LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

21 Janari/ Prokuroria heton përgjimet. Pyetet Hoxha. Kreu i PD: Mashtrim i Veliut. Manja kallëzim në SPAK: Berisha, Basha e Prendi të hetohen për vrasje

• Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin e audio-përgjimet e publikuara nga gazetari Artan Hoxha lidhur me tragjedinë e 21 janarit të vitit 2011. • Në një njoftim zyrtar, Prokuroria bëri me dije se ka nisur verifikimet dhe ka urdhëruar Policinë e Shtetit që ta sekuestrojë materialin e publikuar ku dëgjohet biseda mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. • Në pyetje po merret edhe vetë Hoxha. Gazetari ka bërë thirrje që të merren në pyetje edhe zyrtarët, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ai aktual, Edi Rama. • Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërkon nga SPAK që të hetojë çështjen e '21 Janarit'. Ai ka depozituar një kallëzim për vrasjen e 4 qytetarëve më 21 Janar 2011 duke shtuar se kjo dosje duhet hetuar si vrasje shtetërore. • Në kallëzim, Manja akuzon Sali Berishën, Lulzim Bashën e Ndrea Prendin për vrasje e shpërdorim detyre. • Kryedemokrati Sali Berisha i ka cilësuar përgjimet si mashtrimet e radhës së ish-kryepolicit Ardi Veliu për opinionin publik. Por nuk e sqaroi përse përmendi emrin e tij. Ai kërkoi që të pyetej Rama për 21 janarin, tragjedi që e konsideroi si një ‘grusht shteti’.

13 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

21 Janari/ Manja kallëzoi në SPAK Berishën, Bashën dhe Prendin për 21 janarin, Braçe: Kërkohet vetëm hetim i paanshëm

21 Janari/ Prokuroria heton përgjimet. Pyetet Hoxha. Kreu i PD: Mashtrim i
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reguar për kallëzimin që ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dorëzoi në SPAK ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha, ish kryedemorkatit, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendit për ngjarjen e 21 janarit. Braçe tha se e vetmja gjë që kërkohet tani është hetimi i plotë dhe i paanshëm i SPAK dhe se sipas tij prokuroria e Tiranës nuk duhet të ndërhynte më. 

“E vetmja gjë që kërkohet tani është hetimi i plotë, gjithëpërfshirës, ligjor, profesional dhe i paanshëm nga SPAK. Po, duhet kurajo! Patjetër, Ndërkohë do ishte mirë që prokuroria që deri më sot ka bërë sehir të mos përzihet më. Boll! E dëshmuan që nuk kishin vullnet të bënin gjë”- shkruan Braçe në reagimin e bërë.

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin e audio-përgjimet e publikuara nga gazetari Artan Hoxha lidhur me tragjedinë e 21 janarit të vitit 2011. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërkon nga SPAK që të hetojë çështjen e '21 Janarit'. Ai ka depozituar një kallëzim për vrasjen e 4 qytetarëve më 21 Janar 2011 duke shtuar se kjo dosje duhet hetuar si vrasje shtetërore. Në kallëzim, Manja akuzon Sali Berishën, Lulzim Bashën e Ndrea Prendin për vrasje e shpërdorim detyre. Kryedemokrati Sali Berisha i ka cilësuar përgjimet si mashtrimet e radhës së ish-kryepolicit Ardi Veliu për opinionin publik. Por nuk e sqaroi përse përmendi emrin e tij. Ai kërkoi që të pyetej Rama për 21 janarin, tragjedi që e konsideroi si një ‘grusht shteti’./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Mashtrim i Ardi Veliut"/ Artan Hoxha i përgjigjet Berishës: S'është më aq kreativ, por ka të drejtë sepse s'ka dalë para drejtësisë

21 Janari/ Prokuroria heton përgjimet. Pyetet Hoxha. Kreu i PD: Mashtrim i
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar mungesë kreativiteti kur është shprehur se përgjimet e reja lidhur me 21 janarin janë një mashtrim i ish-kryepolicit Ardi Veliu. Në një prononcim pas marrjes në pyetje nga Drejtoria e Policisë, Hoxha tha se kjo gjë tregon se Berishën e kanë lëkundur për audio.

"Nuk më zhgënjeu Berisha në deklaratën që bëri sot, më zhgënjeu tek pjesa e imagjinatës, nuk është më aq kreativ sa ka qenë më parë. Ta katandisësh këtë gjë tek Ardi Veliu, do të thotë të kesh mungesë kreativiteti, mungesë e madhe frymëzimi. Besoj se kjo gjë ka ardhur për shkak të daljes së këtij elementi. Ai nuk është përballur me drejtësinë për këtë çështje dhe ka të drejtë të marrë në mbrojtje ata që kanë bërë atë gjë më 21 janar. Të gjithë duhen hetuar, që nga momenti që nisi protesta, pse nisi protesta dhe kush i mori në mbrojtje autorët e krimit,"- tha Hoxha. 

12 vite pas tragjedisë, Hoxha publikoi bisedën e zhvilluar mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Ai zbardhi audio-përgjimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Artan Hoxha pas marrjes në pyetje: Kjo është mundësia e fundit! 21 Janarin ta marrë në dorë SPAK, është vrasje shtetërore

21 Janari/ Prokuroria heton përgjimet. Pyetet Hoxha. Kreu i PD: Mashtrim i
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka kërkuar që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të marrë nën hetim dosjen e 21 janarit. Pas marrjes në pyetje në Drejtorinë e Policisë, Hoxha tha se për shkak të mundësive dhe faktit që duhen marrë në pyetje emra të zyrtarëve më të lartë, si ish-kryeministri Sali Berisha, ai aktual Edi Rama, ish-Presidenti Bamir Topi dhe ish-kryeprokurorja Ina Rama, kjo dosje duhet të jetë në duart e SPAK. Sipas Hoxhës, me daljen e përgjimeve të reja, drejtësia ka nhë mundësi për të zbardhur këtë çështje, por shtoi se kjo do të jetë edhe e fundit për të. 

Pjesë nga fjala e Hoxhës:

Në fakt nuk është se mbajta mend dhe vura re sa kohë qëndrova, por me thënë të drjetën u vura në dispozicion të hetimit. Prokurorja që heton çështjen e 21 janarit kishte deleguar detyra për oficerët e Policisë Gjyqësore të Tiranës që më kërkuar deklarime. Së pari dua ta përshëndes prokuroren që reagoi, shpreoj që ky element i ri t'i japë një nxitje hetimit. Ajo që unë kërkoj është që të hetohet nga SPAK, kjo nuk ka të bëjë me aftësitë profesionale, por me mundësitë që ka SPAK. Është një krim shtetëror dhe duhen pyetur nivelet më të larta të asaj kohe dhe të sotshëm, ky është një atribut i SPAK. Në lidhje me këtë ngjarje nuk janë pyetur as Berisha, as Topi, as Basha, as Ina Rama dhe as shefi i Opozitës së asaj kohe, kjryeministri Edi Rama. Kjo është mundësia e vetme, nuk do të ketë më mundësi për të zbardhur këtë çështje, Kemi element të ri, institucione të reja, është momenti i duhur dhe nëse do të kalojë dhe kjo mundësi, nuk do të ketë më një tjetër. Janë vrarë katër njerëz me duar në xhepa, asnjë nuk ka qenë brenda rrethimit të Kryeministrisë, kanë qenë matanë bulevardit. Kjo është një mundësi për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë histori. Kjo ngjarja ngjan shumë me 2 prillin e vitit 1991. Unë dhashë çdo deklarim që duhej, besoj do të vijojë hetimi, unë jam i disponueshëm sa herë që të thirrem për tu marrë në pyetje në lidhje me këtë çështje. Ajo që kemi bërë me familjarët e Aleksa Nikës është një shërbim që duhet ta kishte bërë tjetërkush.

12 vite pas tragjedisë, Hoxha publikoi bisedën e zhvilluar mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Ai zbardhi audio-përgjimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al

3 VITE ME PARE

DOKUMENTI/ Manja dorëzon në SPAK kallëzimin për 21 janarin: Berisha, Basha dhe Ndrea Prendi të hetohen për vrasje e shpërdorim detyre

21 Janari/ Prokuroria heton përgjimet. Pyetet Hoxha. Kreu i PD: Mashtrim i
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kallëzimin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës. Në kallëzimin që mban emrin e Manjës, Berisha Basha e Prendi akuzohen për vrasje dhe shpërdorim detyre.

21 Janari/ Prokuroria heton përgjimet. Pyetet Hoxha. Kreu i PD: Mashtrim i
Kallëzimi

Sot, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin e audio-përgjimet e publikuara nga gazetari Artan Hoxha lidhur me tragjedinë e 21 janarit të vitit 2011. Prokuroria bëri me dije se ka nisur verifikimet dhe ka urdhëruar Policinë e Shtetit që ta sekuestrojë materialin e publikuar ku dëgjohet biseda mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Në pyetje po merret dhe vetë Hoxha. 

Vetë kryedemokrati Sali Berisha i ka cilësuar përgjimet si mashtrimet e radhës së ish-kryepolicit Ardi Veliu për opinionin publik. Por nuk e sqaroi përse përmendi emrin e tij. ai kërkoi që të pyetej Rama për 21 janarin, tragjedi që e konsideroi si një ‘grusht shteti’.

3 VITE ME PARE

(VIDEO) "Kush vjen të vishet trashë"/ U thirr për 21 janarin, Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë

21 Janari/ Prokuroria heton përgjimet. Pyetet Hoxha. Kreu i PD: Mashtrim i
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka bërë batuta me kolegët e tij, nga dera e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ku është paraqitur për tu marrë në pyetje në lidhje me përgjimet e 21 janarit. Para mikrofonëve, Hoxha tha se ka ndjekur këshillën e avokatit Maks Haxhia dhe është veshur trashë e është përgatitur që të qëndrojë gjatë në zyrat e drejtorisë. Më pas bëri të largohej për tu futur brenda.

Pjesë nga fjala e Hoxhës:

Unë i jam përgjigjur thirrjes së Prokurorisë, mesa pashë në komunikimin e bërë public, detyra i është lënë policisë së kryeqytetit. Duke ndjekur moton e avokatit Maks Haxhia që ka thënë se kush do të vijë këtu në kohë dimri duhet të vishet trashë, siç e shikoni, unë jam veshur me pallto leshi, me triko leshi. Kështu që kam ndërmend të rri gjatë. Falemindeirt, shihemi më pas.

12 vite pas tragjedisë, Hoxha publikoi bisedën e zhvilluar mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Ai zbardhi audio-përgjimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Artan Hoxha mbërrin në Drejtorinë e Policisë: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve më 21 janar, Garda ekzekutoi njerëz të pafajshëm se mori urdhër

21 Janari/ Prokuroria heton përgjimet. Pyetet Hoxha. Kreu i PD: Mashtrim i
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ku do të merret në pyetje në lidhje me audio-përgjimet e publikuara në lidhje me tragjedinë e 21 janarit. Në një prononcim për mediat, Hoxha tha se kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij Sali Berisha janë dy personat që duhet të merren në pyetje lidhur me këtë ngjarje. Ai tha se fëmijët e të vrarëve presin përgjigje prej tyre e duan të dinë se kush i shkrepi plumbat që u morën jetën baballarëve të tyre. 

Pjesë nga prononcimi:

Artan Hoxha: Unë i jam përgjigjur thirrjes që ka bërë Prokuroria e Tiranës, e cila është duke hetuar çështjen e 21 Janarit. Mesa pashë në komunikimin e bërë publik, detyra i është lënë policisë së kryeqytetit. Duke ndjekur moton e avokatit Maks Haxhia që ka thënë se kush do të vijë këtu në kohë dimri duhet të vishet trashë, siç e shikoni, unë jam veshur me pallto leshi, me triko leshi. Kështu që kam ndërmend të rri gjatë. Falemindeirt, shihemi më pas.

Pyetje: Do e vini në dipozicion materialin?

Artan Hoxha: Këto janë pjesë që do të ngelen në komunikimin me policinë. Unë besoj që çfarë ka qenë për tu bërë publike, është bërë. Pjesa tjetër është çështje e hetimit, janë ata që e vlerësojnë nëse është një indicje që të çon drejt një prove, që ndihmon gruoin e hetimit të zbardhë vrasjen e 21 janarit. Ajo që është fakt sot është se pas 12 vitesh kemi dy të vrarë, Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën. Janë ekzekutuar para kamerave, para syve të të gjithë botës, por ngjarjet kanë mbetur pa autorë. Ajo që duhet të jepet përgjigje nga ish-kryeministri i kohës që vazhdon me variantin e vjetër, më duket me variantin që ka dalë një Carlo Gambino tani mbrapa që Garda ka zbatuar ligjin. Por ajo që kam nxjerrë unë tregon që Garda jo vetëm që nuk ka zbatuar ligjin, por ka ekzekutuar njerëz të pafajshëm të një vendi, me urdhër, qytetarë që kanë qenë përtej trotuarit, tek kullat. Aleksa Nika është vrarë te kulla, në cepin tjetër të bulevardit.  Rama e Berisha duhet tu japin përgjigje vajzave të atyre katër personave që u vranë. Kush e vrau Akeks Nikën? Kush e vrau Hekuran Dedën? Kjo është ajo që duhet zbuluar. Për fat të mirë kemi një autor për vrasjen e Veizit. Nuk ka rëndësi se cili kryeministër e jep përgjigjen, i sotmi apo i djeshmi, të dy bashkë duhet të japin një përgjigje. Pamja dëshmoi se nga automatiku ishte qëlluar Veizi dhe rrëzoi alibinë që ngriti Berisha, gjithsesi ajo që më intereson është tu kthehet përgjigje familjarëve të viktimave.

12 vite pas tragjedisë, Hoxha publikoi bisedën e zhvilluar mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Ai zbardhi audio-përgjimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Si e ka emrin baba e nëna"/ E thirri Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Artan Hoxha: Nuk shpëtoja dot, po mua këtu më keni, thërrisni ATA lart më mirë

21 Janari/ Prokuroria heton përgjimet. Pyetet Hoxha. Kreu i PD: Mashtrim i
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pasi Drejtoria e Përgjithshme e Tiranës e ka thirrur për ta marrë në pyetje lidhur me audio-përgjimet që publikoi pak ditë më parë, lidhur me tragjedinë e 21 janarit të vitit 2011. Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se ai është një person që nuk i shpëton dot drejtësisë e mund ta pyesin gjithmonë, por e rëndësishme sipas tij, është të thirren të tjerë persona. Pa përmendur emra, Hoxha shton se ish-kryeministrat, ish-Presidentët dhe kryeministri në detyrë duhen pyetur ludhur me urdhrat e dalë në pah nga përgjimet e reja. 

Postimi: 

Thashe une…Nuk do i shpetoja dot as kesaj radhe, atij vendit ku të pyesin, “si e ka emrin baba, si e ka emrin nena”… Ore mire beni, po une ketu jam, nuk kam ku te shkoj, vetem pasaporten e Shqiperise kam në xhep…Po si i behet te merrni ATA larte, dy ish-kryeministrat dhe ish-presidentet, bashke me kryeministrin në detyre, per t’i pyetur, “si e kane emrin e babes dhe si e kane emrin e nenes”????!!!!!!

Artan Hoxha do të pyetet sot nga Oficerët e Policisë Gjyqësore. Ai publikoi bisedën e zhvilluar mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. 12 vite pas tragjedisë, ai zbardhi audio-përgjimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Publikoi audio-përgjimet e 21 janarit, Artan Hoxha thirret në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë

21 Janari/ Prokuroria heton përgjimet. Pyetet Hoxha. Kreu i PD: Mashtrim i
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha, i cili publikoi audio-pergjimet e reja lidhur me tragjedinë e 21 janarit të vitit 2011 dhe vuri në lëvizje organin e akuzës do të paraqitet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Në orën 17:00 të ditës së sotme, Hoxha do të ulet përballë Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe do të merret në pyetje lidhur me provat e reja që janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës. 

Artan Hoxha është gazetari që publikoi bisedën e zhvilluar mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. 12 vite pas tragjedisë, ai zbardhi audio-përgjimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrasja e katër protestuesve në 21 janar, Prokuroria e Tiranës: Do verifikojmë provat e reja

21 Janari/ Prokuroria heton përgjimet. Pyetet Hoxha. Kreu i PD: Mashtrim i
Pamje nga 21 janari

TIRANË- Audiopërgjimi i publikuar nga gazetari Artan Hoxha për 21 janarin e vitit 2011 ku u vranë 4 protestues ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Tiranës. Më anë të një njoftimi bëhet me dije se Prokuroria e Tiranës do të nisë verifikime. Po ashtu thuhet se verifikimet do të futen në dosjen e hetimeve të rihapur në vitin 2021. Ndwrkohë që ditën e sotme ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se audio përgjimi i publikuar është një manipulim nga ana e ish kryepolicit Ardi Veliu.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është duke kryer veprimet hetimore në lidhje me procedimin penal Nr.285 i vitit 2011, (i rifilluar), aktet e të cilit bëjnë fjalë për ngjarjen e ndodhur më datën 21.01.2011, gjatë së cilës kanë gjetur vdekjen shtetasit Z.V, F.M, A.N dhe H.D. Në datën 18.04.2012, është vendosur ndarja nga procedimi penal dhe dërgimi për gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i çështjes së numërtuar 285/21, të viti 2012, i materialeve për të pandehurit N.P akuzuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, parashikuar nga neni 79 gërma “ë” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasit F.M dhe të pandehurit A.Ll, akuzuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer kundër dy ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasve H.D e Z.V, si dhe plagosjen e shtetasve F.M, E.B dhe S.G. Ndërkohë që, u vazhduan hetimet në kuadër të procedimit penal nr.285 të vitit 2011, me qëllim për të përcaktuar se cili është personi që kishte vrarë shtetasin A. N dhe plagosur shtetasit A. D, I.Q dhe I.P. Në funksion të hetimeve të zhvilluara nga ana e policisë gjyqësore u kryen të gjithë veprimet e nevojshme hetimore, por nuk u bë e mundur që të identifikohet se cilët janë personat që kanë vrarë shtetasit A.N dhe H.D, si dhe plagosur shtetasit F.M, S.G, E.B, A.D, I.Q dhe I.P. Në këto kushte, kur janë kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore dhe autori i veprës penale nuk njihet, me vendim të datës 28.02.2020, prej Prokurorëve të çështjes është vendosur që hetimet të pezullohen duke i kaluar aktet e procedimit penal nr.285, të vitit 2011, për ndjekje të mëtejshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Në vitin 2021 është vendosur rifillimi i hetimeve të pezulluara dhe kryerja e veprimeve hetimore me qëllim zbulimin e autorit të vrasjes së shtetasit A.N dhe H.D, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr.100, të shpallur në dt.07.02.2013, ka vendosur deklarimin të pafajshëm të pandehurit A. Ll, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje, të kryer kundër dy ose më shumë personave”, me pasojë të drejtpërdrejtë vdekjen e të ndjerit H.D. Me kryerjen e veprimeve hetimore të këtij procedimi penal janë ngarkuar Oficerët e Seksionit të Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët krahas detyrave të urdhëruara prej prokurorëve të ngarkuar me hetimin, do të kryejnë edhe veprimet hetimore të deleguara në lidhje me verifikimin e fakteve të publikuara prej shtetasit A.H (gazetar), fakte të bëra publike prej tij në emisionin “Zona Zero”, më datën 20.01.2023, në televizionin “Top Channel

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Ministria e Drejtësisë kallëzon në SPAK Berishën: 21 Janari të hetohet si krim shtetëror, Prokuroria të marrë provat e reja

21 Janari/ Prokuroria heton përgjimet. Pyetet Hoxha. Kreu i PD: Mashtrim i
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi ditën e sotme se do të bëjnë kallëzim në SPAK për vrasjen e 4 qytetarëve më 21 Janar 2011. Ministri e tha këtë gjatë një konference për mediat, teksa shtoi se këto vrasje janë vrasje shtetërore dhe sipas tij SPAK duhet të rihapë hetimet dhe çdo përgjegjës duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit.

Ato katër vrasje kurrsesi nuk mund të jenë vrasje nga pakujdesia. Nëse ka një fakt të ri që ka dalë në dritë, që ka pasur komunikim në radio nga grupi i zjarrit , dhe kjo sigurisht që mbetet një krim shtetëror dhe ngjarje e pahetuar. Ne presim që SPAK ta marrë këtë çështje, ta hetojë, në mënyrë të gjithanshme dhe kushdo që ka qenë përgjegjës, dhe pavarësisht pozitës që ka patur, të përgjigjet para drejtësisë. Ne nuk i hyjmë nëse prova që ka dalë është autentike ose jo, kjo i takon SPAK të japë përgjigje, për këtë provë dhe të tjera që do dlin në dritë më hetimin e kësaj çështje” Tashmë SPAK ka sprovën e vet për të treguar se është në lartësinë e detyrës për të hetuar këdo, pavarësisht nga pozita që ka pasur apo ka sot në hierarkinë shtetërore. Sot do ta dorëzojmë kallëzimin në SPAK. Nuk mundet kurrsesi urdhërdhënësit e vrasjes të barazohen me protestuesit dhe qytetarët, që kanë protestuar dje, sot dhe do të protestojnë dhe nesër.  Sot do ta depozitoj kallëzimin në SPAK si ministër i Drejtësisë”, tha Manja në një konferencë për media.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

3 VITE ME PARE

21 Janari/ Manja thirrje SPAK: Merrni provat e reja, vrasjet të hetohen si "krim shtetëror"

21 Janari/ Prokuroria heton përgjimet. Pyetet Hoxha. Kreu i PD: Mashtrim i
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërkon nga SPAK që të hetojë çështjen e '21 Janarit'. Gjatë daljes për mediat, ministri deklaroi se 21 janari nuk është hetuar asnjëherë si vrasje shtetërore. Ai sygjeroi që ngjarja të hetohet si krim shtetëror dhe të merren parasysh provat e reja. 

'21 janari nuk është hetuar asnjë ditë si vrasje shtetërore. Fakti i bërë publik tregon qartë se ka asur një zinxhir komandues për të qëlluar ndaj protestuesit. I takon prokurorisë që ta marrë këtë prvë të re dhe të nisë hetimet. SPAK do duhet ti japë një përgjigje qytetarëve dhe familjeve të viktimave se çfarë ndodhi. Ish-kryeministri Berisha cdo ditë për 12 vite me radhë ka deklaruar se ato i vrau garda e Republikës, që sipas tij mbrojti kryeministrinë. Tani ka një fakt të ri që duhet të hetohet nga SPAK. Duhet të zbardhet e vërteta, 21 janari nuk ishte krim i rëndomt, ishin vrasje të pastra shtetërore, aq më tepër që u vranë 4 qytetarë kur protesta ishte drejt përfundimit. I kanë parë të gjithë pamjet, tashmë ka një provë të re që duhet të nisë hetimet për 21 janarin si krim shtetëror. 

Nëse ka një fakt të ri se ka pasur komunikime në radio me një grup të ngushtë kjo mbetet një ngjarje e pahetuar. SPAK duhet ta marrë këtë cështje, kushdo që ka qënë në këtë ngjarje të përgjigjet. Ne e kemi inkurajuar drejtësinë e re. Nëse ka qindra zyrtarë të hetuar për shpërdorim detyre, ne ende nuk e kuptojmë sesei një shpërdorim pushteti hezuitohet të cohet deri në fund.'- tha Manja.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

3 VITE ME PARE

PËRGJIMET e radios më 21 janar, Berisha: Nuk komentoj 'tabela shkrimi' që paraqiten si audio, manipulime të Ardi Veliut

21 Janari/ Prokuroria heton përgjimet. Pyetet Hoxha. Kreu i PD: Mashtrim i
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sërish para disa ditësh përgjimet e reja që pretendohet se janë regjistruar nga një radio e përdorur nga Garda e Republikës. Në një konferencë për shtyp nga selia blu, ku fillimisht doli për të komentuar çështjen e motit të keq, Berisha u pyet edhe për regjistrimet e publikuara, duke i cilësuar si mashtrimet e radhës së ish-kryepolicit Ardi Veliu për opinionin publik. Por nuk e sqaroi se përse përmendi emrin e tij. Edhe njëherë, numri një i PD i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të dëshmonte në Prokurorinë e Tiranës lidhur me atë që ende e cilëson si "grusht shteti".

Berisha deklaroi se nuk është një audiopërgjim, por disa "tabela shkrimi" që paraqiten si audiopërgjim. "U takon mediave ta thonë të vërtetën e atij manipulimi, nuk mund të komentoj disa tabela shkrimi që paraqiten si audio përgjim dhe që nuk ekziston audio. Dëshmoi qartësisht se është manipulim dhe falsifikim, njëlloj si shiriti i 21 janarit ku u tha se Sali Berisha ishte i implikuar në problemin e hidrocentralit. Është krijesë e Ardi Veliut”, tha Berisha.

"Së pari, që unë të komentoj manipulimet e Ardi Veliut, harrojeni! Por të them këtu, i takon mediave të thonë të vërtetën e atij manipulimi.  Së pari, që unë të komentoj manipulimet e Ardi Veliut, harroje! Por të them këtu, i takon mediave të thonë të vërtetën e atij manipulimi. Nuk mund të komentoj tabela me shkrime që paraqiten si audiopërgjim dhe nuk u paraqit kurrë audio. Por dëshmoj qartësisht se është një manipulim dhe falsifikim. Njësoj si shiriti i 21 janarit kur u tha se Berisha ishte implikuar në problemin e hidrocentralit. Pra është krijesë e Ardi Veliut. Duke thënë këtë theksoj se 21 janari përbën një nga ngjarjet më tragjike të grushtit të shtetit dhe të marrjes së pushtetit me dhunë. Në atë periudhë që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës, Edi Rama është personi kryesor, organizator i dhunës. Nuk gjeti kurrë kurajo që të paraqitej në prokurori ndonëse u thirr për të dëshmuar. Edi Ramën do e ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale e asaj dhune. Ai është i faktuar si organizator në mënyrën më të pakundërshtueshme. Pjesa e gardistëve është hetuar nga një kundërshtare e egër e Sali Berishës. Me prani të rëndësishme ndërkombëtare dhe janë dhënë vendimet e njohura deri më tani. Meqënëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut i them lëri ato, hiq imunitetin dhe dëshmo për organizimin e puçit. I solli për mish për top. Atëherë e sot familjarët kanë ngushëllimet e mia. Manipulimi që bëri Edi Rama është makabritet,"-tha Berisha

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

3 VITE ME PARE

4 protestues të vrarë në 21 janar 2011, Balla: Brenda javës dorëzojmë një kallëzim të ri në SPAK

21 Janari/ Prokuroria heton përgjimet. Pyetet Hoxha. Kreu i PD: Mashtrim i
Taulant Balla

TIRANË- Brenda kësaj jave, Partia Socialiste do të depozitojë sërish një tjetër padi në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Lajmin e ka bërë me dije kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Në një konferencë për mediat pas një mbledhje grupi në Kryesinë e Kuvendit, Balla tha se kanë dalë prova të reja për ngjarjen ndërsa shtoi se PS do të vazhdojë të kërkojë hetimin nga SPAK.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Njoftuat një kallëzim apo padi të re në SPAK për 21 janarin, çfarë ka ndodhur?

Balla: Kam deklaruar dje se PS ka thirrur protestën e 21 janarit, që 4 dëshmorët janë një prej nesh. Ne jemi palë e dëmtuar. Bazuar në faktin që dosja penale për vrasjen e Aleks Nikës është një dosje që gjendjet ende në Prokurorinë e Tiranës, kështu që në orët dhe ditët në vijim edhe PS do të ketë kallëzimin e vetë. Punën do t'ja lëmë ekspertëve që ta mbarojnë edhe këtë moment që flasim që po merren me formalizimin e këtij kallëzimi të ri. Iu kam thënë që nga 21 marsi kur ka qenë kallëzimi i parë, në çdo moment i kam kërkuar drejtuesit të SPAK se përse nuk e heton SPAK masakrën e 21 janarit.

Çfarë u diskutua në mbledhjen e grupit parlamentar?

Balla: Në mbledhjen e grupit u mblodhëm për seancën plenare për ndryshimet në buxhet, kur përmes pakos së madhe do u vihet në ndihmë pensionistëve.

A ka afat për amnistisë fiskale?

Balla: Nuk ka ardhur ende në Kuvend, sapo të vijë do të informoheni, e dini që nuk kalon me procedurë të përshpejtuar.

Çfarë ka kërkuar BE dhe a do reflektojë qeveria për këtë?

Balla: Ka pasur një dialog konstruktiv në emër të BE dhe mendoj që jemi në një fazë drejt fundit që rekomandimet të merren për bazë nga pala jonë.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

sali berisha artan hoxha pergjimet e 21 janarit ulsi manja taulant balla

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër