LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"14 maji"/ OSBE-ODHIR nis misionin në Shqipëri, Glover: Financimi i fushatave dhe përdorimi i administratës, fokusi ynë. Takohem dhe me Berishën

• Misioni i OSBE-ODHIR ka nisur misionin vëzhgues në Shqipëri kur vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. • Në një konferencë për shtyp, shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit, Audrey Glover, ka dalë sot para mediave për të prezantuar objektivat dhe mënyrën se si do të vëzhgohen zgjedhjet. • Pasi ka bërë me dije detajet teknike, ajo u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve. • Sipas saj fokusi do të jetë tek përdorimi i administratës për fushatë, aplikacionin Aktivisti dhe rritja e rrogave dhe pensioneve nga kryeministrit Edi Rama. • Glover gjithashtu u pyet për mundësinë e takimit me Sali Berishën edhe pse ky i fundit është shpallur non-grata, por ajo u shpreh se do të takohet me këto që garon në zgjedhje, duke u bërë e para ndërkombëtare që shkon në zyrën e kryedemokrati që nga shpallja e tij non grata nga DASH. • Glover ka mbërritur në Tiranë prej disa ditësh dhe do të drejtojë ekipin me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet vendore. Kjo është hera e pestë që ajo vjen në Shqipëri për të monitoruar procesin zgjedhor.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

PS po përdor Aktivistin për zgjedhje, Glover: Nëse s'ka progres do identifikojmë sërish problematikat!

"14 maji"/ OSBE-ODHIR nis misionin në Shqipëri, Glover:
Audrey Glover

TIRANË- Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover ka zhvilluar një konferencë me mediat lidhur me punën e misionit për zgjedhjet lokaler të 14 majit. E pyetur për problematikat e raportuara në media sa i takon përdorimit të burimeve publike në fushatë zgjedhore në favor të qeverisë, Glover tha se kjo është një fushë të cilës do t’i kushtohet shumë rëndësi gjatë misionit të vëzhgimit pasi ishte identifikuar dhe nga misioni paraardhës.

PJESË NGA PRONONCIMI:

Edi Rama pak minuta më parë njoftoi rritjen e rrogave në Shqipëri, Kodi përcakton që ndalohet 4 muaj para zgjedhjeve, a mendoni se kemi një shkelje të ligjit zgjedhor?

Glover: Po i shohim këto zhvillime me shumë kujdes dhe do na duhet pak kohë që të shohim nëse përbëjnë shkelje të Kodit Zgjedhor dhe në çfarë mase.

Në vitin 2021 misioni kishte shumë vërejtje për të dhënat e qytetarëve dhe përdorimin e administrarës, kësaj herë po përdoret Aktivisti. A duket sikur janë injoruar këshillat e OSBE?

Glover: Do të shohim sa progres është bërë dhe nëse nuk ka pasur progres do e identifikojmë sërish.

3 VITE ME PARE

A do takohesh me Sali Berishën? Shefja e misionit të OSBE jep "PO" e parë: E lumtur të takoj çdo të përfshirë në zgjedhje

"14 maji"/ OSBE-ODHIR nis misionin në Shqipëri, Glover:
Audrey Glover

TIRANË- Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover u pyet për mundësinë e takimit me kryedemokratin Sali Berisha, edhe pse ky i fundit është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në konferencën e saj për mediat, Glover u shpreh se është e hapur të takojë këdo që merr pjesë në procesin zgjedhor.

A do të takoheni me zotin Sali Berisha, por nga hera e fundit ka ndryshuar që është shpallur non grata dhe ka humbur ligjërisht PD-në?

Glover: Jam e lumtur që të takojmë çdo individ që është i përfshirë në këtë proces zgjedhor.

Me deklaratën e saj, Glover bëhet e para ndërkombëtare që vjen në Shqipëri dhe shkon për të takuar kryedemokratin Sali Berisha, i cili është shpallur 'non grata' nga SHBA dhe nga Britania e Madhe, por të njëjtit vendim nuk i është bashkuar Bashkimi Europian, edhe pse Taulant Balla ka paralajmëruar se një masë e tillë do të merret shumë shpejt. Por deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar

3 VITE ME PARE

PS po përdor administratën për zgjedhje, vëzhguesit e OSBE: Do i kushtojmë shumë rëndësi kësaj fushe!

"14 maji"/ OSBE-ODHIR nis misionin në Shqipëri, Glover:
Audrey Glover

TIRANË- Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover ka vendosur prioritetet në Tiranë, në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Sot në një konferencë për shtyp me mediat, Glover u shpreh se kjo është një fushë të cilës do t’i kushtohet shumë rëndësi gjatë misionit të vëzhgimit. Gjithashtu ka komentuar edhe situatën e opozitës dhe ndikimin që mund të ketë në rezultatin përfundimtar. 

4 vite më parë e gjetët vendin në një krizë politike, sa ndikon situata e tanishme e opozitës në zgjedhje?

Glover: Nuk i krahasojmë dot zgjedhjet. Sapo kemi ardhur dhe mendoj që është shumë herët për të thënë se si do të jetë rezultati. Do i shohim me shumë kujdes zhvillimet dhe shpresojmë për më të mirën.

Një nga problematikat më të mëdha të zgjedhjeve është përdorimi i burimeve politike të PS për fushatën zgjedhore, duke shkelur edhe KQZ. Ndërkohë që edhe kryeministrit Edi Rama tha shpërblime për pensionistët, a po cënohen standartet e zgjedhjeve?

Glover: Në fakt në një raport që ka nxjerrë misioni i vlerësimit të nevojave është identifikuar kjo fushë si më me rëndësi për t'u vëzhguar. Do i kushtojmë shumë rëndësi.

3 VITE ME PARE

Misioni i OSBE sjell Glover në Tiranë: Do vëzhgojmë situatën para, gjatë dhe pas zgjedhjeve vendore. Kujdes me financimet

"14 maji"/ OSBE-ODHIR nis misionin në Shqipëri, Glover:
Audrey Glover

TIRANË- Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover zhvilloi konferencën e parë për mediat në Shqipëri. Glover zbuloi se ODHIR, do të ketë një ekip afatgjatë për monitorimin e zgjedhjeve në vend, i cili përbëhet nga 13 ekspertë që do të qëndrojë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor në Shqipëri. Po ashtu, ajo lajmëroi se një raport do të dalë nga mesi i fushatës elektorale, që do të pasohet nga raporti final që do të publikohet 8 javë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

"Do të lëmë faktet të flasim dhe do u kushtojmë vëmendje të veçantë: punës së administratës zgjedhore; impelementimin e rekomandimeve nga misionet e mëparshme; mjedisi zgjedhor dhe të fushatës për të parë nëse do të jetë efikase; pjesëmarrja e grave dhe ajo e minoriteteve. Do të shohim edhe pjesëmarrjen e personave me arftësi të kufizuara dhe në të gjithë procesin zgjedhor. Do të shohim edhe mediat sesi do e mbulojnë fushatën dhe nëse do të ndalohen në raportimin e lajmeve. Dhe në fund do të shohim edhe financimin e fushatave zgjedhore dhe zgjidhen e konflikteve,"-tha ajo ndër të tjera. 

FJALA E PLOTË E GLOVER:

Do të kemi një ekip baze më 13 ekspertë, përfshin; një analist ligjor, për zgjedhjet, politik, mediash, pakicat kombëtare dhe një koordiantor, burimet njerëzore, sigurinë dhe financat. Dhe i fundit do të jetë edhe zëdhënësi im. Do të kemi së shpejti edhe 24 vëzhgues që do të informohen në Tiranë dhe do të ndahen në grupe dyshe. Do të kemi edhe ekspertë dhe monitoruesit afatshkurtër të zgjedhjeve. Ditën e zgjedhjeve do të kemi përfaqësues nga BE. Kemi ardhur pa asnjë ide paraprake dhe asnjë axhendë. Jemi këtu për të vëzhguar zgjedhjet duke parë performancën dhe duke e krahasuar me angazhimet që ka marrë Shqipëria. Të gjitha vendet e OSBE janë zgjedhur për të zbatuar rregullat e zgjedhjeve. Do të lëmë faktet të flasim dhe do u kushtojmë vëmendje të veçantë: punës së administratës zgjedhore; impelementimin e rekomandimeve nga misionet e mëparshme; mjedisi zgjedhor dhe të fushatës për të parë nëse do të jetë efikase; pjesëmarrja e grave dhe ajo e minoriteteve. Do të shohim edhe pjesëmarrjen e personave me arftësi të kufizuara dhe në të gjithë procesin zgjedhor. Do të shohim edhe mediat sesi do e mbulojnë fushatën dhe nëse do të ndalohen në raportimin e lajmeve. Dhe në fund do të shohim edhe financimin e fushatave zgjedhore dhe zgjidhen e konflikteve. E kemi thënë edhe shumë herë që zbatimi i ligjit është i rëndësishëm sa ligji vetë. Do nxjerrim një raport të ndërmjetën para zgjedhjeve dhe do të mbaj një deklaratë për shtyp pas zgjedhjeve. Do të kemi dhe një deklaratë me zgjetjet paraprake. Raporti final do të publikohet 8 javë pas zgjedhjeve dhe do të ketë edhe rekomandime për zgjedhjet e ardhshme. Roli ynë është që të shohim dhe të raportojmë. Nuk ndërhyjmë, nuk jem policia dhe as politikanë. Jemi profesionistë dhe nuk jemi të interesuar në rezultatin e zgjedhjeve pasi duam të sigurohemi se procesi është transparent. Duam: barazi, drejtësi, votim të fshehtë. Dhe si shtesë, na intereson që rezultatet e zgjedhjeve të nxirren dhe të shpallen në mënyrë korrekte. I takon politikanëve dhe qeverisë që të vendosin si do i përdorin rekomandimet tona. Jemi të interesuar që të kemi një mision transparent. 

audrey glover zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën