All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Vrasje me armë zjarri në Tepelenë/ Biznesmeni italian ekzekutohet me breshëri plumbash, autori doli para makinës dhe hapi zjarr (EMRI)

• Një biznesmen italian, Edoardo Sarchi, është gjetur i vrarë pak pas mesnatës në Salari të Tepelenës. • Trupi i pajetë i Sarchit u gjet rreth orës 00:30, në anë të rrugës, ndërsa pak metra më tej u identifikua edhe automjeti i tij. • 44-vjeçari italian ka qenë në një automjet që vinte nga drejtimi verior në aksin rura Nivicë-Salari. • Ndërkohë tre persona janë shoqëruar në polici, të cilët janë Eqerem Braçe dhe dy djemtë e tij Gazment Braçe dhe Daniel Braçe. • Të tre këta persona janë marrë gjithsej 4 herë në pyetje. • Në fillim ata kanë dhënë dëshminë e tyre për Oficerët e Policisë Gjyqësore më pas për Prokurorinë e Gjirokastrës, për Specialistët e Krimeve të Rënda si dhe në fund janë marrë prap në pyetje nga OPGJ-ja. • Ndërkohë që sipas dyshimeve të autoriteteve ligjzbatuese, i dyshuari kryesor për vrasjen mbetet Gazment Braçe. 

11 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

U shoqëruan mëngjesin e sotëm për vrasjen e biznesmenit italian, lirohen nga policia dy vëllezërit Braçi

All - Paragraf - 1

Vrasje me armë zjarri në Tepelenë/ Biznesmeni italian ekzekutohet

GJIROKASTËR- Pasi janë mbajtur përgjatë gjithë ditës së sotme në ambjentet e policisë Gjirokastër, duke dhënë shpjegime të hollësishme, aktualisht dy vëllezërit Danjel dhe Gazmend Braçi si dhe babai i tyre, Eqerem Braçi.

Lajmi për lirimin e tre anëtarëve të familjes Braçi është mësuar nga gazetari Elton Qyno, i cili ka mësuar nga burime të sigurta se tre personat e dyshuar nga policia tashmë janë liruar pasi ndaj tyre deri në këtë fazë të hetimit nuk janë gjendur prova për implikim në krim.

Ngjarja e rëndë e vrasjes së biznesmenit italian ndodhi mëngjesin e sotëm në një fshat të Tepelenës, ku Edoardo Sarchi, mbeti i vrarë si pasojë e një sulmi me armë zjarri.

Sarxhi ka marë vetëm një plumb në aortën e brendshme të këmbës, duke pësuar hemoragji të madhe gjaku, e për pasojë ka gjetur vdekjen në vend.

Ndryshe nga sa raportuan mediat se italiani ishte goditur me dru në kokë, para se të qëllohej me armë, ekspertiza mjeko-ligjore nuk e vertetoi këtë fakt.

Italiani Sarchi dhe familja Braçi nga Levani i Fierit janë bashkë aksionerë në një fabrikë tullash në Tiranë.

Së bashku ata kishin shkuar në fundjavë në zonën e Tepelenës për të gjuajtur lepura dhe derra të egër.

Por fundjava përfundoi në tragjedi, pasi një person ende i paidentifikuar ka qëlluar drejt 4 personave nga një kënd nga poshtë lart, ku plumbat e armës kanë prekur në këmbë shtetasin italian dhe një plumb ka çpuar gomën e makinës.

Aktualisht hetimet për këtë ngjarje vijojnë, por në vengjarje policia mësohet të mos ketë sekuestruar asnjë gëzhojë të armës me të cilën u realizua krimi./OraNews

9 MUAJ ME PARE

Mediat italiane ndërtojnë profilin e biznesmenit të vrarë në Tepelenë: Babai lidhje me politikën në Itali

Vrasje me armë zjarri në Tepelenë/ Biznesmeni italian ekzekutohet
Edoardo Sarchi

ITALI- Mediat italiane kanë zbuluar më shumë rreth profilit të biznesmenit që u vra mbrëmjen e kaluar në Tepelenë. Varesenews.it shkruan se emri i Edoardo Sarchi në Itali përveç biznesit lidhet ngusht dhe me politikën. Kjo për shkak se babait i tij Vittorio Sarchi është një figurë historike në qytetin Luinos.

Po ashtu bëhet me dije se Vittorio Sarchi shërbeu si Këshilltar për Sigurinë gjatë mandatit të dytë të Gianercole Mentasti dhe si këshilltar bashkiak gjatë mandatit të parë të Andrea Pellicini. Mediat italiane duke cituar të dhënat e mbledhura që tani nga autoritetet shqiptare, shkruajnë se Sarçi u vra nga Gazment Braçe, djali i partnerit të tij në biznes, Eqerem Braçes. 

Artikulli i Plotë:

Tragjedi për komunitetin e Cunardos dhe të gjithë zonën e Luinos: Edoardo Sarchi, një sipërmarrës 44-vjeçar, u qëllua për vdekje në Shqipëri. Vrasja ndodhi në fshatin Salari, pranë Tepelenës, në brendësi të Vlorës, rreth 200 kilometra nga Tirana. Sarchi, me origjinë nga Varese, kishte jetuar në Shqipëri për vite me radhë, ku kishte filluar biznesin e tij. Ai zotëronte një fabrikë tullash në Tiranë dhe ishte drejtor i kompanisë italo-shqiptare Tegola Edilcentro.

Emri i tij, përtej botës së biznesit, është i lidhur edhe me politikën lokale nëpërmjet babait të tij Vittorio Sarchi, një figurë historike në krahun e djathtë të qytetit buzë liqenit. Një mik dhe bashkëpunëtor i senatorit të ndjerë Piero Pellicini - babai i deputetit aktual të Fratelli d'Italia dhe ish-kryetarit të bashkisë së Luino Andrea Pellicini - Vittorio Sarchi shërbeu si Këshilltar për Sigurinë gjatë mandatit të dytë të Gianercole Mentasti dhe si këshilltar bashkiak gjatë mandatit të parë të Andrea Pellicini.

Pas përvojës së tij administrative, ai kandidoi në listën e qendrës së djathtë Nuova Frontiera, duke mbështetur Pellicinin, duke mbetur aktiv deri në vitin 2015. Ai ndërroi jetë në vitin 2022, në moshën 81 vjeç. Sarchi është gjithashtu nipi i Augusto Nidolit , familja e të cilit është e njohur në zonën e Vareses për interesat e saj të rëndësishme në sektorët e guroreve dhe ndërtimit. Ishte xhaxhai i tij Augusto ai që themeloi kompaninë italo-shqiptare Edilcentro Ltd në vitin 1996, e cila tani menaxhohet nga kushërinjtë e viktimës, Antonio (kryetar i bordit të drejtorëve dhe president i Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri) dhe Edoardo Nidoli.

Autoritetet shqiptare kanë hapur një hetim për të rindërtuar rrethanat e vrasjes. Motivi i sulmit dhe çdo lidhje e mundshme me aktivitetet e tij të biznesit janë ende të paqarta. Që nga orët e para të mëngjesit, Ambasada Italiane në Tiranë dhe Konsullata e Përgjithshme Italiane në Vlorë e kanë ndjekur rastin në kontakt të ngushtë me familjen Farnesina dhe 44-vjeçarin.

Sipas gazetave lokale shqiptare, Sarçi u vra nga Gazment Braçe , djali i partnerit të tij në biznes, Eqerem. Tre burrat thuhet se shkuan në vendin e vrasjes me dy makina, një Land Rover dhe një Volksëagen, të gjetura nga policia në vendngjarje. Raportet fillestare sugjerojnë se një sulmues i panjohur kishte kaluar përpara makinës dhe kishte hapur zjarr, por informacionet e fundit sugjerojnë se i riu Braçe u arrestua pasi iku në errësirë ​​kur mbërriti policia. Motivet pas krimit janë aktualisht të panjohura, megjithëse hetimet po tregojnë për mosmarrëveshje në vendin e punës.

9 MUAJ ME PARE

FOTO/ Ja kush është biznesmeni i vrarë në Tepelenë

Vrasje me armë zjarri në Tepelenë/ Biznesmeni italian ekzekutohet
Edoardo Sarchi

TEPELENË- Fotoja e mësipërme është e biznesmenit italian që u vra mbrëmjen e kaluar në Tepelenë. Mësohet se biznesmeni Edoardo Sarchi ndodhej në fshatin Salari të Tepelenës, në momentin që drejt tij është qelluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur

Mësohet se viktima kishte dalë për gjah së bashku me tre persona të tjerë, përfshirë ortakun e tij Eqrem Braçe dhe djalin e këtij të fundit, Gazment Braçe. Ndërkohë që sipas dyshimeve të autoriteteve ligjzbatuese, i dyshuari kryesor për vrasjen mbetet Gazment Braçe. 

9 MUAJ ME PARE

DETAJE nga vrasja e biznesmenit italian/ Eqerem Braçe me djemtë e tij japin dëshmi kontradiktore, merren 4 herë në pyetje

Vrasje me armë zjarri në Tepelenë/ Biznesmeni italian ekzekutohet
Pamje

GJIROKASTËR- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës. Mësohet se në pyetje deri më tani janë marrë Eqerem Braçe bashkë me dy djemtë e tij Daniel dhe Gazmend Braçe. 

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se Eqerem Braçe bashkë me dy djemtë janë marrë gjithsej 4 herë në pyetje. Në fillim ata kanë dhënë dëshminë e tyre për Oficerët e Policisë Gjyqësore më pas për Prokurorinë e Gjirokastrës, për Specialistët e Krimeve të Rënda si dhe në fund janë marrë prap në pyetje nga OPGJ-ja. 

Ata janë marrë kaq shumë herë në pyetje për shkak se të tre kanë dhënë dëshmi kontradiktore me njëri-tjetrin. Fillimisht kanë deklaruar se e kanë gjetur biznesmenin të vdekur në anë të rrugës. Por kjo dëshmi bie në kontraditë me dëshminë tjetër, e cila është se e kanë gjetur biznesmenin të plagosur dhe u vdiq në duar. Por edhe kjo dëshmi nuk rezulton e saktë pasi versioni tjetër është se ka qenë së bashku për gjah dhe se dikush u kishte prerë rrugës dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

9 MUAJ ME PARE

"Rendi në duart e kriminelëve të pushtetit"/ Vrasja e biznesmenit italian, Berisha: Autori është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit dhe miku i Tërmet Peçit

Vrasje me armë zjarri në Tepelenë/ Biznesmeni italian ekzekutohet
Gazmend Braçe

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes së biznesmenit italian, Edoardo Sarchi. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se vrasësi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit dhe miku i Tërmet Peçit. Kreydemokrati thekson se tani rendi është në duart e kriminelëve të pushtetit. Berisha gjithashtu ka publikuar dhe një video të një mitingu elektoral, në të cilin evidenton Gazment Braçen, nipin e ish-kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Postimi i Berishës:

Rendi në duart e kriminelëve të pushtetit. Vritet biznesmeni italian Edoardo Sarchi që jetonte prej 20 vitesh në Shqipëri. Vrasësi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit dhe miku i Tërmet Peçit. Shpreh ngushellimet e mia më të ndjera familjes Sarchi dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal të vrasësve të lidhur me pushtetin, që përbën njëherazi një goditje të rëndë per biznesin e huaj në Shqipëri.

Ju ftoj të lexoni mesazhin dhe ndiqni videon e qytetarit dixhital. Doktor përshëndetje. Vrasësi i italianit është nipi i Gramoz Ruçit dhe i biri i Qerem Braçes që mbart rekorde kriminale nga më të frikshet, nga vjedhjet, grabitjet dhe deri tek plagosjet me armë dhe tanimë vrasjen e qytetarit italian. Në këtë video duket qartë që është njohje e afërt e Edi Ramës dhe mbështetës i flaktë i PS në Tepelenë. Ky delinkuent është ai që qëlloi me grusht policin në mes të

Fierit dhe që e liruan menjëherë edhe pse ishte në arrest shtëpie. Këtë kriminel ju e keni pas denoncuar edhe vite më parë. Shikojeni vrasësin mbas zonjës me fustan jeshil, dhe shikojeni edhe "komandant Ramën" se si në sekondën e 40 dhe të 56 të videos sesi e përshëndet me kokë. Më qartë se kaq ska ku të vejë më lidhja e Ramës me kriminelët. 

9 MUAJ ME PARE

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë/ Zbardhet dëshmia e ortakut: Një person na doli para dhe qëlloi me armë. Në kërkim djali i tij

Vrasje me armë zjarri në Tepelenë/ Biznesmeni italian ekzekutohet
pamje nga vendngjarja

TEPELENË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës. Bëhet me dije se viktima kishte dalë për gjah së bashku me tre persona të tjerë, përfshirë ortakun e tij Eqrem Braçe dhe djalin e këtij të fundit, Gazment Braçe. Siç raportohet ata kanë udhëtuar drejt vendit ku ndodhi ngjarja me dy makina, një mjet tip Land Rover dhe një Volkswagen, të cilat u gjetën në vendngjarje nga policia.

Gjithashtu ortaku i viktimës, Eqerem Braçe, i cili ndodhet në spitalin e Gjirkoastrës, ka deklaruar se një person i ka dalë para automjetit dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Ai është shprehur se ka tentuar t’i japë ndihmën e parë viktimës duke nxjerrë trupin nga automjeti dhe më pas ka njoftuar policinë.

Më tej Eqerem Braçe thotë se personi që i ka qëlluar është larguar në drejtim të paditur, dhe për shkak të errësirës nuk ka mundur ta identifikojë autorin. Po ashtu Gazment Braçe, djali i ortakut të viktimës, është shpallur në kërkim pasi ka qenë i pranishëm në vendngjarje, por është larguar.

Vrasje me armë zjarri në Tepelenë/ Biznesmeni italian ekzekutohet

9 MUAJ ME PARE

U qëllua për vdekje me armë zjarri/ Biznesmeni italian kishte dalë për gjah në fshatin Salari, autori i dyshuar njihet si përdorues i lëndëve narkotike 

Vrasje me armë zjarri në Tepelenë/ Biznesmeni italian ekzekutohet
foto ilustruese

TEPELENË- Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i Edoardo Sarchi në Tepelenë. Bëhet me dije se biznesmeni italian kishte dalë për gjah në momentin kur një person i preu rrugën dhe e qëlloi me breshëri plumbash. 44-vjeçari prej 25 vitesh jeton në lagjen “Laprak”, dhe ishte pronar i fabrikës së tullave “Tegola Edil Centro” në kryeqytet.

Gjithashtu policia ka shoqëruar në komisariat personat që kanë qenë me të në makinë, si dhe ka shpallur në kërkim një person me iniciale G. B., si autor i dyshuar i ngjarjes. Po ashtu autori i dyshuar i shpallur në kërkim njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe dyshohet se është fshehur në zonën mes Gusmarit dhe Nivicës. Ndërkohë policia në bashkëpunim me drejtorinë vendore të Fierit dhe Vlorës, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme.

9 MUAJ ME PARE

Vrasja në Tepelenë/ Viktima u qëllua me automatik, 44-vjeçari italian pronar i një fabrike tullash në Tiranë (EMRI)

Vrasje me armë zjarri në Tepelenë/ Biznesmeni italian ekzekutohet
foto ilustruese

TEPELENË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e shtetasit italian në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës. Bëhet me dije se Edoardo Sarchi u qëllua me automatik nga një person teksa është shkëmbyer me automjetin që udhëtonte 44-vjeçari italian. Gjithashtu mësohet se italiani jetonte në Tiranë dhe ishte pronar i një fabrike tullash në kryeqytet.

Po ashtu raportohet se autori në fillim ka qëlluar në drejtim te gomave dhe më pas në drejtim të tij. Shtetasi italian ka qenë në një automjet që vinte nga drejtimi verior në aksin rura Nivicë-Salari. Megjithatë ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërkohë që policia thotë se ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur vrasjen dhe për të identifikuar dhe kapur autorin/ët.

9 MUAJ ME PARE

Vrasja në Tepelenë, reagon policia: 44-vjeçari u gjet pa shenja jete pas mesnatës, kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshm

Vrasje me armë zjarri në Tepelenë/ Biznesmeni italian ekzekutohet
foto ilustruese

TEPELENË- 

Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e shtetasit italian në Tepelenë. Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka nodhur pas mesnatës në vendin e quajtur "Dilan". Sipas policisë 44-vjeçari me iniciale E.S është gjetur pa shenja jete, ku dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Gjithashtu është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Ndërkohë policia po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i Policisë: 

Tepelenë/Informacion paraprak Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur "Dilan", në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

9 MUAJ ME PARE

DETAJE nga vrasja e shtetasit italian në Tepelenë/ Një person i doli para në rrugë dhe qëlloi me armë

Vrasje me armë zjarri në Tepelenë/ Biznesmeni italian ekzekutohet
foto ilustruese

TEPELENË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e shtetasit italian në Salari të Tepelenës. Bëhet me dije se viktima po udhëtonte me makinë bashkë me disa persona të tjerë në momentin ku një person u ka dalë përpara me armë duke qëlluar drejt tyre.

Më pas automjeti ka vazhduar rrugën me shpejtësi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me ngjarjen policia ka shoqëruar disa persona, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale G. B., si autor të dyshuar dhe ka ngritur postblloqe.

9 MUAJ ME PARE

Vritet me armë zjarri një shtetas italian në Tepelenë, policia shpall në kërkim autorin e dyshuar

Vrasje me armë zjarri në Tepelenë/ Biznesmeni italian ekzekutohet
foto ilustruese

TEPELENË- Një vrasje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur në Salari të Tepelenës. Bëhet me dije se një shtetas me origjinë nga Italia është ekzekutuar teksa po udhëtonte me mjetin e tij. 

Konkretisht shtetasi italian është ndaluar me makinën e tij në rrugë nga një person dhe më pas është qëlluar me armë. Gjithashtu Policia ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale G.B., si autor të dyshuar dhe ka ngritur postblloqe. megjithatë ende nuk dihen shakqet e plota të ngjarjes. 

edoardo sarchi vrasje ne tepelene

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet