Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka kaluar natën e parë në qelinë e paraburgimit në rrugën Mine Peza mbrëmjen e kaluar. • Veliaj ka reaguar sërish ditën e sotme pas 24 orësh në paraburgim. • Me anë të një postimi në Facebook, Veliaj ka nisur një sulm ndaj prokurorit të çështjes Olsi Dado, ndërkohë që e ka quajtur atë individ pervers.• Në postimin e tij Veliaj ka theksuar se prokurori e ka pyetur atë për blerjet luksoze të gruas së tij, ndërkohë që ky i fundit nuk ka dëgjuar shpjegimet e tij. • Po ashtu Veliaj në postimin e tij, nuk la dhe ma ofenduar dhe sulmuar mediat, të cilat janë marrë me dosjen e tij. Andi Seferi është komanduar në krye të Bashkisë Tiranë. •• Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka ka reaguar në lidhje me akuzat e SPAK, për të cilat ajo është marrë nën hetim. • Bushka përmes një postimi në Facebook shprehet se është 'pa fjalë' nga përfshirja e saj në hetime dhe se nuk e kupton lidhjen e saj me këtë çështje. • Deputetja socialiste gjithashtu thotë se është mike e Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt, por kjo nuk duhet të jetë arsye për ta përfshirë në këtë proces.• Firma e kryebashkiakut Erion Veliaj i është deleguar nënkryetares së Bashkisë për Marrëdhëniet me Jashtë, Anuela Ristani. • Firma i është deleguar pasditen e sotme në prani të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak. • Kryeministri Edi Rama ishte në ambientet e bashkisë, ku zhvilloi një mbledhje me stafet drejtuese, mbledhje e cila zgjati rreth 15 minuta. • Vizita e Ramës në Bashkinë e Tiranës është e dyta për ditën e sotme në këtë institucion.
14 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur gjatë pasdites së sotme te Hotel Tirana Asamblenë e PS për Tiranën. Në podiumin e Asamblesë mungoi Erion Veliaj, i arrestuar ditën e djeshme me kërkesë të SPAK, por bëhet me dije se krah Ramës ishte Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manistirliu.
Dosja.al mëson se kryesocialisti deklaroi gjatë fjalës së tij se do të jetë Kryetar Bashkie në distancë. Rama në Asamble deklaroi se po i godasin për arsye elektorale dhe se kjo është goditje e madhe për PS-në. Sipas tij, Nesti Angoni nuk ka asnjë shans të jetë një njeri i vetëm. Rama ka thënë se dëmi nga kjo goditje duket kompensuar.
"Po na godasin për arsye elektorale. Kjo është goditje e madhe për PS. Unë do të jem edhe kryetar bashkie në distancë. Do të takoj tani të gjithë drejtorët e përgjithshëm. Ka një dashakeqësi të madhe ndaj Erjonit.
Janë abuzive detajet e hedhura në publik. Veshjet e bizhutë janë blerë për shfaqjet kulturore. Jo për përdorim personal. Nesti Angoni nuk ka asnjë shans të jetë një njeri i vetëm.
Kam dyshimet e mia e do merrem edhe me këtë. S’ka njeri në republikë që mund të bëjë një hetim të tillë për gjithë jetën. Ju duhet të punoni më shumë. Duhet kompensuar dëmi nga kjo goditje", ka thënë Rama në një pjesë të fjalës së tij.
Këto lëvizje të Ramës vijnë teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në qeli me urdhër të SPAK, i cili e akuzon për korrupsion, fshehje të pasurisë si dhe pastrimit të parave. Bashkë me Veliajn është vënë në pranga dhe biznesmenin Elman Abule.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën. Biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje nga SPAK.
TIRANË - Firma e kryebashkiakut Erion Veliaj i është deleguar nënkryetares së Bashkisë për Marrëdhëniet me Jashtë, Anuela Ristani. Tashmë Ristani është kryetare e komanduar e Bashkisë së Tiranës. Firma i është deleguar pasditen e sotme në prani të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak.
Kryeministri Edi Rama ishte në ambientet e bashkisë, ku zhvilloi një mbledhje me stafet drejtuese, mbledhje e cila zgjati rreth 15 minuta. Vizita e Ramës në Bashkinë e Tiranës është e dyta për ditën e sotme në këtë institucion.
Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit, pas një hetimi 1 vjeçar. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn, i cili akuzohet për abuzime me fonde publike bashkë me gruan e tij Ajola Xoxa. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa biznesmenët e implikuar në dosje Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur për herë të dytë brenda kësa dite në godinën e Bashkisë së Tiranës. Rama mbërriti në ambientet e Bashkisë së Tiranë për herë të parë gjatë kësaj dite rreth orës 11:30. Më herët u raportua se Rama kishte zhvilluar takim me nënkryetarët e Bashkisë.
Takimet i Ramës në bashki vijnë teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në qeli me urdhër të SPAK, i cili e akuzon për korrupsion, fshehje të pasurisë si dhe pastrimit të parave. Bashkë me Veliajn është vënë në pranga dhe biznesmenin Elman Abule.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën. Biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje nga SPAK.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur për herë të dytë brenda kësaj dite në godinën e Bashkisë së Tiranës. Rama mbërriti në ambientet e Bashkisë së Tiranë për herë të parë gjatë kësaj dite rreth orës 11:30. Më herët u raportua se Rama kishte zhvilluar takim me nënkryetarët e Bashkisë.
Takimet i Ramës në bashki vijnë teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në qeli me urdhër të SPAK, i cili e akuzon për korrupsion, fshehje të pasurisë si dhe pastrimit të parave. Bashkë me Veliajn është vënë në pranga dhe biznesmenin Elman Abule.
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas deklarateve të deputetes socialiste Klotilda Bushka e cila akuzohet si e përfshirë në veprime të paligjshme lidhur me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Bushka në reagimin e saj në rrjete sociale, hedh poshtë akuzat duke thënë se ka kërkuar të dëgjohet nga grupi parlamentar. Ajo shkruan se me zor pret të dëgjohet nga ata që sipas saj i kanë futur emrin në një akt-hetimi pa e thirrur asnjëherë.
Lidhur me këtë, kryeministri Edi Rama ka thënë se Bushka do të dëgjohet live nesër në orën 9:00.
Reagimi i Ramës:
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sërish ditën e sotme pas 24 orësh në qelinë e paraburgimit. Me anë të një postimi në Facebook, Veliaj ka nisur një sulm ndaj prokurorit të çështjes Olsi Dado, ndërkohë që e ka quajtur atë individ pervers.
Në postimin e tij Veliaj ka theksuar se prokurori e ka pyetur atë për blerjet luksoze të gruas së tij, ndërkohë që ky i fundit nuk ka dëgjuar shpjegimet e tij. Po ashtu Veliaj në postimin e tij, nuk la dhe ma ofenduar dhe sulmuar mediat, të cilat janë marrë me dosjen e tij.
Postimi i Plotë:
Të dashur miq, Natën e parë në qeli, i marrë forcërisht larg familjes dhe me idenë që sot në mëngjes im bir nuk do të shkonte në shkollë as me mua, as me të ëmën, e kam kaluar pa gjumë në sy. I vetmi ngushëllim ishte që nuk mund të shihja dhe as dëgjoja qenërinë, që me siguri më është vërsulur mbrëmë në studiot e kafshimeve dhe jargëve televizive.
Ndjesë për çfarë ju kanë dëgjuar veshët dje deri vonë dhe sot që në sabah në ato kanale gjirizi. Por, dua të jini të sigurt se historia që po më tregon mua si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para bashkë me të shoqen, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes tonë. Ai, për shembull, ka shkruar në akt-akuzën haluçinante se ime shoqe ka harxhuar mbi gjysëm milionë euro për blerje online fustanësh dhe bizhuterish. Ky pervers, që më pyeste mua për fustanet e gruas dhe më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte kontrollonte gruan e tij në punë, nuk ka dashur t’ia dijë për shpjegimet e mia dhe të sime shoqeje. Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal.
Kur i thosha se kjo ishte e vërteta dhe kur në fakt, në shtëpinë tonë nuk ka gjetur as fustane mijëra eurosh, as bizhuteri me ndonjë vlerë të veçantë, ai zvarranik si i dalë nga qenefët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit zgërdhihej dhe më tregonte se si i binte violinës kur ishte i vogël. A ju duket rastësi që në të gjithë historinë e gojës së kërmës Sali, ky violinist i mbetur në tentativë është i vetmi individ që pasi e ka akuzuar si kriminel një ditë më parë, Saliu i ka kërkuar falje të nesërmen? Mua jo, se që të të kërkojë falje Saliu, do duhet realisht t’i bësh një shërbim të pamundur. Po kjo s’është akuzë, është vetëm një opinion. Kalofshi mirë sot miq dhe kujt më beson i jam falenderues, kujt s’më beson i jam mirëkuptues.
Pse u arrestua Erion Veliaj?
Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka ka reaguar në lidhje me akuzat e SPAK, për të cilat ajo është marrë nën hetim. Bushka përmes një postimi në Facebook shprehet se është 'pa fjalë' nga përfshirja e saj në hetime dhe se nuk e kupton lidhjen e saj me këtë çështje. Deputetja socialiste gjithashtu thotë se është mike e Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt, por kjo nuk duhet të jetë arsye për ta përfshirë në këtë proces.
REAGIMI
Jam “pa fjalë” prej 24 orësh që figurokam edhe unë në listën e gjatë të emrave që ka grumbulluar SPAK-u për të lënë Tiranën pa kryetar bashkie, bazuar në dyshime të lidhura me njëra-tjetrën si në një film, për të cilat maksimumi i akuzave për Erjon Velinë dhe Ajola Xoxën, mund të ngrihej në gjendje të lirë. Por kjo është një temë tjetër.
Pyetja ime është ku hyj unë në këtë mes dhe pse duhet të më takonte sipas SPAK-ut balta që i shoqëron këto goditje të tij, për të cilat më shpejt vihen në dijeni disa gazetarë “specialë”, se sa kush përgojohet pa u pyetur fare?
A jam unë shoqe që nga fëmijëria me Ajola Xoxën?
Po, dhe s’kam për ta mohuar, as harruar kurrë.
A jam unë edhe shoqe me Erjonin?
Po, që në rininë e parë dhe jam krenare edhe për miqësinë me Erjonin dhe për gjithçka ai ka bërë për Tiranën.
A kam folur me Ajolën gjatë këtyre muajve të ferrit që ajo po kalon, duke u gjendur nën një presion të frikshëm mediatik, përveçse në një proces që për mua ka shumë pikëpyetje?
Po, kam folur dhe do flas sa herë të më kërkojë apo ta kërkoj. Por kurrë për të mbuluar të vërtetën, sepse halli s’ka qenë asnjëherë se si e vërteta që Ajola ka ndarë me mua të mbulohet. Halli ka qenë dhe sot është edhe më i madh, se si e vërteta e Ajolës të mos mbulohet.
Thënë sa më lart, kam kërkuar të dëgjohem nga grupi parlamentar. Kjo është vërtetë e tepërt dhe mezi pres të dëgjohem edhe nga ata që kanë futur edhe emrin tim në një akt-hetimi, pa më thirrur asnjëherë.


TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në bashkinë e Tiranës, ndërsa pritet të zhvillojë një takim me nënkryetarët. Takimi i tij në bashki vjen teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në qeli me urdhër të SPAK, i cili e akuzon për korrupsion, fshehje të pasurisë si dhe pastrimit të parave. Bashkë me Veliajn është vënë në pranga dhe biznesmenin Elman Abule.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën. Biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje nga SPAK.
Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri reagoi lidhur me arrestimin e Veliaj ku tha se e mbështet drejtësinë por tashmë do të japë dhe ai komentet e tij. Sipas tij arrestimi i Veliajt u bë pa gjyq dhe procesi gjyqësor ndaj tij erdhi nga një novelë anonime. Ndërkohë shtoi se në ditët në vijim do të ketë një opinion të konsoliduar për aktakuzën e gjyqtarit, që sipas tij hoqi "kokën mbi shpatullat e një kryeqyteti".
TIRANË- Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj ditën e djeshme në zyrën e tij në bashki ka lënë shumë njerëz dhe qytetarë të kënaqur dhe disa të tjerë të mërzitur. Këta të fundit janë 'VIPAT' shqiptarë që nuk kanë ngurruar që në këtë ditë të vështirë për Veliajn të tregojnë hapur mbështetjen e tyre.
Në Instagramin e Veliajt shihen që komentet në postimet e tij janë bllokuar për qytetarët, në mënyrë që të mos e shajnë. Por 'VIPAT' që mbështesin Veliajn lehtësisht kanë komentuar, duke nisur nga Çiljeta Xhilaga, Klea Huta, Ardit Çuni, Ilir Shaqiri e shumë të tjerë.
"E transformove Tironen nga nje hale ne kryeqytet. Never give up Lal," shkruan Ilir Shaqiri.
"Lalii në këto 10 vite ke transformuar Tiranën në një qytet më të bukur, më modern dhe më të gjallë. Ke mbështetur artistët, të rinjtë dhe çdo nismë që ka sjellë pozitivitet në këtë qytet. Qëndro i fortë, sepse e vërteta gjithmonë del në dritë. Ke mbështetjen e gjithë atyre që e duan Tiranën dhe që e vlerësojnë punën tënde," shkruan Ardit Çuni.
"Per punen qe ka bere dhe per te gjithe njerzit qe ka ndimuar ne momente me te veshtira, per te gjithe te rinjeve qe i mbeshteti me projekte artistike, ti ke vene nje gure te madh ne mendjen dhe zemrat e atyre qe te jane mirenjohes," shkruan Monika Lubonja.
"Forca Lali, ke mbeshtetur te madh e te vogel dhe ke bere per kete vend me shume se kushdo. I ke dhene mbeshtetje dhe hapesire te gjitheve, per ta bere Tiranen nje vend me te mire," shkruan Klea Huta.
Këto janë disa nga komentet mbështetëse të Veliajt në profilin në Instagram, ndërkohë që pse kjo përzgjedhje që kryebashkiaku ka bërë për të lënë në faqe komentet pozitive por për të fshirë ato negative ende nuk dihet.

TIRANË- Gazetarja Beti Njuma përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ironizuar pëlqimet që ka marrë reagimi në Facebook, i kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimit.
Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, shumë nga këta pëlqime janë bërë nga ndjekës të rremë, që blihen online. Sipas gazetarës, me këtë "armatë ndjekësish", Veliaj kishte ndërtuar iluzionin se ka mbështetje për punët që ka bërë. Ajo shprehet se sot kryebashkiaku është i rrethuar nga "një neveri publike" dhe se gjithashtu po konsumohet fundi politik i tij.
"Ushtria e lajkatarëve të Çiçikovit Veliaj! Mbushur me ndjekës fake nga ata që blihen online. Me këtë armatë që mban lart frymën propagandistike Veliaj ka ndërtuar iluzionin e rremë sa ka mbështetje dhe e duan. Llërëpërveshuri dhe punëmbaruari i bashkisë sot është i rrethuar nga një neveri publike për shkak të hipokrizisë dhe intrigave që ndërtoi rreth vetes ku nuk kishte asgjë të vërtetë veç parave. Sot po konsumohet fundi politik i Erion Velisë, e dashtë Zoti edhe fundi i një modeli që prej një dekade na hap barkun çdo ditë nëpër ekrane, në medie dhe në jetën publike!", thuhet në postimin e Njumës.

TIRANË- Drejtori Juridik i Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi ka përfunduar pas disa minutash takimin me kryebashkiakun e burgusur Erion Veliaj. Në videon e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al, shihet Dokushi që ka lënë bllokun e sigurisë te Mine Peza, ku dhe ndodhet Veliaj.
Në momentin që hyri, Dokushi kishte me vete një dosje me disa dokumente dhe librin 'Mjellma e Zezë'. Pasi i ka dorëzuar këto Veliajt, Dokushi shihet që del nga paraburgimi me duar në xhepa.
Pse u arrestua Erion Veliaj?
Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.
TIRANË- Drejtori Juridik i Bashkisë së Tiranës Alban Dokushi ka shkuar mëngjesin e sotëm në bllokun e sigurisë në Mine Peza. Në videon e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al, shihet Dokushi me një dosje në dorë dhe disa dokumenta teksa tenton që të takoj kryebashkiakun Erion Veliaj.
Bashkë me disa dokumente, Dokushi kishte me vete dhe një kopje të librit “Mjelma e Zezë” të autorit Nassim Nicholas Taleb, në duar. Libri mund të jetë një kërkesë e Veliajt për tu lexuar gjatë kohës që ai ndodhet në paraburgim
Pse u arrestua Erion Veliaj?
Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.
TIRANË- Një ditë pas arrestimit kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me avokatin e tij. Nesër mesohet se në gjykatën e Posaçme do të mbahet seancë në lidhje me vlerësimin e masës së sigurisë” Arrest me burg”, mase e cila u ekzekutua ditën e djeshme nga oficerët e BKH.
Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.
Çfarë ka ndodhur më parë?
Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.
Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje të premten duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.