LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

15-vjetori i Pavarësisë, nisin urimet, Joe Biden i uron: SHBA do iu mbështesë në dialogun me Serbinë

• Nesër mbushen 15 vite nga përvjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. • Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë. • Biden i janë bashkuar edhe homologë të tjerë, përfshirë Emmanuel Macron, edhe ai shqiptar Bajram Begaj. • Ky i fundit ka shkuar në Prishtinë për të marrë pjesë në festimet e nesërme. • Nesër priten festime, ndërkohë që nuk dihet nëse politikanë nga Shqipëria do i bashkohen festës. •Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008, por Serbia ende nuk e njeh si shtet të pavarur. • Të dyja palët kanë rënë dakord në parim që të dialogojnë me një propozim nga Bashkimi Europian, i ashtuquajtur plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve, por propozimi ende nuk është bërë publik.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

15- vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Urimi i presidentit Bajram Begaj: Shqipëria i gëzohet sukseseve të Kosovës

15-vjetori i Pavarësisë, nisin urimet, Joe Biden i uron: SHBA do iu
Bajram Begaj

KOSOVË- Në prag të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti priti presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Takimi filloi me falënderimin e kryeministrit Kurti për vizitën dhe për pjesëmarrjen e presidentit Begaj në kremten zyrtare të përvjetorit të Pavarësisë. Duke i uruar kryeministrit Kurti dhe popullit të Kosovës 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, presidenti Begaj u shpreh se Republika e Shqipërisë i gëzohet sukseseve të Kosovës dhe i qëndron pranë në synimet e saj”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit.

Bëhet e ditur se ata folën për marrëdhëniet e afërta ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e ngushtë, por edhe për domosdoshmërinë e kohës për sa më shumë koordinim dhe bashkërendim.

15 vjet pas pavarësisë së Kosovës, Kosova dhe Shqipëria kanë gjithsej 171 marrëveshje, protokolle e memorandume në fusha si ajo e sigurisë, tregtisë, arsimit e kulturës. Vetëm në dy mbledhjet e fundit të dy qeverive janë nënshkruar 41 marrëveshje, zbatimi i të cilave ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, bizneseve e më gjerë dhe ka zgjidhur problematika të mbartura ndër vite”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, bëhet e ditur se  Kurti dhe Begaj diskutuan për rëndësinë e zbatueshmërinë sa më lart të marrëveshjeve të nënshkruara e prej të cilave përfitojnë, para se gjithash, e më së shumti qytetarët.

Çështje trajtimi ishin edhe zhvillimet politike në të dy vendet, por edhe në rajon, sikurse edhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Kryeministri Kurti e falënderoi presidentin Begaj për interesimin, angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij për Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj”, përfundon njoftimi.​

3 VITE ME PARE

Biden uron Kosovën për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë: Njohja reciproke, për një të ardhme më paqësore

15-vjetori i Pavarësisë, nisin urimet, Joe Biden i uron: SHBA do iu
Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, duke u zotuar se Uashingtoni do të vazhdojë mbështetjen për Prishtinën. Në letrën dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Biden ka shprehur mbështetjen e tij për dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve me Serbinë. Ne mirëpresim pranimin e propozimit të BE-së për normalizim, me synimin përfundimtar të njohjes reciproke, që do të ndihmonte të arrihej një e ardhme më paqësore dhe prosperuese për popullin e Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën e Bidenit.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008, por pavarësia e saj kundërshtohet ende nga Serbia, që e konsideron Kosovën pjesë të saj. Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve që nga viti 2011, nën ndërmjetësimin e BE-së. Ky proces mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara.

3 VITE ME PARE

Rita Ora uron 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Faleminderit për të gjitha këto vite mbështetje

15-vjetori i Pavarësisë, nisin urimet, Joe Biden i uron: SHBA do iu
Rita Ora

BRITANI E MADHE- Ylli ndërkombëtar i muzikës me origjinë nga Kosova, Rita Ora, ka bërë një urim për shqiptarët e Kosovës me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë. Në një video-mesazh për transmetuesin publik të Kosovës, Rita nuk nguroi të shprehte edhe një herë mirënjohjenpër bashkëkombësit e saj, që e mbështetën gjithmonë në rrugën drejt suksesit.

“Përshëndetje RTK, jam Rita Ora. Do të mund të flisja pa u ndalur për rrugëtimin tim me njerëzit e mi në Kosovë. Urime Pavarësia Kosovë dhe faleminderit për të gjitha këto vite krenarie dhe mbështetjeje”, thotë Ora.

Video-mesazhi i plotë i këngëtares shqiptare do të transmetohet i plotë në koncertin festiv të RTK-së me rastin e përvjetorit të Pavarësisë, të titulluar “Rrno për me tregue”.

Rita ka qenë e para këngëtare shqiptare nga Kosova e cila ka depërtuar në tregun e huaj të muzikës.

kosove pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet