LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vritet me armë zjarri i riu në Shkodër/ 20-vjeçari gjendet pa shenja jete në oborrin e banesës, xhaxhai: Është rritur me halle! S’ka pasur probleme me askënd (EMRI) 

•Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Guci e Re të Shkodrës. • Policia bën të ditur se viktima është Pavlin Preka 20-vjeç. • Gjithashtu 20-vjeçari është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë nga xhaxhai i tij. • Megjithatë ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Po ashtu raportohet se i riu Pavlin Preka jetonte i vetëm në shtëpinë e tij. • Gjithashtu bëhet e ditur se ka qenë xhaxhai i tij i cili pasi nuk është përgjigjur në telefon ka shkuar në shtëpinë e 20-vjeçarit dhe e ka gjetur të vdekur në oborrin e banesës. • Gjithashtu fillimisht ngjarja u raportua si vrasje me thikë, por Policia e Shkodrës bën të ditur se Pavlin Preka është qëlluar me armë zjarri. • Më pas menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. • Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm hetimor për ngjarjen. • Gjithashtu ekspertiza ka zbuluar se Preka është qëlluar me një plumb në gjoks nga një pistoletë. • Ndërkohë në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, e cila do të shërbejë për analizat balistike dhe identifikimin e armës së krimit. • Po ashtu 78-vjeçari Prek Preka, xhaxhai i Pavlin Prekës, ka folur për mediat. • Ai ka shprehur tronditjen e familjes pas krimit. • Sipas tij, Pavlini jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë, ku familja e tij merrej me bagëti. • Ai thekson se gjendja ekonomike e familjes ishte modeste, por e mjaftueshme për të siguruar jetesën.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

“Është rritur me halle! Rrinte me bagëti në Dukagjin!" Xhaxhai i 20-vjeçarit të vrarë në Shkodër: S’ka pasur probleme me askënd

Vritet me armë zjarri i riu në Shkodër/ 20-vjeçari gjendet
Xhaxhai

SHKODRA- 78-vjeçari Prek Preka, xhaxhai i Pavlin Prekës, 20-vjeçarit të vrarë në fshatin Guci e Re, ka folur për mediat. Ai ka shprehur tronditjen e familjes pas krimit. Sipas tij, Pavlini jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë, ku familja e tij merrej me bagëti. Ai thekson se gjendja ekonomike e familjes ishte modeste, por e mjaftueshme për të siguruar jetesën.

“Fillimisht na thanë se është therur me thikë. Nuk ka shumë që e mora vesh. Nuk e di që nipi kishte probleme me kënd. Nuk e kemi idenë pse e kanë vrarë. Policia e di vetë punën e saj për ta zbardhur ngjarjen,” tha xhaxhai.

1 VITE ME PARE

Vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër/ Detaje të reja, i riu u qëllua me pistoletë në gjoks, gjendet gëzhoja në vendngjarje

Vritet me armë zjarri i riu në Shkodër/ 20-vjeçari gjendet
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka në fshatin “Guci e Re”, Shkodër. Fillimisht u raportua se viktima ishte vrarë me thikë, por policia konfirmoi se i riu është ekzekutuar me armë zjarri. Gjithashtu ekspertiza ka zbuluar se Preka është qëlluar me një plumb në gjoks nga një pistoletë.

Ndërkohë në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, e cila do të shërbejë për analizat balistike dhe identifikimin e armës së krimit. Po ashtu trupi i pajetë i Pavlin Prekës u gjet nga xhaxhi i tij në oborrin e shtëpisë, ndërsa autori i krimit mbetet ende i paidentifikuar.

Grupet hetimore, të drejtuara nga Prokuroria e Shkodrës, po vijojnë punën për zbardhjen e motiveve dhe identifikimin e autorit të vrasjes. Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë dhe po analizon kamerat e sigurisë për të hedhur dritë mbi lëvizjet e dyshimta në momentin e ngjarjes.

1 VITE ME PARE

Detaje nga vrasja në Shkodër/ 20-vjeçari jetonte i vetëm, xhaxhai e gjeti të vdekur në oborrin e shtëpisë

Vritet me armë zjarri i riu në Shkodër/ 20-vjeçari gjendet
foto ilustruese

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit në fshatin Guci e Re në Shkodër. Mësohet se i riu Pavlin Preka jetonte i vetëm në shtëpinë e tij.

Gjithashtu bëhet e ditur se ka qenë xhaxhai i tij i cili pasi nuk është përgjigjur në telefon ka shkuar në shtëpinë e 20-vjeçarit dhe e ka gjetur të vdekur në oborrin e banesës.

Më pas menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm hetimor. 

 

1 VITE ME PARE

EMRI/ Ngjarja në Shkodër, identifikohet viktima, u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë nga familjarët

Vritet me armë zjarri i riu në Shkodër/ 20-vjeçari gjendet
Foto ilustruese

SHKODËR - Paulin Preka 20-vjeç, është i riu që u gjet pa shenja jete mesditën e sotme në Shkodër. Ngjarja ndodhi në fshatin "Guci e Re", ku 20-vjeçari është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë nga familjarët. Policia bën me dije se i riu është qëlluar për vdekje me armë zjarri. 

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndëkrohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

1 VITE ME PARE

Vrasja në Shkodër/ Policia: I riu u vra me armë zjarri 

Vritet me armë zjarri i riu në Shkodër/ 20-vjeçari gjendet
foto ilustruese

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në fshatin Guci e Re në Shkodër. Mësohet se një 20-vjeçar është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Gjithashtu fillimisht ngjarja u raportua si vrasje me thikë, por Policia e Shkodrës bën të ditur se Pavlin Preka është qëlluar me armë zjarri.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi Pavlin Preka rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

1 VITE ME PARE

Sherr me thika në Shkodër, ndërron jetë i plagosuri

Vritet me armë zjarri i riu në Shkodër/ 20-vjeçari gjendet
foto ilustruese

SHKODËR- Personi i cili u plagos me thikë në Shkodër ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guci e Re të Njësisë Administrative Rrethina. Gjithashtu dyshohet se ka patur një konflikt mes dy personave dhe njëri prej tyre është plagosur nga mjeti prerës.

Gjithashtu i plagosuri mësohet se ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra nga thika. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po heton rrethanat e rastit.

1 VITE ME PARE

Plagosje me thikë në Shkodër, policia në vendngjarje

Vritet me armë zjarri i riu në Shkodër/ 20-vjeçari gjendet
foto ilustruese

SHKODËR- Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Guci e Re të Shkodrës. Bëhet e ditur se një person është sulmuar me thikë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur. 

Megjithashtë ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërkohë policia ka shkruar në vendngjarje për të hetuar rastin në fjalë.

pavlin preka

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë