LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekzekutohet me armë zjarri Ermir Dedja në Durrës/ Autorët ende të paidentifikuar, gjendet automjeti i djegur i tyre dhe arma e krimit! Pistat e hetimit

• Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnate në lagjen nr.18 në Durrës. • Ermir Dedja, 29 vjeç është qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital. • Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. • Ndërkohë vijojnë dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. • Raportohet se dy janë pistat që po hetohen për zbardhjen e vrasjes së Ermir Dedjas në Durrës, ajo e konfliktit për prishje pazaresh droge dhe larje hesapesh. • Viktima dyshohet se ishte duke lëvizur në këmbë në lagjen nr.18, kur u qëllua me breshëri plumbash nga autorët e maskuar. • Këta të fundit u larguan nga vendi i ngjarjes me makinë. • Raportohet gjithashtu se një person ka vëzhguar lëvizjet e të riut dhe më pas ka sinjalizuar autorët. • Bëhet me dije se policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë, të cilat raportohet se janë të shumta, për shkak të bizneseve që ndodhen aty. • Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar policinë për ngjarjen. • Mësohet se viktima, Ermir Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit në plagosje. • 10 vjet më parë, në 2015, po ashtu ka qenë arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, qe do e trafikonin ne Kosovë. • 29-vjeçari raportohet se jetonte në Gjermani së fundmi ku dhe dyshohet se është përfshirë në aktivitete kriminale. • Dedja rezulton të ketë lidhje me Aldo Avdylajn, nipin e Astrit dhe Altin Avdylajt, kokat të grupit kriminal në Shijak. • Aldo Avdylaj është ndërkohë në kërkim, nën dyshimet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe sigurim kushtesh dhe për të kryer vrasje. • Një automjet u gjet i djegur në fshatin Gërdec dhe brenda tij kishte dhe një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e vrasjes së Ermir Dedjas në Durrës. • Sipas raportimeve, automjeti tip "Seat" i autorëve ka rezultuar me targa të vjedhura.

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Qytetarët vrapojnë të tmerruar sapo dëgjojnë të shtënat, dalin pamjet e momentit të vrasjes së 29-vjeçarit në Durrës

Ekzekutohet me armë zjarri Ermir Dedja në Durrës/ Autorët
pamje nga videoja

DURRËS- Është publikuar videoja e momentit të të shtënave në Durrës pak minuta pas mësnatës, ku mbeti i vrarë, 29-vjeçari, Ermir Dedja. 

Në momentin e atentatit shihet se ka pasur persona të tjerë në rrugë përveç viktimës, të cilët vrapojnë më vrap pasi dëgjojnë armën. Një prej tyre dëgjohet duke bërtitur “hajde këtej nga unë”.

 

Gjithashtu në video shihet edhe makina e autorëve, e cila ka ndjekur të riun dhe e ka qëlluar. Dedja ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. 

1 VITE ME PARE

Vrasja e Ermir Dedjas/ Gjendet në fshatin Gërdec automjeti i djegur i autorëve, brenda makinës dhe një armë zjarri

Ekzekutohet me armë zjarri Ermir Dedja në Durrës/ Autorët
ermir dedja

DURRËS- Një automjet është gjetur i djegur në fshatin Gërdec dhe brenda tij kishte dhe një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e vrasjes së Ermir Dedjas në Durrës. 

Sipas raportimeve, automjeti tip "Seat" i autorëve ka rezultuar me targa të vjedhura. Ndërkohë autorët e ngjarjes vijojnë të jenë të paidentifikuar. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, ku dyshohet se u vra me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec, një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

I riu u qëllua me breshëri plumbash nga autorët e maskuar, teksa po lëvizte në këmbë në lagjen nr.18 të qytetit. Dyshohet se ka qenë një person që ka vëzhguar lëvizjet e të riut dhe më pas ka sinjalizuar autorët ende të paidentifikuar. Deri më tani policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave në zonë, dhe vijon me kontrollet për kapjen dhe ndalimin e autorëve.

Viktima, Ermir Dedja nuk është emër i panjohur për autoritetet, pasi ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit në plagosje. 10 vjet më parë, në 2015, po ashtu ka qenë arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, qe do e trafikonin ne Kosovë.

1 VITE ME PARE

U ekzekutua me breshëri plumbash në Durrës, Ermir Dedja kishte lidhje me grupin kriminal të Avdylajve në Shijak

Ekzekutohet me armë zjarri Ermir Dedja në Durrës/ Autorët

DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e Ermir Dedja në Durrës. 29-vjeçari raportohet se jetonte në Gjermani së fundmi ku dhe dyshohet se është përfshirë në aktivitete kriminale. 

Dedja rezulton të ketë lidhje me Aldo Avdylajn, nipin e Astrit dhe Altin Avdylajt, kokat të grupit kriminal në Shijak. Aldo Avdylaj është ndërkohë në kërkim, nën dyshimet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe sigurim kushtesh dhe për të kryer vrasje. 

I riu u qëllua me breshëri plumbash nga autorët e maskuar, teksa po lëvizte në këmbë në lagjen nr.18 të qytetit. Dyshohet se ka qenë një person që ka vëzhguar lëvizjet e të riut dhe më pas ka sinjalizuar autorët ende të paidentifikuar.

Deri më tani policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave në zonë, dhe vijon me kontrollet për kapjen dhe ndalimin e autorëve.

1 VITE ME PARE

Atentati në Durrës, zbardhen dy pistat e hetimit të vrasjes së Ermir Dedjas

Ekzekutohet me armë zjarri Ermir Dedja në Durrës/ Autorët
foto nga vendngjarja

DURRËS- Hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur pak minuta pas mesnatës në Durrës vijojnë, ndërsa autorët mbeten të paidentifikuar. Raportohet se dy janë pistat që po hetohen për zbardhjen e vrasjes së Ermir Dedjas në Durrës, ajo e konfliktit për prishje pazaresh droge dhe larje hesapesh. 

I riu u qëllua me breshëri plumbash nga autorët e maskuar, teksa po lëvizte në këmbë në lagjen nr.18 të qytetit. Dyshohet se ka qenë një person që ka vëzhguar lëvizjet e të riut dhe më pas ka sinjalizuar autorët. Deri më tani policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave në zonë, të cilat raportohet se janë të shumta, për shkak të bizneseve që ndodhen aty.  

Viktima, Ermir Dedja nuk është emër i panjohur për autoritetet, pasi ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit në plagosje. 10 vjet më parë, në 2015, po ashtu ka qenë arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, qe do e trafikonin ne Kosovë.

1 VITE ME PARE

Detaje nga atentati në Durrës/ Një informator ndoqi lëvizjet e 29-vjeçarit, autori i maskuar e qëlloi sapo zbriti nga makina dhe u largua nga vendngjarja

Ekzekutohet me armë zjarri Ermir Dedja në Durrës/ Autorët
foto ilustruese

DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur në Durrës, ku humbi jetën 29-vjeçari, Ermir Dedja. Ky i fundit dyshohet se ishte duke lëvizur në këmbë në lagjen nr.18, kur u qëllua me breshëri plumbash nga autorët e maskuar.

Pas vrasjes ata u larguan nga vendi i ngjarjes me makinë. Raportohet gjithashtu se një person ka vëzhguar lëvizjet e të riut dhe më pas ka sinjalizuar autorët. 

Bëhet me dije se policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë, të cilat raportohet se janë të shumta, për shkak të bizneseve që ndodhen aty. Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar policinë për ngjarjen.

1 VITE ME PARE

I arrestuar për plagosje dhe trafik droge, kush ishte Emir Dedja, 29-vjeçari që u ekzekutua në Durrës

Ekzekutohet me armë zjarri Ermir Dedja në Durrës/ Autorët
foto ilustruese

DURRËS- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta pas mesnatës në Durrës. Nga atentati ka humbur jetën 29-vjeçari, Ermir Dedja. 

I riu ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Autorët e vrasjes janë ende të paidentifikuar, ndërkohë edhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja ende nuk dihen. 

Mësohet se viktima, Ermir Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit në plagosje.

10 vjet më parë, në 2015, po ashtu ka qenë arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, qe do e trafikonin ne Kosovë. 

1 VITE ME PARE

FOTO/ Vrasja e 29-vjeçarit në Durrës, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, zona e rrethuar nga policia

Ekzekutohet me armë zjarri Ermir Dedja në Durrës/ Autorët
Pamje nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesnate në qytetin e Durrësit ku mbeti  viktimë 29-vjeçari, Ermir Dedja. I riu u ekzekutua me armë zjarri. Në vendngjarje ndodhet policia e cila ka rrethuar zonën.

Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, plumat kanë thyer xhamat e ambientit ku ka ndodhur ekzekutimi. Ende nuk dihet se kush janë autorët ose shkaqet që sollën vrasjen e të riut. 

Mësohet se viktima, Ermir Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit në plagosje. 10 vjet më parë, në 2015, po ashtu ka qenë arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, qe do e trafikonin ne Kosovë.

1 VITE ME PARE

Atentati me armë zjarri në Durrës, policia: 29-vjeçari ndërroi jetë në spital, po kryhen kontrolle për kapjen e autorëve

Ekzekutohet me armë zjarri Ermir Dedja në Durrës/ Autorët
foto ilustruese

DURRËS- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta pas mesnate në lagjen nr.18 në Durrës. Ermir Dedja, 29 vjeç është qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital. 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Ndërkohë vijojnë dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Viktima, Ermir Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit në plagosje.

1 VITE ME PARE

Atentat në Durrës, vritet me armë zjarri 29-vjeçari (EMRI)

Ekzekutohet me armë zjarri Ermir Dedja në Durrës/ Autorët
Foto ilustruese

DURRËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e natës në qytetin e Durrës. Raportohet se është vrarë me armë zjarri një 29-vjeçar. Viktima është identifikuar si Ermir Dedja.

Bëhet me dije 29-vjeçari ishte pjesë e një grupi kriminal. I riu nuk arriti tu mbijetonte plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital. Vrasja e të riut ndodhi në lagjen nr.18 nga persona të maskuar të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

vrasje ne durres ermir dedja

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë