LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

14 maji/ PD "gumëzhin" nga negociatat, Berisha takohet me aleatët. Bardhi: Të dalim me një kandidat

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po punon për të negociuar me aleatët. • Sot në selinë e PD-së kanë shkuar 2 prej tyre, Vangjel Dule dhe Agron Dukën. • Me të parin takimi ka zgjatur vetëm pak minuta, ndërsa me kreun e PAA-së ka diskutuar për 40 minuta. • Pas takimit, në një prononcim të shkurtër për mediat, Berisha tha se gjithçka po shkon shumë mirë dhe se kanë mirëkuptim të plotë. • Por duket se Berisha ka hequr një "vijë të kuqe", pasi Gazment Bardhi tha se ai dhe mbështetësit e tjerë të grupit të Enkelejd Alibeajt, kanë zero kontakt me kryedemokratin, por jo me kolegët e tjerë. • Megjithatë shtoi se PD duhet të dalë me një kandidat. • Deri më tani, 49 parti politike kanë dorëzuar në KQZ kërkesën për garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Komisioni qendror i zgjedhjeve miratoi sot kërkesa për 42 parti dhe nesër për 7 parti, përfshi 2 kampet e PD. • Nesër do të vendoset fati i Partisë Demokratike, nëse do të regjistrohet dhe cila; Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj. • Pas këtij regjistrimi paraprak, në 15 mars aplikohet për koalicionet dhe në 27 mars depozitohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie dhe lista shumë-emërore e kandidatëve për këshillat bashkiak.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Rikthim i Bashës? Bardhi: Çështje e mbyllur, por kontributin në PD e ka për detyrë

14 maji/ PD "gumëzhin" nga negociatat, Berisha takohet me
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është shprehur se ish-kreu i PD-së e ka mbyllur kapitullin e tij me lidershipin në PD. I ftuar në “Opinion”, në “News 24”, Bardhi tha se Basha nuk ka ndërmend të rikthehet si kryetar i PD-së dhe se dorëheqja e tij është një çështje e mbyllur. Por, ai shtoi se Basha, si çdo anëtar tjetër i selisë blu e ka për detyrë të kontribuojë.

“Dorëheqja e zotit Basha është një çështje e mbyllur. Nuk dërgohet në gjykatë, se aty dërgohet zgjedhja e kryetarit të ri, për të bërë ndryshimet respektive në regjistrin e partive politike. Kurrsesi nuk kthehet. Ama zoti Basha si çdo anëtar i PD e ka për detyrë të kontribuoj. Në dijeninë time është në Shqipëri, por kam disa ditë pa kontaktuar me të. Çdo anëtar duhet të kontribojë për të maksimalizuar fitoren,”- u shpreh ai.

3 VITE ME PARE

Bardhi u drejtohet kandidatëve: Këlliçi, Cara dhe Boçi duhet të dalin në zgjedhje me logon e PD-së

14 maji/ PD "gumëzhin" nga negociatat, Berisha takohet me
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi iu drejtua me emra kandidatëve të Primareve dhe tha se të gjithë duhet të dalin me logon e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit. I ftuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion”, Bardhi tha se nëse demokratët nuk do gjejnë gjuhën e përbashkët dhe do dalin në zgjedhje me dy kandidatë, kjo gjë do të jetë një dhuratë për kryeministrin Edi Rama. Deputeti përmendi emra si Belind Këlliçi, Igli Cara apo Luçiano Boçi dhe se ata duhet të prezantohen me logon e selisë blu.

“Askush nuk ka thirrur fitore për vendimin e Apelit, por propozimi ynë ka qenë në diskutim në mënyrë të vijueshme. Unë personalisht dhe secili prej kolegëve kemi thënë që cilido vendimi i Apelit do respektohet dhe në këtë rast po e respektojmë. Është e vërtetë që çështja është kthyer për rigjykim. Unë jam i bindur se konflikti ligjor brenda PD ka përfunduar, megjithatë nuk e zgjidh problematikën brenda PD. Së pari propozimi është bërë publik nga Alibeaj pas mbledhjes sonë, por propozimi është bërë në mënyrë të vijueshme. Nevoja për të dalë me një kandidat në zgjedhje. Këlliçi duhet të jetë kandidat i PD-së në zgjedhje, e kam thënë hapur. Ai do duhet të jetë kandidati i atyre që regjistrohen në KQZ nën siglën e PD. Duke qenë se nuk kemi pasur përgjigje pozitive kemi dalë me atë propozim zyrtar që është i çdo kolegu në grupin parlamentar dhe në Kryesi. Është kolegjial. Secili prej nesh duhet të jetë i përgjegjshëm që brenda kampit opozitar ka dy kandidatë, por fituesi i atyre zgjedhjeve do jetë Edi Rama. A mund të ketë pengesa në zgjidhjen që ofrojmë ne, patjetër që po. Por ne jemi këtu për të ofruar zgjidhje. Unë nuk këmbëngul që të kem domainin e të vërtetës, nëse kandidatët e Primareve konsiderohen fitues nga kolegët le të përqendrohemi që t’i bëjmë fitues edhe në zgjedhje. 14 maji nuk është betejë për PD-në. Ligjërisht është zgjidhur çështja, nuk ka shqiptar që nuk e di. Grupi i Berishës tha vetë që u përjashtuan nga zgjedhjet dhe do gjejnë mënyrën për t’u futur në zgjedhje përmes koalicionit. Të gjithë jemi PD-ja dhe në zgjedhje duhet të shkojmë të gjithë bashkë për të fituar me kandidatët e përbashkët që duhet të mposhtin kandidatët e Edi Ramës. Kjo është retorikë politike, kur thonë që Rama është me ne. Nëse vazhdojmë me këto debate 70 ditë para zgjedhjeve humbasin velem ne dhe demokratët dhe i bëjmë një dhuratë Edi Ramës. Kemi 6 muaj që nuk përfshihemi në retorikë përçarëse brenda PD-së. Kandidatët sot duhet të kishin një infrastrukturë të plotë. Këto janë debate politike e ligjore. Duhet të fokusohemi se si kandidatët e opozitës së bashkuar të fitojnë zgjedhjet e 14 majit. Si po i bëjmë ne dhuratë Edi Ramës kur themi që duhet të kemi një kandidat? Unë nuk kam një gjykim për këtë, dua të besoj te përgjegjshmëria e secili koleg në PD, nuk është moment për urrejtje dhe konflikt, por duhet të bëhemi bashkë kundër Edi Ramës. A ka gjë më të sinqertë që të thuash se kandidatët e caktuar për Tiranën, Durrësin e Elbasanin duhet të mbështeten nga të gjithë?”- tha Bardhi.

3 VITE ME PARE

Bardhi zbardh negociatat brenda PD: Zero kontakt me Berishën, me deputetët s’kam ndërprerë në asnjë moment bisedimet, duhet të dalim me një kandidat

14 maji/ PD "gumëzhin" nga negociatat, Berisha takohet me
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shpreh se ka nisur sërish negociatat me deputetët që mbështesin kryedemokratin Sali Berisha. I ftuar në “Opinion” në News24, Bardhi tha se nuk ka pasur negociata apo takim me vetë Berishën, por që qëllimi është dalja me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale të 14 majit. Deputeti i PD-së shtoi se pavarësisht qëndrimeve të ndryshme me një pjesë të deputetëve demokratë, ata kanë biseduar për të gjetur një zgjidhje brenda PD-së.

“Kam kontaktuar disa prej kolegëve. Kam pasur një bisedim me Palokën, që nuk sollën një rezultat dhe dështuan, siç e quani ju. Nuk e kam ndërprerë në asnjë moment përpjekjet e mia për të gjetur një zgjidhje. Me secilin prej kolegëve brenda PD-së, pavarësisht nëse mendojmë ndryshe, ne ulemi për të biseduar. Unë e kam hall jo personal, por politik gjetjen e një zgjidhje. Jo nuk jam takuar dhe nuk kam pasur kontakt me zotin Berisha. Në raport me veten kam zero interes, në raport me demokratët po. Duhet të fitojmë ato bashki që janë të fitueshme. Nëse do ketë dy kandidatë, ato e pamundësojnë fitoren. Unë kam biseduar me secilin prej kandidatëve të Primareve dhe me dy kandidatët rrezikohet fitorja e tyre,”- u shpreh Bardhi.

3 VITE ME PARE

2 takimet sot në PD, Berisha flet për negociatat me aleatët: Kemi mirëkuptim të plotë

14 maji/ PD "gumëzhin" nga negociatat, Berisha takohet me
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ka mirëkuptim të plotë me aleatët në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit. Sot, pas takimit me kreun e PAA (Partisë Agrare Ambintaliste), kreu i Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se negociatat po ecin shumë mirë, por nuk dha detaje.

“Kemi pasur mirëkuptim të plotë dhe po ecin shumë mirë negociatat me aleatët tanë,”- theksoi Berisha në një prononcim të shkurtër për Euronews Albania.

Paraditen e sotme, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka i ka shkuar në zyrë sot Sali Berishës. Gjykata e Apelit vendosi që ta rrëzojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që i dha të drejtë Sali Berishës të marrë drejtimin e Partisë Demokatike si dhe vendosi që çështja të kthehet në rigjykim.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 14 majit, Agron Duka i shkon në zyrë Sali Berishës, 40 minuta takim "kokë më kokë"

14 maji/ PD "gumëzhin" nga negociatat, Berisha takohet me
Foto ilustruese

TIRANË- Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka i ka shkuar në zyrë kryedemokratit Sali Berisha. Pas Vangjel Dules, në selinë blu ka shkuar kreu i PAA-së dhe diskutimet e tyre kanë pasur në foksur zgjedhjet lokale të 14 majit. Takimi, i cili zgjati 40 minuta, vjen pas propozimit të Berishës, që të gjitha partitë opozitare të hyjnë në një koalicion të vetëm në zgjedhjet e 14 majit.

Nuk dihet ende vendimi i Dukës nëse do të mbështesë apo jo kandidatët e Primarëve, pasi në të shkuarën, në daljet e tij publike është shprehur se PAA do të garojë e vetme për Këshillat Bashkiakë. 

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet vendore, Berisha takim me Vangjel Dulen, diskutime vetëm disa minuta...

14 maji/ PD "gumëzhin" nga negociatat, Berisha takohet me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me Vangjel Dulen, kreun e PBDNJ. Takimi është zhvilluar vetëm për disa minuta dhe mendohet se është diskutuar në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ky takim vjen pasi Berisha deklaroi se në zgjedhje do të futen me koalicion, por deri më tani asnjë detaje për të mësuar më shumë lidhur me çfarë është diskutuar sot në selinë blu. 

sali berisha gazment bardhi negociatat e pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet