LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

203 kallëpe tritol të vendosur në kuti lëngje frutash/ Goditet grupi i strukturuar kriminal, 3 shqiptarë të Kosovës në pranga

• Një grup i stukturuar kriminal është goditur gjatë mbrëmjes së kaluar për trafik të lëndëve plasëse nga Kosova për në Shqipëri. • Gjithsej janë arrestuar 3 dhe 2 janë shpallur në kërkim, të gjithë shqiptarë të Kosovës. • Të arrestuarit janë Rigon Maliqi, Lion Pira dhe Shkelqim Halabaku. • Gjithsej janë sekuestruar 203 kallëpe tritol me një peshë prej 46 kg. • Tritoli ishte i ndarë në kallëpe dhe i vendosur në kuti lëngje frutash në mënyrë që të kamuflohej. • Po ashtu u zbardh edhe një rast ku u shpërthye me tritol një zyrë noteriale në Tiranë. • Për këtë në pranga ranë Real Zefi, Korrado Katana dhe Eno Flamuraj, të cilët ishin paguar për të vendosur lëndën plasëse.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

EMRAT/ Kush janë autorët e ngjarjes ku shpërtheu ekploziv në zyrën noteriale në Tiranë

203 kallëpe tritol të vendosur në kuti lëngje frutash/
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Zbulohen autorët e ngjarjes të ndodhur në zyrën noteriale në rrugën “Perlat Rexhepi”,ku shpërheu lëndë plasëse 5 ditë më parë. Operacionioni i koduar “POROSIA” bëri të mundur kapjen e tre prej autorëve të ngjarjes.

Tre prej autorëve të ndaluar janë Real Zefi 33 vjeç banues në Shkodër, Korrado Katana 33 vjeç banues në Durrës dhe Eno Flamuraj 36 vjeç banues në Korçë. Këta persona pasi vendosën sasinë e lëndës plasëse në zyrën noteriale, u larguan me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj. Më pas e kanë braktisur në Liqenin e Farkës, e janë larguar me automjetin tip “Audi” të shtetasit Korrado Katana.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar  edhe të ngjarjes së ndodhur në datën 05.10.2023 në rrugën “Prokop Mina”, ku në lokalin e një shtetasi ishte vendosur lëndë eksplozive. Në bazë të hetimeve të deritanishme policore dyshohet se këta persona e kanë vendosur lëndën plasëse kundrejt një pagese.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zyrën noteriale janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë,  që dyshohet se janë të përfshirë.

Njoftimi i plotë i Policisë: Po më datë 04.02.2024, nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, u finalizua operacioni policor i koduar “POROSIA”, në kuadër të të cilit u dokumentua me prova ligjore ngjarja e ndodhur më datë 30.01.2024, në një zyrë noteriale në rrugën “Perlat rexhepi”, ku ka shpërthyer lëndë plasëse.

Në kuadër të këtij operacioni, u ndaluan shtetasit:

1. Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër;
2. Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës;
3. Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu u shpallën ne kërkim 2 shtetas.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 30.01.2024, kanë vendosur sasi lënde plasëse në një zyrë noteriale dhe pas ngjarjes, autorët kanë lëvizur me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të shtetasit Korrado Katana.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 05.10.2023, në rrugën “Prokop Mima”, ku në lokalin e shtetases Sh. Gj., është vendosur një sasi lënde eksplozive.

Nga veprimet hetimore të deritanishme ka rezultuar se këta shtetas e kanë vendosur lëndën eksplozive, kundrejt pagesës. Vazhdon puna hetimore dhe gjurmuese për zbulimin dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të porositësve.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Ndal policia! Pamjet e arrestimit të tre shqiptarëve të Kosovës, momenti kur tritoli nxirret nga kutitë e lëngjeve të frutave

203 kallëpe tritol të vendosur në kuti lëngje frutash/
Tritoli

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga operacioni që u krye mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Siç shihet nga videoja, policia ka arrestuar tre shqiptarë të Kosovës, për trafikun e lëndës plasëse.

Ndërkohë që tritoli ishte i futur në kutitë e lëngjeve të frutave, në përpjekje për t’i kamufluar. Gjithsej janë sekuestruar 203 kallëpe tritol, me një peshë prej 46 kg.

2 VITE ME PARE

EMRAT/ Sekuestrohen 203 kallëpe tritol, kush janë tre të arrestuarit nga Kosova në Tiranë

203 kallëpe tritol të vendosur në kuti lëngje frutash/
Policia

TIRANË- Tre persona janë arrestuar për trafikun e lëndës plasëse nga Kosova në Tiranë. Mësohet se në pranga kanë rënë Rigon Maliqi, Lion Pira dhe Shkelqim Halabaku, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe 2 shqiptarë të Kosovës. Gjithsej janë sekuestruar 203 kallëpe tritol me një peshë prej 46 kg. Po ashtu janë sekuestruar 3 celularë si dhe një automjet. 

Njoftimi i Policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, i DVP Tiranë, pas një pune hetimore 4-mujore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke përdorur metoda speciale të hetimit, bëri të mundur goditjen e një grupi kriminal nga Kosova, që kryente trafikim armësh dhe lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.     
   
Si rezultat i mirorganizmit të punës në kuadër të operacionit policor të koduar “THE SAME”, më datë 04.02.2024, në afërsi të urës së Gjolës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan. Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas kosovarë.  

Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg. Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar edhe 3 celularë dhe 1 automjet.

2 VITE ME PARE

C4 e rreshtuar në tavolinë, pamjet nga operacioni i i policisë, 40 kg tritol i sekuestruar

203 kallëpe tritol të vendosur në kuti lëngje frutash/

TIRANË- Fotoja e mësipërme është nga operacioni policor në Tiranë, ku u godit një grup i strukturuar kriminal për transport të lëndëve plasëse. Siç shihet kallëpet e tritolit janë të rreshtuara në tavolinën mbajtëse në ambientet e policisë.

Gjithsej janë 203 kallëpe tritol, të sekuestruara me një pesh prej 46 kg. Po ashtu në pranga kanë rënë 3 persona, ndërsa dy ndodhen në kërkim nga policia.

2 VITE ME PARE

Eksploziv C4 dhe armë, goditet grupi i strukturuar kriminal në Tiranë, transportonin armatim nga Kosova

203 kallëpe tritol të vendosur në kuti lëngje frutash/
Policia

TIRANË- Një grup i strukturuar kriminal është goditur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se policia ka goditur grupin e të rinjëve që transportinin lëndë plasëse si dhe armë nga Kosova në Tiranë.

Gjithsej janë sekuestruar 40 kg lëndë plasëse C4 si dhe armë të shumta. Deri më tani janë 7 persona të arrestuar, nga të cilët ka dhe shqiptarë të Kosovës. Kontrollet e forcave operacionale, policisë dhe RENEA-së u kryen në një godinë në Bathore, ku dhe mbahej armatimi.

shkelqim halabaku rigon maliqi lion pira policia e tiranes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet