LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentat Erion Hasanbelliut në Belgjikë, qëllohet me 6 plumba nga Kasandër Noga, rëndë në spital

Qëllohet me 6 plumba Erion Hasanbelliu alias Mikel Rakipllari në Belgjikë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar para hyrjes së një hoteli në Adolphe Maxlaan në Bruksel, pranë De Brouckèreplein në qendër. Hasanbelliu është në gjendje të rëndë për jetën. Mediat belge dyshojnë se autori i ngjarjes është Kasandër Nogës. Ky i fundit ka qëlluar ndaj Hasanbelliut për shkak të konflikteve të viteve më parë. Gjithçka nisi në vitin 2000, kur Kasandro Noga, i veshur si polic, hyri me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën dhe pasi kanë shkelmuar derën e reanimacionit ku ndodheshin te shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Më pas hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera, pasi Erion Hasanbelliu bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në 2002, në Belgjikë.

6 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Hasmëria s'ndalet! Kush është Kasandër Noga, nisi "karrierën" me masakrën e Sanatoriumit

Atentat Erion Hasanbelliut në Belgjikë, qëllohet me 6 plumba nga
Kasandër Noga

TIRANË- Erion Hasanbelliu dhe i dyshuari kryesor për plagosjen e tij, Kasandër Noga kanë qenë në hasmëri për shumë vite, që prej kohës kur jetonin në Shqipëri. Ndërsa dje tërhoqi këmbëzën për t'i marrë jetën Hasanbelliut, Kasandër Noga në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut. Për të marrë hak, vëllai i tij, Geroni vendosi që të qëllonte për të "larë" gjakun e babait. Ky i fundit bashkë me vëllanë ekzekutuan Julian Celën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në vitin 2002.

Ngjarja u konsiderua si masakra e Sanatoriumit. Më 19 gusht të vitit 2000, Kasandër Noga hyri në Ssanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit. Në këtë moment u kanë heque serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku, e kanë lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.

Vëllezërit Hasanbelli, u vunë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erion Hasanbelliun tentojnë të hakmerren. Në Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelliu ekzekutojnë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën. Pas ngjarjes në Belgjikë, Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës u arrestua nga policia belge u ekstradua në Shqipëri, pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë, autoritetet belge sollën dosjen e vrasjes në Anvers në Shqipëri. Në shtator të vitit 2008, Gjykata e Fierit vendosi në mungesë masën e sigurimit “arrest me burg” për Geronin dhe vëllain e tij. Ai u shpall në kërkim dhe u ekstradua nga Italia më 17 qershor të vitit 2009.

Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit me vendimin e datës 7 shtator 2009, e shpalli të pafajshëm Geronin dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm, duke dënuar vetëm të vëllanë Erionin me 25 vjet burg. Megjithatë çështja shkoi në Apelin e Vlorës e cila rrëzoi këtë vendim dhe e dënoi Geronin me e 14 vite burg. Në zbatim të këtij vendimi policia e Tiranës arrestoi mbrëmjen e 13 qershorit 2013 Geron Hasanbelli në rrugën e “Barrikadave”. Ndërkohë që më 21 tetor 2013 nga Belgjika u ekstradua vëllai i tij Erion (Mikel) Hasanbelli, atëherë 35 vjeç, nga Fieri.

Por edhe viktima, nuk ishte krejt i panjohur dhe pa “bëma” në Shqipëri. Erion Hasanbelliu dyshohet i përfshirë në Shqipëri në disa ngjarje kriminale. Ai ka qenë bashkëpunëtor në rolin e shoferit në vitin 2005, i përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit Sokol Çapja në Elbasan. Gjithashtu, dyshohet se Hasanbelliu ka qenë i përfshirë edhe në atentatin ndaj Bledar Muçës, i cili humbi jetën në Anversë të Belgjikës pak muaj më parë. Hasanbelliu është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2013, është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë, pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, të lartpërmendurin Julian Çela.

 

4 VITE ME PARE

Atentati ndaj Hasanbelliut në Belgjikë, mediat vendase: Autor kryekrimineli Kasandro Noga

Atentat Erion Hasanbelliut në Belgjikë, qëllohet me 6 plumba nga
Erion Hasanbelliu dhe Kasandër Noga

ANTWERP- Kasandër Noga është autori i dyshuar i atentatit ndaj Erion Hasanbelliut në Belgjike. Mediat belge shkruajnë se Hasanbelliu mori 6 plumba, në shpinë dhe në këmbë nga Noga. 

'I dyshuari është kryekrimineli shqiptar Noga Kasander (44). Autori dhe viktima janë përfshirë në një grindje vdekjeprurëse për njëzet vjet. Kasandër është i njohur për 'vrasjen në repartin e rikuperimit' ku u likuidua babai Hasanbelliu. Një vit më vonë, familja Hasanbelliu qëlloi dhe vrau një mik të Kasanderit në një kafene në Antëerp. Vetë Kasander i mbijetoi atij sulmi.'- shkruan media belge.

Prokuroria ka nisur hetimet për tentativë vrasje, ndërsa thonë se autori dyshohet se është shqiptar, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet. Dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliut dhe Kasandro Nogës. E gjithë saga e krimit ndodhi në vitin 2000, kur Kasandro Noga hyri në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) dhe pasi iu hoqën serumet nga krahu, hapën zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend.

Kasandro Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastrito Gropa dhe Edison Meminajt.

Erion Hasanbelliu, ose ndryshe Mikel Rakipllari, u qëllua mbrëmë me 6 plumba në qendër të Brukselit, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

4 VITE ME PARE

ME VIDEO-Atentati ndaj shqiptarit, momenti kur qytetarët e ekipi mjekësor i vijnë në ndihmë

Atentat Erion Hasanbelliut në Belgjikë, qëllohet me 6 plumba nga
Foto nga vendi ku u qëllua Erion Hasanbelliu

BELGJIKË- Erion Hasanbelliu i njohur edhe si Mikel Rakipllari u qëllua mbrëmjen e djeshme me 6 plumba përpara hyrjes së hotelit në Adolphe Maxlaan në Bruksel, pranë De Brouckèreplein. Mediat belge kanë bërë publike momentin kur në ndihmë të shqiptarit vijnë qytetarë e ndihma e shpejtë. Trupi i Hasanbelliut është në hyrje të hotelit, ç'ka nxit kuriozitetin e kalimtarëve të rastit për të parë se ç'po ndodh. 

 


Erion Hasanbelliu u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë në 21 Tetor të vitit 2013-të pas kërkesës së Interpol Tirana në vitin 2013-të, pasi ai bashkë me të vëllanë akuzoheshin se në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Noga-n. Vëllai i Erionit, Geron Hasanbelli është vënë në pranga në 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.nArrestimi dhe ekstradimi i tij erdhi pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

 

Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë Julian Çela dhe plagosur Kasandër Nogën.

4 VITE ME PARE

Atentati ndaj Hasanbelliut në Belgjikë, dëshmitarët: Qëlluan dy burra, njëri ishte tullac

Atentat Erion Hasanbelliut në Belgjikë, qëllohet me 6 plumba nga
Foto nga vendi i ngjarjes

BELGJIKË-Erion Hasanbelliu alias Mikel Rakipllari është 43-vjeçari që ra pre e atentatit mbrëmjen e kaluar në Belgjikë. Me 6 plumba të marrë pas shpine e ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Brukselit. Dëshmitarët kanë treguar se kanë parë dy burra që qëlluan ndaj shqiptarit e më pas u larguan në një rrugë anësore, në të majtë të hotelit. 

'Ishin dy burra pak më të rritur, njëri qëlloi papritmas tjetrin disa herë dhe ikën në një rrugë anësore në të majtë të hotelit. Ai ishte tullac, i vogël dhe trupmadh”, deklaron dëshmitarja okulare.

Recepsioni i hotelit ka pamje nga vendi ku ndodhi incidenti. “Nuk e kemi idenë se kush është viktima, por kamera e sigurisë së hotelit ka filmuar gjithçka. Kolegu im e pa që ndodhi dhe është në shok”, thotë një punonjës i hotelit. 

Erion Hasanbelliu, është një nga vëllezërit Hasanbelli, dënuar për vrasjen e shtetasit Julian Çela në Belgjikë dhe plagosjen e Kasandër Nogës. Vrasje e bërë për hakmarrje, pasi Noga u ekzekutoi babanë teksa ishte i shtruar në Senatorium. 43-vjeçari, ishte burgosur për shfrytezim prostitucioni dhe trafik droge dhe duhet te ishte ne burg deri në vitin 2020.

4 VITE ME PARE

U qëllua me 6 plumba, kush është Erion Hasanbelliu (Konfliktet e mëparshme)

Atentat Erion Hasanbelliut në Belgjikë, qëllohet me 6 plumba nga
Erion Hasanbelliu

TIRANË- Erion Hasanbelliu alias Mikel Rakipllari është 43-vjeçari që ishte pre e atentatit mbrëmjen e kaluar në Belgjikë. Me 6 plumba të marrë shqiptari është duke luftuar me jetën në spitalin e Brukselit. Por Hasanbelliu nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Por kush është Erion Hasanbelliu?

Erion Hasanbelliu, është një nga vëllezërit Hasanbelli, dënuar për vrasjen e shtetasit Julian Çela në Belgjikë dhe plagosjen e Kasandër Nogës. Vrasje e bërë për hakmarrje, pasi Noga u ekzekutoi babanë teksa ishte i shtruar në Senatorium. 43-vjeçari, ishte burgosur për shfrytezim prostitucioni dhe trafik droge dhe duhet te ishte ne burg deri në vitin 2020.

Zanafilla e vrasjeve

Gjithcka nisi më 19 gusht 2000 kur Kasandër Noga kishte hyrë me automatik në dorë i shoqëruar nga Julian Çela dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vëllezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Në ngjarje u plagosën edhe 3 të tjerë, vëllezër dhe të afërm të Hasanbellit. Sipas të dhënave vrasja kishte ndodhur për motive hakmarrjeje pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës. Vëllezërit Hasanbelli, mesa duket ishin vënë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, saktësisht në orën 17:15 minuta të datës 17 mars 2002 Geroni së bashku me Erion Hasanbellin tentojnë të hakmerren.

Hakmarrja në Belgjikë

Në lokalin ‘Prehistori’ ne Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelliu qëllojnë me armë Juljan Çelën dhe Kasandër Nogën. Në këtë atentat mbetet i vrarë Juliani ndërsa plagoset rëndë Kasandri. Për këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Fier me vendimin nr.461, datë 15.09.2008, vendosi masën e arrestit me burg për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”.

Arrestimi në Elbasan

Vite më pas vëllezërit Erion (Mikel) e Geron Hasanbelli, nga Fieri u arrestuan nga policia e Elbasanit, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane si pjesë e një organizate kriminale që shfrytëzonin për qëllime prostitucioni në Milano vajza nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Rusia, Maroku, Moldavia etj., si edhe për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Sipas autoriteteve italiane, ata e kanë të faktuar tashmë se dy vëllezërit Hasanbelli, së bashku me persona të tjerë e kanë kryer këtë aktivitet të paktën gjatë vitit 2012. Mësohet se ndaj këtyre dy shtetasve, gjykata e Fierit ka lejuar ekstradimin në gushtin e vitit të kaluar, por ky ekstradim është pezulluar në përputhje me ligjin. Kjo për faktin se dy vëllezërit ishin duke vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata shqiptare për vrasjen e shtetasit Julian Çela dhe plagosjen e shtetasit Kasandër Noga, ngjarje e ndodhur në Antverp të Belgjikës, në vitin 2002.

4 VITE ME PARE

Me 6 të shtëna pas shpine, qëllohet Erion Hasanbelliu në Belgjikë

Atentat Erion Hasanbelliut në Belgjikë, qëllohet me 6 plumba nga
Erion Hasanbelliu

BELGJIKË- Një burrë u qëllua të shtunën në mbrëmje në lagjen Place De Brouckère. Dyshohet se shqiptari është Erion Hasanbelliu alias Mikel Rakipllari, një emer i perfshire ne disa ngjarje kriminale në vend. Brusslestimes shkruan se ai është qëlluar 6 herë me plumba pas shpine nga një person me inicialet K.N.

Shërbimet policore janë njoftuar për ngjarjen rreth orës 20:20 pas thirrjeve në numrin e urgjencës. Dëshmitarët raportuan një sërë të shtëna të shtëna në qendër të kryeqytetit. Policia thotë se po përdor mjetet maksimale për gjetjen e autorit(ve) të të shtënave.

Por kush është Erion Hasanbelliu?

Erion Hasanbelliu është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2013-të ai është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan. Vëllai i tij Geron Hasanbelli është vënë në pranga 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij në vitin 2013-të, është bërë pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

ekzekutohet erion hasanbelliu

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët