Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Vritet me armë zjarri Nikolin Lekstakaj, 42-vjeç në fshatin Balldre të Lezhës. • Ai u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje në momentin kur po dilte nga marketi. •Autorëve u është dashur vetëm pak sekonda për ta bërë këtë atentat, e më pas janë larguar me mjetin e tyre. •Babai i tre fëmijëve, i cili njihet në zonë edhe me emrin 'Toli' sapo ishte kthyer nga emigrimi. •Dyshohet se ngjarja ka lidhje me gjakmarrjen, pasi fisi i tij ka pasur prej vitesh hasmëri me fisin Nikulaj. •Pistën e hasmërisë e konfirmoi edhe kreu i Policisë së Lezhës Alfred Elezi, në një deklaratë për mediat nga vendi i ngjarjes. •Nga fisi Nikulaj, u vra pak muaj më parë Ardian Nikulaj.
17 artikuj për këtë temë.
LEZHË- Detaje të reja janë hedhur në dritë lidhur me ekzekutimin e Nikolin Marku Lekstakaj. Ngjarja ka ndodhur në Balldre, teksa viktima ishte duke dalë nga një market.
Një 16-vjeçar i cili ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes, ka treguar për "News24" se 42-vjeçari u vra në momentin që doli nga marketi. Djali ka rrëfyer tmerrin e përjetuar, pas të shtënave me armë, ndërsa theksoi se i frikësuar është ulur në tokë dhe është futur në pjesën e pasme të lokalit.
“Nikoli bleu një pije freskuese. Në momentin që doli dhe po ngjiste shkallët u qëllua. Autorët po lëviznin me makinë ngjyrë të zezë. U tmerrova dhe u ula menjëherë, dola dhe kalova në pjesën e pasme të lokalit”, ka treguar ai.
LEZHË- Fshati Balldre e jo vetëm u tronditën ditën e sotme pas vrasjes së 42-vjeçarit Nikolin Lekstakajt. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30, në kohë kur viktima po dilte nga marketi me një pije freskuese në dorë, kur u ekzekutua nga persona ende të panjohur.
Viktima i cili është banor i fshatit Balldre, e ka banesën rreth 1 kilometër larg nga marketi pranë të cilit edhe u ekzekutua. Mësohet gjithashtu se banesat e dy fiseve i ndajnë vetëm 1 kilometër në vijë ajrore.
Dyshimet paraprake janë se vrasja e Lekstakajt, i cili e kishte ndryshuar mbiemrin në Marku në vitin 2013, vjen si pasojë e gjakmarrjes mes dy fiseve Lekstakaj e Nikulaj.
Por kush është viktima, i cili njihej edhe me nofkën “Toli”?
'Toli' ishte ai që kishte marrë një borxh prej 5 mijë lekësh në vitin 1997 në një pikë karburanti. Ku borxh, u bë shkak për një histori 26-vjeçare gjakmarrjeje mes palëve, me disa viktima. 'Toli' njihej si njeri i qetë i cili merrej me blegtori dhe ishte kthyer nga Londra disa vite më parë.
I fundit që u ekzekutua pikërisht si pasojë e kësaj hasmërie ishte biznesmeni Ardian Nikulaj. Ai u vra në lokalin e tij në Shëngjin të Lezhës më 19 prill. Për këtë ngjarje, autoritetet thonë se porositës ishte Edmond Haxhia, nip i Lekstakajve.
LEZHË- Ky ishte atentati i dytë dhe i fundit që iu bë Nikolin Lekstakajt. Viktima i kishte shpëtuar një atentati edhe në vitin 2012. Në atë kohë, një sasi lënde plasëse ishte vendosur në mjetin e tij BMW X5 dhe shpërtheu gjatë lëvizjes, por nuk Lekstakaj nuk u lëndua.
Atentati i sotëm i mori jetën Lekstakajt, i cili u qëllua me armë zjarri në një market në fshatin Balldren të Lezhës. Hakmarrja dyshohet se është motivi i vrasjes, ku u ekzekutuar një pjesëtar i fisit Lekstakaj, të cilët janë në hasmëri me Nikulajt.
Familja e tij jeton përballë me Nikulajt dhe dyshohet se vrasja e sotme është hakmarrje për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 prill të këtij viti, fiks tre muaj më parë.
Me sa duket autorët e kanë planifikuar dhe mirëmenduar ngjarjen që vjen në të njëjtën ditë me atentatin e para zgjedhjeve./Dosja.al
LEZHË- Personi në foto është Nikolin Marku (Lekstakaj), 42 vjeç. Ai u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje teksa po dilte nga marketi. Babai i tre fëmijëve sapo ishte kthyer në Shqipëri, pasi jetonte jashtë vendit.
Pista kryesore kësaj ngjarje të rëndë është ajo e gjakmarrjes, pasi fisi Lekstakaj është në hasmëri me fisin Nikulaj prej gati 3 dekadash.
Tre muaj më parë u ekzekutua në ambientet e biznesit të tij shtetasi Ardian Nikulaj.
LEZHË- Nikolin Marku (Lekstakaj), i cili u ezkutua pasditen e sotme në Balldre të Lezhës, banonte vetëm 300 metra larg vendit ku u qëllua me breshëri plumbash. Banorët e zonës janë rrëfyer se viktima nuk njihej si person problematik, dhe se angazhohej me blegtori.
42-vjeçari Nikolin Lekstakaj, i cili u qëllua me armë sapo doli nga një market i zonës, ishte kthyer në Shqipëri para disa vitesh, pasi më parë ka jetuar në Londër. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30 jashtë një marketi në Balldre, nga ku viktima sapo kishte dalë.
Vrasja ndodhi në prani të shitëses së marketit, ku ai kishte hyrë për të blerë një pije freskuese. 42-vjeçari i njohur me nofkën “Toli”, u qëllua për vdekje nga persona ende të pa identifikuar.
“Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Nikolin Marku (Lekstakaj), rreth 42 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve“, njofton policia e Lezhës.
TIRANË- FNSH dhe RENEA janë nisur drejt fshatit Balldre të Lezhës, aty ku ndodhi vrasja e Nikolin Markut (Lekstakaj). 42-vjeçari u vra pasi doli nga një market ku bleu një pije freskuese u qëllua me breshëri kallashnikovi.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të këtij viti. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./Dosja.al
LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë ku është vrarë 42-vjeçarin Nikolin Marku Lekstakaj teksa ishte duke dalë nga një market. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje në momentin kur po dilte nga dyqani ku kishte blerë një cola-cola. Autorëve u është dashur vetëm pak sekonda për ta bërë këtë atentat.
Kjo vrasje vjen pak muaj pas vrasjes së Ardian Nikulaj, i cili po ashtu u vra në datën 19, në muajin prill.
Ardian Nikulaj, u vra nga portugezi Ruben Saraiva pasi u financua dhe u porosit nga Edmond Haxhia i cili ishte kthyer nga Britania, aty ku jetonte. Haxhia është kushëri i Lekstakajve, konkretisht djali i dajës së Elton Lekstakaj.
Fisi Lekstakaj dhe fisi Nikulaj ishin në gjakmarrje që prej vitit 1996. Historia e përplasjes mes fiseve në fjalë, ka nisur që para 27 viteve, në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.
Asokohe, vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën dhe pas kësaj, shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnizimit me karburant.
Në debat e sipër, drejtuesi i mjetit është larguar për pak çaste, duke u rikthyer në karburant i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cilëve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.
Kjo ngjarje ishte dhe zanafilla e hasmërisë së fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, e cila pas disa muajsh të po atij viti, do të vijonte me vrasjen e Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, ky i fundit nip i familjes. Ndërkohë në vitin 1999 u vra Gjovalin Lekstakaj dhe u plagos rëndë Pjetër Lekstakaj./Dosja.al
LEZHË- Pista kryesore e vrasjes së Nikolin Marku Lekstakaj në Lezhë është gjakmarrja. Kjo u konfirmua edhe nga Drejtori i Policisë së Lezhës, i cili në një rononcim për mediat nga vendi i ngjarjes, nuk dha detaje të tjera.
“E morëm njoftimin rreth orës 18:30. Është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për dokumentimin e plotë të rastit. Akoma jemi në fazat e para të hetimit të rastit. Nuk kemi akoma dyshimeve por dyshojmë për gjakmarrje. Në përfundim do të njoftojmë sërish.”-tha Alfred Elezi.
Lekstakaj u vra sapo doli nga një market në Balldre të Lezhës. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje që tronditi Lezhën më 19 prill, saktësisht tre muaj më parë./Dosja.al
LEZHË- Policia ka rrethuar vendin ku mbrëmjen e sotme u ekzekutua 42-vjeçari Nikolin Lekstakaj. Dosja.al ka siguruar pamjet nga vendi ku është kryer atentati. Ngjarja ka ndodhur në Balldre, teksa viktima ishte duke dalë nga një market.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorët ishin dy dhe kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje. Nikolin Lekstakaj është djali i Gjergj Lekstakajt, me të cilin biznesmeni i ndjerë Ardian Nikulaj kishte pasur konflikt. Dyshimet e para lidhen pikërisht me vrasjen e biznesmenit Nikulaj, i cili ishte në konflikt me Lekstakajt.
TIRANË- Hakmarrja dyshohet se është motivi i vrasjes që tronditi pasditen e sotme Lezhës, ku u ekzekutuar një pjesëtar i fisit Lekstakaj, të cilët janë në hasmëri me Nikulajt. Nikolin Marku Lekstakaj, 42 vjeç, djali i Gjergj Lekstakaj u vra me breshëri arme teksa po dilte nga një market, aty ku kishte blerë 'Coca-Cola'.
Familja e tij jeton përballë me Nikulajt dhe dyshohet se vrasja e sotme është hakmarrje për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 prill të këtij viti, fiks tre muaj më parë.
Mesa duket autorët e kanë planifikuar dhe mirëmenduar ngjarjen që vjen në të njëjtën ditë me atentatin e para zgjedhjeve.
Kujtojmë se Ardian Nikulaj u vra në lokalin e tij në Shëngjin, më 19 Prill, vrasje e cila sipas policisë erdhi si pasojë e hasmërisë së vjetër së Nikulajt me fisin Lekstakaj./Dosja.al
LEZHË- Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Balldre, ku mbeti i vrarë një 42-vjeçar. Viktima i identifikuar është Nikolin Marku (Lekstakaj). Ai ka hyrë në një market në Balldre dhe ka blerë një kokakolë, dhe kur ka dalë është qëlluar më armë zjarri. Sipas të dhënave, në market ka qenë një shitëse.
Policia njofton se kanë bërë rrethimin e zonës, dhe se janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
LEZHË- Detaje të reja nga atentati në Lezhë, ku është vrarë Nikolin Lekstakaj. Nga të dhënat paraprake dyshohet se autorët e ngjarjes kanë qenë 2 dhe kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje, teksa viktima po dilte nga një market.
Dyshohet se autorët kanë vëzhguar lëvizjet e Lekstakaj, për ta qëlluar më pas për vdekje nga mjeti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar. Nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar.

LEZHË- Nikolin Lekstakaj, 42-vjeç, baba i tre fëmijëve, është personi që është vrarë në atentat pasditen e sotme. I ndjeri, të cilin e njihnin me emrin "Toli", është qëlluar teksa po dilte nga një market në Balldren, ku kishte blerë një pije freskuese.
Ai u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje, ku ndodheshin dy persona. Autorëve i janë dashur vetëm pak sekonda për ta bërë këtë atentat.
Mbiemrat që kanë lidhje në këtë ngjarje tregojnë një hakmarrje mes tij dhe fisit Nikulajt, biznesmenit që u vra pak muaj më parë në biznesin e tij. Ende mbetet e paqartë se si ka ndodhur ngjarja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, por ende nuk e ka një njoftim zyrtar.
LEZHË- Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes në marketin në fshatin Balldre, aty ku u vra me armë zjarri Nikolin Lekstakaj. Siç shihet në foto, Policia ka rrethuar zonën, ndërsa qytetarët që ishin pranë marketit, kanë mbetur të shokuar.

Dyshohet, se viktima është ndjekur gjatë gjithë ditës së sotme, prej autorëve. Është pritur momenti që ka qenë i vetëm dhe më pas është kryer ekzekutimi./Dosja.al
LEZHË- Nikolin Lekstakaj është personi i cili ka mbetur i vrarë ditën e sotme me armë zjarri në fshatin Balldre. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Balldre. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Dyshohet se ngjarja ka lidhje mes hakmarrjes mes fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, por ende asgjë nuk është vërtetuar.
Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për këtë ngjarje./Dosja.al
LEZHË- Të shtëna me armë zjarri në fshatin Balldre të Lezhës. Dyshohet se ka viktima. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat, as numri i viktimave dhe as emrat e personave të përfshirë në ngjarje.