LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

24 vjet nga masakra e Reçakut/ Krerët e shtetit homazhe pranë Kompleksit Memorial, Kurti: 18 urdhër-arreste për serbët! Rrëfimi prekës i familjarëve

•Sot në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë u përkujtuan civilët e vrarë 24 vjet më parë në fshatin Reçak, të gjitha viktimat e masakrave në Prekaz, në Likoshan, në Qirez, në Abri, në Poklek, në Podujevë, në Suharekë, në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, në Celinë, në Mejë dhe qindra masakra që ndodhën para dhe pas 15 janarit 1999. •Qytetarë të shumtë u mbledhën prej orës 09:00 për të kujtuar viktimat e masakrës se Reçakut që ndodhi 24 vjet më parë. •Kryeparlamentari Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti të shoqëruar edhe nga ambasadori, William Walker, ish-kryesues i Misionit Verifikues në Kosovë në vitet ’99 edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kanë bërë homazhe pranë Kompleksit Memorial në Reçak. •Pas nderimeve, liderët morën pjesë në akademinë përkujtimore që mbahet me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut. • Kreu i qeverisç, Albin Kurti njoftoi se Prokuroria ka lwshuar 18 urdhçr arreste pçr persona që dyshohet se morën pjesë në këtë masakër. •Presidentja Osmani u shpreh se 45 civilët e masakruar 24 vjet më parë në Reçak të Shtimes trokasin çdo ditë në ndërgjegjen e secilit për drejtësi.• I pranishëm ishte edhe Ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker i cili u shpreh se masakra e Reçakut ishte moment kthese për Kosovën.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VOA: Kosova përkujton mαsαkrën e Reçakut të vitit 1999

24 vjet nga masakra e Reçakut/ Krerët e shtetit homazhe pranë
Foto ilustruese

Në ditën e sotme të vitit 1999, në fshatin e Reçakut, në komunën e Shtimes, rreth 30 kilometra në jug të Prishtinës, forcat serbe vrαnë 45 persona civil shqiptarë. 24 vjet më pas, shumë qytetarë u mblodhën në këtë fshat në nderim të të vrαrëve dhe në mbështetje të familjarëve të tyre, të cilët sot e asaj dite kërkojnë drejtësi.

“Vëllai im këtu ka ra dëshmor me 15 janar, është babë i dy fëmijëve, djalin e ka lënë katër vjet e vajzën dy vjet e gjysmë. Shumë dhimbje e madhe që nuk ka ende asnjë dënim, ne ende nuk e pamë ndonjë kriminel që u dënua për këta, kanë vrarë njerëz të pafajshëm nëpër oborre. Ndoshta, shpresoj që drejtësia do të dalë në dritë një ditë”, – thotë Rabije Halili, motra e Skënder Halilit, i vrarë nga forcat serbe.

“Këtu po e shihni edhe vet çfarë kanë bërë, njerëz të pafajshëm, fëmijë e pleq nuk kanë kursyer çfarë kanë gjetur, tash po e mohojnë atë gjoja se nuk e kemi bërë”, – tha Azem Bungu i cili kishte ardhur nga një fshat i afërt për të mbështetur familjarët e të rënëve të masakrës se Reçakut.

Ish-drejtuesi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, i cili 24 vjet më parë e cilësoi ngjarjen si krim kundër njerëzimit, tha sot në një ceremoni përkujtimore se autoritetet serbe asokohe kishin nisur menjëherë përpjekjet për të mohuar atë që kishte ndodhur.

“Ata nisën të bëjnë gjëra që menduan se ishin shumë të zgjuara, për t’u siguruar se bota ose nuk do të mësonte për Reçakun ose do të pranonte variantin e tyre të rrëfimit. Falë Zotit kjo nuk ndodhi, shtypi botëror erdhi këtu dhe vendosi në ballinat e gazetave botërore pamjet e asaj çfarë po ndodhte vërtetë në Kosovë. Falë Zotit dhe njerëzve si Bill Clinton, Madeleine Albright, Toni Blair, Wesley Clark, NATO u vendos se duhej të ndërmerrej diçka dhe kjo solli fushatën e NATO-s”,- tha ai.

Masakra e Reçakut në vitin 1999, shënoi fillimin e një procesi diplomatik për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, e cila u përmbyll më ndërhyrjen e NATO-s. Autoritetet serbe përfshirë edhe presidentin aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili gjatë luftës në Kosovë, kishte shërbyer si ministër për informim në qeverinë e ish presidentit serb Slobodan Millosheviç, shpesh e kanë theksuar se masakra e Reçakut është fabrikuar për të arsyetuar fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia po vazhdon përpjekjet për të mohuar rolin e saj në këtë masakër.

“Përgjithësisht kur e vërteta është kaq e fuqishme si ajo e masakrës së Reçakut, shfaqen edhe narrativat mohuese ndaj saj, sikur që ka bërë Serbia që nga dita e masakrës së Reçakut e deri sot, duke u munduar ta turbullojë dhe falsifikojë rolin e drejtpërdrejtë planifikues dhe ekzekutues të shtetit serb në realizimin e masakrës së Reçakut. Ata të cilët e mohojnë gjenocidin, ata ëndërrojnë për përsëritjen e tij”, – tha kryeministri Kurti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke vënë theksin te shtimi i përpjekjeve për vënien e drejtësisë në vend mbi masakrën e Reçakut tha se mungesa e bashkëpunimit të Serbisë për ndriçimin e fatit të të pagjeturve dëshmon se ajo asnjëherë nuk ka ndryshuar mendësi.

“Ata trokasin çdo ditë në ndërgjegjen e secilit prej nesh duke kërkuar që të bëjmë më shumë për drejtësi për ta por edhe për gjetjen e mbi një mijë e 600 të dashurve tanë të zhdukur me dhunë, të cilët Serbia e ministrit të atëhershëm të informimit e presidentit të sotshëm, i mban ende peng”, tha ajo.

Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, ndërsa edhe 24 vjet më pas nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave. Këtë vit Kosova mbush pesëmbëdhjetë vjet të shpalljes së pavarësisë së saj, që vazhdon të kundërshtohet nga Serbia, e cila vazhdon të mohojë atë çfarë kishte ndodhur në Reçak dhe gjithandej Kosovës./VOA

3 VITE ME PARE

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë: Askush nuk duhet ta harrojë atë çka ndodhi në Reçak

24 vjet nga masakra e Reçakut/ Krerët e shtetit homazhe pranë
Jeff Hovenier

KOSOVË- Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier. Në një postim në Twitter, diplomati amerikan sjell në kujtesë fjalinë antologjike të Martin Luther King-ut, i cili ka thënë se “Kudo që ndodhë padrejtësia, ajo është një kërcënim për drejtësinë”.

Ne besojmë se të gjithë njerëzit, pa dallim etnie apo feje, e meritojnë dinjitetin e të jetuarit në liri dhe siguri. Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo" - Dr. Martin Luther King”. Të përulur për të përfaqësuar popullin amerikan për të nderuar dhe kujtuar ata që humbën jetën në Reçak 23 vjet më parë. Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi: vrasjen brutale të civilëve të pambrojtur”, ka shkruar diplomati amerikan.

Çfarë ndodhi në masakrën e Reçakut?
Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara. Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin, prej vendeve të quajtura „Pishat“, „Gështenjat“, „Rrasa e Çallakut“ dhe nga „Çesta“ përmbi Reçak. Pas ndërprerjes së granatimeve forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi për shtëpi. Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjenin një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e bëri të pamundur një gjë të tillë. Nga ky rrethim u ekzekutan 45 shqiptarë.

3 VITE ME PARE

24- vjetori i masakrës së Reçakut, Walker: Një moment kthese për Kosovën

24 vjet nga masakra e Reçakut/ Krerët e shtetit homazhe pranë
William Walker

KOSOVË- Në Reçak është mbajtur akademia përkujtimore për rastin e 24 vjetorit të masakrës. Ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker ka thënë se është i lumtur që gjendet në Kosovë. Ai gjithashtu u shpreh se masakra e Reçakut ishte moment kthese për Kosovën.

“Jo se ishte masakra e parë apo e fundit në këtë vend, por për një numër arsyesh gjërat u bënë bashkë. Ditën tjetër e gjithë bota e kuptoi për Reçakun. Ishte në ballina të gjithë botës. Në Serbi, Qeveria e Beogradit e z. Milosheviq dhe z. Vuçiç, nisën të bëjnë gjërat që të kujdeseshin që bota të mos dëgjonte për Reçakun apo ta pranonte versionin e tyre. Por, falë Zotit kjo nuk ndodhi. Mediumet botërore erdhën, transmetuan pamjet e asaj që po ndodhte në Kosovë, e si rrjedhojë erdhi intervenimi i NATO-s”, u shpreh Walker.

Walker përmendi edhe ish presidentin Hashim Thaçi, duke e kujtuar një moment me të.

Tri vite më parë e mirëprita presidentin Hashim Thaçi, kur erdhi për herë të parë dhe i dhashë një lule për ta mbajtur në zyre, dhe sa herë ta shihte ta kujtojë Reçakun. Më tha se ashtu ka bërë, tani nuk e di se ku është dhe nuk e di nëse e kujton ende Reçakun”, tha Walker.

Çfarë ndodhi në masakrën e Reçakut?
Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara. Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin, prej vendeve të quajtura „Pishat“, „Gështenjat“, „Rrasa e Çallakut“ dhe nga „Çesta“ përmbi Reçak. Pas ndërprerjes së granatimeve forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi për shtëpi. Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjenin një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e bëri të pamundur një gjë të tillë. Nga ky rrethim u ekzekutan 45 shqiptarë.

3 VITE ME PARE

24- vjetori i masakrës së Reçakut/ Osmani: Kujtojmë me dhimbje të dashurit tanë

24 vjet nga masakra e Reçakut/ Krerët e shtetit homazhe pranë
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani mbajti fjalimin e saj në akademinë përkujtimore për 24- vjetorin e Masakrës së Reçakut. Ajo tha se 45 civilët e masakruar 24 vjet më parë në Reçak të Shtimes trokasin çdo ditë në ndërgjegjen e secilit për drejtësi. Osmani gjithashtu shtoi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ishte përkujdesur t’i masakronte edhe një herë viktimat me propagandën e tij. 

Sot kur i kujtojmë me dhembje të dashurit tanë, të cilëve makineria e dhunës ua këputi jetën vetëm e vetëm sepse ata ishin shqiptarë, sepse donin të jetonin të lirë, detyrimi për të siguruar drejtësi për ta e për të gjitha viktimat gjithandej Kosovës, bëhet synimi ynë më i madh më i rëndësishëm. Sepse historia e secilit prej tyre, është historia e Kosovës”, tha presidentja.

3 VITE ME PARE

24- vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Hetime për 18 serbë që dyshohen se morën pjesë, Prokuroria lëshon urdhër-arrestet

24 vjet nga masakra e Reçakut/ Krerët e shtetit homazhe pranë
ALbin Kurti

KOSOVË-  Kryeministri Albin Kurti, pas homazheve në Komplektin Memorial të Reçakut, ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve, ku u shpreh se Masakra e Reçakut nuk mund të fshihet, në akademinë përkujtimore për 24 vjetorin e këtij krimi makabër.

Kurti tha se Prokuroria në Kosovë ka lëshuar fletarreste ndërkombëtare për 18 persona që dyshohet se morën pjesë në këtë masakër.

Duke u thirrur në dëshmitë e kohës, në deklaratat e 63 dëshmitarëve të intervistuar dhe në provat e Tribunalit të Hagës, Prokuroria e Kosovës ka lëshuar fletarreste ndërkombëtare për 18 persona, serbë, që dyshohen për pjesëmarrje në kryerjen e Masakrës së Reçakut”, tha ai.

Ai gjithashtu citoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, për Masakrën e Reçakut.

Vetëm para më shumë se tri vjetëve, ky president i Serbisë ka deklaraur se Masakra e Reçakut është fabrifikim dhe falsifikim”, tha Kurti, duke kujtuar se të njëjtën deklaratë më 10 dhjetor 2021 e ka përsëritur shefi i intelegjencës serbe, Aleksandër Vuçiç. 

Fjalimi pasues është dhënë nga presidentja, Vjosa Osmani.

Çfarë ndodhi në masakrën e Reçakut?
Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara. Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin, prej vendeve të quajtura „Pishat“, „Gështenjat“, „Rrasa e Çallakut“ dhe nga „Çesta“ përmbi Reçak. Pas ndërprerjes së granatimeve forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi për shtëpi. Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjenin një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e bëri të pamundur një gjë të tillë. Nga ky rrethim u ekzekutan 45 shqiptarë.

3 VITE ME PARE

24 vjet nga masakra e Reçakut, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani homazhe pranë Kompleksit Memorial

24 vjet nga masakra e Reçakut/ Krerët e shtetit homazhe pranë
Homazhe

KOSOVË- Kryeparlamentari Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti të shoqëruar edhe nga ambasadori, William Walker, ish-kryesues i Misionit Verifikues në Kosovë në vitet ’99, kanë bërë homazhe pranë Kompleksit Memorial në Reçak.

Pas nderimeve, liderët do të marrin pjesë edhe në akademinë përkujtimore që mbahet me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut. Edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe tek varret e të vrarëve në Reçak.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur prej orës 09:00 për të kujtuar viktimat e masakrës se Reçakut që ndodhi 24 vjet më parë./Kosovapress

3 VITE ME PARE

Masakra e Reçakut, dhimbja që u shndërrua në forcë për liri dhe pavarësi

24 vjet nga masakra e Reçakut/ Krerët e shtetit homazhe pranë
Viktimat nga Reçaku

KOSOVË- Sot me dhimbje të madhe Kosova përkujton 45 martirët në Masakrën e Reçakut. 15 janari i vitit 1999-të shënon një nga ngjarjet më makabre të kryer nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit. Kjo ngjarje trokiti në ndërgjegjen e bashkësisë ndërkombëtare duke e pasqyruar mizorinë e pushtetit ushtarako-policor serb.

Ambasadori asokohe i misionit të OSBE-së, William Walker, pa me sytë e tij dhe përjetoi tmerrin e shkaktuar nga Serbia. Ai pati deklaruar se nuk ka fjalë ta përshkruante këtë akt.

“Fatkeqësisht nuk kam fjalë për të përshkruar indinjatën time personale ose atë të të gjithë atyre që ishin me mua në vendin e asaj që mund të quhet vetëm si një mizori e papërshkrueshme”, deklaronte ai.

E sot 24-vjet pas kur Kosova është e lirë dhe e pavarur, falë gjakut të dëshmorëve dhe civilëve të pafajshëm e të pambrojtur, Reçaku zë një vend të veçantë në historinë e lavdishme të Kosovës. Për nder të shënimit të kësaj date, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca, do të bëjnë homazhe tek Memoriali Përkujtimor.

Kjo ngjarje filon nga ora 10:00. Ndërkohë nga ora 11:00, krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime. Vendosja e kurorës së përbashkët në memorial me prezencë të togut ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe nderimet te varrezat në memorial janë po ashtu në agjendë. 

3 VITE ME PARE

Rrëfimi i familjarit të të vrarëve në masakrën e Reçakut: Më shërohet zemra kur i shoh në ëndërr

24 vjet nga masakra e Reçakut/ Krerët e shtetit homazhe pranë
Benjamin Mehmeti

KOSOVË- Në mesin e 45 civilëve të vrarë në masakrën e Reçakut janë edhe dy familjarë të Benjamin Mehmetit. Përgjatë 24 vjetëve që nga ajo ditë, Benjamini nuk ka mundur ta tejkalojë dhimbjen për babanë dhe motrën, mirëpo tani është edhe krenar që është pjesë e një familjeje që kontribuoi për lirinë e Kosovës.

14 janar 1999 – Godanc, Shtime: Dy vëllezërit binjakë, Benjamin dhe Elhami Mehmeti, diskutonin me ngulm se cili nga ta do të kthehej në shtëpinë e tyre në fshatin Reçak të Shtimes. Edhe pse më i madh për disa minuta se vëllai i tij, Benjamini vendosi t’ia plotësojë dëshirën Elhamiut.

Kjo zgjedhje, që më vonë rezultoi të ketë qenë vendimtare për jetët e nëntëvjeçarëve, bëri që Benjamini të qëndronte edhe një natë më shumë në shtëpinë e dajës së tij.

Rreth pesë kilometra larg vendlindjes, Benjaminin e mori gjumi atë natë pa asnjë ide se çfarë do t’i sillte e nesërmja.

15 janar 1999 – Reçak, Shtime: Në shtëpinë e familjes Mehmeti, në jugperëndim të Godancit, Elhamiu shoqërohej nga babai, motra dhe vëllai tjetër i tij. Por, edhe pse në shtëpi, ajo ditë nuk nisi aspak normalisht për Elhamiun nëntëvjeçar.

Babai i tij, Bajrami, thuhet se nuk kishte arritur të flinte aspak gjithë natën, nga një frikë se do të ndodhte diçka.

“Prindi thuhet se nuk ka fjetur tërë natën, sikurse e ka ndier se do të ndodhë diçka dhe qysh në mëngjes zgjohet dhe e bisedojnë me djalin e axhës punën se si të ikin”, thotë Benjamini për Radion Evropa e Lirë, duke u bazuar në bisedat që i ka bërë me familjarët e tij.

Meqë të shtënat që kishin filluar pak orë më parë nuk po ndaleshin, sapo lindi dielli në orën 7:03 të mëngjesit, Elhamiu dhe pjesëtarët e tjerë të familjes dolën nga shtëpia dhe u nisën drejt një mali.

Gjatë rrugës, ata u takuan edhe me shumë fshatarë të tjerë dhe së bashku vazhduan rrugën me një synim të vetëm: të shpëtojnë.

“Ata nuk kanë mundur ta dinë që policia dhe ushtria serbe po vijnë edhe nga mali. E kanë pasur synimin të hyjnë në mal, gjë që kanë menduar që sapo të arrijnë te mali, do të shpëtojnë”, shton 33-vjeçari.

I pari nga ai grup që u godit nga forcat serbe ishte Elhamiu, i cili u plagos në këmbë. Më pak fat patën motra e tij 22-vjeçare, Hanumshahja – e cila u vra teksa tentoi ta shpëtojë vëllain e saj – dhe babai i tij 53-vjeçar.

Të gjithë të tjerët shpëtuan pasi arritën të ikin duke kërcyer në një përroskë dhe pastaj duke u fshehur në një objekt prapa një shtëpie.

“Në atë garazh kanë shpëtuar të gjithë, thuajse mbi 20 persona kanë shpëtuar në garazhin që ka qenë e fshehur prapa shtëpisë së komshiut”, tregon Benjamini.

Sipas të dhënave të organizatës Human Rights Watch, të shtënat kishin vazhduar deri në orën 4 pasdite, ndërsa rreth orës 4:30 policia ishte larguar nga fshati.

Më vonë, trupat e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e dërguan Elhamiun dhe të plagosurit e tjerë të mjekohen në spital në Prishtinë.

15 janar 1999 – Godanc, Shtime: Benjaminit nuk i kujtohet se si ishte zgjuar mëngjesin e asaj të premte. Ai vetëm e di se e gjithë dita i kishte shkuar duke qëndruar në oborr teksa dëgjonte krismat që ndiheshin edhe pesë kilometra larg Reçakut.

“Në bazë të granatimeve që i dëgjonim, dëshira ishte e madhe që të shpëtojnë të gjithë. Por, ndjenja ishte asisoj që diçka do të ndodhte”, kujton tash 33-vjeçari.

Familjarët e tij në Godanc vazhdimisht tentonin ta futnin brenda në shtëpi, t’ia largonin mendjen nga ajo që po ndodhte në Reçak. Por, Benjaminin nuk ia dolën ta largonin nga oborri, madje atij as nuk i kujtohet nëse kishte ngrënë drekë atë ditë.

“Ishim shumë të stresuar. Veç doje të dëgjoje diçka, pavarësisht çka”, shton Benjamini.

*Video nga arkivi e publikuar më 12 janar 2019: Përvjetori i Masakrës së Reçakut

16 janar 1999 – Godanc, Shtime: Mëngjesin e 16 janarit të atij viti, Reçaku u vizitua nga William Walker, shef i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë.

Aty nuk ishte vëllai tjetër i Benjaminit, Vehbiu, edhe pse e kishte kaluar ditën e masakrës në Reçak. Me një veturë të OSBE-së, Vehbiu kishte mbërritur në Godanc të shtunën, me detyrën t’i tregojë Benjaminit se çfarë kishte ndodhur një ditë më parë.

“Mungesa e tyre vërehej në çdo kënd, apo në çdo vepër, apo në çdo fjalë që flitej. Një mangësi e madhe, jo vetëm e momentit, por ka zgjatur shumë kohë”, thotë Benjamini.

Vrasja e 45 civilëve shqiptarë nga forcat paramilitare serbe në Reçak ishte cilësuar "krim kundër njerëzimit" nga ambasadori William Walker.

13 qershor 1999, Reçak, Shtime – Pesë muaj më vonë, të mbijetuarit e familjes Mehmeti u kthyen në shtëpinë e tyre në Reçak.

“Në fillim ishte dhimbje e papërshkrueshme saqë nuk kam mundur ta përballoj as të hyj në shtëpi, nuk kisha dëshirë as jashtë të dal kur e dija që nuk janë më në mesin tonë”, kujton Benjamini.

Ai thotë se nuk e ka kaluar asnjëherë dhimbjen për babanë dhe motrën e vrarë, pasi që thotë se nuk mund të mos i parafytyrojë kurdo që qëndron në Reçak, shtëpinë që e kishin ndarë së bashku në fëmijëri.

“Sot e asaj dite, në ëndërr ta shohësh, të shërohet zemra”, thotë Benjamini. “Sado që kam qenë i vogël në atë kohë – dashurinë, respektin, fjalët, veprat, sidomos të prindit, mësimet për kah ana morale që m’i ka dhënë ai më kanë bërë sot të jem ky që jam”.

12 janar 2023, Shtutgart, Gjermani – Tani 33-vjeçar, Benjamini do ta presë përvjetorin e 24-të të masakrës së Reçakut në Gjermani, ku ka ndërtuar jetën e tij të re. Dhimbjen për familjarët e mban me vete në zemër, por tani dhimbjes i është shtuar edhe krenaria.

“Secili banor i Kosovës ka luftuar për lirinë e vendit, dikush me gjak, dikush me pushkë, dikush me djersë, dikush me lot. Por, kur je pjesë e një familjeje që ka dhënë shumë për luftë, është një krenari shumë e madhe”, thotë Benjamini.

Ai thotë se ndihet veçanërisht krenar kur kujton efektin që Masakra e Reçakut pati në rrjedhojën historike të Kosovës – që është cilësuar si vendimtare për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

“Dhimbjen e kemi individuale, por krenaria është e përgjithshme”, thotë Benjamini.

Marrë nga REL

24 vjetori i masakres ne recak

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty