LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'20000 lega nën det, por me 4 ditë oksigjen'/ 5 turistët që shkuan për të parë Titanikun, zhduken pa asnjë gjurmë, në garë me kohën

• Ekipet e kërkimit po garojnë me kohën për të gjetur një nëndetëse që u zhduk gjatë një zhytjeje në rrënojat e Titanikut. • Pesë persona ishin në bord kur kontakti me nëndetësen e vogël humbi rreth një orë e 45 minuta pas zhytjes së mjetit lundrues. • Që nga e hëna pasdite, llogaritet se anëtarëve të ekuipazhit u kishte mbetur maksimumi katër ditë oksigjen. • Një nga ata që besohet të jetë në bord është biznesmeni dhe eksploruesi britanik Hamish Harding. •  Po ashtu janë edhe biznesmeni Shahzada Daëood dhe djali i tij Suleman. • Stockton Rush, shefi ekzekutiv i OceanGate - firma që merret me zhytjen- gjithashtu raportohet të jetë në anije. • E po ashtu ka dyshime se edhe eksploruesi francez Paul-Henry Nargeolet është në bord, pasi bëri një postim para nisjes së zhytjes. • Vendi ku ndodhet Titaniku është rreth 600 km (370 milje) nga brigjet e Neëfoundland, Kanada. •  Kërkimi po zhvillohet në një zonë të largët, duke e bërë operacionin kompleks dhe të vështirë.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ende asnjë gjurmë nga turistët e 'Titanik', ekipi në nëndetëse ka oksigjen vetëm edhe për 40 orë

 
'20000 lega nën det, por me 4 ditë oksigjen'/ 5
Nëndetësja

Garde Bregdetare e Shteteve të Bashkuara, ka thënë se pesë personave që janë në nëndetësen e zhdukur në Oqeanin Atlantik, u ka mbetur oksigjen vetëm edhe për 40 orë. Nëndetësja e zhdukur i dërgon turistët në zonat e thella të Atlantikut për t’i parë pjesët e fundosura të Titanikut.

Kapiteni amerikan, Jamie Frederick, ka thënë se supozohet se në nisje, nëndetësja Titan mund të ketë pasur rezerva oksigjeni për 96 orë. Nëndetësja e ka humbur komunikimin me operatorët të dielën, kur ka qenë në zonën jugore të Njufaundllendit në Kanada.

Në nëndetëse janë miliarderi britanik, Hamish Harding dhe katër pasagjerë tjerë. Kompania OceanGate që mundëson këtë udhëtim, u kërkon pasagjerëve 250.000 dollarë për t’i parë nga afër pjesët e fundosura të anijes së famshme.

Pjesëmarrësit udhëtojnë rreth 595 kilometra me një anije të madhe, përmbi Titanik, dhe më pas e nisin një zhytje tetëorëshe me nëndetësen Titan, për të arritur në thellësi./VOA 

3 VITE ME PARE

Nëndetësja me turistë humbi gjurmët! TEORITË për zhdukjen e anijes në Oqeanin Atlantik

'20000 lega nën det, por me 4 ditë oksigjen'/ 5
nëndetësja Titan

SHBA- Ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për anijen e zhdukur, ish-admirali Chris Parry i përshkroi pamjet "me të vërtetë shqetësuese". Eksperti paraqiti dy teori të mundshme për zhdukjen e papritur të nëndetëses, shkruajnë mediat e huaja.

“Nëse marrim parasysh kornizën kohore, është shumë shqetësuese”,- tha ai.

Sipas Parry-it ekziston mundësia që nëndetësja të jetë duke funksionuar, por ka humbur kontaktet me anijen e saj. Shqetësuese sipas tij është fakti që mund të ketë ndodhur një tragjedi dhe nëndetësja të ketë ngelur në rrënojat e Titanikut.

“Fillimisht mendoj se ka një opsion optimist që ose kanë humbur kontaktet me qendrën e kontrollit ose ka pasur një mosfunksionim, por nëndetësja vazhdon të funksionojë, por mesa duket nuk është në kontakt me anijen e saj amë. Së dyti gjithashtu është e mundur që të ketë ndodhur një tragjedi katastrofike dhe që nëndetësja të ngecë në rrënojat e Titanikut. Nuk e dimë ende përgjigjen”,- tha ai.

Ish-admirali përshkroi gjithashtu vështirësitë me të cilat përballen ekipet e shpëtimit.

"Ajo që ne dimë është se vendi i mbytjes është larg nga kudo. Objektet më të afërta të shpëtimit do të jenë në Bregun Lindor të SHBA. Është një operacion shumë i vështirë. Natyra aktuale e shtratit të detit është shumë e valëzuar. Vetë Titaniku shtrihet në një 'llogore'. Ka shumë mbeturina përreth, kështu që kërkimi me një nëndetëse tjetër do të jetë vërtet shumë i vështirë,"- shpjegoi ai.

Ndërkohë operacionet e kërkimit po vazhdojnë.

3 VITE ME PARE

Në kërkim të Titanikut! DETAJE: Çfarë dimë për nëndetësen e zhdukur 20000 lega nën det

'20000 lega nën det, por me 4 ditë oksigjen'/ 5
nëndetësja Titan

SHBA- Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në Atlantikun e Veriut pasi një nëndetëse që eksploronte rrënojat e Titanikut u zhduk të dielën. BBC raporton se anija kërkimore 'Polar Prince' humbi kontaktin me ekuipazhin e nëndetëses Titan një orë e 45 minuta pas zhytjes së saj. 

Cila është e reja në përpjekjet e shpëtimit?

Anija 'Princi Polar' mbërriti pranë vendndodhjes së mbytjes së Titanikut në Oqeanin Atlantik të dielën në mëngjes. Një postim në 'Facebook' nga një prej 5 turistët, Hamish Harding, i cili ishte në nëndetësen Titan, tha se ata prisnin të fillonin zhytjen në orën 04:00 me orën lokale. 

Nëndetësja me pesë persona "u fundos të dielën në mëngjes dhe ekuipazhi i Princit Polar humbi kontaktin me ta rreth një orë e 45 minuta pas zhytjes së anijes". Nëndetësja Titan mendohej të ishte afërsisht 900 milje (1450 km) nga bregu Cape Cod në atë kohë. Roja Bregdetare ka dërguar dy avionë C-130 Hercules për të kërkuar zhytësen në sipërfaqen e ujit dhe kërkimit i është bashkuar një avion kanadez C-130 dhe një aeroplan P8 i pajisur me aftësi sonar nënujore.

Kush ishte në bord?

Midis pesë personave në bordin e Titanit, deri më tani janë konfirmuar tre persona Hamish Harding , një biznesmen dhe eksplorues miliarder britanik 59-vjeçar dhe një biznesmen pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman Dawood.

Harding fillimisht njoftoi se do t'i bashkohej ekipit në qershor të vitit të kaluar dhe tha se ekuipazhi në anije përfshin "dy eksplorues legjendar, disa prej të cilëve kanë bërë mbi 30 zhytje në RMS Titanic që nga vitet 1980".

Eksploruesi francez Paul Henry Nargeolet gjithashtu mendohet të jetë në bord, sipas një postimi në Facebook nga zoti Harding para fillimit të zhytjes. Dyshohet se edhe Stockton Rush, shefi ekzekutiv i 'OceanGate' firma që qëndron pas zhytjes mendohet të jetë në anije.

Çfarë ishte duke bërë?

"OceanGate Expeditions" për 250,000 dollarë, u ofron turistëve një vend në ekspeditën e saj tetë ditore për të parë rrënojat e famshme, e cila ndodhet 3,800 metra (12,500 këmbë) nën sipërfaqen në fund të Atlantikut.

Vendi është rreth 600 km (370 milje) nga bregu i Newfoundland. Një zhytje e plotë në rrënoja, duke përfshirë zbritjen dhe ngjitjen, thuhet se zgjat tetë orë. Çdo ekspeditë zgjat tetë ditë sipas 'OceanGate' dhe çdo zhytje ka për qëllim të përfshijë një objektiv shkencor, duke përfshirë studimin e prishjes së rrënojave.

Çfarë dimë për Titanin?

Titan është një zhytëse e cila mban 5 persona, e ndërtuar për të zbritur në thellësi 4000 metra (2.5 milje).
Përveç marrjes së zhytësve në rrënojat e Titanikut, ai përdoret për studim dhe inspektim në terren, kërkime dhe mbledhje të të dhënave, prodhim filmash dhe mediash. Titan është "pajisur me sisteme më të avancuara ndriçimi dhe navigimi sonar plus pajisje video dhe fotografike 4K të montuara brenda dhe jashtë".

3 VITE ME PARE

VIDEO- Brenda nëndetëses së Titanikut para se të zhdukej

'20000 lega nën det, por me 4 ditë oksigjen'/ 5
nëndetëse

SHBA- Një video e siguruar nga BBC tregon pamjet në brendësi të nëndetëses së kompanisë "OceanGate Titanic" e cila u zhduk pas një zhytjeje për të parë rrënojat e Titanik.

Në pamjet e publikuara shihet Stockton Rush, shefi ekzekutiv i OceanGate, i cili raportohet se është një nga pesë personat që ndodhej në anije. Rush ndodhet brenda nëndetëses dhe tregon se si kontrollohet ajo vetëm nga një pult kontrolli.

Ekipet e kërkimit amerikan dhe kanadez po punojë për të gjetur anijen, e cila humbi kontaktin vetëm një orë e 45 minuta pas një zhytjeje të dielën. Nëndetësja me turistë ishte dërguar me një mision për të identifikuar rrënojat e Titanikut. 

zhduken turistet ne oqeanin atlantik

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet