Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Vritet me armë zjarri ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe. •67-vjeçari është qëlluar për vdekje dy herë me armë zjarri teksa ishte duke mbajtur një fjalim në qytetin Nara. •E shtëna e dytë e goditi atë në shpinë, duke e rrëzuar përtokë. • Abe u dërguar në spital, por një orë e gjysmë më vonë ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. •Abe ishte në gjendje arresti kardiopulmonar për disa orë. •Dëshmitarët okularë treguan se e panë të dyshuarin me një “armë të gjatë”. • Ai ishte kryeministri më jetëgjatë në pushtet. •Abe ka shërbyer për një vit më 2006 dhe më pas përsëri nga viti 2012 deri më 2020. Autori i ngjarjes, Tetsuya Yamagami është vënë në pranga. Para oficerëve ai ka treguar se ishte shumë i pakënaqur nga puna që bënte Abe si ish-kryeministër dhe ndaj donte ta vriste.
18 artikuj për këtë temë.

JAPONI- Dalin pamje të reja ngavrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe, i cili u qëllua gjatë një fjalimi dhe ndërroi jetë në spital.
Pamjet e mëposhtme janë nxjerrë nga mediat vendase dhe tregojnë në një kënd tjetër atentatin ndaj ish-kryeministrit, i cili bie direkt në tokë, tashmë me një plumb në qafë. Edhe pse truprojat e mbuluan në momentin që ra në tokë, sërish dëmi ishte bërë.
Videoja e re që me shumë gjasë është filmuar nga një qytetar që ndodhej në miting, po bëhet virale në rrjet, pasi është më e qarta që tregon gjithë dinamikën e plotë të atentatit.
Në Japoni, kufizimet e armëve nuk i lejojnë qytetarët të mbajnë armë zjarri dhe gjuetarët e licencuar lejohen të mbajnë vetëm armë gjuetie. Pronarëve të armëve u kërkohet të ndjekin mësimet, të kalojnë teste me shkrim dhe t'i nënshtrohen një ekzaminimi të shëndetit mendor. Por Tetsuya Yamagami e kishte montuar vetë armën e krimit.
JAPONI- Policia ka mbajtur një konferencë për shtyp pas vrasjes së ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, sot në qytetin Nara.
Sipas BBC, policia tha se pasi Abe ndërroi jetë në orën 17:03 me orën lokale, u krijua një grup pune prej 90 personash dhe rasti u kthye në një hetim vrasjeje dhe i dyshuari, 41-vjeçari Tetsuya Yamagami, u kap pranë vendit të të shtënave.
Oficerët e policisë thonë se i dyshuari, Yamagami, pranoi se kishte qëlluar ndaj ish-kryeministrit. Ai gjithashtu u tha oficerëve se kishte përdorur një armë të bërë vetë në të shtënat dhe shpjegoi se kishte inat kundër një "organizate specifike". Yamagami besonte se Shinzo Abe ishte pjesë e atij grupi, kjo është arsyeja pse ai e qëlloi atë, shtojnë ata.
Disa armë të punuar me dorë, të ngjashme me ato të përdorura në sulm, janë konfiskuar pasi policia kreu një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit.
I dyshuari udhëtoi për në vendin në Nara ku ish-kryeministri po mbante një fjalim me tren, por oficerët nuk mund të thonë nëse ai kishte mbërritur menjëherë përpara se të ndodhte ngjarja. Policia nuk bëri të ditur nëse janë gjetur ndonjë plumb në vendin e të shtënave, duke shtuar se hetimet janë duke vazhduar.
JAPONI- Vrasja e ish-kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe ka tronditur mbarë botën e politikës dhe diplomacisë ku të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur ngushëllimet dhe vlerësimet e tyre për të.
Sipas CNN, homazhet për Shinzo Abe kanë vijuar të shprehen nga politikanë në mbarë botën, shumë prej të cilëve kujtuan vizitat e tyre me ish-udhëheqësin dhe shprehën tronditjen e tyre për vrasjen e tij.
Presidenti francez Emmanuel Macron i shprehu ngushëllimet e tij familjarëve dhe autoriteteve si dhe tha se "Japonia ka humbur një kryeministër të madh".
“Në emër të popullit francez, i dërgoj ngushëllimet e mia autoriteteve dhe popullit japonez pas vrasjes së Shinzo Abe. Japonia ka humbur një kryeministër të madh, i cili ia kushtoi jetën vendit të tij dhe punoi për të sjellë ekuilibër në botë”, shkroi Macron në Twitter.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e quajti vrasjen e Abe "tronditëse" dhe e vlerësoi Abe si një lider me vizion të madh dhe një partner të jashtëzakonshëm, i cili i çoi marrëdhëniet SHBA-japoneze në nivele të larta.
"Është thellësisht shqetësuese në vetvete, është gjithashtu një humbje e fortë personale për kaq shumë njerëz," tha Blinken të premten.
Një numër i ish-udhëheqësve që punuan me Abe gjatë kohës së tij si kryeministër japonez shprehën gjithashtu ngushëllimet e tyre. Ish-kryeministri britanik David Cameron tha se Abe ishte një mik i mirë personalisht, një partner i fortë për Mbretërinë e Bashkuar dhe një njeri tërësisht i sjellshëm dhe i denjë. Ai e quajti vdekjen e tij shkatërruese dhe vërtet tronditëse.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump i është bashkuar ngushëllimeve të liderëve botërorë për vrasjen e ish-kryeministrit japonez. Trump e përshkruan Shinzo Abe si një politikan të lartë në skenën globale.
“Ai ishte një bashkues si askush tjetër, por mbi të gjitha ishte një njeri që e donte dhe e çmonte vendin e tij madhështor, Japoninë. Shinzo Abe do t’i mungojë shumë”, është shprehur ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Ish-udhëheqësi i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ai do të kujtojë gjithmonë Shinzo Abe dhe do ta vlerësojë miqësinë tonë të thellë, ndërsa Nicolas Sarkozy, ish-kryeministri francez, e quajti atë një lider të madh që la gjurmë në Japoni.
Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një letër personale ngushëllimi familjes së ish-udhëheqësit të vrarë japonez Shinzo Abe të premten, duke e quajtur atë "një burrë shteti i shquar".
“Ju lutemi pranoni ngushëllimet e mia më të thella për vdekjen e djalit dhe bashkëshortit tuaj, Shinzo Abe”, shkroi Putin në letrën, drejtuar nënës dhe gruas së Abe.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në një postim në Twitter se ishte "i habitur dhe i pikëlluar thellësisht" nga vdekja e Abe, duke thënë se vendi "do të qëndrojë afër Japonisë".
Udhëheqësit e Izraelit folën gjithashtu, me kryeministrin Yair Lapid që vlerësoi Abe si një nga udhëheqësit më të rëndësishëm të Japonisë moderne dhe një mik të vërtetë të Izraelit. Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, lëshoi gjithashtu një deklaratë, duke thënë se ai ishte i tmerruar nga vrasja e neveritshme e Shinzo Abe, një nga udhëheqësit më të shquar të Japonisë në kohët moderne.
Shinza Abe u vra gjatë një takimi elektoral, ku vrasësi e qëlloi pas shpine duke e lënë të vdekur. Ai u dërgua fillimisht në spital për ndërroi jetën më vonë për shkak të plagëve të marra.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për vrasjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe të cilin ai e quajti një mik të mrekullueshëm të Kosovës.
“Jemi të pikëlluar dhe të shokuar nga vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Kryeministri Abe ishte një lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për familjen e kryeministrit Abe, miqtë e tij dhe popullin e Japonisë”.-shkroi Kurti.
Gjatë ditës edhe presidentja Vjsa Osmani gjithashtu shprehu ngushëllimet e saj për vdekjen e Abe ku u shpreh se ai luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni.
Shinzo Abe u vra gjatë një takimi elektoral, ku vrasësi e qëlloi pas shpine duke e lënë të vdekur. Ai u dërgua fillimisht në spital për ndërroi jetën më vonë për shkak të plagëve të marra.
JAPONI- Ish-kryeministri konservator japonez, Shinzo Abe nuk i mbijetoi atentatit kundër tij gjatë një fjalimi në një fushatë elektorale. Sipas raportimeve në media, politikani konservator u qëllua në rajonin Nara nga një burrë që ndodhej pas tij. Agjencia e lajmeve, Jiji njoftoi, duke iu referuar të dhënave nga qarqet e partisë liberaldemkratike, LDP, se 67 vjeçari ra menjëherë dhe filloi të ketë gjakderdhje në qafë.
Ish-kryeministri u dërgua në spital, por pa shpresë. "Ai po mbante një fjalim, kur një burrë erdhi nga pas, rrëfeu edhe një dëshmitare në vendngjarje. Sulmuesi ka qëlluar të paktën dy herë. Pas plumbit të dytë njerëzit e rrethuan dhe filluan të japin ndihmën e parë për jetën.
Një zëdhënës i qeverisë japoneze është shprehur se "është arrestuar një burrë, autori i dyshuar i atentatit. Sipas mediave, atentatori është një burrë 41 vjeç. Kryeministri japonez, Fumio Kishida ishte shprehur më parë, se Abe ndodhet në "gjendje shumë serioze". Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh tejet "i shokuar për atentatin kundër Shinzo Abe.
Abe dha dorëheqjen në vitin 2020, por është një figurë e rëndësishme e partisë qeverisëse liberaldemokratike, LDP. Ai është kryeministri që ka qeverisur më gjatë në Japoni. Nën drejtimin e tij Japonia ndoqi një politikë tejet të djathtë.
Marrë nga DW
JAPONI- Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe u qëllua me armë zjarri nga një 41-vjeçar, i identifikuar si Tetsuya Yamagami. Sipas policisë lokale, Yamagami është banor i Narës, në vendin ku ndodhi ngjarja. Autori kishte shërbyer në ushtrinë japoneze dhe është një ish-anëtar i Forcave Detare të Vetëmbrojtjes së Japonisë, ekuivalenti i marinës së vendit.
Yamagami qëlloi me një armë që sipas mediave të huaja ishte e krijuar nga vetë ai. Policia bëri të mundur ndalimin e menjëhershëm të tij, në vendin e ngjarjes. Për çudi, autori nuk bëri rezistencë. Ai ka deklaruar para policisë se ishte i pakënaqur nga Abe e se kishte për qëllim që ta vriste.
Ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe vdiq pas disa orësh në spital, pasi nuk përballoi dot plagët e marra.
JAPONI- Liderët botërorë kanë reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë një takimi parazgjedhor të fushatës në Japoni ku mbeti i vrarë dhe ish-kryeministri japones Shinzo Abe.
Që nga kryeministri i Australisë tek shefja e Komisionit Euroipian, kryeministri i Indisë apo dhe ministri i Jashtëm rus janë shprehur të shqetësuar për ngjarjen e rëndë teksa i kanë shprehur dhe nderimet e tyre familjes së Abe.
Kryeministri i Indisë Narendra Modiai shprehet "thellësisht i shqetësuar nga sulmi" dhe e përshkroi Abe si një "mik të dashur".
Në Australi, kryeministri Anthony Albanese tha se "mendimet e vendit të tij janë me familjen e Abe dhe popullin e Japonisë në këtë kohë.
Lee Hsien Loong , Kryeministri i Singaporit, ndau një postim në Facebook, duke e përshkruar të shtënat si një "akt të pakuptimtë dhune". Ai gjithashtu e përshkroi Abe si "një mik i mirë i Singaporit".
Udhëheqësja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern kujtoi se Abe ishte një nga liderët e parë botërorë që takoi "kur u bëra kryeministre". Dhe ajo tha: "Ngjarje të tilla na tronditin të gjithëve deri në palcë".
Ndërkohë, Ursula von der Leyen , presidente e Komisionit të BE-së, i kërkoi familjes së Abe të "qëndrojnë të fortë".
Sergei Lavrov , ministri i jashtëm i Rusisë, dha një reagim të shkurtër në të cilin tha se "nuk dinte" shumë për incidentin. Ai gjithashtu shprehu "ngushëllimet e mia për kolegun tim japonez.
Shinza Abe u vra gjatë një takimi elektoral, ku vrasësi e qëlloi pas shpine duke e lënë të vdekur. Ai u dërgua fillimisht në spital për ndërroi jetën më vonë për shkak të plagëve të marra.
JAPONI- Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida ka folur i prekur pas atentatit që iu bë paraardhësit të tij, Shinzo Abe. Mediat shkruajnë se Kishida është shprehur se është lutur që t’i mbijetojë atentatit.
Ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe ndodhet në gjendje në gjendje të rëndë pasi u qëllua me armë në një takim elektoral. Sipas mediave të huaja ai u qëllua teksa po mbante një fjalim në qytetin jugor ne Nara.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar një 41-vjeçar Tetsuya Yamagami, banues në Nara. Autori është shprehur se ishte i pakënaqur nga puna e ish-kryeministrit dhe se për këtë arsye kishte ndërmend ta vriste.
JAPONI- Autori i vrasjes së ish-kryeministrit Japonez, Shinzo Abe ka deklaruar në polici se nuk ishte i kënaqur me deklarata e tij e se kishte ndërmend që ta vriste. Ish-anëtari i marinës japoneze, hapi zjarr ndaj ish-liderit teksa ai po mbante një fjalim.
NHK video shoës the moment Shinzo Abe’s suspected attacker ëas stopped. Local media reporting a man in his 40s has been arrested on a charge of attempted murder #Abe #安倍晋三 pic.tëitter.com/oMcDV31vfn
— Tom Bateman (@tomb8man) July 8, 2022
Sipas një gruaje që ishte në vendngjarje, autori hapi zjarr teksa ishte "pas shpinës" së Shinzo Abe. Ish-lideri qëndroi për disa orë në spital në gjendje të rëndë për jetën, deri në momentin që u konfirmua se kishte ndërruar jetë.
JAPONI- Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka ndërruar jetë në spital, aty ku po merrte ndihmë mjekësore pasi iu bë atentat teksa mbante një fjalim mes mbështetësve të tij. Abe po bënte fushatë në qytetin jugor Nara për zgjedhjet parlamentare rreth 300 milje (480 km) nga kryeqyteti Tokio në momentin që u qëllua.
Ai po mbante një fjalim për kandidatin politik Kei Sato, një anëtar aktual i Dhomës së Lartë që kandidon për rizgjedhje në Nara. Abe u qëllua në qafë me shotgun dhe ra në tokë. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi që tu mbijetonte dot plagëve të marra.
Autori i ngjarjes është vënë në pranga.
JAPONI- Vrasësi që qëlloi mbi ish-kryeministrin japonez është një ish-anëtar i Marinës i cili ishte i pakënaqur me politikën e politikanit veteran japonez Shinzo Abe.
Sipas kryeministrit japonez Fumio Kishida , Abe është në një gjendje shumë të rëndë për shkak të pagëve të marra.
Duke cituar burime pranë policisë, NHK raportoi se sulmuesi ishte i pakënaqur me politikanin dhe vendosi ta vriste. Sipas mediave japoneze, sulmuesi, i cili u arrestua menjëherë, ka përdorur një pushkë të bërë vetë.
Si e kreu sulmin sulmuesi
Teksa kreu i Partisë Liberal Demokratike (FDP) po fliste në aktivitetin parazgjedhor të partisë së tij, u dëgjuan dy ose tre të shtëna radhazi. Sipas një gruaje të re që ishte në vendngjarje, sulmuesi hapi zjarr teksa ishte "në shpinë" të Shinzo Abe. Sipas saj, plumbi i parë nuk e ka prekur ish-kryeministrin

JAPONI- Ish-kryeministri Shinzo Abe ndodhet në gjendje kritike për jetën, pas atentatit që iu bë teksa po mbante një fjalim në fushatën zgjedhore. Autori është vënë në pranga mirëpo mister mbetet arsyeja se përse u bë atentat.
Ja çfarë dihet deri më tani:
Të shtënat: Abe u qëllua rreth orës 11:30 të mëngjesit me orën lokale në Nara, në lindje të Osakës, teksa mbante një fjalim të fushatës zgjedhore në rrugë. Dy të shtëna janë dëgjuar gjatë transmetimit publik. Abe mori një plagë me armë zjarri në anën e djathtë të qafës, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komunikimeve në Tokio. Ai u dërgua në spital fillimisht me ambulancë, më pas me helikopter mjekësor.
I dyshuari: Policia ka arrestuar Tetsuya Yamagami, një banor i Narës në të 40-at. NHK raportoi se burri nuk u përpoq të ikte, dhe po mbahet për t'u marrë në pyetje në komisariatin e policisë Nara Nishi. Ai duket se ka përdorur një armë të punuar me dorë. Mediat japoneze kanë raportuar se i dyshuari për të shtënat ka qenë anëtar i forcës vetëmbrojtëse detare për rreth tre vjet, deri rreth vitit 2005.
Gjendja e Abe: Ish-udhëheqësi tani është në gjendje kritike, duke iu nënshtruar trajtimit urgjent nga mjekët që luftojnë për të shpëtuar jetën e tij, tha kryeministri Fumio Kishida në një konferencë shtypi. Abe ishte në një gjendje arresti kardiopulmonar pasi u rrëzua, sipas një zyrtari nga Departamenti i Zjarrfikësve të qytetit Nara. Ai ishte i vetëdijshëm dhe i përgjegjshëm ndërsa po dërgohej në spital.
Mesazhet nga liderët botërorë, kanë shprehur dënimin për të shtënat dhe kanë shprehur keqardhje për atë që i ndodhu Abe. Sekretari amerikan i shtetit, kryeministri australian, disa ish-kryeministra australianë, kryeministri indian, kryeministri britanik dhe presidenti i Tajvanit janë ndër ata që i kanë dërguar mesazhe Abe.
TIRANË- Udhëheqësit botërorë po vazhdojnë të shprehin ngushëllimet e tyre pasi ish-kryeministri japonez Shinzo Abe i nënshtrohet trajtimit urgjent në spital pasi u qëllua të premten.
"Lutjet tona janë me familjen tuaj dhe popullin e Japonisë", ka shkruar Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, në Twitter, raporton CNN.
Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö ka shkruar në Twitter se ishte "thellësisht i tronditur" nga "sulmi i dhunshëm", duke i shprehur ngushëllimet familjes së Abe dhe kombit japonez.
Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif tha se ishte i tronditur nga "lajmi i trishtuar", i cili në Twitter ka shkruar: "Ne i përcjellim lutjet tona për shërim sa më të shpejtë ish-kryeministrit”.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i quajti të shtënat një "sulm frikacak", duke vlerësuar Abe si "një mik të vërtetë, mbrojtës të ashpër të rendit shumëpalësh dhe vlerave demokratike".
BRITANI- Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka shprehur keqardhje për atentatin që iu bë ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe.
Në rrjetin e tij social Twitter, Johnson ka shkruar: “I tmerruar dhe i trishtuar kur dëgjova për sulmin e neveritshëm ndaj Shinzo Abe. Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e tij”, raporton CNN.
Pas dorëheqjes nga posti, Johnson ka njoftuar se do të vazhdojë të shërbejë në këtë post derisa partia e tij të zgjedhë një udhëheqës të ri.
Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u qëllua me armë gjatë një aktiviteti zgjedhor në prefekturën Nara në Japoninë qendrore. Abe u rrëzua përtokë teksa mbante një fjalim dhe u transportua menjëherë në spital.
Sipas transmetuesit publik japonez NHK duke cituar policinë raportuan se Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe besohet se është qëlluar në gjoks dhe në qafë.
JAPONI- Mjekët po “luftojnë për të shpëtuar” ish-liderin japonez Shinzo Abe, sipas kryeministrit Fumio Kishida në një konferencë shtypi të premten.
"Ky nuk është një akt i falshëm", tha Kishida, raporton CNN.
Ish-udhëheqësi japonez Shinzo Abe është në gjendje kritike, pasi u qëllua të premten në mëngjes dhe trajtimi urgjent po bëhet, tha kryeministri Fumio Kishida. Transmetuesit publik japonez NHK duke cituar policinë e mjekët raportuan se ish-kryeministri japonez Shinzo Abe është qëlluar në gjoks dhe në qafë me shotgun.
Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe është qëlluar me pushkë në shpinë. Sulmi ndodhi kur politikani po mbante një fjalim fushate në një zonë të hapur. Mediat japoneze kanë raportuar se i dyshuari për të shtënat ka qenë anëtar i forcës vetëmbrojtëse detare për rreth tre vjet, deri rreth vitit 2005.
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shprehur keqardhje për atentatin që iu bë ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe. Në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, Trump e quajti "lajm absolutisht shkatërrues".
Abe “ishte një mik i vërtetë i imi dhe, më e rëndësishmja, Amerika”, shkroi Trump. "Kjo është një goditje e jashtëzakonshme për njerëzit e mrekullueshëm të Japonisë, të cilët e donin dhe e admironin aq shumë. Ne të gjithë po lutemi për Shinzo dhe familjen e tij të bukur!"
Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u qëllua me armë gjatë një aktiviteti zgjedhor në prefekturën Nara në Japoninë qendrore. Abe u rrëzua përtokë teksa mbante një fjalim dhe u transportua menjëherë në spital, ku mediat lokale pohojnë se ai ‘Nuk tregon shenja jete’.
JAPONI- Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe është qëlluar me armë zjarri në shpinë. Sulmi ndodhi kur politikani po mbante një fjalim fushate në një zonë të hapur.
Close-up video of Japanese former PM Shinzo Abe being shot and the suspect being tackled. pic.tëitter.com/QA0Yëupn8Z
— Global: MilitaryInfo (@Global_Mil_Info) July 8, 2022
Një zëdhënës i qeverisë japoneze tha se Abe u sulmua nga personi i armatosur rreth orës 11:30 të mëngjesit (me orën lokale).
Personi që qëlloi ndaj politikanit, kryeministri më jetëgjatë i Japonisë (2006-2007, 2012-2020), është arrestuar dhe arma që ai përdori është sekuestruar nga policia. Bëhet fjalë për një 42-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
NHK video shoës the moment Shinzo Abe’s suspected attacker ëas stopped. Local media reporting a man in his 40s has been arrested on a charge of attempted murder #Abe #安倍晋三 pic.tëitter.com/oMcDV31vfn
— Tom Bateman (@tomb8man) July 8, 2022
Ish-kreu i qeverisë ishte duke mbajtur një fjalim përpara zgjedhjeve të Senatit. Ai është në një gjendje arresti kardio-respirator, ndaj vdekja mbetet për t'u raportuar nga një mjek.