LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sulm terrorist në Izrael/ Makina përplaset me turmën, vdes turisti italian, 7 të plagosur

• 1 i vdekur dhe 7 të plagosur në Tel Aviv. •Alessandro Parini, nga Roma u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm terrorist me makinë në Tel Aviv që ndodhi një natë më parë. •Sipas policisë izraelite, një makinë u përplas me një grup njerëzish pranë një parku, përpara se të rrokullisej. •Pas sulmit, forcat izraelite të sigurisë qëlluan një 30-vjeçar palestinez që dyshohet se ka qenë autori i kësaj ngjarje. •Ky ishte sulmi i dytë vdekjeprurës , pasi dy motra u vranë kur makina e tyre u qëllua në Bregun Perëndimor. •Sulmi vjen në sfondin e tensioneve të rritura pas sulmeve ajrore izraelite mbi objektivat militantë palestinezë si në Liban ashtu edhe në Gaza.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Sulmi terrorist në Izrael, ndërrojnë jetë dhe dy motra, ishin brenda makinës kur u qëlluan me armë

Sulm terrorist në Izrael/ Makina përplaset me turmën, vdes
Maya dhe Rina Dee

IZRAEL- Personat që po shikoni janë Maya dhe Rina Dee, motrat që mbretën të vrara në sulmin e ndodhur të premten pasdite pranë kryqëzimit Hamra në veri të luginës së Jordanit.

Të dyja po largoheshin me makinë nga shtëpia e tyre në vendbanimin Efrat për në Tiberias në momentin që ndodhi shpërthimi. Nëna e tyre ndodhet në spital dhe është në gjendje kritike për jetën.

Makina ku ndodheshin vajza u qëllua nga persona të armatosur dhe doli nga rruga.

sulmi është dënuar nga autoritetet. Gjithashut i vrarë në sulm mbeti dhe turisti 35-vjeçar nga Roma, Alessandro Parini. 7 të tjerë janë plagosur nga sulmi gjithashtu. Autori ende nuk është identifikuar.

3 VITE ME PARE

Sulmi terrorist në Tel Aviv/ Izraeli ngushëllon Italinë, Borell: BE dënon aktet e dhunës (REAGIMET)

Sulm terrorist në Izrael/ Makina përplaset me turmën, vdes
sulmi ne Tel Aviv

IZRAEL- Izraeli I ka shprehur ngushëllime Italisë, pas sulmit terrorist në Tel Aviv, ku humbi jetën Alessandro Parini dhe 7 të tjerë ngelën të plagosur. Mediat e huaja raportojnë se një reagim ka ardhur edhe nga përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, i cili i dënon aktet e dhunës.

Reagimet:

“Në emër të qeverisë dhe popullit të Izraelit, i dërgoj ngushëllimet tona familjes dhe miqve të Alessandro Parinit, shtetasit italian të vrarë në sulmin e djeshëm në Tel Aviv, si dhe qeverisë dhe gjithë popullit italian. Terrorizmi vrasës është armiku i të gjithë neve. Të plagosurve u uroj shërim të shpejtë,”- shkruan në ‘Tëitter’ ministri i Jashtëm Eli Cohen.

“Edhe mbrëmë në Tel Aviv pati sulme terroriste vdekjeprurëse, në një prej të cilave u vra një turist italian. BE-ja shpreh dënimin e saj të plotë për këto akte dhune të cilat duhet të ndalen.Kjo rritje e dhunës pason ditët e tensionit dhe përleshjeve në vendet e shenjta, duke përfshirë ndërhyrjen dhe përdorimin e forcës nga policia izraelite brenda kompleksit të xhamisë Al Aksa. BE-ja dënon incidentet e dhunshme që ndodhën në vendet e shenjta. Ne dënojmë gjithashtu sulmet me raketa pa dallim kundër Izraelit nga Gaza dhe territori i Libanit,” – u shpreh Borell.

3 VITE ME PARE

Sulmi në Tel Aviv/Shtatë persona mbetën të lënduar, ja si është gjendja e të plagosurve

Sulm terrorist në Izrael/ Makina përplaset me turmën, vdes
sulmi ne Tel Aviv

IZRAEL- Tre nga të plagosurit në sulmin ku mbeti i vrarë italiani Alessandro Parini janë ende të shtruar në spitalin në Tel Aviv. Mediat e huaja raportojnë se gjendja e pacientëve nuk konsiderohet e rëndë.

Mësohet se Roberto Niccolai është një nga tre italianët që u plagosën mbrëmë në bregdetin e Tel Avivit pasi një makinë goditi njerëzit që po kalonin.

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani saktësoi se Parini dhe turistët italianë të plagosur ishin pjesë e dy grupeve të ndryshme. Ndër të tjera ai njoftoi se grupi i italianëve të përfshirë në sulmin e mbrëmshëm në Tel Aviv, ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Alessandro Parini, do të kthehet sot në Itali.

Një person është vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur në një sulm terrorist në Tel Aviv të Izraelit, gjatë mbrëmjes së djeshme. Një makinë u përplas me një grup njerëzish pranë një parku përpara se të rrokullisej. Shërbimet e kërkim-shpëtimit deklaruan se një 30-vjeçar mbeti i vdekur, ndërsa katër persona të tjerë të plagosur, të cilët janë duke marrë ndihmë mjekësore. Autori ende nuk është identifikuar.

3 VITE ME PARE

Kush ishte Alessandro Parini, italiani që humbi jetën në sulmin në Tel Aviv

Sulm terrorist në Izrael/ Makina përplaset me turmën, vdes
Alessandro Parini

ITALI- Alessandro Parini, italiani që humbi jetën në sulmin në Tel Aviv, ishte një 35-vjeçar i cili pasi mbaroi shkollën e mesme Massimo me rezultatin 100 nga njëqind, i ishte përkushtuar studimeve juridike, në degën e së drejtës administrative.

Ai sapo kishte mbërritur në Izrael me një grup miqsh për një pushim të shkurtër.

Studimet dhe karriera

Siç shpjegon edhe biografia në faqen e studios “Police & Partners”, ku ka punuar, është diplomuar në vitin 2011 në Luiss në Romë (tema e tezës së tij ishin marrëveshjet e së drejtës administrative në fazën e mbledhjes së taksave). Më pas ai mori doktoraturën në vitin 2019 në Universitetin e Tor Vergata, gjithashtu në Romë. Ai kishte qenë i licencuar për të ushtruar profesionin e avokatit që nga viti 2014 dhe vitin e kaluar ka dhënë provimin për të mundësuar ushtrimin e profesionit pranë Gjykatës së Kasacionit dhe juridiksioneve të tjera më të larta.

Ai merrej me të drejtën e kontratave publike, konkurrencën dhe komunikimet elektronike dhe ishte anëtar i Shoqatës së Administratorëve të Rinj.

Pasioni për udhëtimin

Faqja e tij në Facebook dëshmon për pasionin e tij për të udhëtuar në Lindjen e Mesme e deri në Jordani. Foto të tjera e tregojnë atë të angazhuar në një shëtitje me biçikletë në shtegun e çiklizmit përgjatë Tiberit, me Castel Sant'Angelo në sfond, në një dasmë miqsh dhe në Milano, në Piazza del Duomo.

Po çfarë ka ndodhur në Izrael?

Një person është vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur në një sulm terrorist në Tel Aviv të Izraelit, gjatë mbrëmjes së djeshme. Një makinë u përplas me një grup njerëzish pranë një parku përpara se të rrokullisej. Shërbimet e kërkim-shpëtimit deklaruan se një 30-vjeçar mbeti i vdekur, ndërsa katër persona të tjerë të plagosur, të cilët janë duke marrë ndihmë mjekësore. Autori ende nuk është identifikuar./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Sulmi terrorist në Izrael, Rama: Jemi të pikëlluar! Dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre

Sulm terrorist në Izrael/ Makina përplaset me turmën, vdes
Edi Rama

TIRANË- Shqipëria ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi një natë më parë në Tel Aviv. Në një mesazh publik, kryeministri Edi Rama thekson se do të qëndrojnë krah Izraelit e se dënonë këtë sulm që ka marrë jetë njerëzish. Po ashtu, kreu i Qeverisë shton se dënon me forcë autorët dhe të gjithë mbështetësit e tyre. 

MESAZHI I RAMËS:

Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit.

Po çfarë ka ndodhur në Izrael?

Një person është vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur në një sulm terrorist në Tel Aviv të Izraelit, gjatë mbrëmjes së djeshme. Një makinë u përplas me një grup njerëzish pranë një parku përpara se të rrokullisej. Shërbimet e kërkim-shpëtimit deklaruan se një 30-vjeçar mbeti i vdekur, ndërsa katër persona të tjerë të plagosur, të cilët janë duke marrë ndihmë mjekësore. Autori ende nuk është identifikuar.

3 VITE ME PARE

Sulmi terrorist në Tel Aviv/ Të shtëna me armë zjarri, vritet turisti nga Roma (EMRI + FOTO)

Sulm terrorist në Izrael/ Makina përplaset me turmën, vdes
Alessandro Parini

IZRAEL- Sulm terrorist në Tel Aviv. Një turist italian, 35-vjeçari Alessandro Parini nga Roma, mbeti i vrarë dhe disa persona të tjerë u plagosën, përfshirë dy bashkatdhetarë të tjerë, nga një automjet që u përplas me turmën që po ecte përgjatë bregdetit të qytetit izraelit. Autori qëlloi me armë në drejtim të turmës. 

"Autoritetet izraelite konfirmojnë vdekjen e shtetasit italian Alessandro Parini. Shpreh dënimin tim të prerë për terrorizmin dhe afërsinë time me familjet"- shkruan Antonio Tajani në Tëitter. Menjëherë më pas ministri i Jashtëm bëri të ditur se mes të plagosurve ka edhe dy bashkatdhetarë.

Alessandro Parini, 35 vjeç, ishte shtetas romak. Ai sapo kishte mbërritur në Tel Aviv për turizëm me një grup miqsh", shpjegoi Tajani, duke shtuar se "ka folur me të atin".

Identiteti i autorit të sulmit është ende i paqartë. Sipas televizionit publik Kan, fillimisht u duk se burri ishte një arab izraelit nga qyteti Kfar Kassem, në verilindje të Tel Avivit. Por kur Shin Bet (shërbimi i sigurisë së brendshme) shkoi në shtëpinë e tij, ata zbuluan se i dyshuari ishte në shtëpi. Ai u tha oficerëve se makina e tij ishte vjedhur dhe letrat e tij ishin brenda. 

“Kryeministrja Giorgia Meloni shpreh ngushëllimet e thella për vdekjen e një prej bashkatdhetarëve tanë, Alessandro Parini, në sulmin terrorist të ndodhur në mbrëmje në Tel Aviv”- thuhet në njoftimin për shtyp.

sulm ne tel aviv

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet