Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Tronditet fshati Larushk në Krujë. •Një atentat ka ndodhur gjatë mesnatës duke lënë të vdekur 1 person, e dy të tjetër të plagosur. •Rreth orës 00:15 në oborrin e banesës së Gentian Bejtja ka pasur të shtëna me armë. • Ramazan Sino (kunati i Bejtjas) ka humbur jetën ndërsa ka mbetur i plagosur djali i Gentian Bejtjas, Alvi Bejtja (13-vjeç) dhe djali tjetër i mitur, vetëm 10-vjeç. •Gjendja e Alvit është e rëndë, ndërsa i mituri është jashtë rrezikut për jetën •Pas krimit, rreth orës 00:40 në Tapizë, te Lapidari është gjetur një automjet tip 'Volkswagen' i djegur, i cili dyshohet se i përket autorëve. •Autorët ishin 3. •Në zonën ku ndodhi krimi nuk ka kamera sigurie, pasi janë hequr nga Policia gjatë operacionit 'Fijet'. •Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat vëllezërit Bami, Durim dhe Valter si dhe Marklen Haka. •Dyshohet se objektiv i atentatit ishte Gentian Bejtja, por u shpëtoi sërish plumbave. •Në vitin 2022, ndaj Bejtjës, është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka.
13 artikuj për këtë temë.
KRUJË- Një atentat tronditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm, u qëllua me armë zjarri për të vrarë Gentian Bejtjen.
Por si pasojë e breshërisë së plumbave humbi jetën 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën nipërit e tij, dy djemtë e mitur të Bejtjes. Grupi hetimor që është angazhuar në zbardhjen e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e "shënjestrës" ka administruar dëshminë e një të afërmi të objektivit.
Dëshmitari është banor në të njëjtën lagje me Bejtjen. Ai ka rrëfyer për hetuesit se pas krismave, ka parë nga dritarja tre persona që po largoheshin dhe momentin kur ata kanë qëlluar edhe njëherë, rreth 20-25 metër larg vendit të ngjarjes, ku edhe janë gjetur 4 gëzhoja.
Por për shkak të ndriçimit të kufizuar dëshmitari nuk ka mundur të identifikojë, apo fiksojë shenja dalluese tek autorët. Të njëtat burime nga grupi hetimor, deri më tani, Policia e Shtetit janë administruar edhe pamjet e një kamere sigurie në banesën e Gentian Bejtjes. Nga pamjet është fiksuar vetëm lëvizja e njërit prej tre autorëve, por pa mundësi identifikimi. Ata kanë djegur mjetin me të cilin kryen krimin e më pas u larguan në drejtim të paditur. Brenda mjetit të shkrumbuar, i cili rezulton të jetë i vjedhur në Tiranë janë gjetur 3 kallashnikovë./Dosja.al
TIRANË- Gentjan Bejtja i shpëtoi për herë të tretë atentatit që ishte organizuar për eliminimin e tij. Fatkeqësisht mbeti i vrarë kunati i tij 29-vjeçar Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur 8 dhe 13 vjeç, ky i fundit në gjendje të rëndë për jetën.
Bejtja është një person i njohur për policinë dhe emri i tij ka dalë në disa ngjarje të mëparshme kriminale, teksa i kishte shpëtuar dy atentateve më herët në vite.
Dyshohet se dy ditë më parë Bejtja ka qenë në shtëpi dhe se mund të ketë qenë në automjet me kunatin e tij mbrëmjen e djeshme, por ka zbritur më parë. Po kështu mësohet se autorët mund të kenë pasur dijeni për lëvizjet e tij prej ditësh. “Balkanweb” raporton se Bejtja kishte kërkuar më parë azil në Norvegji fillimisht e më pas në Suedi, por këto kërkesa nuk i janë pranuar./Dosja.al
TIRANË- Gentian Bejtja mundi t'i shpëtonte atentatit që ishte organizuar për të vetëm sepse zbriti rrugës, pa mbërritur në vilë. Ky është një detaj i ri i zbuluar nga atentati mafioz në Krujë pak pas mesnatës së të hënës (4 korrik) ku mbeti i vdekur 29-vjeçari Ramazan Sino.
Autorët e krimit, që dyshohet se ishin 3, kanë zbritur nga makina pak metra larg vilës së Gentian Bejtjas dhe kanë shkuar në këmbë në drejtim të banesës. Ata kanë hapur zjarr në momentin kur viktima ka qenë duke zbritur nga makina së bashku me nipërit e tij (fëmijët e mitur të Gentian Bejtjas).
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes autorët kanë qëlluar tek banesa dhe më pas edhe në rrugën kryesore ku u gjetën 4 gëzhoja. Në total policia ka sekuestruar 28 gëzhoja. Viktima (kunati i Gentian Bejtjas) ka punuar si shofer në prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit. Mësohet se Gentian Bejtja ka qenë në shtëpi një natë përpara krimit.
Ka dyshime se autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e tij dhe mbrëmjen e së hënës ka qenë në makinë së bashku me kunatin, Ramazan Sinën, por ka zbritur rrugës pa mbërritur në vilë./Dosja.al
TIRANË- Personi në foto është Ramazan Sino, personi i cili u vra mbrëmjen e kaluar me armë zjarri në banesën e kunatit të tij, Gentjan Bejtja. Viktima rezutlon se punonte si shofer te Gjykata e Apelit në Tiranë.

I riu u vra në një atentat mafioz në oborrin e vilën së kunatit të tij Gentian Bejtja në fshatin Larushkë të Krujës. Ai sapo kishte mbërritur në banesë dhe ndodhej në makinë me fëmijët e Gentian Bejtjas.
Autorët që kishin ndjekur lëvizjet e tij kanë qëlluar me breshëri plumbash sapo kanë dalë nga makina. Ramazan Sino humbi jetën ndërsa dy nipërit e moshës 10 dhe 13-vjeç, të cilët u plagosën, ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë për jetën/Dosja.al
KRUJË- Marklen Haka, Durim Bami dhe Valter Bami janë shoqëruar në komisariat, për të dhënë dëshminë e tyre për atentatin që ndodhi në banesën e Gentjan Bejtjas, aty ku mbeti viktimë një person dhe u plagosën dy të mitur.
Për ngjarjen e rëndë, ende nuk është marrë në pyetje Gentjan Bejtja dhe të afërmit e tij, pasi ndodhen në gjendje të rënduar për shkak të plagosjes së dy fëmijëve të mitur.
Ndërkohë, raportohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja.
Deri më tani dyshohet se autorët ishin 3. Ata kanë djegur mjetin me të cilin kryen krimin e më pas u larguan në drejtim të paditur. Brenda mjetit të shkrumbuar, i cili rezulton të jetë i vjedhur në Tiranë janë gjetur 3 kallashnikovë./Dosja.al

KRUJË-Policia ka bërë të ditur se janë shoqëruar tre persona në komisariat, si persona që kanë dijeni për atentatin që ndodhi gjatë mesnatës në banesën e Gentjan Bejtjat. Sipas forcave blu, kontrollet janë ushtruar në tre banesa, duke bërë që më pas të shoqërohen 3 persona.
E po ashtu, Policia specifikon edhe moshat e djemve të Bejtjas, i cili ishte 'tageti' mirëpo shpëtoi edhe kësaj radhe. Për fat të keq, dy djemtë e tij, të moshave 13 dhe 10-vjeç mbetën të plagosur, ndërsa viktima është 29-vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se: Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S., 29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S).
Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim.
TIRANË- Personi në foto është Ramazan Sino, 29-vjeç, viktima e atentatit mafioz në Larushk të Fushë-Krujë. Sino është kunati i Gentian Bejtjas. Ky i fundit dyshohet të ketë qenë shënjestër e vrasësve.
Krimi i rëndë ndodhi në mesnatë në banesën e Gentian Bejtjas. Pas vrasjes, 3 autorët janë larguar e më pas kanë djegur mjetin që përdorën në krim. Makina tip 'Golf 5' pa targa me benzin gaz sipas burimeve rezulton e vjedhur.
Makina është djegur totalisht dhe brenda saj janë gjetur 3 kallashnikovë./Dosja.al

KRUJË- Detaje të reja rreth atentatit mafioz që ndodhi gjatë mesnatës. 3 kallashnikovë janë gjetur brenda makinës e cila dyshohet se u përdor për atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk në Krujë.
Viktimë mbeti kunati i Gentian Bejtjas, Ramazan Sino dhe i plagosur djali i tij Alvi Bejtja. Makina tip Golf 5 pa targa me benzin gaz sipas burimeve rezulton e vjedhur. Makina është djegur totalisht dhe brenda saj janë gjetur 3 kallashnikovë.
/Dosja.al
KRUJË- Detaje të reja rreth vrasjes së Ramazan Sinos dhe plagosjes së djalit të Gentian Bejtjas, 18-vjeçarit Alvi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 15 minuta pas mesnate, kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj pjesëtareve të familjes së 42 vjeçarit Gentian Bejtja.
Dyshohet se autorët janë tre persona, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e Sinos dhe nipit të tij, Bejtja deri në momentin që kanë mbërritur në banesë. Dy persona kanë pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa një persona ka drejtuar automjetin e autorëve tip “Volswagen'.
Pas plumbave autorët u larguan nga vedngjarja. Për të humbur gjurmët pak minuta më vonë e kanë djegur mjetin në zonën e lapidarit të Tapizës.
'Objektiv' i sulmit ishte Gentian Bejtja, i cili u ka shpëtuar edhe dy atentateve të mëparshme. Bejtja së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013. Gjithashtu, ish-polici Bejtja i ka shpëtuar edhe një atentati me minë të telekomanduar në vitin 2016.
Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë./Dosja.al

KRUJË- Detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk në Krujë, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe i plagosur djali i tij Alvi Bejtja.
Dyshohet se atyre iu është bërë pritë dhe sapo kanë zbritur nga makina, pranë banesës. Dyshohet se autorë të krimit janë 3 persona, të cilët janë larguar në drejtim të paditur. Mister do jetë procesi i zbardhjes së ngjarjes, pasi në zonë nuk ka kamera sigurie. Ato u hoqën nga Policia pak kohë më parë në kuadër të operacionit të policisë ‘Fijet’.
Po kush është Gentian Bejtja, personi që i shpëtoi atentatit?
Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.
Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013./Dosja.al
KRUJË- Fshati Larushk i Krujës u trondit gjatë mesnatës nga një atentat që i mori jetën Ramazan Sinos dhe la të plagosur nipin e tij Alvi Bejtja, 13 vjeç. Mirëpo, dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pronari i banesës, Gentjan Bejtja, por që ky i fundit u ka shpëtuar plumbave.
Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur.
Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.
Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013./Dosja.al
KRUJË- Policia ka gjetur një automjet duke u djegur në Tapizë, pak pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Larushk të Krujës, ku në oborrin e banesës së një shtetasi, u qëlluan me armë zjarri, dajë e nip.
Për pasojë, Ramazan Sino, ka mbetur i vdekur ndërsa i plagosur mbeti nipi i tij Alvi Bejtja, 13-vjeç.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 dhe si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë 46 vjeçari. 13-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
KRUJË- Ramazan Sino ka mbetur i vrarë në një atentat pak pas mesnatës së të hënës (4 korrik) në fshatin Larushk të Krujës, ndërsa ka mbetur i plagosur nipi i tij, 18-vjeçari Alvi Bejtja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas.
46-vjeçari s‘ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa nipi i tij ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Uniformat blu rreth orës 00:40, kanë gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen”, në lapidar në Tapizë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 04.07.2023, rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 46 vjeç dhe A. B., 18 vjeç, (dajë e nip). Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip "Volkswagen". Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.