Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Sot shënohet 100 vjetori i nisjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA • Kryeministri Edi Rama ka qenë i pari që ka postuar një urim me rastin e përvjetorit ku dhe ka ftuar të gjithë qytetarët në koncertin e sotëm • Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar në Twitter një urim me rastin e 100 vjetorit të marrvdhënieve diplomatike mes dy vendeve ku ka theksuar rezistimin e saj dhe gjatë diktaturës • Ndërkohë një mesazh është përcjellë nga presidenti i vendit Bajram Begaj i cili theksoi se mezi pret që të punojnë së bashku për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh • Në ceremoninë e zhilluar nga ambasada amerikane në Tiranë ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj, ish-presidenti Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha dhe deputetë të opozitës, përveç Sali Berishës. •Yuri Kim përcolli edhe mesazhin e ish-presidentit George W Bush, i cili është i pari president amerikan që ka vizituar Shqipërinë. •George Bush, uroi shqiptarët për marrëdhëniet me SHBA-në, ku kujtoi kohën kur vizitoi Shqipërinë dhe falenderoi shqiptarët për mikpritjen e tyre. •Mbrëmjen e sotme në sheshin Skënderbej do të mbahet një koncert me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Shba ku do të jenë të ftuar këngëtar të njohur të skenës.
13 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Presidenti amerikan, George W Bush, ishte i pari në detyrë që vizitoi Shqipërinë. Ai ka dërguar ditën e sotme një mesazh urimi në 100 vjetorin e vendosje së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë. Bush shkruan se është i lumtur që Shqipëria dhe SHBA vijojnë të punojnë përkrah si aleatë në NATO dhe në KS të OKB, duke mbrojtur demokracinë paqen dhe të drejtat e njeriut.
LETRA E PLOTË:
Unë dhe Laura dërgojmë përshëndetjet dhe urimet tona më të ngrohta për mbarë popullin shqiptar teksa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë. Ky gur kilometrik i veçantë është një dëshmi e miqësisë midis dy vendeve tona të përbashkëta demokratike. Në vitin 2007, isha krenar që u bëra presidenti i parë i SHBA në detyrë që vizitonte Shqipërinë. Laura dhe unë nuk do ta harrojmë kurrë kohën që kaluam në vendin tuaj të sinqertë dhe përkushtimin tuaj ndaj demokracisë dhe marrëdhënieve të forta me SHBA. Kujtoj gjithashtu pasionin tuaj për zhvillim dhe tolerancë. Jam i lumtur të shoh Shqipërinë dhe SHBA teksa vijojnë të punojnë përkrah si aleatë në NATO dhe në KS të OKB, duke mbrojtur demokracinë paqen dhe të drejtat e njeriut. Shpirti shqiptar që kurrë nuk reshti së përpjekuri për liri dhe tradita juaj e besës për të shtrirë dorën e ndihmës njerëzve në nevojë, janë vlera të cilat shpresoj që të bëhen shembuj për të tjerët. Shqipëria është një forcë e së mirës në botë dhe SHBA janë krenarë që ju kemi mike dhe aleate. Gëzuar 100 vjetorin e miqësisë sonë jetëgjatë. Uroj dhe shumë vite të tjerë të shkëlqyer dhe premtues në vazhdim. Zoti ju bekoftë.

TIRANË- Ceremonia për festimin e 100-vjetorit të marrëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA-së, bëri bashkë politikanë të shumtë.
Ish-presidenti Ilir Meta mbërriti në Pallatin e Operas i shoqëruar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi e veshur me të bardha. Pjesë e ceremonisë ishte dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kryeministri Rama shoqërohej nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, e cila gjithashtu shoqëroi ambasadoren e SHBA Yuri Kim.
Po kështu ish-presidenti Bamir Topi ka qenë në aktivitet i pashoqëruar, ashtu si ish-presidenti Rexhep Meidani.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme në ceremoninë për 100 vjetorin e marrëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA-së, se nuk ka njeri në botë që ti thotë se ka frikë nga reforma në drejtësi apo se ka damkë në lule të ballit. Rama u shpreh se vendi ynë nuk do të ekzistonte pa SHBA-në e po ashtu Shqipëria nuk do të ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit.
'Pa SHBA-në Shqipëria mbase nuk do të ekzistonte dhe pa SHBA-në Shqipëria sot nuk do të ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit. Pa SHBA-në Shqipëria nuk do të mund të përballej me të keqen dhe të shkuarën, e cila vijon të shfaqet para nesh nga forma në më të ndryshme. Deri tek hijet e së shkuarës më të errët komuniste, që mendojmë se i ka tretur e kaluar por sërish na dalin para. Tek ne nuk ka një forcë të mundshme anti-amerikane, por edhe kur ka mllef ndjenjë hakmarrje, jo ndaj SHBA-së por ndaj politikës së SHBA-së, kjo shfaqet në formën e një gare dashurie se kush e do më shumë Amerikën, madje sikur e duan më shumë dhe se BE. Nuk ka këtu një burrë që t’ja thotë SHBA-së në sy kur i dridhen gjunjët nga Reforma në drejtësi, apo se ka frikë të dalë nga shëtpia se e ka damkën në lule të ballit.’- tha Rama.
TIRANË- Presidenti i vendit Bajram Begaj gjatë fjalës së tij në eventin e organizuar për kremtimin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes Shteteve të bashkuara dhe Shqipërisë, u shpreh se është një moment i historisë sonë që lidhet me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e këtyre marrëdhënieve. Presidenti tha ndër të tjera se mbështetja e SHBA është e paçmuar për çështjen tonë kombëtare.
“Kënaqësi e veçantë që sot, kremtojmë 100-vjetorin e lidhjeve të marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerin tonë më të madh strategjik. Një moment i historisë sonë, lidhet me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e këtyre marrëdhënieve. Rol të rëndësishme në krijimin e këtyre marrëdhënieve e ka luajtur Presidenti Uillson, i cili ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare. Fan Noli bashkë me Konicën dhe Vatranët e tjerë, besonin fort në politikën amerikane të kohës dhe vunë gjithçka patën në shërbim të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve. Presidenti Uillson, u bë mbrojtësi më i fuqishëm i pavarësisë dhe mos copëtimit të trojeve të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris. Këto 100 vite konfirmojnë vendosmërinë për ta vazhduar bashkëpunimin, në kohë të vështira e të mira, në momente kyçe të historisë, në sfida të sigurisë e paqes në rajon dhe në botë. Sot ne qëndrojmë krah për krah partnerit tonë strategjik amerikan dhe punojmë së bashku në fusha me rëndësi jetike. Rezultatet në reformimin, transformimin dhe mirëqeverisjen, si dhe në forcimin e institucioneve të drejtësisë, diplomacisë, sigurisë e mbrojtjes dhe sundimin e ligjit, e kanë shndërruar vendin tonë në një partner i cili përmbush rolin koherent, konstruktiv dhe diplomatik. Falë mbështetjes bujare dhe pa asnjë rezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shqiptarët sot janë një faktor me rëndësi gjeopolitike në Ballkan. Mbështetja e SHBA është e paçmuar për çështjen tonë kombëtare. Me të njëjtat principe dhe me të njëjtën vendosmëri me të cilën u mbështet Shqipëria 100 vjet më parë, u mbështet edhe Kosova për shpalljen e pavarësisë”, u shpreh ai.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme në ceremoninë e 100 vjetorit të marrëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA-së, se Enver Hoxha ka qënë ai që ka punuar shumë për këtë ditë.
'Ishte dita e Pavarësisë kur i thashë Presidentit ëillson të shpëtonte këtë racë të pashpresë dhe përgjigja e tij ishte “unë do të kem një zë në Kongresin e Paqes dhe atë do ta përdor në favor të Shqipërisë”. Nuk besoj se ndodh në ndonjë vend tjetër që gjithë qeveria dhe gjithë paria e vendit të mblidhen me ambasadoren dhe të kremtojnë ditën kur kanë firmosur marrëdhëniet diplomatike. Kjo nuk e bën aspak të pakuptueshme apo qesharake këtë që ndodh këtu në vendin tonë. Ndryshe nga të gjtiha vendet e tjera, pa asnjë përjashtim, në këtë marrëdhënie ka hyrë në mes një histori e pangjashme me asgjë tjetër që ka përcaktuar edhe këtë nivel dhe thellësi të marrëdhënies tonë me SHBA. Ne sot jemi këtu për 100 vjetorin, sepse më 28 korrik 1922 në ministrinë e Jashtme mbërrit dokumenti zyrtar që njoftonte qeverinë shqiptare se SHBA e njeh qeverinë shqiptare.
Historia e ndarjes me dhunë e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga bota dhe shkëputjes totale të çdo lidhjeje me SHBA. Madje e vendosjes së SHBA në shënjestrën e përditshme të diktaturës komuniste. Në një farë mënyrë Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë se në të tërë për këtë ditë që jemi këtu. Ka punuar gjysmë shekulli për ta kthyer Shqipërinë dhe për t’i kthyer shqiptarët në dashnorët më të paepur të SHBA-së. të gjitha ato që regjimi komunist bëri për t’i laruar shqiptarët nga SHBA u përkthyen në kalimin e shqiptarëve në ekstremin tjetër.'- tha Rama.
TIRANË- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka uruar shqiptarët për 100 vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Përmes një video mesazhi, Biden është zotuar se do të vijojë bashkëpunimi për të ndjekur rrugën e vendit tonë drejt Bashkimit Europian.
'Sot Shqipëria dhe SHBA janë aleate në NATO dhe partnerë që punojnë së bashku për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë në Europë dhe në mbarë botën, duke përfshirë edhe punën tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shqipëria ka dhënë gjithashtu një kontribut kritik në mbështetjen e nevojave humanitare dhe të sigurisë për popullin ukrainas, teksa mbrojnë vendin e tyre kundër luftës brutale të Rusisë. Dhe ndërsa shohim drejt të ardhmes SHBA do të vazhdojë të qëndrojnë krah Shqipërisë ndërsa ju çoni përpara punën për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin për të forcuar sundimin e ligjit dhe përfunduar rrugëtimin tuaj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Uroj që dy kombet tona të vazhdojnë të ndërtojnë mbi gjithçka që kemi arritur së bashku dhe të forcojmë një të ardhme të ndritshme dhe më shpresëdhënëse për fëmijët tanë.'-tha Biden.
'Faleminderit që jeni këtu me ne për të kremtuar 100-vjetorin e vendosjes ësë marrëdhënieve të vendeve tona. Një marrëdhënie e konsoliduar nuk mundi të zhdukë as regjimi komunist. Nuk u zhbë kjo marrëdhënie sepse jo ngrhet nga ndjenjat e miqësisë. Duke filluar me rolin vendimtar që luajti presidenti Ëillson për të shpëtuar Shqipërinë nga copëtimi i mëtejshme. 30 vite më parë unë isha hipur mbi qafën e tim eti, kur Tiranën e Bizitoi Beker. Kur hedh sytë pas është se koha që ka kaluar e ka justifikuar atë besim dhe entuziazëm. Shqipëria është sot një realitet krejt tjetër. Ne jemi sot një end që jep një kontribut real. Sot është një moment për të hedhur sytë pas, por edhe për të parë përpara”, tha Xhaçka
TIRANË- Ambasadorja Yuri Kim ishte e pranishme ditën e sotme në ceremoninë e 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Gjatë fjalës së saj, Kim u shpreh se shumë gjëra kanë ndryshuar që nga nisja e marrdhënieve mes dy shteteve. Po ashtu, ajo tregon se SHBA nuk lëkundet kurrë.
'Ishte një pishtar që nuk u lejua kurrë të shuhej. Ndërsa shënojmë një shekull marrëdhënie, duhet të vlerësojmë veçanërisht ata shqiptarë që paguan duke dhënë jetën e tyre.E pandryshuar mbetet, SHBA kurrë nuk janë lëkundur nga besimi në një Shqipëri të pavarur dhe sovrane. Ne kurrë nuk jemi lëkundur në besimin që kemi në miqësinë tonë. Ne ishim krenarë kur ju mbështetëm kur ju u shkëputet nga zinxhirët e regjimit. Krenar që u anëtarësuat në NATO. Sërish krenar që të festojmë me ju që ju filluar zyrtarisht negociatat. SHBA Nuk janë lëkundur kurrë, për sovranitet. Ndërsa festojmë 100 vjet sot kam”, deklaroi Kim.
28 korriku i vitit 1922 shënon një datë të rëndësishme në historinë diplomatike të Shqipërisë, pasi u vendosën marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që në lindje të shtetit modern shqiptar, në vitin 1914, SHBA-të nisën një mision faktmbledhës në Shqipëri të drejtuar nga diplomati George Frederick Williams.
Për fatin e mirë të kombit tonë, SHBA-të pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore kishin një peshë përcaktuese të fateve të botës. Në Konferencën e Paqes së Parisit në vitin 1919, SHBA-të mbështetën vizionin e lirisë së kombeve për të vendosur vetë për fatet e tyre.
Më posaçërisht, ishte zbatimi i një prej pikave të Presidentit amerikan Woodrow Wilson, ajo e së drejtës së popujve për vetëvendosje dhe refuzimi prej tij i planeve për ndarjen e Shqipërisë, që do t’i siguronte ish Presidentit amerikan dhe SHBA-ve një vend nderi në historinë shqiptare. Vizioni i Presidentit Wilson për botën, roli i diasporës shqiptare në SHBA dhe rrethanat historike kontribuan në vendimin që rikonfirmoi pavarësinë e Shqipërisë.
Deri në vitin 1939 Shqipëria ishte një vend miqësor dhe i preferuar për SHBA-të aq sa dhjetëra amerikanë u vendosën dhe dhanë një kontribut për vendin tonë si diplomatë, sipërmarrës, themelues shkollash e deri në investitorë ekspeditash për të zbuluar pasuritë e nëntokës shqiptare.
Lufta e Dytë Botërore dhe zhvillimet e pasluftës do ta fusnin raportin natyral miqësor mes dy vendeve tona në një armiqësi të dëmshme dhe në kundërshti të hapur me interesat historike të kombit tonë. Rreshtimi në bllokun komunist e rriti retorikën antiamerikanë në Shqipëri, shoqëruar kjo me veprime aspak miqësore, çka solli dhe largimin e misionit diplomatik amerikan nga Shqipëria, në nëntor të 1946-ës. Rrethanat e këtij largimi janë përshkruar më së miri nga përfaqësuesi amerikan në Shqipëri Henderson dhe bashkeshortja e tij, si një largim jashtë çdo praktike diplomatike dhe njerëzore.
Izolimi dhe armiqësia do të merrte fund me rënien e regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1990, që solli rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe, pas një ndërprerjeje të gjatë, më 15 mars të vitit 1991. Propoganda komuniste antiamerikane prodhoi efekt të kundërt tek shqiptarët, të cilët i panë SHBA-të si aleatin kryesor në shembjen e komunizmit në Europën Qendrore dhe Lindore dhe shënjimin e rrugës së lirisë drejt vendosjes së themeleve të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Pas këtyre zhvillimeve të vrullshme gjeopolitike, Shqipëria u trajtua si pjesë e rëndësishme e konceptit të Washingtonit për ndërtimin e një Europe të pandarë, të lirë dhe në paqe. Objektivi amerikan ishte i qartë në mbështetjen e ndërtimit të insititucioneve të konsoliduara, sundimin e shtetit të së drejtës, ekonominë e tregut funksionale, çka do të mundësonte pranimin e Shqipërisë në familjen Euro-Atlantike.
Përgjatë tre dekadave të tranzicionit, SHBA-të konsiderohen si nxitësi më i rëndësishëm dhe më me ndikim në proceset demokratizuese të Shqipërisë, për shkak të mbështetjes së pazëvendësueshme politike, diplomatike dhe ushtarake.
Mirënjohja jonë është e pakufijshme për rolin vendimtar të SHBA-ve për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, avancimin e të drejtave të shqiptarëve si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në Maqedonin e Veriut, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës. Falë ndihmës dhe mbështetjes së pakursyer të SHBA-ve, Shqipëria u bë anëtare e NATO-s.
Mirëpo thellimi i bashkëpunimit strategjik dypalësh nevojitej të materializohej me një kuadër cilësor politik duke e sjell në një nivel të ri marrëdhënien mes nesh. Për mua si ministër i punëve të jashtme, ishte moment krenarie firmosja e Deklaratës së Partneritetit Strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Washington, më 20 Prill 2015. Ky dokument përbën gurin e themelit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit strategjik Shqipëri-SHBA dhe fokusohet në partneritetin mes dy vendeve në planin global, rajonal dhe atë dypalësh.
Historia njëqind vjeçare diplomatike mes nesh na mëson se faktori njerëzor përcaktoi anën e duhur të historisë, sikurse me pa të drejtë na vendosi në armiqësi jo natyrale apo distancë dëmtuese me pasoja për interesin kombëtar për disa dekada.
Kjo marrëdhënie një shekullore, e jetuar në vetëm gjysmë shekulli pranë njëri tjetrit ka qenë bekim për ne. Por, mbështetja amerikane nuk zëvendëson pronësinë që ne duhet të demonstrojmë për reformat shtetkonsoliduese. Reformat e vërteta që sjellin mirëqënie për qytetarët janë rruga e sigurtë për çimentimin e një marrëdhënie strategjike e të sinqertë, në respekt të ndërsjelltë mes dy kombeve tona, për shekujt që vijnë.
TIRANË- Presidenti i Shtetit Bajram Begaj ka shprehur urimet e tij në rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.
Në një postim në Twitter presidenti i vendit tha se mezi pret të punojnë ngushtë në përmirësimin e bashkëpunimit bazuar në Deklaratën e Partneritetit Strategjik.
28 july 1922 - 28 july 2022/ 100 years of diplomatic relations btw ????????&????????. 100 years of friendly coop & close partnership of two allies in #NATO and members of the Security Council????????.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) July 28, 2022
Looking fwd to work closely in enhancing our coop based on the Strategic Partnership Declaration. pic.twitter.com/ZeGETMJqg7
.

TIRANË-Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në kuadër të 100- vjetorit të nisjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dhënë urimet e saj.
Në një postim në Twitter ambasadorja u shpreh se si sot 100 vite më parë u ndez një pishtar i cili dhe në ditët e errëta të diktaturës shqiptarët e mbajtën gjallë.
Ajo konfirmoi në postimin e saj se do të jetë pjesë e koncertit të sotëm që do të mbahet në sheshin Skënderbej, pikërisht për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike si dhe negociatat me BE.
Postimi:
Më 28 korrik 1922 u vendosën marrëdhënie diplomatike. Atë ditë u ndez një pishtar. Edhe në ditët e errëta të diktaturës, shqiptarët trima e mbajnë gjallë. Sot, ai pishtar digjet më i ndritshëm se kurrë. Le të na ndriçojë rrugën përpara, së bashku, për 100 vitet e ardhshme!
Mezi pres t’u bashkohemi miqve shqiptarë për evente speciale në Tiranë (përfshirë koncertin sonte në Sheshin Skënderbej) dhe të ndajmë mesazhe speciale nga miqtë amerikanë në Uashington dhe Dallas (qëndroni!). Gëzuar edhe 100 !
TIRANË- Ditën e sotme shënohet 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA dhe në mbrëmje do të organizohet një koncert në sheshin 'Skënderbej'.
Kryeministri Edi Tama nuk ka nguruar që të japë urimet e tij ku me anë të një postimi në Facebook është shprehur se ky koncert celebrohet pikërisht në përvjetorin e kësaj marrëdhënie dhe i uroi mbrëmje të këndshme kush do të jetë i pranishëm.
"MIRËMËNGJES, dhe sot, në ditën e fiks vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm ju uroj ditë të mbarë, po edhe mbrëmje të bukur të gjithë atyre që do jenë sot në Sheshin Skënderbej"- ka shruar Rama.
Kryeministri, Edi Rama ka bërë te ditur se sot vendi ynë do të festojë për 100 vjetorin e marredhënieve Shqipëri-ShBA dhe hapjen e negociatave me BE-në. Në konvert do të jenë disa nga këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare si: Flori Mumajesi, Alban Skënderaj, Xhensila Myrtezaj etj.