Arsen (Hamza) Muskurti,
TIRANË- Arsen (Hamza) Muskurti, personi që ka ekzekutuar me armë zjarri të vëllanë e kunatën këtë pasdite çdo ditë e kërcënonte të vëllanë në Facebook. Dosja.al jus jell disa prej statuseve në të cilat, Muskurti mallkon të vëllanë dhe e paralajmëron për vendosje të drejtësisë, nga Allahu. Ai u bënte thirrje të gjithë ndjekësve të tij që të hiqnin Dritan Muskurtin e bashkëshorten e tij, Nora nga rrjetet sociale. Konfliktet mes dy vëllezërve janë zyrtarësisht shumë herë në Policinë e Shtetit pas kallëzimeve të bëra po prej tyre. Por, pavarësisht gjithçkaje, nuk ishte marrë asnjë masë e krimi tashmë i paralajmëruar tronditi Tiranën.
Krimi i dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh. “Noor Travel” është agjencia që prej vitesh kishte futur sherr dy vëllezërit, gjë që drejtëia e ndau vetëm para pak muajsh. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë sot Dritan (Alban) Muskurti. Por, për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme. Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit.
Këtë mesditë, Arsen Muskurti shkoi në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me të shoqen, Nora Muskurti. Pas debatit verbal, sherri kaloi në konfrontim fizik. Dy vëllezërit u ngritën nga lokali dhe shkuan në agjencinë për të cilën dhe ishin në konflikt. Pikërisht brenda atyre ambienteve, Arsen Muskurti vrau të vëllanë e gruan e tij. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit që monitorohej brenda dhe jashtë. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Statuset e Arsen Muskurtit:
22 gusht 2022
Fakti që ti i respekton të tjerët, kjo s'do të thotë se ke nevojë për ta... por është një parim që e ke mësuar prej fesë dhe edukatës tënde... Prandaj, respekto, që të respektohesh...
22 gusht 2022
O vëllezër bëni LEFT këtij grupi me emrin VISJANA DADA dhe HIQENI nga SHOKËT këtë emër bëni BLOCK, (foto profili është një glob) se as mua nuk po me lejnë rehat as juve. Ju lutem se po na shkatërrojnë dhe neve dhe juve. Këta qe menaxhojnë këtë fb që shahen hoxhallarët janë: DRITAN MUSKURTI (shikoni profilin e tij kush është ne fb) FB i tij është me emrin ALBAN MUSKURTI një eudhu bilah që dërgon njerëz në umra se kush ka zemër me shku me këtë DEXHAL në umra, ai është spiun dexhal dhe ju nxjerr në pritë, i pa besë dhe tradhëtar. HIQENI nga SHOKËT bëni BLOCK. NORA MUSKURTI një EUDHU BILAHE një DEXHALE (shikoni fb e saj cfarë mostre është). Ajo që e ndihmon me shajt hoxhallarë në Fb. HIQENI nga SHOKËT bëni BLOCK. KADRI SHEHU një eudhu bilah një që nuk di a fal namaz apo jo një spiun i shikut që dihet për të tilla fitne. HIQENI nga SHOKËT bëni BLOCK. Të tre këto po bëjnë punën me përca hoxhallarët dhe fenë Islame. Po shpifin dhe akuzojnë për njerëz kudo familjar dhe jo familjar. Duhet të bejmë një PETICION me firma tja dërgojmë POLICISË së SHTETIT, PROKURORISĒ dhe GJYKATËS që këta 3 persona dhe kush mund të jetë tjetër që qëndron pas tyre, po cënojnë HAPUR SIGURINË KOMBËTARE duke futur njerëz në konflikt, dhe të marrin dënimin e merituar. ALLAHU JU ARDHTË HAKUT dhe JU A PRISHTË GJITHË KURTHET E TYRE. AMIN AMIN AMIN
16 gusht 2022
Njeriu qe e ka zemren e mire dhe te delire nga merite dhe deshirat, jeton i lire edhe nenroberine me te rrepte, ai qe ka veti te kunderta me keto edhe sikur te jete ne mes te lirise se vertete prapseprape nen roberi eshte. Sami Frasheri
16 gusht 2022
Sot eshte vetem nje dite nga te gjitha ditet qe do te vijne. Por ajo qe do te ndodhe ne te gjitha ditet qe do te vijne, mund te varet nga ajo qe do te besh Sot.
15 gusht 2022
Nuk jam hileqar, por hileqari nuk më mashtron dot
14 gusht 2022
Nëse i ke dikujt borxh e ai vdes, dhe ti shkon me ja shly borxhin tek të afërmit dhe ato ta pranojnë e ke hallall por nëse ja ke marr dikujt nderin dhe e ke nëpërkëmbë duke e shantazhuar shpifur dhe ai vdes dhe ti që i ke prek nderin kërkon hallall tek të afëtmit e tij apo tek të gjithë njerzit nuk të pranohet hallalli sepse nderi i besimtarit është më i rëndë se pasuria dhe haku i tij.
14 gusht 2022
Vlerën e njerëve të mirë e dinë vetëm njerzit e mire
18 korrik 2022
Kini mendim të mirë ndaj Allahut. Thotë Dijetari i madh ibn Kajjimi Allahu e mëshiroftë: Nëse ndonjë bela që të ka goditur ka zgjatur shumë , pas gjithë duave (lutjeve), të shumta te vazhdueshme që i ke bërë , dije se Allahu nuk po do vetëm ti përgjigjet lutjeve tua por edhe të të dhuroi shumë gjëra që nuk i ke kërkuar nga Ai".