Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Mianmarin qendror të premten. • 144 persona kanë humbur jetën dhe 732 raportohet se janë të plagosur • Videot e postuara në internet nga të dy vendet tregon banorët e panikuar duke vrapuar nga kullat e banimit që lëkunden ndërsa pluhuri mbush ajrin dhe trafiku ndalet papritur në rrugët e qytetit të ngarkuar. • Imazhet tronditëse tregojnë dëmet e mëdha të shkaktuara me dhjetëra grumbuj mbeturinash që shihen në të gjithë Mianmarin nga ndërtesat e shkatërruara. • Çarje gjigante madje u formuan në rrugët e qytetit të afërt të Naypyidaw dhe shoferët u detyruan të ndalonin udhëtimet e tyre. • Mianmari tashmë po vuan nga më shumë se katër vjet luftë civile e shkaktuar nga një grusht shteti ushtarak i përgjakshëm dhe ekonomikisht shkatërrues, me forcat ushtarake që luftojnë kundër grupeve rebele në të gjithë vendin. • Mbetet një nga vendet më të varfra të Azisë dhe nuk është i pajisur mirë për t'u përballur me fatkeqësitë e mëdha natyrore. • Një banor në Yangon, qendra tregtare e Mianmarit dhe rreth 380 milje larg nga epiqendra. • Banorët janë shprehur se e kanë ndjerë tërmetin për rreth një minutë dhe më pas kanë dolë me vrap nga ndërtesa. • Një tjetër banor tha se rrjetet telefonike në qytetin ku jetonin rreth 8 milion njerëz ishin pakësuar pas tërmetit, por tani po funksiononin përsëri. • Epiqendra ishte në rajonin e afërt Sagaing, i cili është shkatërruar nga lufta civile, me junta, milici pro-ushtarake dhe grupe rebele që luftojnë për kontroll dhe të gjitha pikat e kontrollit, duke e bërë udhëtimin me rrugë ose lumë jashtëzakonisht të vështirë. • Instituti Kombëtar për Mjekësinë Emergjente thotë se 43 persona kanë mbetur të bllokuar në ndërtesë, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur.
7 artikuj për këtë temë.
MIANMARI- Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues që tronditi mëngjesin e sotëm Myanmarin. Siç raportohet deri më tani janë regjistruar 144 të vdekur dhe 732 të plagosur, ndërkohë dhjetëra të tjerë janë të zhdukur. Në Naypyidaw, kryeqyteti i Myanmar, të lënduarit po ndihmohen nga ambulancat dhe kalimtarët në rrugë dhe po dërgohen në spital.
Ndërkohë Kryeministri tajlandez Paetongtarn Shinawatra ndërpreu një vizitë në ishullin jugor të Phuket dhe, pasi mbajti një takim urgjent, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Bangkok. Tërmetet e cekët si ky janë më të rrezikshëm se ata më të thellët sepse lëshojnë më shumë energji më afër sipërfaqes së Tokës, duke shkaktuar lëkundje më të forta dhe më shumë dëmtime në struktura.
Shumica e ndërtesave të shkatërruara në Bangkok si rezultat i tërmetit ishin në ndërtim e sipër. Kryeministri i Tajlandës dhe agjencitë përkatëse qeveritare u takuan me komandantin e ushtrisë për të diskutuar mbi trajtimin e emergjencës. Zyrtarët urdhëruan Qendrën Ushtarake të Ndihmës nga Fatkeqësitë që të mobilizojë trupa, pajisje dhe njësi mjekësore ushtarake në zonat e prekura.
Rooftop infinity pool turns into a waterfall during the Bangkok earthquake (shot by my realtor) pic.twitter.com/Li5A5ONCdb
— Legal Mindset (@TheLegalMindset) March 28, 2025
อีนี่อยู่ชั้นดาดฟ้าคอนโด พร้อมลูกค้า ครอบครัวเกาหลีกับลูกน้อยอะ ตอนแรกก็นึกว่าตัวเองเวียนหัว????????????????
— oyasumi (@msuhcoff) March 28, 2025
#แผ่นดินไหว pic.twitter.com/tIwvmz2X0D
MIANMAR- Njerëzit në Myanmar dhe Tajlandë kanë folur për tronditjen dhe tmerrin e tyre pas një tërmeti të fuqishëm 7.7 ballë që goditi vendin të premten, duke rrëzuar ndërtesa në të dy vendet. Një banor në Yangon, qyteti më i madh i Mianmarit, tha për BBC se lëkundjet ishin mjaft intensive dhe zgjatën për rreth katër minuta.
Duke folur për programin Newsday të Shërbimit Botëror të BBC-së, burri, i cili dëshironte të qëndronte anonim për arsye sigurie, përshkroi momentet kur ndërtesa po dridhej fuqishëm.
"Ajo zgjati rreth tre deri në katër minuta. po merrja mesazhe nga miqtë dhe kuptova se nuk ishte vetëm në Yangon, por edhe shumë vende në të gjithë vendin," tha ai.
Lëkundjet, të ndjera në të gjithë Tajlandën dhe deri në Kinë, shkaktuan shembjen e një pallati 30-katësh në kryeqytetin tajlandez Bangkok, duke bllokuar 43 punëtorë nën rrënoja.
Sirinya Nakuta i tha Reuters se ishte në banesën e saj me fëmijët e saj kur ra tërmeti: "Ai nuk u ndal. Dëgjova gjëra që binin nga lart si gurë që na goditën. Unë u thashë fëmijëve të mi, ne nuk mund të qëndrojmë këtu dhe duhet të ikim nga këtu. Kështu ne vrapuam poshtë."
Worapat Sukthai, zëvendës shefi i policisë në qarkun Bang Sue, i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se ai mund të dëgjonte zhurmën e njerëzve që bërtisnin nën shembjen e bllokut të kullës.
Ai tha: "Kur arrita në vendngjarje, dëgjova njerëz që bënin thirrje për ndihmë, duke thënë më ndihmoni. Vlerësojmë se qindra të lënduar, por ende jemi duke përcaktuar numrin e viktimave."
Junta ushtarake që ka qeverisur Mianmarin që nga grushti i shtetit të vitit 2021 dhe bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në gjashtë rajone.
Shefi i Juntas Min Aung Hlaing u pa duke vizituar spitalin Naypyidaw. Ai u lut për ndihmë të huaj: "Ne duam që komuniteti ndërkombëtar të dërgojë ndihma humanitare sa më shpejt të jetë e mundur."
Qasja në informacion në vendin e drejtuar nga ushtria është i vështirë. Përdorimi i internetit është gjithashtu i kufizuar. Linjat e komunikimit gjithashtu duket se janë të ndërprera pasi BBC nuk ka qenë në gjendje të arrijë tek agjencitë e ndihmës në terren.
MIANMARI- Të paktën 10 njerëz u vranë kur një xhami u shemb në Mandalay pas një tërmeti të fortë që goditi Mianmar të premten. Tërmeti, me magnitudë 7.7 ballë, goditi Mianmarin më herët. Epiqendra e tërmetit, me një thellësi prej 10 km, u përcaktua fillimisht në 22.01 gradë gjerësi veriore dhe 95.92 gradë gjatësi lindore.
Tërmeti shkaktoi dëm të konsiderueshëm në disa ndërtesa, duke përfshirë fortesën e rrethuar me mure të Pallatit Mandalay. Struktura të shumta në rajonin Mandalay pësuan shembje, ndërsa disa rrugë që lidhin Mandalay dhe Yangon u dëmtuan ose u bllokuan, duke ndërprerë transportin.
Gazetarët e Xinhua në Yangon raportuan se lëkundjet u ndjenë fuqishëm në kryeqytetin Nay Pyi Taw dhe qytetin më të madh të Yangon. Disa shkolla dhe ndërtesa zyra në Nay Pyi Taw u raportuan gjithashtu se janë shembur. Departamenti i Shërbimit të Zjarrfikësve të Mianmar tha se një operacion shpëtimi është kryer në përgjigje të tërmetit.
Pas tërmetit, gazetarët e Xinhua në Vientiane, kryeqyteti i Laosit, Bangkok, kryeqyteti i Tajlandës dhe Hanoi, kryeqyteti i Vietnamit, raportuan se lëkundje të forta u ndjenë edhe në ato zona. Kryeministri i Tajlandës, Paetongtarn Shinawatra, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Bangkok.
Një ndërtesë 30-katëshe në ndërtim e sipër u shemb në kryeqytetin e Tajlandës, duke shkaktuar një të vdekur dhe 43 të tjerë të zhdukur. Në Vientiane, ndërtesat mbi tre kate pësuan lëkundje të dukshme, me banorët në ndërtesat e larta që ndjenin lëkundje intensive brenda. Në Hanoi dhe Ho Chi Minh City, banorët që jetonin në ndërtesa të larta përjetuan gjithashtu lëkundje të dukshme ndërsa ishin në shtëpi.
MIANMARI- Një tërmet i fortë me magnitudë 7.7 ballë ka goditur Tajlandën, duke shkaktuar kaos në Bangkok, ku tronditi ndërtesat e larta dhe shkatërroi një bllok apartamentesh. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së dhe qendra e Gjeoshkencave GFZ e Gjermanisë thanë se incidenti e kishte epiqendrën në Mianmarin fqinj.
Një tërmet i dytë, me magnitudë 6.4 ballë, tronditi zonën 12 minuta më vonë, me forcën e lëkundjeve që shkundën mbeturinat nga ndërtesat dhe plasaritën rrugët në kryeqytetin e Mianmarit, Naypyitaw.
Në Bangkok jetojnë më shumë se 17 milionë njerëzve, shumë prej të cilëve jetojnë në apartamente shumëkatëshe. Video tronditëse ka treguar momentin kur punëtorët ia mbathën teksa një ndërtesë në ndërtim e sipër u shemb kur u trondit nga forca e tërmetit.
Earthquake sum up 3pm (Mynamar/Thailand)
— Florian Witulski (@vaitor) March 28, 2025
- 7.7 quake hit near Mandalay/Myanmar
- Hundreds of homes collapsed (various Myanmar cities)
- Strong shocks in Thailand + multiple building collapse in Bangkok
- USGS predicts thousands of people dead
(Bangkok clips from social media:) pic.twitter.com/kJodTn6BIg
TAJLANDË- Kryeministri Phatthongthaung Shinawatra shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Tajlandë pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin. Gjithashtu në një postim në X, ai përmendi se do të zbatohet një sistem paralajmërimi për celularët.
Ai shtoi gjithashtu se Ministria e Mbrojtjes e Tajlandës dhe Administrata e Sigurisë së Brendshme do të marrin përgjegjësinë për të siguruar që asnjë civil të mos jetë në rrezik dhe se Ministria e Mjedisit do të vlerësojë efektet e tërmetit dhe çdo pasgoditje që mund të pasojë.
Ministria e Shëndetësisë u udhëzua gjithashtu që të përgatisë spitalet dhe njësitë e urgjencës mjekësore në zonat me rrezik të lartë. Imazhet tronditëse tregojnë dëmet e mëdha të shkaktuara me dhjetëra grumbuj mbeturinash që shihen në të gjithë Mianmarin nga ndërtesat e shkatërruara. Çarje gjigante madje u formuan në rrugët e qytetit të afërt të Naypyidaw dhe shoferët u detyruan të ndalonin udhëtimet e tyre.
MIANMAR- Një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.7 ka goditur Mianmarin dhe ka tronditur Tajlandën me dhjetëra ndërtesa të dëmtuara rëndë. Pamjet tmerruese tregojnë momentin kur lëkundjet e forta goditën vendin. Gjithashtu të paktën 43 persona janë ende të bllokuar brenda ndërtesa të shembura. Ndërkohë autoritetet bëjnë të ditur se po punojnë për ti shpëtuar.

Imazhet tronditëse tregojnë dëmet e mëdha të shkaktuara me dhjetëra grumbuj mbeturinash që shihen në të gjithë Mianmarin nga ndërtesat e shkatërruara. Çarje gjigante madje u formuan në rrugët e qytetit të afërt të Naypyidaw dhe shoferët u detyruan të ndalonin udhëtimet e tyre.

“Të gjithë dolëm me vrap nga shtëpia pasi gjithçka filloi të dridhej. Pashë një shembje godine pesëkatëshe para syve të mi. Të gjithë në qytetin tim janë në rrugë dhe askush nuk guxon të kthehet brenda ndërtesave”, tha një qytetar.

Dëshmitarët gjithashtu raportuan se kishin parë ujë nga pishinat e apartamenteve të larta luksoze që përplaseshin anash dhe në rrugë.
Nga zyrtarët ende nuk ka të dhëna nëse presin viktima dhe sa dëme janë shkaktuar. Policia dhe zyrtarët e emergjencës po punojnë ende pa u lodhur për të gjetur të mbijetuar dhe për të shpëtuar këdo që mund të jetë i bllokuar në shtëpitë e tyre.
MIANMAR- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Mianmarin qendror të premten. Videot e postuara në internet nga të dy vendet tregoi banorët e panikuar duke vrapuar nga kullat e banimit që lëkunden ndërsa pluhuri mbush ajrin dhe trafiku ndalet papritur në rrugët e qytetit të ngarkuar.
Mianmari tashmë po vuan nga më shumë se katër vjet luftë civile e shkaktuar nga një grusht shteti ushtarak i përgjakshëm dhe ekonomikisht shkatërrues, me forcat ushtarake që luftojnë kundër grupeve rebele në të gjithë vendin. Mbetet një nga vendet më të varfra të Azisë dhe nuk është i pajisur mirë për t'u përballur me fatkeqësitë e mëdha natyrore.
Një banor në Yangon, qendra tregtare e Mianmarit dhe rreth 380 milje larg nga epiqendra, tha për CNN: Ne e ndjemë tërmetin për rreth një minutë dhe më pas dolëm me vrap nga ndërtesa. Ne pamë njerëz të tjerë që po largoheshin nga ndërtesat. Ishte shumë e papritur dhe shumë e fortë.
Një tjetër banor tha se rrjetet telefonike në qytetin ku jetonin rreth 8 milion njerëz ishin pakësuar pas tërmetit, por tani po funksiononin përsëri. Epiqendra ishte në rajonin e afërt Sagaing, i cili është shkatërruar nga lufta civile, me junta, milici pro-ushtarake dhe grupe rebele që luftojnë për kontroll dhe të gjitha pikat e kontrollit, duke e bërë udhëtimin me rrugë ose lumë jashtëzakonisht të vështirë.
Në një tregues të hershëm të fuqisë së tërmetit, lëkundjet u ndjenë jo vetëm në Tajlandë, por edhe në provincën jugperëndimore të Kinës Yunnan. Videoja e postuar në X tregoi shembjen e një ndërtese në Parkun Chatuchak, Bangkok. Ndërtesa, e cila dukej se ishte në ndërtim e sipër, ra brenda pak sekondash, duke ngritur një re pluhuri.
Instituti Kombëtar për Mjekësinë Emergjente thotë se 43 persona kanë mbetur të bllokuar në ndërtesë, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur. Një banor në qytetin verior të Tajlandës, Chiang Mai, i cili gjithashtu nuk donte të emërohej, tha: E ndjeva për rreth dhjetë sekonda në dhomën time dhe kuptova se nuk mund të qëndroja brenda. Kështu që dola me nxitim në rrugë.