LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

17 ditë nga tërmeti shkatërrues në Turqi, mbi 50 mijë të vdekur, arrestohen 340 persona për plaçkitje e shkelje të rregullave të ndërtimit

• Zhvillime të reja nga tërmeti i fuqishëm i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri. Pas më shumë se dy javësh në ditën e 17 të kërkimeve nën rrënoja, nga raporti i fundit zbulohet se bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues është rritur sërish. •  Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka shkuar në të paktën 50,000 njerëz. • Në Turqi u rrit në 43,556, ndërsa më shumë se 108,000 njerëz u plagosën. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, në Siri, numri i viktimave është të paktën 6,747, duke përfshirë 4,521 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita dhe 2,226 vdekje në zonat e kontrolluara nga regjimi. • Nga ana tjetër, trupat e 1793 personave sirianë, të cilët u vranë në Turqi për shkak të tërmetit të dhunshëm, u transportuan nga Turqia dhe u varrosën në territorin sirian. • Nga ana tjetër numri i personave të arrestuar me akuzën e plaçkitjes dhe shkeljes së rregullave të ndërtimit pas tërmeteve në Turqi ka kaluar në 340. • Si rezultat i hetimeve të nisura nga kryeprokurorët e 11 provincave të prekura nga tërmetet, u identifikuan 564 të dyshuar për shkelje të rregullave të ndërtimit të objekteve të shembura si pasojë e lëkundjeve. • Të paktën 160 prej tyre u arrestuan. • Pjesa tjetër janë në kërkim Gjithashtu, për 71 të dyshuar janë lëshuar urdhërarreste dhe për 61 janë lëshuar urdhër-arrest. • Tetëmbëdhjetë persona ishin ende në paraburgim nën drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe 11 të dyshuar ishin shpallur të vdekur. • Gjashtë të dyshuar janë gjetur jashtë vendit, ndërsa 62 të dyshuar janë liruar pas deklaratave të tyre. Hetimet e grabitjes identifikuan 282 të dyshuar në 351 incidente. 181 nga këta të dyshuar janë arrestuar nga njësitë gjyqësore dhe 35 janë nën shqyrtim gjyqësor.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Nga rrënojat e tërmetit nxirret një çantë e mbushur me florinj në Turqi

17 ditë nga tërmeti shkatërrues në Turqi, mbi 50 mijë
Ari

TURQI- Pas tërmeteve në Kahramanmaraş, mijëra ndërtesa u shembën dhe mijëra njerëz humbën jetën. Nga rrënojat nxirren edhe sendet e qytetarëve që humbën jetën dhe i dorëzohen policisë.

Një valixhe e madhe plot me rripa të artë u gjet gjatë punës për të hequr mbeturinat nga një rrënoja përballë Halk Bank në Kahramanmaraş. Ndërsa pretendohej se ky vend mund të ishte një argjendari, disa komentues pohuan se ishte shtëpia e argjendarit. 

Më 6 shkurt, tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë tronditën Turqinë jugore. Me qendër në provincën Kahramanmaras, ata goditën 10 provinca të tjera - Hatay, Gaziantep, Malatya, Adiyaman, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye, Sanliurfa dhe Elazig. Të paktën 43,556 njerëz u vranë në tërmetet e dyfishta, sipas shifrave të fundit zyrtare. Mijëra të tjerë u plagosën gjithashtu. Rreth 8,550 pasgoditje kanë ndodhur që nga tërmetet e dyfishta, tha Orhan Tatar, drejtori i përgjithshëm i tërmeteve dhe reduktimit të rrezikut në AFAD.

3 VITE ME PARE

'Nuk gjetëm as ujë për të pirë'/ I moshuari tregon tmerrin e përjetuar nga tërmeti: Humba 6 të afërm, gruaja ime nuk mund të ecte, nga lart po binin copa betoni

17 ditë nga tërmeti shkatërrues në Turqi, mbi 50 mijë
Musa Mehmet Dag

TURQI- Një 92-vjeçar me emrin Musa Mehmet Dag, i cili mbeti i bllokuar në shtëpinë e tij të dëmtuar nga tërmetet në Kahramanmarash dhe u soll në Aydin pasi u shpëtua ka treguar momentin kur banesa ku ata jetonin po shembej. Ai është shprehur se nuk ka parrë kurrë tërmetet të tilla në jetën e tij edhe pse ky nuk ishte i pari. Ndërsa tregoi se ka humbur 6 të afërm. 

"Kam parë shumë tërmete deri në këtë moshë, por kjo është hera e parë që kam përjetova një gjë të tillë. Kam humbur 6 të afërm”.

Musa Mehmet Dag, i cili ka 12 fëmijë dhe 185 nipër e mbesa, në Tekir Mahallesi duke pasur vështirësi në ecje për shkak të pleqërisë ishte ngecur në shtëpi me gruan e tij Senem Dag. Çifti ka lënë pas djalin e tyre. Pas tërmetit të moshuarit u vendosën pranë dhëndrit të tyre Durdu Kashık, i cili drejton një dyqan pastiçerie në lagjen İncirliova të Aydin. Ai tregon se pasojat e tërmetit nuk janë vetëm ndërtesat e shkatërruara, tashmë njerëzit të cilët mbijetuan do të përballen me krizë ushqimore. Ai tregoi se pas tërmetit nuk mund të gjente as ujë për të pirë, teksa ndodhej në mes të katër rrugëve dhe të ftohtit dimëror. 

 "Me tërmetin, lumi Yeşilgöz Është tharë edhe peshqit e lumit të tharë në mes. Pas tërmetit nuk gjetëm as ujë për të pirë. Moti ishte shumë i ftohtë. Kishim kohë shumë të vështira. Në momentin e tërmetit, gruaja ime nuk mund të ecte, kështu që unë nuk mund ta lija dhe të shkoja. I thirra fëmijët e saj dhe kërkova ndihmë. Ata erdhën dhe nxorën babanë e tyre nga shtëpia me ndihma e një batanije.. nga lart po binin copa betoni nga lart.. Zoti na ruajt asnjëra prej tyre, ishim shumë të frikësuar. "Më dridhen duart dhe këmbët. Edhe këtu ndonjëherë mendoj se po dridhet e gjithë shtëpia, " tha ai.

3 VITE ME PARE

Tërmeti vdekjeprurës në Turqi dhe Siri/ Thellohet bilanci i viktimave, mbi 50.000 njerëz të vdekur

17 ditë nga tërmeti shkatërrues në Turqi, mbi 50 mijë
Tërmeti në Turqi

TURQI- Bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri është rritur sërish. Mediat vendase raportojnë se numri i të vdekurve në dy vendet e prekura nga tërmeti shkatërrues ka shkuar në të paktën 50,000 njerëz. 

Mijëra ndërtesa janë shembur në Turqi dhe Siri nga tërmeti me magnitudë 7.8, një nga më të fortët që ka goditur rajonin në më shumë se 100 vjet. Numri i të vdekurve në Turqi u rrit në 43,556, thanë zyrtarët turq, duke shtuar se më shumë se 108,000 njerëz u plagosën.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, në Siri, numri është të paktën 6,747, duke përfshirë 4,521 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita dhe 2,226 vdekje në zonat e kontrolluara nga regjimi. Nga ana tjetër, trupat e 1793 personave sirianë, të cilët u vranë në Turqi për shkak të tërmetit të dhunshëm, u transportuan nga Turqia dhe u varrosën në territorin sirian.

3 VITE ME PARE

Tërmeti shkatërrues në Turqi/ Premtimi i liderit të opozitës turke: Kur të vijmë në pushtet, shitja e shtëpive për të huajt do të ndalohet për 5 vjet

17 ditë nga tërmeti shkatërrues në Turqi, mbi 50 mijë
Kemal Kilicdaroglu

TURQI- Tërmeti i fuqishëm i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri shkatërroi mijëra ndërtesa dhe shkaktoi dhjetëra mijëra viktima. Mediat vendase më herët raportuan se presidenti Erdogan urdhëroi arrestimin e përgjegjësve për ndërtimin e qindra godinave të cilat u shembën në sekondat e para të lëkundjeve në disa zona të Turqisë. Sot lideri i opozitës Kemal Kilicdaroglu ka bërë një premtim që synon të ndihmojë të prekurit nga tërmeti i fuqishëm dhe banorët të cilët tashmë kanë ngelur në mes të katër rrugëve pas strehë dhe pa kushtet minimale për të jetuar. Ai ka deklaruar se të huajt të cilët do të vijnë në Turqi nuk do të lejohen të blejnë shtëpi për një periudhë pesëvjeçare, në përpjekje për të stabilizuar gjithashtu çmimet e banesave. 

Kur të vijmë në pushtet, do të ndalojmë shitjen e pronave për të huajt për pesë vjet dhe nuk do ta heqim para se çmimet e banesave të ulen”, tha Kiliçdaroglu në llogarinë e tij në Tëitter vonë më 21 shkurt.

Duke përfituar nga zhvlerësimi i monedhës kombëtare turke, shumë të huaj, veçanërisht rusë, irakianë, iranianë, gjermanë dhe të tjerë kanë blerë prona në të gjithë vendin, veçanërisht në Antalia, provincën turistike më të njohur të vendit. 

Të huajt përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar me kusht që të blejnë shtëpi me valutë”, tha Kılıçdaroğlu, duke kujtuar se turqit duhet të paguajnë 8 për qind taksë për një shtëpi më të vogël se 150 metra katrorë dhe 18 për qind për më të madhe se kjo. “Të huajt përfitojnë nga kjo dhe rrisin çmimet e banesave”, tha Kılıçdaroglu.

Në vendin e tërmeteve ku miliona janë të pastrehë, ata ndërtuan një sistem në kurriz të poshtërimit të qytetarëve të vet. Ky është një sistem kaq i poshtër,” vuri në dukje ai.

Dy tërmete shkatërruese të 6 shkurtit kanë lënë më shumë se 40,000 njerëz të vdekur në Turqi dhe miliona njerëz të pastrehë në 11 provinca në rajonin juglindor të Anadollit. Shumë të mbijetuar po nxitojnë të migrojnë në pjesë të tjera të vendit, gjë që po shkakton një rritje të re të çmimeve të banesave.

3 VITE ME PARE

Plaçkitje e shkelje e rregullave të ndërtimit, shkon në 340 numri i të arrestuarve në Turqi pas tërmeteve shkatërruese

17 ditë nga tërmeti shkatërrues në Turqi, mbi 50 mijë
arrestime në Turqi

TURQI- Numri i personave të arrestuar me akuzën e plaçkitjes dhe shkeljes së rregullave të ndërtimit pas tërmeteve në Turqi ka kaluar në 340.  Mediat e huaja raportojnë se, si rezultat i hetimeve të nisura nga kryeprokurorët e 11 provincave të prekura nga tërmetet, u identifikuan 564 të dyshuar për shkelje të rregullave të ndërtimit të objekteve të shembura si pasojë e lëkundjeve. Të paktën 160 prej tyre u arrestuan. Pjesa tjetër janë në kërkim

Gjithashtu, për 71 të dyshuar janë lëshuar urdhërarreste dhe për 61 janë lëshuar urdhër-arrest. Tetëmbëdhjetë persona ishin ende në paraburgim nën drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe 11 të dyshuar ishin shpallur të vdekur. Gjashtë të dyshuar janë gjetur jashtë vendit, ndërsa 62 të dyshuar janë liruar pas deklaratave të tyre. Hetimet e grabitjes identifikuan 282 të dyshuar në 351 incidente. 181 nga këta të dyshuar janë arrestuar nga njësitë gjyqësore dhe 35 janë nën shqyrtim gjyqësor.

termeti ne turqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet