më rrahu me grushte, më qëlloi në brinjë e më kapi nga xhaketa! (Kallëzimi)

Post-14 maji/ "Zbulova votat fiktive", atentat Armando Prengës,
Armand Prenga
All - Paragraf - 1

KURBIN- Zbardhen detaje të reja nga sherri mes komisionerëve në Kurbin që solli atentatin ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste Armando Prenga ditën e sotme. Gazetarja Klodiana Lala shkruan se për dhunimin e komisionerëve të Partisë Demokratike, mes tyre dhe Islam Ismajlit, babait të të riut që qëlloi me armë në drejtim të mjetit të Prengës, ka pasur dhe një kallëzim në polici. Ka qenë vetë Ismaili që u është drejtuar bluve në Kurbin dhe ka treguar se dy persona me kapele e kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar të mos merret me fushatë.

“Rreth orës 16:00 të datë 05.05.2023 dy persona te panjohur me pak mjekër dhe me kapele në kokë me përshëndetën para bar-kafe “Dublini” në Laç dhe mu drejtuan me fjalët” A ka mundësi një minutë?“ Unë i pyeta “çfarë problema ka?” dhe ata u përgjigjën me fjalët “Mos u merr me fushatë se mund të kesh pasoje“ dhe në këtë moment u larguan pa më thënë gjë tjetër,”- ka deklaruar Ismajli.

Në kallëzimin e plotë tregon dhe në mënyrë kronologjike ngjarja. Islam Ismajli, i cili është edhe avokat është përplasur me Arben Prengën, vëllain e ish-deputetit Armando Prenga. Incidenti ka ndodhur gjatë numërimit të votave. Ai thotë se në dy orët e fundit të numërimit të votave, KZAZ-ja është mbushur me zyrtarë të Kurbinit dhe se janë dhunuar edhe persona të tjerë. Ai përmend Lekë Mollën, Gjergj Gegën, të dy komisionerë të PD-së, të cilët sipas tij janë goditur dhe skenën e ka parë edhe vetë kryebashkiakja Majlinda Cara.

Islam Ismajli thotë gjithashtu se ka konstatuase se në çdo kuti kishte nga 1 deri 3 fletë më shumë se numri i votuesve që kanë marrë pjesë në votim në referencë me numrin e zgjedhësve në listën zgjedhore. Por në momentin që e ka denoncuar publikisht këtë gjë përballë komisionit, i është afruar Armando Prenga e një tjetër persona dhe kanë nisur ta godasin me grushte. Ai shton se Prenga është edhe i afërm i kryebashkiakes Cara.

Denoncimi i Islam Ismajlit:

Gjithashtu un konstatova se në oborrin e qendrave të votimit dhe në afërsi të rrugëve të qendrave të votimit kishte zyrtare të Bashkisë Kurbin dhe Njësive Administrative. Në raport me këtë pashë unë njoftova KZAZ-në Nr.15 në Lac Kurbin dhe u reduktua numri i të pranishmëve në këto qendra menjëherë. Rreth dy orë para mbylljes së votimit pati përsëri dyndje të zyrtarëve të Bashkisë Kurbin. Rreth pak nga mesdita u njoftova se ka ndodhur një incident i rëndë te Kopshti nr.1 lagja nr.2 në qytetin e Laçit. Me sa më kanë thënë personat të cilët ishin prezent aty ka shkuar vetë kandidatja, kryetarja në detyrë e Bashkisë Kurbin shtetasja Majlinda Cara e shoqëruar nga 7-8 zyrtarë dhe një mbështetës i saj në ambientet jashtme të kopshtit, në rrugën përballë ka goditur me grushte shtetasin Lekë Molla.

Gjithashtu në ambientet e brendshme të kopshtit është shtyrë dhe përplasur në tokë komisioneri Gjergj Gega. Është pezulluar funksionimi i qendrës së votimit te Kopshti Nr.1 përreth 40 minuta dhe Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë masë për këtë ngjarje. Pasi personi i cili ka goditur komisionerin në ambientet e brendshme te kopshtit gjendet akoma i lirë. Rreth orës 23:30 të datës 14.05.2023 jam paraqitur në ambjentet e KZAZ-së Nr.15 në qytetin e Laçit në palestrën e gjimnazit Gjin Pjetri dhe kam marrë pjesë si vëzhgues në tavolinën e grupit të numërimit, me numrin 4 dhe kam vazhduar pranë këtij grupi numërimin e katër kutive të votimit të zonës së Bashkisë Laç dhe gjatë numërimit konstatova se në çdo kuti kishte nga 1 deri 3 fletë më shumë se numri i votuesve që kanë marrë pjesë në votim në referencë me numrin e zgjedhësve në listën zgjedhore.

Këtë problem unë kam bërë prezent dhe kërkova nga komisionerët e numërimit që të bëhej shënimi sipas ligjit në procesverbalet përkatëse dhe në tabelën përfundimtare te këtyre kutive. Vetëm në një rast në kutin e dytë që un kam qenë vëzhgues u shënua ky fakt për një votë ndërsa për te tjerat është bërë një rakordim midis komisionerëve. Jam larguar nga KZAZ-ja në orën 03:00 të mëngjesit të datës 15.05.2023 pasi isha i lodhur dhe jam zëvendësuar nga një vëzhgues tjetër dhe jam paraqitur përsëri rreth orës 10:30 të datës 15.05.2023 në KZAZ-në Nr.15 në qytetin e Laçit ku ka numërimi i një kutie të re dhe nga numërimi rezultoi se nuk rakordoi numri i pjesëmarrësve në zgjedhje me numrin e fletëve të numëruara pasi rezultonin dy fletë më tepër.

Në këtë moment un ngrita gishtin dhe kërkova që komisioni zonal ta verifikonte këtë pretendim që un kisha dhe komisioni ishte i ngarkuar me punë të tjera pasi nuk po më kushtonte vëmendje. Në këtë moment komisioni i numërimit filloi të fuste letrat nëpër zarfe dhe un u kam thashë që mos ti fusin këto letra pasi duhet verifikohej nga Komisioni Zonal dhe në këtë moment me thotë vëzhguesi i partisë socialiste se dy fletët tepër ia kemi kaluar kandidatit shtetasit Behar Haxhia për të cilin un vëzhgoja. Në fakt komisionerët nuk i mbyllën zarfet dhe un po qëndroja në këmbë duke pritur reagimin e komisionit dhe në këtë moment më afruar një person i cili me sa kam u dijeni i është vëllai i shtetasit Armando Prenga i cili quhet Arben Prenga dhe më ka gjuajtur me grushte në pjesën e veshit në anën e djathtë dhe në këtë kohë më ka goditur në pjesën e brinjëve në anën e djathë të trupit tim si dhe më ka tërhequr nga xhaketa edhe vëzhguesi i partisë socialiste të cilit nuk ja di emrin që ishte i ulur në krahun tim të djathtë. Un u përpoqa që ti zmbraps sulmet e tyre dhe në këtë moment ndërhyn shumë persona ku pjesa me madhe ndërhyn për të ndarë konfliktin. Me sa mbaj mend më ka goditur edhe një person tjetër të cilin nuk e kam mundur ta fiksoj.

Me sa kam dijeni shtetasi Arben Prenga dhe personi të cilin nuk e fiksova janë pjesëtarë me lidhje gjaku të fisit të kandidates, shtetases Majlinda Cara. E gjithë kjo situatë është e filmuar nga kamerat e ambienteve të brendshme të KAZAZ-së Nr. 15 në qytetin e Laçit. Pas kësaj situate njerëzit na kërkuan që të dilnim jashtë KZAZ-së dhe në këtë moment në largimin e personave që më sulmuan ka ndërhyrë policia e Shtetit në mënyre shembullore për këtë çast dhe ndërkohë komisioni dha urdhër që të largoheshin të gjithë personat, vëzhgues dhe gazetarë jashtë ambienteve të KZAZ-së. Në fillim dolën personat që më sulmuan ndërsa punonjësit policisë më kanë thënë që të qëndroja në një cep që ata të zbatonin urdhrin për të nxjerrë personat e tjerë nga KZAZ-ja.

Unë në këtë kohë iu drejtova komisionit zonal zgjedhor që të bënte njoftim dhe kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Kurbin dhe u drejtova punonjësve të Policisë se cili person do të më shoqëronte mua pasi personat që më sulmuar ndodheshin në oborrin e KZAZ-së dhe pse ata i lanë që të largoheshin këta perona e nuk i kanë shoqëruan në Komisariat. Dua të sqaroj se nga ana e Policisë nuk është bërë ndalimi i këtyre personave ku veprimet e tyre janë të regjistruar në kamerat e KZAZ-së Nr.15.Un prita disa orë që Policia të kryente veprimet hetimore dhe më pas u paraqita vet në Komisariatin e Policisë Kurbin për të bërë kallëzim.

3 VITE ME PARE

“Më keni prekur në burrni”/ Si nisi sherri gjatë numërimit të votave dhe përfundoi me pritën ndaj ish-deputetit Prenga, komisioneri demokrat u qëllua me shuplakë

Post-14 maji/ "Zbulova votat fiktive", atentat Armando Prengës,
Armando Prenga

KURBIN- Fatbardh Ismajli është 29-vjeçari që po kërkohet nga Policia e Shtetit pasi akuzohet se i ka zënë pritë dhe ka tentuar të vrasë ish-deputetin e Partisë Socialiste Armando Prenga. Dosja.al ka zbardhur zanafillën e ngjarjes që solli dhe atentatin e përgatitur sot ndaj ish-deputetit socialist.

Gjithçka ka nisur në KZAZ-në ku numëroheshin votat dhe rezultati i ngushtë mes Behar Haxhiut, kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ e socialistes Majlinda Cara që kërkonte një mandat tjetër në krye të Bashkisë së Kurbinit, bëri që gjendja të tensionohej. Dosja.al ka mësuar se babai i 29-vjeçarit Ismajli, Islam Ismajli është dhunuar brenda KZAZ-së dhe është betuar se do të merrte hak.

“Më keni prekur në burrni,”- mësohet të ketë thënë Ismajli në momentin që është qëlluar me shuplakë. KZAZ-ja në fjalë, siç edhe u raportua, është rrethuar nga forcat e RENEA-s dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndaj planet për ‘hakmarrje’ janë shtyrë për këtë mesditë.

Kështu, i riu Ismajli ka vëzhguar Prengën dhe i ka zënë pritë në momentin që ai kalonte në Fushë Kuqe. Në momentin që e ka parë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të tij, por Prenga ka manovruar dhe ka arritur të shpëtojë. Ai ka telefonuar menjëherë Policinë e Shtetit, ndërsa Ismajli është larguar me makinën e tij tip ‘Benz’. Nuk dihet nëse personi që e ka qëlluar me shuplakë komisionerin ka qenë vetë Prenga.

3 VITE ME PARE

Qëlloi në drejtim të ish-deputetit Armando Prenga, 29-vjeçari është djali i komisionerit të 'Bashkë Fitojmë'

Post-14 maji/ "Zbulova votat fiktive", atentat Armando Prengës,
Zgjedhje

KURBIN- Personi që qëlloi në drejtim të makinës së ish-deputetit socialist Armando Prenga në Kurbin rezulton se është djali i komisionerit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Bëhet fjalë për Ismail Ismajlin. Ngjarja ndodhi këtë mesditë. Armando Prenga, ish-deputeti i Partisë Socialiste po udhëtonte me mjetin e tij në Fushë Kuqe kur në drejtim të tij, është qëlluar me armë zjarri mesditën e sotme. Prenga ka njoftuar autoritetet dhe policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, të riun 29 vjeç, me inicialet F.Ismajli. 29-vjeçari është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij tip 'Benz'.  

3 VITE ME PARE

Zbulohet emri i ish-deputetit që u qëllua me armë zjarri, Armando Prenga po kalonte në Fushë Kuqe

Post-14 maji/ "Zbulova votat fiktive", atentat Armando Prengës,
Armando Prenga

KURBIN- Armando Prenga është ish-deputeti i Partisë Socialiste drejt të cilit është qëlluar me armë zjarri mesditën e sotme. Siç edhe u raportua, Prenga ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin, kur drejt makinës së tij është qëlluar me armë zjarri.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, të riun 29 vjeç, me inicialet F.I.. 29-vjeçari është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij tip 'Benz'. Nuk dihet ende shkaku i përplasjes mes tyre. 

3 VITE ME PARE

EMRI/ Qëllohet me armë zjarri në drejtim të automjetit të ish-deputetit në Kurbin

Post-14 maji/ "Zbulova votat fiktive", atentat Armando Prengës,
Policia

KURBIN- Është qëlluar me armë ditën e sotme në Kurbin në drejtim të makinës së ish-deputetit socialist Armando Prenga. Mësohet se një 29-vjeçar me iniciale F.I, ka qëlluar pasditen e sotme me armë zjarri tip pistoletë. Nga të shtënat nuk ka mbetur asnjë person i lënduar, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Shtetasi A. P., 49 vjeç, ka njofuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Kurbin se në Fushë Kuqe, ndërkohë që qarkullonte me automjet, shtetasi F. I., 29 vjeç, kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F. I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar. Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.”

atentat armando prenges armando prenga fatbardh ismajli islam ismajli

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria