Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka kaluar ditën e sotme në vetting në shkallën e dytë, kreun e KLP, Alfred Balla, ankimuar nga Komisioneri Publik. • Pas shqyrtimit të rastit, KPA vendosi largimin nga sistemi të Ballës.• Sipas KPA-së, Alfred Balla nuk duhet që të ushtrojë funksione publike për 15 vitet e ardhshme. • Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtar. • Pas shpalljes së vendimit ka reaguar edhe vetë Balla, i cili e ka cilësuar të turpshëm vendimin e KPA-së. • Sipas tij Kolegji vendosi të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun e tij si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë. • Balla shprehet se nuk është një vendim shkarkimi, pasi nuk është bërë hetim administrativ ndaj tij. • Ai gjithashtu ka paralajmëruar se për këtë çështje do t'i drejtohet gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg. • Deputeti Petrit Vasili, ka reaguar pas vendimit të KPA-së ku shprehet se shkarkimi i Ballës është përgjegjësi e Rilindjes, pasi sipas tij e përdorën për të kapur sitemet e drejtësisë dhe tani e shkarkuan pasi nuk ju duhet më. • Vasili shkruan se vëzhguesit e Operacionit Ndërkombetar të Monitorimit referuan në 2018 (koha kur Balla kandidoi për kreun e KLP) se nuk mund të pranohet si kandidat pasi kishin konstatuar një sërë shkeljesh, por Rilindasit e refuzuan. • Vasili shkruan se referuar shkeljeve të konstatuara nga ONM në vitin 2018 për Alfred Ballën, ky i fundit nuk duhet të ishte pjesë fare e KLP-së që nga viti që kandidoi.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për shkarkimin e kreut të KLP-së, Alfred Balla si dhe për përjashtimin e tij për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.
Në reagimin e tij në Facebook, Meta shkruan se "Rilindja" pasi të shtrydh pa mëshirë të flak me kënaqësi për të mbushur statistikat se ne nuk pyesim për të tanët.
“”Rilindja” pasi të shtrydh pa mëshirë të flak me kënaqësi për të mbushur “statistikat” e saj të neveritshme se ne nuk pyesim as për “tanët”. Asnjë iluzion për Ramaformën, kryeturpin e “reformave”!”, thuhet në reagimin e Metës.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka kaluar ditën e sotme në vetting në shkallën e dytë, kreun e KLP, Alfred Balla, ankimuar nga Komisioneri Publik. Pas shqyrtimit të rastit, KPA vendosi largimin nga sistemi të Ballës. Sipas KPA-së, Alfred Balla nuk duhet që të ushtrojë funksione publike për 15 vitet e ardhshme.
"Trupi gjykues e gjen të drejtë ankimin e Komisionerit publik duke konkluduar se vendimi i KPK-së është i pabazuar në fakte e ligj dhe si I tillë duhet ndryshuar. Trupi gjykues me shumicë votash vendos ndryshimin e vendimit nr 675 të KPK-së si më poshtë: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën. Subjekti i vlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i KLP-së apo KLGj-së, inspektor i lartë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare.”, thuhet në njoftim.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtar.
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite kreun e KLP-së, Alfred Ballën. Ky i fundit ka reaguar pas vendimit përmes një postimi në rrjetet sociale
Ai e konsideron një vendim të turpshëm vendimin e KPA. Sipas tij Kolegji vendosi të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun e tij si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë. Balla shprehet se nuk është një vendim shkarkimi, pasi nuk është bërë hetim administrativ ndaj tij.
REAGIMI:
Edhe pse shpresova se nuk do të ndikohej, sot KPA-ja (shumica) mori një vendim të turpshëm që të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun tim si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë ku kam punuar para 8 vitesh, duke e shoqëruar edhe me ndalesat e nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës, të cilat u vihen vetëm atyre që dorëhiqen ose shkarkohen nga detyra ku nuk ishte asnjë rast për mua.
Ky vendim më la shije jo të mirë edhe pse nuk ka lidhje me statusin tim aktual në KLP, si i zgjedhur nga Parlamenti nga radhët e shoqërisë civile dhe jo si magjistrat.
Për sqarim, ky nuk është një vendim shkarkimi, pasi nuk është bërë hetim administrativ ndaj meje. Në bazë të këtij vendimi, në të ardhmen nuk mund të kandidoj për vende të caktuara, kuptohet deri sa të shprehet GjEDNj. Më keq me vjen për avokaten time, që kishte bindjen se çështja ishte e fituar, nisur nga gjithë praktika e vetë KPA-së…

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka kaluar ditën e sotme në vetting në shkallën e dytë, kreun e KLP, Alfred Balla, ankimuar nga Komisioneri Publik. Pas shqyrtimit të rastit, KPA vendosi largimin nga sistemi të Ballës. Sipas KPA-së, Alfred Balla nuk duhet që të ushtrojë funksione publike për 15 vitet e ardhshme.
"Trupi gjykues e gjen të drejtë ankimin e Komisionerit publik duke konkluduar se vendimi i KPK-së është i pabazuar në fakte e ligj dhe si I tillë duhet ndryshuar. Trupi gjykues me shumicë votash vendos ndryshimin e vendimit nr 675 të KPK-së si më poshtë: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën. Subjekti i vlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i KLP-së apo KLGj-së, inspektor i lartë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare.”, thuhet në njoftim.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtar.
TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 21 maj vendimin për procesin e vetingut ndaj kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, Alfred Balla. Ndryshe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK që vlerësoi ta përfundojë procesin ndaj Ballës pa një vendim përfundimtar, Kolegji vendosi ta ndryshojë atë dhe vendosi sanksionin e kërkuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, që i ndalon kreut të KLP-së të riemërohet për 15 vitet e ardhshme në sistemin e drejtësisë në pozicione që kërkojnë statusin e magjistratit. Balla nuk ishte i pranishëm në momentin e shpalljes së vendimit.
Alfred Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit kalimtar për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017, gjë që përcaktohej nga legjislacioni i vetingut të magjistratëve. Në KPK, trupa vlerësoi në shumicë se Balla e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në korrik 2017 dhe e mbyllën procesin e tij pa një vendim përfundimtar. Pakica e trupës së KPK vlerësoi se Balla ose duhej t'i nënshtrohej procesit të rivlerësimit kalimtar, ose dispozitave të nenit “G” të aneksit të kushtetutës që përcaktojnë ndërperjen e vetingut me sanksionim 15-vjeçar.
Komisioneri Ballhysa iu drejtua Kolegjit me ankim, duke kërkuar ndryshimin e vendimit të KPK dhe vendosjen e sanksionit 15-vjeçar për kreun e KLP. Komisioneri argumentoi se Balla i plotësonte kushtet për subjekt rivlerësimi dhe se ai vetë kishte deklaratën e pasurisë, atë në funksion të figurës, si dhe tre akte ligjore pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë për kontrollin e profesionalizmit.
Duke iu referuar jurisprudencës së Kolegjit, Ballhysa vlerësoi se, jo domosdoshmërisht subjektet e rivlerësimit, në momentin kur fillonte procedura e vetingut duhet të mbanin të njëjtën detyrë funksionale për të cilën Kushtetuta dhe ligji i cilësonte si subjekte të tilla.
Komisioneri nuk e gjeti të drejtë arsyetimin e KPK se Balla e ka humbur statusin e subjektit të rivlerësimit si pasojë e një akti që ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies së punës së tij. sipas Ballhysës, subjekti në vitin 2018 kishte kërkuar në KPK ndërprerjen e veinggut dhe njëherazi kishte kundërshtuar në gjykatë lirimin e tij nga detyra si ndihmës ligjor.
Po ashtu, kërkesën për njohjen e statusit si ndihmës jo magjistrat pranë Gjykatës së Lartë, Balla e ka adresuar dhe pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, që me vendimin të dhjetorit të vitit 2020 e ka pezulluar së shqyrtuari për shkak të padisë së ngritur në juridiksionin gjyqësor.
Këto argumente të Komisionerit u renditën edhe nga kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Ina Rama, e cila u shpreh ndër të tjera se urdhëri i lirimit nga ish-kryetari i Gjykatës së Lartë të asaj kohe ishte absolutisht i pavlefshëm dhe si i tillë nuk kishte sjellë asnjë pasojë juridike, duke u konsideruar se nuk ekzistonte. Për pasojë, është vlerësuar se Balla nuk e ka humbur statusin e ndihmësit ligjor për shkak të këtij urdhëri.
Nga ana tjetër, Kolegji vlerëson se subjekti e ka humbur statusin për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve të tij, pasi nuk ka kontestuar këtë urdhër në rrugë ligjore dhe ka shfaqur vullnetin për t'u zgjedhur anëtar në një organ tjetër kushtetues. Kjo sjellje e subjektit është vlerësuar nga KPA si shkaku kryesor për përfundimin e marrëdhënies së tij të punës si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë. Po ashtu, është vlerësuar se përmbush kushtet për t'u vlerësuar si dorëheqje nga detyra, sipas përcaktimeve të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ku përcaktohet se dorëheqja nga detyra shoqërohet dhe me sanksionin që i ndalon riemërimin në disa funksione në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.
Sipas KPA, subjekti ka përfunduar marrdhënien e punësimit si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë për shkak të vullnetit të tij, si dhe ka kërkuar të mos i nënshtrohet procesit të rivlerësimi edhe ndërsa ai vetë ka menduar se e gëzonte statusin e këshilltarit ligjor dhe ka hequr dorë nga këto të drejta. Pëfundimisht, trupi gjykues i Kolegjit, me shumicë votash ka vendosur ndryshimin e vendimarrjes së KPK, duke deklaruar edhe humbjen e së drejtës së Alfred Ballës për t'u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare. /BIRN
TIRANË - Deputeti Petrit Vasili, ka reaguar pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga sistemi i drejtësisë kreun e KLP-së Alfred Balla. Në një postim në rrjete sociale Vasili shkruan se shkarkimi i Ballës është përgjegjësi e Rilindjes, pasi sipas tij e përdorën për të kapur sitemet e drejtësisë dhe tani e shkarkuan pasi nuk ju duhet më.
Vasili shkruan se vëzhguesit e Operacionit Ndërkombetar të Monitorimit referuan në 2018 (koha kur Balla kandidoi për kreun e KLP) se nuk mund të pranohet si kandidat pasi kishin konstatuar një sërë shkeljesh, por Rilindasit e refuzuan. Vasili shkruan se referuar shkeljeve të konstatuara nga ONM në vitin 2018 për Alfred Ballën, ky i fundit nuk duhet të ishte pjesë fare e KLP-së që nga viti që kandidoi.
Reagimi i plotë:
Rilindasit refuzuan ONM ne 2018 per Alfred Ballen, qe nuk duhej te ishte fare pjese e KLP! Per Alfred Ballen e larguar sot nga sistemi i drejtesise pergjegjesia bie e gjitha mbi rilindasit, qe pasi perdoren per te kapur institucionet e drejtesise sot i largojne se nuk ju duhen më.
KPA vendosi sot qe Alfred Balla nuk duhet që të ushtrojë funksione në drejtësi për 15 vitet e ardhshme. Por Alfred Balla sherbeu plot pese vite ne KLP 3 vjet si anetar dhe dy vite si Kryetar i KLP. Por Alfred Balla nuk duhej te ishte zgjedhur fare qe ne 2018 kur ai kandidoi.
Vezhguesit e Operacionit Nderkombetar te Monitorimit qe ne 2018 kerkuan perjashtimin e tij nga kandidimi per ne KLP. Ne 2018 sipas Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ne 2018, Alfred Balla, i paraqitur si kandidaturë e Shoqërisë Civile për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë “nuk plotëson kriteret ligjore”.
Vëzhguesit ndërkombëtarë konstatuan atehere se Balla “nuk ka qenë i angazhuar në 5 vitet e fundit në shoqërinë civile”. Vëzhguesit ndëkombëtarë konstatuan edhe një shkelje të rëndë të kandidatit Balla. ONM referoi atehere se, ai nuk mund të pranohet si kandidat, për shkak se “platforma e paraqitur prej tij është plagjaturë, pasi është prezantuar edhe nga një kandidat tjetër”.
KONLUZIONI!
Drejtesia e re qe ne fillimin e saj u ndertua mbi nje paligjshmeri te plote qe kishte objektiv kapjen e drejtesise nga rilindja.
Edhe faktet e qarta u perbuzen nga rilindja, e cila vijoi me zgjedhjen e anetareve te KLP ne shkelje te kritereve ligjore sic ishte qartazi rasti i Ballës, i cili kandidoi dhe u zgjodh ne menyre paligjshme ne institucionin kyc te drejtesise si Keshilli i Larte i Prokurorise bile e drejtoi per dy vjet ate.
Pergjegjesite e rilindjes per shkaterrimin e reformes ne drejtesi jane shume te renda dhe pergjegjesia politike e saj i pa amnistueshme.
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka kaluar ditën e sotme në vetting në shkallën e dytë, kreun e KLP, Alfred Balla, ankimuar nga Komisioneri Publik.
Pas shqyrtimit të rastit, KPA vendosi largimin nga sistemi të Ballës. Sipas KPA-së, Alfred Balla nuk duhet që të ushtrojë funksione publike për 15 vitet e ardhshme.
"Trupi gjykues e gjen të drejtë ankimin e Komisionerit publik duke konkluduar se vendimi i KPK-së është i pabazuar në fakte e ligj dhe si I tillë duhet ndryshuar. Trupi gjykues me shumicë votash vendos ndryshimin e vendimit nr 675 të KPK-së si më poshtë: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën. Subjekti i vlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i KLP-së apo KLGj-së, inspektor i lartë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare.”, thuhet në njoftim.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtar.