LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

11 shkurti bashkon PD! Bardhi konfirmon pjesëmarrjen, Berisha&Noka: Det njerëzish do derdhen në shesh (Policia nis MASAT)

• 11 shkurti është vetëm dy ditë larg dhe përgatitjet kanë nisur. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka thirrur në një mbledhje të gjithë shefat e komisariateve të Tiranës. Paraprakisht raportohet se në terren pritet të jenë mbi 1500 efektivë policie, por në mbledhjen e zhvilluar nga Rrumbullaku do të jepen edhe të tjera poorsi. • Gatishmëria e efektivë të policisë pritet që të nisë që të premten pasdite, ndërsa mëngjesin e të shtunës, Tirana do të zgjohdet gjysmë e bllokuar. Të gjitha akset që të çojnë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku dhe pritet të zhvillohet protesta, do të jenë të bllokuara. Kryeministria pritet të blindohet. • Nga ana tjetër, kryedemokrati Sali Berisha u ka dhënë dhe porositë e fundit demokratëve. Në një takim me banorët, Berisha u bëri thirrje të gjithë atyre që jetojnë në kryeqytet që të hapin dyert dhe që nesër banorët e rretheve të zbarkojnë në Tiranë. • Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka thanë se një det me njerëz do të ‘derdhen’ në shesh për të kërkuar rrëzimin e kryeministrit. Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se do të marrë pjesë në pritestë. Ai tha se ka ftuar të gjithë grupin parlamentar që të bëhen bashkë e të dalin në shesh.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

11 shkurti/ Demokrati: Mbiemrin e kam Rama, s'kam lënë kishë e xhami pa u lutur për rrëzimin e tij, hapën gropë për ne, por ranë vetë!

11 shkurti bashkon PD! Bardhi konfirmon pjesëmarrjen, Berisha&Noka: Det
Demokrati

TIRANË- Një demokrat është shprehur se më 11 shkurt Opozita do ta 'varrosë' qeverinë. I pranishëm në një takim me kryedemokratin Sali Berisha, demokrati u shpreh se ka mbiemrin e njëjtë me kryeministrin Edi Rama, por që është lutur në çdo kishë e xhami për ta rrëzuar atë. Ai shtoi se Berisha është kthyer për ta shpëtuar vendin, njësoj si një vitet 90.

Pjesë nga fjala e demokratit: 

Unë nuk kam lënë kishë e xhami pa u lutur për rrëzimin e Edi Ramës. Unë jam Përparim Rama. Unë lavdëroj të madhin Zot që atë gropën që ata kishin hapur për ne ranë vetë. Unë them se kjo do të jetë protesta më e bukur. Ne do të shkojmë për t’i hedhur nga një lopatë dhe se ai ka marrë fund. Nuk ka nevojë të përdorim asgjë. Juve jeni rikthyer për të shpëtuar kombin shqiptar si në vitet 90-të zoti Berisha

3 VITE ME PARE

11 shkurti/ Berisha u jep porositë e fundit demokratëve: Shqiptarët të zbarkojnë në Tiranë që nesër. Hapni shtëpitë për qytetarët e rretheve

11 shkurti bashkon PD! Bardhi konfirmon pjesëmarrjen, Berisha&Noka: Det
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar revolucion më 11 shkurt. Në një takim me banorët në Tiranë, Berisha u bëri tthirrje qytetarëve që jetojnë në Tiranë që të haoin shtëpitë e tyre për të pritur të gjithë ata që jetojnë në rrethe. Ai tha ndër të tjera se të shtunën, më 11 shkurt, kur dhe do të zhvillohet protesta, e gjithë Shqipëria do të marshojë drejt Tiranës. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Këto orë që na kanë mbetur, duhet të trokasim në çdo derë, t’u japim fletëpalosje, t’u bëjmë ftesë, që të bashkohen në këtë revolucion. Nuk ka demokraci pa pluralizëm, ka vetëm një Shqipëri që është drejt shpërbërjes e agonisë. Në punën tuaj këto orë janë vendimtare për suksesin e protestës së 11 shkurtit. Dua të hapim dyert për të njohurit e farefisin që duan të vijnë nga rrethet një ditë para. Të shtunën Shqipëria vërshon e marshon drejt Tiranës. Tirana derdhet në rrugë

3 VITE ME PARE

Gazment Bardhi i bashkohet protestës së 11 shkurtit: Të gjithë koleget e grupit parlamentar do marrin pjesë

11 shkurti bashkon PD! Bardhi konfirmon pjesëmarrjen, Berisha&Noka: Det
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është shprehur se do të marrë pjesë në protestën e 11 shkurtit. I ftuar në "Opinion", Bardhi tha se vendimin e ka marrë duke u konsultuar me të gjithë kolegët. Ai shtoi se të gjithë anëtarët e grupit parmanetar do të marrin pjesë në këtë protestë. Sipas Bardhit, beteja e vetme e tyre është me kundërshtarin, kryeministrin Edi Rama. 

“Po do shkoj në protestë. Vendimi është marrë i konsultuar me të gjithë kolegët. Të gjithë koleget e grupit parlamentar do marrin pjesë në protestë. Nuk kemi asnjë arsye për të qenë të ndarë në betejën me kundërshtarin”-tha Bardhi.

Opozita kërkon largimin e kryeministri Edi Rama. Protesta u thirr pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, dosje që zbuloi dhe takimet e ish-zyrtarit të lartë me kryeministrin Edi Rama.

 

3 VITE ME PARE

11 shkurti/ Noka paralajmëron: Lumin e njerëzve nuk ka shesh që e mban, vetëm derrat e majmë të Rilinjdes s'do dalin

11 shkurti bashkon PD! Bardhi konfirmon pjesëmarrjen, Berisha&Noka: Det
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka është shprehur se Tirana do të mbushet me njerëz më 11 shkurt, ditë kur Opozitë do të mbajë protestën ndërkombëtare. I ftuar në "Open", Noka tha se lumi i njerëzve që do të derdhet në shesh nuk janë parë kurrë më parë. Ai shtoi se mund të ketë edhe mosbindje civile. 

"Lumin e njerëzve nuk ka shesh që i mban. Jemi duke nisur një revolucion. Nëse Rama nuk jep dorëheqjen nuk do të gjejë paqe as në Surrel. Nuk ka paqe. Do ta shohim çfarë do të ndodhë. 11 do jetë dita e parë e shpërthimit të revoltës. Të gjitha opsionet janë të hapura në tavolinë, edhe mosbindja civile. Nuk ka orar dhe afat, sipas ligjit ne vetëm njoftojmë nuk i kërkojmë leje askujt. Kemi sjellë demokracinë që mos të marrim leje kur protestojmë. Vetëm Rama, banda që quhet qeveri e Aldat e qeverisë, vetëm këta nuk kanë arsye për të protestuar, vetëm derrat e majmë të Rilindjes,"- tha Noka. 

Opozita kërkon largimin e kryeministri Edi Rama. Protesta u thirr pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, dosje që zbuloi dhe takimet e ish-zyrtarit të lartë me kryeministrin Edi Rama.

3 VITE ME PARE

Porosia e Berishës: Kudo të kalojnë Rama e Veliaj, gjuajini me vezë dhe domate!

11 shkurti bashkon PD! Bardhi konfirmon pjesëmarrjen, Berisha&Noka: Det
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që qytetarët të sulmojnë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj me vezë dhe domate. Në një takim në selinë blu me banorët e degës 6, 7 dhe 16 të Tiranës, Berisha tha se Veliaj është një hajdut që vjedh paratë e shqiptarëve. Kreu i Partisë Demokratike tha se Veliaj hesht para çdo gjëje që ka lidhje me Iranin sepse është vetë i lidhur me ta. Ai tha se asnjë prej tyre nuk duhen lënë që të qarkullojnë lirshëm në rrugë. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Shikoni çfarë ndodh. Sharra është ndërmarrja e tyre, 100% e Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Kontrata thotë se plehrat do të depozitohen me 11 euro për ton, do të paguani ju, qytetarët për ti depozituar. Ai që nuk ka emër që s’meriton, një hajdut i neveritshëm, i pafytyrë, i pa turp, më falni për shprehjen, kalon rrugicave dhe u merr tek ndërmarrja e tij u merr 29 euro, që sipas kontratës u merren nëse digjen. Nuk digjet asnjë ton, depozitohen si 25 vite më parë dhe u taton ju, 29 euro. A lejohet ky njeri të qarkullojë nëpër Tiranë. A nuk është një hajdut i secili prej jush. A nuk është një hajdut i cili vjedh familjet në Tiranë. A nuk duhet gjuajtur me vezë, domate, kudo që kalon. Çfarë është ky, më thoni, çfarë na bëjnë këta ne. Kur vjen një hajdut në oborr dhe merr diçka, ikën me vrap, kurse ky kalon si hije me 30 policë rresht, kudo që të jetë, ky duhet gjuajtur vezë dhe domate. Këtij i duhet treguar vendi, nuk ka turp dhe cipë. Ku i çon paratë, i çon në Iran. Ta dini nga unë ju, i çon në Iran, të dalë të thotë jo. Ai holandezi që kanë gjetur në Holandë, ai ortak kryesor në këtë ndërmarrje ka një italian i cili është i lidhur këmbë e krye me ndërmarrjen shtetërore të Iranit. Kjo është historia. Kur flitet për Iranin ai nuk e çel gojën. Edi Rama, Erion Veliaj, Belinda Balluku, të gjithë janë të lidhur në krim. A kemi ne të ardhme në këtë mënyrë, nuk kemi ne të ardhme me këta. Sa të na rrëmbejnë të ardhmen tonë, le ti lëmë në të shkuarën e tyre. Sa ta kthejnë Shqipërinë në një vend të mallkuar, le ti mallkojë Shqipëria këta. Nuk kemi ne të ardhme kështu.

3 VITE ME PARE

Protesta e 11 shkurtit/ Rrumbullaku mbledh të gjithë shefat e komisariateve, 1500 efektivë dalin në terren, bllokohen akset kryesore

11 shkurti bashkon PD! Bardhi konfirmon pjesëmarrjen, Berisha&Noka: Det
Policia e Tiranës

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka thirrur në një mbledhje të gjithë shefat e komisariateve të Tiranës në prani të drejtuesve të departamenteve për të diskuar planin e masave për tubimin e 11 shkurtit që do të organizohet nga Opozita. Paraprakisht raportohet se në terren pritet të jenë mbi 1500 efektivë policie, por në mbledhjen e zhvilluar nga Rrumbullaku do të jepen edhe të tjera poorsi.

Gatishmëria e efektivë të policisë pritet që të nisë që të premten pasdite, ndërsa mëngjesin e të shtunës, Tirana do të zgjohdet gjysmë e bllokuar. Të gjitha akset që të çojnë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku dhe pritet të zhvillohet protesta, do të jenë të bllokuara.

Masa pritet të merren dhe për Kryeministrinë, e cila është planifikuar të fortifikohet, siç ka ndodhur në protestat e kaluara. Opozita kërkon largimin e kryeministri Edi Rama. Protesta u thirr pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, dosje që zbuloi dhe takimet e ish-zyrtarit të lartë me kryeministrin Edi Rama.

Ç’ndodhi me dosjen e McGonigal?

Mbi një javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal. Në dosje shkruhet e zeza mbi të bardhë se McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal, duke pretenduar se nuk ka dijeni për asgjë, por që nga momenti i publikimit të dosjes dhe deri më sot, lidhur me ngjarjen nuk ka pasur asnjë reagim nga Ambasada Amerikane. Ndryshe nga shumë herë, ambasadorja Yuri Kim ka zgjedhur që të heshtë./Dosja.al

sali berisha protesta e pd 11 shkurt 2023 gazment bardhi

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën