LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentat në Memaliaj/ Qëllohet me breshëri plumbash avokati për çështje pronash, arrestohet autori (EMRAT)

• Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Memaliaj. • Sipas raportimeve nuk pati viktima, ndërsa raportohet se shenjestra ishte avokati Andrea Zotaj pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër. • Zotaj ishte bashkë me nipin e tij në makinë, kur autori i atentatit, Fatos Lamaj i kishte zënë pritë për ta ekzekutuar. • Pas një manovre të makinës nga avokati, plumbat e qëlluar drejt tyre nuk i kapën. • Zotaj është shprehur se ngjarja ka qenë për shkak të detyrës dhe se plumbat kishin kapur vetëm makinë. • Ndërkohë policia nga ana tjetër është shprehur se autori ka qëlluar në ajër dhe se është arrestuar. • Autori i atentatit ishte ndaluar nga policia 2 netë para se të ndodhte ngjarja, pas një konflikti me të afërmin e tij për cështje pronash. • Avokati Zotaj ka qenë pala mbrojtëse e të afërmit të autorit. • Pasi ka qëndruar 1 natë në paraburgim, Lamaj rrëmbeu kallashnikovin dhe zuri në pritë avokatin.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e përdorur

Atentat në Memaliaj/ Qëllohet me breshëri plumbash avokati
Arma e sekuestruar

GJIROKASTËR- Mbrëmjen e djeshme u raportua se avokati Andrea Zotaj dhe nipi i tij u kërcënuan në Memaliaj. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia ku ka dhënë detaje rreth ngjarjes. Sipas njoftimit të policisë mbrëmë rreth orës 19:30 në fshatin Qesarat është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar një 41-vjeçar me inicialet Fatos Lamaj. Mësohet se ai pasi ka kanosur avokatin ka ka fshehur armën e zjarrit në një zonë të pyllëzuar në fshatin Qesarat. Më tej në njoftim policia bën me dije se arma është gjetur dhe është sekuestruar për provë materiale.

Njoftimi i plotë:

Menjëherë pas njoftimit të marrë më datë 28.03.2024, rreth orës 19:30, se në fshatin Qesarat, ishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe arrestimin e autorit/ëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin F. L., 41 vjeç, banues në Memaliaj.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri (pushkë), në ajër, me qëllim kanosjen e shtetasve A. Z., 54 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit, të dy banues më fshatin Anë Vjosë. Më pas, ai ka fshehur armën e zjarrit, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Qesarat. Arma e zjarrit u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me disa fishekë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

2 VITE ME PARE

Autori qëlloi me breshëri ndaj makinës së tij, del fotoja e avokatit që iu bë atentat në Memaliaj

Atentat në Memaliaj/ Qëllohet me breshëri plumbash avokati
andrea zotaj

MEMALIAJ- Është publikuar fotoja e avokatit, Andrea Zotaj, të cilit iu bë atentat mbrëmjen e djeshme në fshatin Qesarat. Zotaj ishte bashkë me nipin e tij në makinë, kur autori i atentatit, Fatos Lamaj i kishte zënë pritë për ta ekzekutuar. Pas një manovre të makinës nga avokati, plumbat e qëlluar drejt tyre nuk i kapën.

Zotaj është shprehur se ngjarja ka qenë për shkak të detyrës. Autori i atentatit ishte ndaluar nga policia 2 netë para se të ndodhte ngjarja, pas një konflikti me të afërmin e tij për çështje pronash. Avokati Zotaj ka qenë pala mbrojtëse e të afërmit të autorit. Pasi ka qëndruar 1 natë në paraburgim, Lamaj rrëmbeu kallashnikovin dhe zuri në pritë avokatin.

2 VITE ME PARE

Atentat avokatit në Memaliaj/ Shkak detyra e tij, vihet në pranga autori (EMRAT)

Atentat në Memaliaj/ Qëllohet me breshëri plumbash avokati
foto ilustruese

MEMALIAJ-  Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Memaliaj. Sipas raportimeve nuk pati viktima, ndërsa raportohet se shenjestra ishte avokati Andrea Zotaj pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër.

Zotaj ishte bashkë me nipin e tij në makinë, kur autori i atentatit, Fatos Lamaj i kishte zënë pritë për ta ekzekutuar. Pas një manovre të makinës nga avokati, plumbat e qëlluar drejt tyre nuk i kapën.

Zotaj është shprehur se ngjarja ka qenë për shkak të detyrës. Autori i atentatit ishte ndaluar nga policia 2 netë para se të ndodhte ngjarja, pas një konflikti me të afërmin e tij për cështje pronash. Avokati Zotaj ka qenë pala mbrojtëse e të afërmit të autorit. Pasi ka qëndruar 1 natë në paraburgim,  Lamaj rrëmbeu kallashnikovin dhe zuri në pritë avokatin.

fatos lamaj andrea zotaj

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron