Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Dita e sotme shënon 13 vite nga protesta e 21 janarit të vitit 20211, ku 4 demonstrues u vranë me armë zjarri në bulevardin "Dëshmorët e Kombit. • Për këtë përvjetor , ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar në rrjetet sociale një foto me përshkrimin: drejtësi për 21 janarin. • Si çdo vit, familjarë, por edhe qytetarë të thjeshtë janë mbldhur të bëjnë homazhe në bulevard. • Edhe pse kanë kaluar 13 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre. • Ndërkohë, një incident u shënua sot teksa kryeministri Edi Rama dhe familjarë të 4 viktimave të protestës së 21 janarit vendosën lule dhe bën homazhe në vendin ku ndodhën vrasjet, një i ri ka bërë thirrje kundër qeverisë. • “Vetë i çuat atje, vetë i vratë”, ishte thirrja e fortë që bëri një i ri, ndërkohë që ai u ndalua nga civilë, të cilët kërkuan shoqërimin e tij. • Protesta e 21 janarit të 2011, e zhvilluar para Kryeministrisë nga Partia Socialiste, e cila asokohe ishte opozitë, degradoi në vrasjen e 4 demonstruesve dhe plagosjen e disa të tjerëve. • Për këto vrasje u dënua gardisti Agim Llupo me 3 vite burg nën akuzën "vrasje nga pakujdesia", si dhe me një vit burg kreu i Gardës, asokohe Ndrea Prendi.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një incident u shënua sot teksa kryeministri Edi Rama dhe familjarë të 4 viktimave të protestës së 21 janarit vendosën lule dhe bën homazhe në vendin ku ndodhën vrasjet, një i ri ka bërë thirrje kundër qeverisë.
“Vetë i çuat atje, vetë i vratë”, ishte thirrja e fortë që bëri një i ri, ndërkohë që ai u ndalua nga civilë, të cilët kërkuan shoqërimin e tij.
“Nuk kam bërë gjë. S’kam pse të jap mjetet e identifikimit. Mos më prekni, s’bëra gjë. Më lini të qetë, më ktheni telefonin. Nuk bëra gjë! Nuk bëra asgjë." dëgjohej ai të thoshte.
TIRANË- Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika ka mbajtur fjalën e tij në ceremoni që po mbahet në Kryeministri për 13-vjetorin e protestës së 21 janarit në 2011 ku humbën jetën 4 demonstrues, mes tyre edhe nipi i tij.
Nika tha se topi tashmë është lënë te drejtësia shqiptare, dhe u shpreh se Gjykata Europiane i ktheu shpresën se do ketë drejtësi për viktimat.
“Gjykata Europiane e Strasburgut na ktheu shpresën se do të ketë drejtësi. E kam thënë dhe e përsëris, vrasja e Aleksit, dhe tre protestuesve të tjerë, ishte e rëndë. Ata ishin protestues paqësor. Nuk kishte arsye që të vriteshin. Asgjë tjetër veç një urdhër nga lart mund të çonte drejt vrasjes së tyre. Presim drejtësi! Topi është në drejtësinë shqiptare, presim.”, tha Nika.
Dita e sotme shënon 13 vite nga protesta e 21 janarit të vitit 20211, ku 4 demonstrues u vranë me armë zjarri në bulevardin "Dëshmorët e Kombit. Protesta e 21 janarit të 2011, e zhvilluar para Kryeministrisë nga Partia Socialiste, e cila asokohe ishte opozitë, degradoi në vrasjen e 4 demonstruesve dhe plagosjen e disa të tjerëve. Për këto vrasje u dënua gardisti Agim Llupo me 3 vite burg nën akuzën "vrasje nga pakujdesia", si dhe me një vit burg kreu i Gardës, asokohe Ndrea Prendi.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë që po zhvillohet në kryeministri për 13-vjetorin e "21 janarit", ku humbën jetën 4 protestues.
Rama tha se më 27 shkurt të këtij viti do të merret vesh nëse dosja e kësaj çështjeje do t'i kalojë SPAK, apo jo. Për hetimin e bërë deri më tani, nga Prokuroria e Tiranës, Rama e cilësoi këtë të fundit si “ bark pa shtyllë kurrizore”.
"Ky është një 21 janari i veçantë sepse sot për herë të parë që prej 13 vitesh shpresa nuk ushqehet vetëm nga brenda nesh, por edhe nga vendimi i Strasburgut dhe nga vullneti shprehur i SPAK dhe GJKKO për të goditur drejt, lart, pa duart e lidhura nga pushteti politik, dhe pa frikë nga dordolecët politikë. Ne sot nuk ka mbetet veçse të shpresojmë që Gjykata e Lartë do vendosë me drejtësi me 27 shkurt dhe do të lëvizë barrën e rëndë të 21 janarin nga kurrizi pa shtyllë i prokurorisë Tiranë në duart e SPAK për të hetuar cka krejt është shkruar qartë në vendimin e asaj gjykate, asgjë më shumë, asgjë më pak. Pastaj për ta cuar rezultatin e atij hetimi në duart e gjykatës së SPAK, ku më në fund Shqipëria dhe shqiptarët do mund të shohin nën dritën e diellit ata që duhet të përgjigjen për 21 janarin. Në të gjitha rastet, e kemi ditur apo jo Mark, e kemi ditur qysh prej ditës së parë, qysh prej ditës kur u mblodhën për herë të parë me dhjetëra mijëra vetë në marshimin e heshtur të 28 janarit 2011, se 21 janari është nga ato raste në historinë e botës, kur drejtësia nuk vjen dot kurrë shpejt, por nuk harron kurrsesi që të vijë.
Dua ta ndaj në emër të familjarëve, kolegëve, familjes politike që udhëheq vendin, qoftë vullnetin si gjithmonë të palëkundër për të qëndruar krah për krah deri në ditën e gjykimit të 21 janarit, por edhe besimin e ushqyer nga një moment dramatik në këtë histori që shënon kthesë dramatike në drejtimin e duhur dhe që fatkeqësisht nuk erdhi si rezultat i forcës së brendshme të sistemit të drejtësisë, por si rezultat i forcës europiane të drejtësisë", tha Rama.
TIRANË- Në kuadër të 13-vjetorit të "21 janarit", protestës ku humbën jetën 4 persona, po zhvillohet ceremonia e përvitshme në Kryeministri.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ishte ai që hapi fjalën në ceremoni, ku tha se ende nuk është bërë drejtësi për këtë çështje.
“As ju si familjarë dhe as ne si forcë politike s’kemi ndaluar së kërkuari drejtësi për viktimat e asaj proteste. Ne nga ai sistem nuk prisnim drejtësi. Ne si opozitë asokohe premtuam drejtësi të re për 21 janarin. Kontrata e Ramës në 2013 ishte rithemelim i drejtësisë si një gur i pavarur.
E premtuam dhe e bëmë, me ndihmën edhe të partnerëve tanë. Po a janë rezultatet e kësaj drejtësie të re në nivelin e ri që pret publiku? Fakti që drejtësia e re është në ajër, kjo tregon se ka ende magjistratë që punojnë me procedurë dhe kanë frikë të përballen me hetimin e kësaj dosje.
Familjarët e këtyre viktimave nuk mund të rrinë peng i kësaj drejtësie, që pritet t’i vënë kapak floriri. Disa dosje presin në sirtarë. Po qe nevoja do të vijojmë me procedurë penale. Drejtësia nuk mund të jetë çështje drejtësie nga magjistratët.”, tha ai.
TIRANË- Dita e sotme shënon 13 vite nga protesta e 21 janarit të vitit 20211, ku 4 demonstrues u vranë me armë zjarri në bulevardin "Dëshmorët e Kombit.
Si çdo vit, familjarë, por edhe qytetarë të thjeshtë janë mbldhur të bëjnë homazhe në bulevard. Edhe pse kanë kaluar 13 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.
Protesta e 21 janarit të 2011, e zhvilluar para Kryeministrisë nga Partia Socialiste, e cila asokohe ishte opozitë, degradoi në vrasjen e 4 demonstruesve dhe plagosjen e disa të tjerëve. Për këto vrasje u dënua gardisti Agim Llupo me 3 vite burg nën akuzën "vrasje nga pakujdesia", si dhe me një vit burg kreu i Gardës, asokohe Ndrea Prendi.
TIRANË- Dita e sotme shënon 13 vite nga protesta e 21 janarit të vitit 20211, ku 4 demonstrues u vranë me armë zjarri në bulevardin "Dëshmorët e Kombit.
Deputeti socialist Erion Braçe bën thirrje për drejtësi për vrasjen e katër protestuesve. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai thotë se drejtësia nuk ka bërë asnjë hap për ndëshkimin e urdhëruesve, pavarësisht vendimit të Strasburgut që kërkon hetim të plotë të zinxhirit komandues të shtetit, sipas tij të përfshirë në vrasje. Braçe thotë se Prokororia e Tiranës po e mban dosjen peng dhe se nuk shpall as moskompetencë.
REAGIMI I PLOTË:
Gjaku nuk është ujë! Gjaku nuk behet ujë! Gjaku duhet të bëhet drejtësi! 21 janari nuk është një dite e zakonshme. Është një dite e përgjakshme!
Shteti, qeveria, forca te armatosura dhe nen komande te saj, ne një zinxhir urdhrash në zinxhirin komandues të shtetit, pushkatuan pa gjyq, përmes përdorimit te forcës vdekjeprurëse, katër protestues-Ziver Veizin, Hekuran Deden, Faik Myrtajn, Aleks Nikën, protestues paqësor e te pa armatosur!
Edhe ky vit nisi pa drejtësi për ta! Vjet Gjykata e të Drejtave te Njeriut, vendosi ti kërkojë drejtësisë shqiptare-hetim të plotë dhe efektiv të zinxhirit komandues të shtetit të përfshirë në vrasje! Asgjë nuk ka ndodhur!
Prokuroria e Tiranës vijon të mbaj dosjen peng dhe te refuzoj çdo prove, çdo sugjerim, çdo vendim-përfshirë vendimin e gjykatës evropiane, për te hetuar zinxhirin komandues te shtetit.
Pra, as heton pushkatimet e zinxhirit komandues te shtetit, as lëshon dosjen e kompetencën mbi te! Është një tmerr qe ky prokurori e konsumon me zë te ulet që mos ta dëgjoj Sali Berisha!
Ndërkohë; po minon çdo përpjekje ne këtë vend për te patur drejtësi të drejte, të barabartë dhe efektive! Është e thjeshte; të shkojë kush te dojë ne burg, nëse nuk hetohet zinxhiri komandues i shtetit, përfshirë ne vrasjen e katër protestuesve ne 21 janar, ky vend mund te ketë gjithçka, por jo drejtësi.
TIRANË- Dita e sotme shënon 13 vite nga protesta e 21 Janarit të 2011 në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër demonstrues.
Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës më 21 janar 2011.
Për këtë përvjetor ka reaguar edhe kryeministri Edi Ram i cili ka postuar në rrjetet sociale një foto me përshkrimin: drejtësi për 21 janarin.
“MIRËMËNGJES???????? #DREJTËSIpër21JANARIN⚖️”, shkruan Rama.
Protesta e 21 janarit të 2011, e zhvilluar para Kryeministrisë nga Partia Socialiste, e cila asokohe ishte opozitë, degradoi në vrasjen e 4 demonstruesve dhe plagosjen e disa të tjerëve.
Për këto vrasje u dënua gardisti Agim Llupo me 3 vite burg nën akuzën "vrasje nga pakujdesia", si dhe me një vit burg kreu i Gardës, asokohe Ndrea Prendi.
TIRANË- Dita e sotme shënon plot 13 vite nga protesta e 21 janarit të vitit 20211, ku tre protestues u vranë me armë zjarri dhe një i katërt u plagos rëndë dhe ndërroi jetë pak ditë më vonë. Demostruesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda vdiqën atë ditë, shtatë të tjerë u plagosën, mes të cilëve Aleks Nika, i plagosur rëndë ndërroi jetë në një spital në Turqi.
Opozita e atëhershme, Partia Socialiste akuzoi qeverinë se qëlloi mbi demonstruesit, ndërsa në orët e tensionuara të mbrëmjes, asokohe një grup prokuroresh nisi punën në vendngjarje. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, policia shkencore administroi brenda rrethit të kryeministrisë sasi të konsiderueshme gëzhojash, konkretisht 131 gëzhoja 9 milimetërshe, si dhe 436 gëzhoja 7, 62 milimetërshe.
Pamja e parë e personit të dyshuar si një ndër efektivët që qëlloi mbi turmën ishte ajo e gardistit Agim Llupos në bodrumin e kryeministrisë, i vendosur sipas një plani masash që më pas u identifikua si grupi i zjarrit.
Por ndërsa në këtë demostratë Garda e Republikës kishte angazhuar 60 gardistë nga tre njesitë kryesore të saj, se kush qëlloi mbi demonstruesit gjatë 21 janarit 2011, do të qëndronte në mister për disa orë. 4 protestues të vrarë, 6 protestues të plagosur rëndë, 80 gardistë dhe policë të plagosur lehtë. Grupi hetimor i prokurorisë ishte përbërë nga 12 pjesëtarë, prej tyre 6 prokurorë dhe 6 oficerë të policisë gjyqësore. Janë marrë në pyetje 120 persona dhe janë kryer 2 eksperimente speciale në vendngjarje.
Grupi hetimor firmosi 6 urdhra arresti për drejtuesit e Gardës së Republikës, dy të dënuar nga Gjykata e Apelit, komandanti i Gardës Ndrea Prendi me 1 vit burg dhe gardisti Agim Llupo me 3 vjet burg. Por kjo nuk mbetet këtu, pasi familjarët i bëjnë thirrje SPAK-ut, të zbardhë çështjen dhe të dënojë të gjithë fajtorët e asaj dite.