Trafik droge Shqipëri-Itali/ GJKKO lë në burg 14 të arrestuarit, 6 në kërkim. DOSJA- Banda përdorte kode dhe simbole. Beu quhej 'Noizy'
Trafik droge Shqipëri-Itali, përgjimet e bandës shqiptare: Jepi ‘Noizyt’ 600 mijë euro 28 Janar, 13:11 ...
Trafik droge Shqipëri-Itali, përgjimet e bandës shqiptare: Jepi ‘Noizyt’ 600 mijë euro 28 Janar, 13:11 ...
McGonigal kishte mashtruar dhe familjen e të dashurës, del rrëfimi i babait: Nëse do ta kisha ditur, do të kisha th&eum...
Kulla 'Down Town' mori flakë, policia: U dogj një makinë në parking 27 Janar, 22:25 ME VIDEO/ Zjarri nisi ...
Vrasje të dyfishtë në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllanë 27 Janar, 15:39 Gramsh, krim brenda familj...
• Vritet Erjon Xhenje në Shkodër. • Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 18 shtatorit në lagjen Kiras të qytetit. • Në momentin që e kanë ekzekutuar i riu po pinte kafe në një lokal pranë bulevardit Bujar Bishanaku. • Autorët e ngjarjes pasi e kanë ekzekutuar të riun me mbi 30 fishekë janë larguar nga vendngjarja me anë të një motoçiklete. • Motoçikletën e kanë djegur disa minuta më vonë së bashku me armën e ngjarjes në lagjen “Guerrile”. • Mendohet se para vrasjes një person ka qenë duke vëzhguar lëvizjet e 19-vjeçarit, ndërsa në momentin që ai ka qenë duke pirë kafe është qëlluar nga dy persona me motoçikletë. • Autorët kanë qenë të maskuar dhe të veshur me të zeza. • Pak përpara se të ndodhte atentati, babai i 19-vjeçarit e kishte telefonuar djalin e tij duke i kërkuar që ta shoqëronte deri në Mal të Zi, por Xhenja e kishte refuzuar duke i thënë se ishte në lokal dhe po pinte kafe. • Më vonë, i ati e kishte telefonuar sërish duke e kërkuar në shtëpi, por sërish e kishte refuzuar. •Aktualisht pista kryesore për vrasjen është përplasja mes bandave në Shkodër. • Policia ka dyshime se vrasja e 19-vjeçarit ka si motiv hakmarrjen dhe ka lidhje me vrasjen e Ismet Çekorjas. • Uniformat blu të Shkodrës dyshojnë se Shkëlzen Xhenje është njëri prej personave të përfshirë në vrasjen e Ismet Çekores për llogari të Asmer Bilalit. • Për më tepër që vrasja e Erjon Xhenjes me pistoletë është e njëjtë si ajo e Çekores duke tentuar që të jepet edhe një mesazh hakmarrjeje. • Për më tepër babai i viktimës ka pohuar se vetë nuk kanë asnjë hasmëri në qytet, por nipat e tij janë të përfshirë në ngjarje kriminale. • Po ashtu, vetë i riu ka qenë punonjës në fermën e Astmer Bilalit, një person me precedentë kriminalë në qytetin e Shkodrës, i dyshuar për një sërë vrasjesh në emër të bandës së “Bajrave”. • Megjithatë Policia po heton lidhur me ngjarjen, ndërkohë që po inspekton të gjitha kamerat e sigurisë në kryeqytet, për të bërë të mundur edhe identifikimin e autorëve.
13 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Isar Qallija, i afërm i 19-vjeçarit Erjon Xhenje, që u vra më armë zjarri një ditë më parë në Shkodër, ka dhënë një mesazh të fortë. Në rrjetet e tij sociale, ai shkruan se i riu është djali i tezes së tij, i cili ka mbetur "peng" i krimit në Shkodër. Sipas Qallijas deri më tani janë vrarë vetëm qytetarë të pafajshëm dhe asnjë kokë bande në këtë qytet. Po ashtu, ai shton se tashmë ka ardhur koha që qytetarët e Shkodrës t’i bëjnë presion shtetit, që t’i japë fund kësaj lufte mes bandash dhe jo të përkrahë banditë.
"I riu i vrare sot eshte djali i vajzes se tezes time. Vjen nga nje familje e thjeshte, e ema mesuese, i ati ka punuar si shofer, eshte marre me rritje bletesh dhe pune te ndryshme për te mbajtur familjen me djerse dhe me nder. Njerez te qete, te urte e fjale mire. Sot marr vesh se i Erjoni paska punuar ne nje nga fermat e personave me preçedent penale?! A eshte kjo arsye te vritet nje 19-vjeçar?! Ne jetojme në Shkoder e dime mire se kush i ka bizneset atje dhe si i kane bere. A duhet te jete kaq e pa sigurte jeta sa mund te rrezikohesh edhe po te shkosh në pune?! Shkodra ka vite qe mbahet peng nga nje lufte mes bandash me perkrahje politike majtas e djathtas. Banda qe e kane kthyer ate qytet me keq se Palermon dhe Policia e Shtetit nuk guxon te beje punen e saje sepse keta njerez mbrohen nga lart për çdo gje qe bejne. Kryeministri ne nje dalje për mediat tha: “Kokat e tyre hengshin” edhe pse te gjithe e dime se për çdo fushate ai ha koka qengji me njeren nga bandat atje. Ndersa banden tjeter e ka lene te gostise opoziten. Ne fakt me gjithe numrin e madh te te vrareve ne Shkoder, asnje koke bande nuk eshte vrare. Jane vrare vetem qytetare te pafajshem, punetore ferme, punetore shezllonesh, shites peshku, te cilët buka e gojes i ka çuar aty. Ka ardhur koha qe qytetaret e Shkodres ti bejne presion shtetit ti japi fund kesaj lufte mes bandash dhe jo te perkrahe bandite. Kjo qe shikoni ne vidéo eshte thirrja e deshperuar e nje babai i cili ka humbur djalin e tij vetem 19-vjeç. Nese nuk reagoni sot, neser mund te jete femija juaj,"-shkruan Isar Qallija.
Erjon Xhenje u qëllua me mbi 30 fishekë plumbash nga persona të paidentifikuar mbrëmjen e djeshme në Shkodër. 19-vjeçari ishte ulur në një lokal, duke konsumuar kafe. Ai u qëllua me 5 plumba, të cilët rezultuan fatal, duke i marrë jetën në vend, ndërsa autorët nuk janë kapur akoma. Xhenje, rezulton të jetë i afërm i Sehar Xhenjës, i cili është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç dhe dhe Shkelzen Xhenja, 29-vjeç.
SHKODËR- Vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, mbetet ende pa autor, por babai i viktimës deklaron për policinë dyshimet e tij në lidhje me ngjarjen. Ai është shprehur se nipat e tyre janë ata që kanë probleme.
“Kam prej 1 jave që kërkoj shtëpi me qira. Ti largoj nga këtu. Nuk është problemi jonë por i nipave. Unë s’kam punë, skam lidhje me asgjë, nuk di asgjë.”- deklaroi i ati.
Mësohet se pak përpara se të ndodhte atentati, ai e kishte telefonuar djalin e tij duke i kërkuar që ta shoqëronte deri në Mal të Zi, por Xhenja e kishte refuzuar duke i thënë se ishte në lokal dhe po pinte kafe. Pak pas vrasjes, i ati u informua dhe shkoi në vendin e ngjarjes, ku u pa edhe duke shpërthyer në lot për të birin.
Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu” rreth orës 20:00. Erjon Xhenje, ishte brenda lokalit, kur drejt tij është qëlluar disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Dyshohet se atentati është zhvilluar nga dy persona që po lëviznin me motorçikletë.
SHKODËR- Erjon Xhenjen, i cili u vra dje në Shkodër dhe Endri Mustafën, i bashkon një emër...dhe ai është Astmer Bilali. Më 17 Maj 2021 u gjet pa jetë dhe i masakruar Endri Mustafa. I riu u nxorr në pritë nga një i mitur, vetëm 15 vjeç, Ergys Malja. Familjarët e të ndjerit por edhe përfaqësuesi i një tjetër familjeje të njohur në Shkodër, Mustafa Lici, kanë bërë me dije publikisht lidhjet e Mustafës me Bilalin. Por këto të dhëna nuk ishin sekrete. Viktima ka qenë i arrestuar më parë dhe i dënuar për plagosje, njihej si pjesë e grupit të Astmer Bilalit dhe ka qenë i arrestuar më parë pas një operacioni të policisë së Shkodrës.
Nëna e Endri Mustafës, Fahrije Mustafa, nxjerrë emra të tjerë, të cilët i akuzon se janë implikuar në vrasjen e të birit. Ajo thotë se djalin e saj e ka vrarë Edion Arazi, me nofkën ‘Coli’.
“Ergysi na ka ardhur në shtëpi dhe ka lyp kalin për Astmer Bilalin, se nji ky Ergys është shoku që hyn del natë-ditë ke Astmer Bilali. Djali jem nuk është marrë as me Ibrahim Licin as me Astmerin. Shokë i ka pas, por ka thënë gjithmonë, se unë nuk merem me ta… Ka dalë djali jashtë, ka ndejt nja 10-15 minuta dhe i ka thanë nuses mi baj teshat gati se du me ik me Ergysin deri në Livadhe dhe për 10 minuta vij. Unë i thashë,…mos moj nanë mos shko me të se të nxjerrë në pritë, se kush e di se ça të ka ba me nanën. Por djali m’u përgjigj se për 10 minuta vjen në shtëpi dhe ai nuk më erdhi më, s’më hapte celularin, ma ka qit djalin për paret, ma ka shuar shtëpinë, ah ça më ka bërë ky djalë. Ky është mostër i tan botës, njeri i poshtër që më ka marrë në qaf… Djali më tha nan mos u bëj merak se nuk jam vetëm se jam edhe me “Colin”. Unë tash e kam marrë vesh se “Coli” është Edison Arazi. Ergys Arazi dhe Edison Arazi, janë shokët e Astmer Bilalit dhe kanë ndejt ditë-natë tek Astmer Bilali dhe aty është bërë gjurulldia. Kjo është meseleja që thoni se jo është Ibrahim Lici jo ai. Askërkush nuk është dhe unë këto gjëra i kam dhënë në deklaratën qysh në fillim. Edison Arazi ma ka nxjerrë djalin në pritë me Ergysin. Edison Arazi është që më vra djalin. Unë prej këtyre të dyve, kërkoj djalin me drejtësi…”,-deklaronte e ëma.
Por edhe në vrasjen e mbrëmshme përmendet emri i Bilalit. I riu, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e kaluar në një lokal në Shkodër, punonte në fermën e kuajve në pronësi të Asmer Bilalit. Erjon Xhenje kishte lidhje me emrin e njohur të botës së krimit në Shkodër dhe paraprakisht dyshohet se atentati mund të ketë lidhje me rivalitetin e bandave të dy fiseve, Bajri dhe Lici. Po ashtu, Erjon Xhenje është i afërm i Sehar Xhenjës, i cili është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç dhe dhe Shkelzen Xhenja, 29-vjeç.
Por KUSH ËSHTË ASMER BILALI? Pse përmendet e emri i tij në thuajse çdo ngjarje kriminale që ndodh në Shkodër?
Asmer Bilali, është me precedentë penalë të mëparëshëm në policinë e Shkodrës si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit. Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur Policisë. Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit. Pas lirimit, Bilali u kap edhe njëherë tjetër gjatë operacionit "Oaz", e në 23 Dhjetor 2020, Gjykata e Shkodës e dënoi me 3 vite burg për veprat penale: mbajtje pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit; parapërcaktim i rezultateve sportive dhe ndërtim të paligjshëm.
E ndërkohë që ndodhej në burg, më 30 mars 2019, iu vranë në derën e shtëpisë babai dhe xhaxhai, Ibrahim dhe Atsrit Bilali. Për vrasjen e tyre u arrestuan 29-vjeçari Arsen Stojku dhe 23-vjeçari Myslym Rama nga Vau i Dejës. Ndërsa në kërkim u shpallën Ibrahim Lici dhe D. B.
Dy vrasje që të çojnë tek i njëjti emër. Por Policia ende nuk ka raportuar nëse e kanë marrë në pyetje të riun për të zbardhur kështu gjithë çfarë po ndodh në kryeqendrën e Veriut.
SHKODËR- Autorët të cilët ekzekutuan me armë zjarri Erjon Xhenjen në Shkodër, ishin të maskuar e të veshur me të zeza. Dyshohet se dy kanë qënë atentatorët që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje. Ata kanë qëlluar të paktën 8 herë në drejtim të 19-vjeçarit dhe janë larguar në momentin që janë siguruar se ai kishte ndërruar jetë.
Në lokalin ku ndodhi ngjarja mësohet se ka 5 kamera sigurie të cilat janë sekuestruar, ndërsa dëshmitarët kanë qenë të shumtë për shkak se lokali ndodhet pranë stadiumit dhe kishte klientë që po shihnin ndeshjen.
Erjon Xhenja rezulton të jetë i afërm i Sehar Xhenjës, i cili është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç dhe dhe Shkelzen Xhenja, 29-vjeç.
Vrasja e 19-vjeçarit ndodhi ditën e djeshme në Shkodër, brenda një lokali pranë kryqëzimit të Kirasit.
SHKODËR- Erjon Xhenje, 19-vjeçari që mbeti i vrarë është i afërm i Shkëlzen dhe Sehar Xhenjës, dy emra të njohur për policinë e Shkodrës në ngjarje të mëparshme kriminale. Sehar Xhenja është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç dhe kushëriri i tij, Shkëlzen Xhenja.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Policia ka dyshime se vrasja e 19-vjeçarit ka si motiv hakmarrjen lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër. Kjo pasi, më 2 shtator të këtij viti në Shkodër, afër banesës së tij, u vra Ismet Çekorja nga persona ende të paidentifikuar. Viktima është babai i Bajram Çekorjas, ky i fundit i dyshuar si autor i atentatit ndaj Alban Bruçi më 25 gusht të këtij viti. Deri më tani mësohet se Policia dyshon se Shkëlzen Xhenje është njëri prej personave të përfshirë në vrasjen e Ismet Çekores për llogari të Asmer Bilalit.
Në këtë mënyrë vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje dyshohet se ka ardhur si hakmarrje e menjëhershme pas vrasjes së Ismet Çekores. Për më tepër që vrasja e Erjon Xhenjes me pistoletë është e njëjtë si ajo e Çekores duke tentuar që të jepet edhe një mesazh hakmarrjeje.
Ngjarjet për të cilat dyshohen vëllezërit Xhenje:
Më 28 janar 2014, Shkëlzen Xhenje dyshohet si njëri prej vendosjes së një sasie tritoli ndaj 34 vjeçarit Bledar C në Shkodër ndërsa pasi bëri 4 vite e 8 muaj burg u lirua duke përfituar nga një amnisti në atë kohë.
Një muaj pas lirimit, më 18 shkurt të 2017-ës, Shkëlzen Xhenje u arrestua për plagosjen e Flutura Muçës. Kjo e fundit e akuzoi se atentati ishte porositur nga Sadetin Sula i dënuar me burg përjetë për vrasjen e ish bashkëshortes së tij Suela Sula, motra e të plagosurës Flutura Muça. Xhenje mohoi se ka lidhje me këtë ngjarje.
Më 22 shkurt 2018 u sulmua me thikë ish-trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka. Autor i ngjarjes të këtij sulmi u dyshua Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje dyshohet se është personi që drejtoi mjetin me të cilin u larguan pas ngjarjes.
Më 21 shkurt 2021, dy vëllezërit Xhenje dhe Esmerald Hato dyshoheshin si autorët ndaj atentatit ndaj Taulant Pepës. Sehar Xhenje deklaroi nga Italia se nuk ndodhej në Shqipëri dhe se kishte disa ditë që kishte ikur drejt Italisë.
Më 2 shtator 2022 të këtij viti Shkëlzen Xhenje mendohet se është njëri prej personave të përfshirë të vrasjen e Ismet Çekorja për llogari të Asmer Bilalit ndërsa për këtë ngjarje nuk ka asnjë person të shpallur në kërkim për mungesë provash.
SHKODËR- I riu i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e kaluar në një lokal në Shkodër, punonte në fermën e kuajve në pronësi të Asmer Bilalit. Erjon Xhenje kishte lidhje me emrin e njohur të botës së krimit në Shkodër. Dyshohet se atentati mund të ketë lidhje mes rivalitetit të bandave të dy fiseve, Bajri dhe Lici.
KUSH ËSHTË ASMER BILALI?
Asmer Bilali, është me precedentë penalë të mëparëshëm në policinë e Shkodrës si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit. Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë. Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.
Erjon Xhenje u qëllua me mbi 30 fishekë plumbash nga persona të paidentifikuar mbrëmjen e djeshme në Shkodër. 19-vjeçari ishte ulur në një lokal, duke konsumuar kafe. Ai u qëllua me 5 plumba, të cilët rezultuan fatal, duke i marrë jetën në vend, ndërsa autorët nuk janë kapur akoma.
SHKODËR- Personi në foto është 19-vjeçari, Erjon Xhenje, i cili u vra pasditen e djeshme me armë zjarri teksa pinte kafe në një lokal. I riu, do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit.
I riu u qëllua me 5 plumba, të cilët rezultuan fatal, duke i marrë jetën në vend. Autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë, e cila u gjet pak minuta më pas e djegur në lagjen “Guerrile”. Policia është ende në kërkim të autorëve ndërkohë që mbetet ende mister arsyeja e vrasjes.
Erjon Xhenje, rezulton të jetë i afërm i Sehar Xhenjës, i cili është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç dhe dhe Shkelzen Xhenja, 29-vjeç.
SHKODËR- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për vrasjen e të riut sot në Shkodër. Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha, ka ironizuar Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë Mehmet Rrumbullaku, ndërkohë që shkruan se Shkodra nuk zhgënjen kurrë. Po ashtu Hoxha shkruan se çunat sot e kanë luajtur 1-sh, duke theksuar këtu ekzekutimin e 19-vjeçarit në lokal.
Postimi i Plotë:
Respekte nga Ekuadori,…
Por mendjen e kemi në atdhe.
Shkodra nuk te “zhgenjen” kurre.
Nuk flas për Vllaznine, se ate po e mund dhe Erzeni Shijakut, flas per Kirasin…
Meqe i rihapi qeveria keto lojerat e fatit online, Flachscore sapo me njoftoi, se “çunat” e “Rrumbullakosen” skedinen në Kiras të Shkodres…
E paskan luajtur 1-sh….
One shot, one kill….
Me mjekrat, si po shkon brisku???!!!
SHKODËR- Një pistoletë e djegur dhe një motoçikletë po e djegur janë gjetur nga policia e Shkodrës mbrëmjen e sotme pas vrasjes së të riut Erjon Xhenje. Në njoftimin zyrtar të policisë, bëhet me dije se mjetet e autorëve janë gjetur në lagjen “Guerrile”.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë. Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qëlluar viktimën Erjon Xhenje me mbi 30 fishekë plumbash.
Dyshohet se i riu i vrarë ruhej prej ditësh nga autorët, ndërkohë që këta të fundit janë larguar nga vendngjarja me shpejtësi me një motoçikletë. Ata janë futur nëpër rrugicat e qytetit për të humbur gjurmët. Në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka rrethuar zonën së bashku me grupin hetimor dhe po bën ekzaminimet e vendgjarjes.
SHKODËR- Erjon Xhenje është personi që ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mësohet se Xhenje po pinte kafe në një lokal pranë stadiumit të Shkodrës në momentin që e kanë qëlluar duke e lënë të vrarë në vend.
Policia ka rrethuar gjithë zonën pas ngjarjes, ndërkohë që trupi i viktimës ende ndodhet në vendngjarje, duke pritur që ambulanca e morgut ta marrë.
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Shkodër. Mësohet se viktima ishte ulur në një lokal dhe po pinte kafe në momëntin që e kanë qëlluar për vdekje.
Ndërkohë që siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, policia ka rrethuar zonën.
SHKODËR- Të shtëna me armë ka pasur mbrëmen e sotme në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Bulevandin Bujar Bishanaku.
Nga të shtënat me armë një person ka mbetur i vrarë, ndërkohë që identiteti i tij ende nuk bëhet me dije.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor.