LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

24-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit dhe Çerjas, homazhe tek Qytet Studenti, Berisha: Lider që frymëzon

• Sot përkujtohet 24 vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit dhe truprojës së tij Besim Çerja. • Siç edhe çdo vit, demokratët me në krye liderin e selisë blu, Sali Berisha u mblodhën para bustit të Azem Hajdarit pranë ish-selisë së vjetër të Partisë Demokratike aty ku dhe u vra në mbrëmjen e 12 shtatorit të vitit 1998 • Në ceremoni morën pjesë familjarë, ish-kolegë e bashkëpunëtor të tij si dhe dhjetëra demokratë • Në fjalën e tij kryedemokrati Sali Berisha e kujtoi Azem Hajdarin si lider me vizion dhe trim. • Ndërkohë e bija, Rudina Hajdari u shpreh se atëherë kur shumë njerëz kishin humur shpresën e besimin se ndryshimi do vinte, Azemi u çua, gjeti forcën dhe sfidoi regjimin më të egër komunist. • Përkujtimorja ka vazhduar dhe mbrëmjen e sotme por tani në Qytretin Studenti aty ku dhe nisi lëvizja që e udhëhequr nga Hajdari ndezi shpresën për rrëzimin e sistemit komunist. • Në bashkëbisedimin e sotëm morën pjesë figura të njohura politike. • I pranishëm në takimin e mbrëmjes ishte dhe Edvin Shvarc i cili, pak kohë më parë u shkarkua nga Presidenti, Bajram Begaj nga posti që mbante prej shumë vitesh. Ai kujtoi vitet 90' dhe betejat e studentëve për liri me në krye Azem Hajdarin.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Meta vizitë në familjen e Azem Hajdarit: Shembulli i tij frymëzon më shumë se kurrë për guxim dhe ndryshim

24-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit dhe Çerjas, homazhe tek Qytet
Ilir Meta gjatë vizitës në familjen e Azem Hajdarit

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në familjen e Azem Hajdarit. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook.

"Kënaqësi të vizitoja sot familjen e dashur Hajdari për të kujtuar Liderin e Lëvizjes Studentore dhe të Dhjetorit '90, Azem Hajdarin. Shembulli i tij frymëzon më shumë se kurrë për Guxim dhe Ndryshim.", shkruan Meta.

 

Azem Hajdari u vra  mbrëmjen e 12 shtatorit të vitit 1998 në Tiranë pranë Selisë së asaj kohe të Partisë Demokratike. Ekzekutimi i tij konsiderohet si vrasja e shekullit duke tronditur opinionin publik dhe politikën shqiptare.

3 VITE ME PARE

Berisha: Rama ka destinacion Beogradin jo Brukselin! Është koha të ngrihemi fuqishëm

24-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit dhe Çerjas, homazhe tek Qytet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin, Edi Rama se po e largon vendin çdo ditë e më shumë nga e ardhmja europiane me planet e tij me Beogradin. 

Deklaratat lideri i selisë blu i bëri gjatë një takimi me demokratët në sheshin e Qytetit Studentit ku po zhvillojnë një përkujtimore në nder të ish-deputetit, Azem Hajdari u cili u vra mbrëmjen e 12 shtatorit të vitit 1998 bashkë me trupërojën e tij Besim Çerja.

Sali Berisha: Rama sot me Vuçiçin bën më shumë se ç'bëri Ramizi me Millosheviçin. Ishte një dështim i tmerrshëm historia e ish-kryetarit sepse ardhja e tij prezupozohej ardhja e një gjenerate, supozohej një ndryshim gjenerazional. Studentët u dërrmuan të shtunën në darkë dhe të diuelën u rikthyen në beteje. S'kemi alternativë tjetër vetëm të ngrihemi fuqishëm dhe do të jetë e sigurt vetëm me firmën tuaj, firmën e rinisë. Vepra e Azem Hajdarit uroj të ju frymëzoj ju dhe shqiptarët për të ecur në rrugën europiane. Sot ka Bashkim Europian por Rama preferon Beogradin. Është kohë që thërret me të gjithë forcën çdo të ri dhe qytetar të rikthejmë në Shqipëri Europën.

3 VITE ME PARE

“Një moment është, vizioni për të qenë lider”, Berisha tregon takimin me Azem Hajdarin në QS

24-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit dhe Çerjas, homazhe tek Qytet
Sali Berisha

TIRANË- Demokratët janë mbledhur mbrëmjen e sotme në Qytetin Studenti për të përkujtuar liderin lëvizjes së dhjetorit 1990, ish-deputetin e PD, Azem Hajdarin i cili u vra mbrëmjes e 12 shtatorit të vitit 1998 bashkë me truprojën e tij Besim Çerja.

Gjatë fjalës së mbajtur në takim kreu i selisë blu, Sali Berisha u shpreh se Azem Hajdari mbetet një lider teksa kujtoi dhe momentin e takimit me të në sheshin e Qytetit Studenti.

Sali Berisha: Kemi ndenjur dy orë me ta për t’u thënë se këtu ishin grumbulluar studentë dhe do zbrisnim në shesh. Ata kishin afruar kamionë për t’i nxjerrë me forcë. S’ju thamë shumë se; jeni të rrethuar, por i bindëm që nuk do të zbrisnin në shesh. Një moment është, vizioni për të qenë lider. Dalim me të te ballkoni i mencës, këtu kishte shumë student. Ata duartrokasin. Na paraqiti me Besnikun para tyre. Mora fjalën dhe ju them; sot nuk do zbrisni në shesh. Ata brenda sekondave; “tradhtar, tradhtar!” Këtu e merr fjalën Azemi, ju thotë bashkëmoshatarëve të tij; Kam dy fëmijë. Kirin dhe Rudinën. Kur t’ju tradhtoj ju, ju fus atyre thikën në bark dhe jua nxjerr në zverk. Aty ra një heshtje absolute. Ky betim i tij, kjo fjalë, përmbysi çdo gjë. E lartësuan atë në lider. Harruan çdo gjë dhe e dëgjuan dhe e duartrokitën fuqishëm.

3 VITE ME PARE

FOTOT- Bajram Begaj e shkarkoi, shfaqet për herë të parë në publik Edvin Shvarc

24-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit dhe Çerjas, homazhe tek Qytet
Edvin Shvarc

TIRANË- Në bashkëbisedimin e sotëm, me figura të njohura politike dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në sheshin ‘Demokracia’ është përkujtuar Azem Hajdari. Por mes bashkëpunëtorëve të demokratit, u pikas edhe një figurë shumë e komentuar së fundmi, ajo e Edvin Shvarc. 

24-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit dhe Çerjas, homazhe tek Qytet
Pamje nga takimi

"Jemi mbledhur të kujtojmë një mik që na mungon prej gati çerek shekulli, shok të vyer, një hero i cili dha shembullin e tij dhe frymëzoi edhe studentët e tjerë duke i dhënë besim shokëve dhe shoqeve. Një shembull për atë që ngriti Bajramaj, mund të ketë bashkëpunim, shembulle dhe modele pozitive nga të dyja palët. Filli që i lidh studentët e dhjetori, shkurtit, etj., është ai që u përballën me diktaturën dhe për pak lanë edhe kokën sepse ishte një betejë për jetë a vdekje dhe nuk i dihej mbarimi. Ky fill është i pazgjidhshëm deri në fund të jetëve tona njëlloj kamaraderie, sikur ke qenë në luftën e parë botërore, ke ndihmuar shokun dhe shoqen, i ke dalë në krah, i ke nxjerrë shpatullën, shpinën, shkopave të gomës, ose të kanë fishkëllyer plumbat pranë veshit. Do ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe do të ndajmë edhe përvojat të mira dhe të këqija. Ju uroj suksese se vetëm nga ju vjen ndryshimi", tha ai.

Kjo është dalja e parë e këtij të fundit, pasi u shkarkuar nga presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj nga detyra e drejtorit të informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë, me pretendimin se nuk kishte përkthyer diplomën e tij në gjuhën shqipe.

3 VITE ME PARE

ME VD- Momenti i SIKLETSHËM, Rudina Hajdari i ngatërron emrin folësit, e kërkon në turmë

24-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit dhe Çerjas, homazhe tek Qytet
Pamje nga takimi

TIRANË- Rudina Hajdari duket se është përfshirë nga emocionet në bashkëbisedimin që po mbahet në "Qytetin Studenti" për 24-vjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit. Në aktivitet, ku i pranishëm është edhe Kryetari i PD, Sali Berisha, moderimin po e bën e bija dhe ish-deputetja, Rudina Hajdari.

Nga emocionet, apo nga një skaletë e shkruar gabim, Hajdari ka gabuar, duke i dhënë fjalën një personi që nuk ekziston. Kur i radhës që duhet të fliste, ishte kandidati për FRPD-në, Artjon Bajramaj. 

PJESË NGA MOMENTI I GABIMIT: 


Rudina Hajdari: Dua të ftoj një nga kandidatët në garë për drejtimin e Forumit të PD, Artisa Bajramaj. Jo! Nuk është këtu? A më fal...

Folësi: Mirëmbrëma, unë quhem Artjon Bajramaj...

3 VITE ME PARE

“Pashë këmishën e gjakosur”, Rudina Hajdari rrëfen kujtimet për të atin: Çfarë më tha kur e plagosën në Kuvend

24-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit dhe Çerjas, homazhe tek Qytet
Rudina Hajdari

TIRANË- Rudina Hajdari ka kujtuar të atin e saj, deputetin e Partisë Demokratike, Azem Hajdarin. Në një takim të organizuar nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbi figurën dhe misionin e Azem Hajdarit, kur sot shënohet 24-vjetori i ndarjes së tij nga jeta, Rudina e ka kujtuar ndryshe të atin, duke përcjellë dhe një mesazh.

Ajo tha se babai i saj guxonte dhe luftonte për tre arsye: Familjen, atdheun dhe lirinë. Po ashtu, ajo ka kujtuar edhe humbjen e truprojës të së atit, që u vra bashkë me deputetin, Besim Çerjan.

"Besim Çerja është hero i heshtur. Shpesh herë nuk thuhen shumë gjëra për ta. Ai ishte shumë fjalëpak, e shoqëronte babanë kudo. Ishte fjalëpakë, i dashur, e njeriu më i pandarë për Azem Hajdarin. Një kujtim tjetër që dua të ndaj, se në fakt jemi në përkujtimore, në një ditë të bukur, kur isha e vogël, babi vinte dhe më merrte nga shkolla. Një ditë nuk erdhi. Erdhi një makinë dhe në sendilje pashë një makinë të gjakosur, aty mora vesh që babin e kishin plagosur në parlament. Gjëja e parë që tha ishte: Hë Rudina, ç'nota more sot? I tillë ishte Azemi, kujdesej për të gjithë. Në udhëtimet e mia në Shqipëri, kudo i kam gjetur shenjat e tij. Disa janë të rinj, edhe Azemi ishte i ri kur ngriti kryen ndaj atij regjimi. Është kënaqësi të rikthehemi këtu, pasi mendoj se ky shesh është nga më të shenjtët në Shqipëri, pasi solli shembjen e diktaturës. Disa në këtë shesh janë të rinj dhe Azemi ishte shumë i ri kur mori zemër dhe ngriti krye ndaj diktaturës. Kush e ka jetuar atë kohë, e di fare mirë se çfarë guximi duhej për tu përballur me regjimin në kushtet e një studenti të ardhur nga Tropoja. Kush e ka jetuar atë kohë e di fare mirë çfarë do të thotë, të organizojë studentët dhe të thoje ‘Poshtë Komunizmi’, ‘Liri demokraci’. Çfarë duhet të bëjmë ne sot, që të gjejmë atë guxim dhe të ndjekim atë rrugë. Në jetën time, kam deduktuar se Azemi vlerësonte dhe jetonte për tri gjëra, familjen, atdheun dhe lirinë. Ai e urrente komunizmin mbi çdo gjë tjetër. E dini pse, sepse komunizmi përdhosi familjen duke i vendosur kundër njëri-tjetrit. Komunizmi e përdori atdheun si lopë për ta mjelë dhe për të jetuar mirë vetëm një grusht njerëzish në bllok dhe duke zhytur një grusht njerëzish në varfëri. Komunizmi ua mohoi lirinë shqiptarëve të thjeshtë, i la pa fjalë, mendim dhe pronë. 

Ndaj ai u përkushtua që ato parimi ti kthente në piedestal për të gjithë shqiptarët. Kishte mundësinë të emigronte por zgjodhi të luftonte këtu. Nuk zgjodhi të bënte të mirën për familjen e tij, por për të gjithë. A nuk i ngjan Rilindja Komunizimit? A nuk po zaptojnë bregun si ata në Bllok dikur? Janë duke privuar lirinë e shqiptarëve, duke i përndjekur me patronazhistë, prapagandë, dhe inspektorë që godasin. Refuzoni nënshtrimin, mashtronim dhe investoni këtu në këtë vend. Jepni vlerë moshës që keni brenda jush,”- tha ajo.

3 VITE ME PARE

VD-24 vite nga vrasja e Azemit, Hajdari: Të dalim në protesta, një grup njerëzish me në krye Ramën po uzurpojnë pushtetet

24-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit dhe Çerjas, homazhe tek Qytet
Rudina Hajdari

TIRANË- Rudina Hajdari, vajza e ish-deputetit të ndjerë Azem Hajdarit ishte e pranishme në jhomazhet e mbajtura në vendin ku i ati u ekzekutua 24 vite më parë. Në fjalën e saj para mediave, Hajdari tha se i ati mbetet një nga figurat më të pastra, një nga modelet më të mira shoqërore që i shërbeu popullit shqiptar. Ajo kërkoi që të gjithë të rinjtë të ngrihen për të protestuar kundër regjimit aktual, duke shtuar se kryeministri Edi Rama bashkë me një grup njerëzish kanë uzurpuar të gjitha pushtetet. 

"Në atë kohë kur shumë njerëz kishin humur shpresën e besimin se ndryshimi do vinte, Azemi u çua, gjeti forcën dhe sfidoi regjimin më të egër komunist. Organizoi studentët në shesh me protesta e revolta që shënuan historinë e Shqipërisë. Por dhe pas ndryshimit të sistemit Azemi qëndroi besnik ndaj atyre parimeve. Ai mbetet një nga figurat më të pastra, një nga modelet më të mira shoqërore që i shërbeu popullit shqiptar. Shqipëria sot ka ndryshuar fizikisht por politikisht jemi në kushte shumë të ngjashme. Shqipëria po kontrollohet nga një grup njerëzish me në krye Edi Ramën që po uzurpojnë gjithë pushtetet, teksa shqiptaret kanë humbur gjithë shpresat se ndryshimi do vijë. Mendoj që Azemi është figura që ne mund të bazohemi, frymëzohemi dhe motivohemi dhe të mendojnë që ai është personi që në 90, si student u cua për të sjellë ndryshmin. Mesazhi im sot eshte për të rinjtë e të rejat që duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Mesazhi im për ta eshte hajde organizohemi, cohemi, luftojmë e guxojmë për ëndrrat tona, idealet, t’i fitojmë betejat tona për më shumë liri, demokraci, drejtësi, meritokraci. Besoj që nëse Azemi kishte guxim ti bënte ato gjëra atëherë, ne mund t’i bëjmë të gjitë së bashku,"- tha Hajdari ndër të tjera. 

Azem Hajdari u vra në Tiranë pranë Selisë së asaj kohe të Partisë Demokratike. Ekzekutimi i tij konsiderohet si vrasja e shekullit duke tronditur opinionin publik dhe politikën shqiptare.

3 VITE ME PARE

VD-24 vite nga vrasja e Hajdarit/ Berisha: Hyri në histori, për 3 ditë rrëzoi regjimin

24-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit dhe Çerjas, homazhe tek Qytet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka qenë i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në 24 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit. Në fjalën e tij për mediat, pas homazheve, Bersiha kujtoi rolin e Hajdarit në demokracinë e vendit. Ai shtoi se Hajdari ia doli të rrëzonte regjimin për tre ditë dhe u shpreh se mesazhi i tij për demokraci, sot është më i gjallë se kurrë.

Fjala e Sali Berishës:

Jemi këtu për t’u përulur me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme, ndaj veprës së tribunit legjendar të shqiptarëve, Azem Hajdari. Azem Hajdari hyri në historinë e kombit tonë, si shqiptari që me një grup të guximshëm studentësh, bënë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në dhjetorin ’90, Shqipëria kishte mbetur vendi i vetëm ish-komunist në Europë, nën diktaturën staliniste 46-vjeçare, dhe në monizmin e plotë. Përpjekjet e shqiptarëve për të dalë prej kësaj diktature, sakrificat e tyre më të jashtëzakonshme për liri, dinjitet njerëzor dhe kombëtar, u ndeshën me shtypjen më të egër. Çdo akt kundërshtie ndaj regjimit apo akt disidence, ishte i barabartë me hapjen e dyerve të burgut apo mihjen e varrit për shkak të shtypjes së egër staliniste dhe intolerancës totale të regjimit diktatorial. Në këto rrethana, Azem Hajdari guxoi të dalë në një protestë të fuqishme me studentët, të vihet në një mënyrë epike në krye të kësaj lëvizje, e cila në një hark kohor treditor, solli gjunjëzimin e regjimit dhe vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Me këtë akt, Azem Hajdari dhe bashkëluftëtarët e tij, ndanë epokat, atë të monizmit nga pluralizmit, sistemin diktatorial nga sistemi i vlerave. Për këtë akt, Azem Hajdari u ekzekutua me 12 shtator të vitit 1998 nga përfaqësues kriminelë, vrasës me uniformë, kapitenë, kolonelë apo nënkolonelë të regjimit. Por ai është dhe mbetet frymëzim i madh për shqiptarët. Mbetet i përjetshëm me veprën e tij. Sot, Azem Hajdari me mesazhin e tij është më i gjallë se kurrë. Sot, ne vendosëm ato kurora aty ku ranë Azem Hajdari dhe sivëllai i tij Besim Çera, për t’i nderuar ata, por i vendosëm në kushtet e një monizmi të plotë. Pasardhësi i bllokmenëve hoxhistë, deshendenti direkt i njeriut që firmosi varjen në litar të disidentit Havzi Nela, është sot në pushtet dhe duke rrëmbyer votën e shqiptarëve, ka vendosur në kontroll të plotë të gjitha pushtetet në këtë vend, duke rikthyer kështu monizmin e plotë. Në këtë kontekst, vepra e Azem Hajdarit është një frymëzim i madh për shqiptarët, për t’u ngritur fuqishëm në protesta dhe demonstrata dhe për të rrëzuar këtë regjim, i cili qëndron mbi votën e vjedhur, mbi votën e rrëmbyer të shqiptarëve, qëndron mbi lidhjet e tmerrshme me krimin dhe drogën, qëndron mbi varfërimin e frikshëm progresiv të shqiptarëve, qëndron si një vasal i Beogradit, qëndron si një antishqiptar i vërtetë, si një armik i egër i lirive, të drejtave, qenies, identitetit të Shqipërëisë dhe kombit shqiptar. Ndaj është një rast që t’u bëj thirrje shqiptarëve, të përmbushim misionin tonë, siç e përmbushën Azem Hajdari dhe studentët në vitet ’90. I përjetshëm kujtimi i Azem Hajdarit dhe sivllaut të tij, Besim Çera.

Azem Hajdari u vra në Tiranë pranë Selisë së asaj kohe të Partisë Demokratike. Ekzekutimi i tij konsiderohet si vrasja e shekullit duke tronditur opinionin publik dhe politikën shqiptare.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Përkujtimohet Azem Hajdari, djemtë i shkojnë me nuset për dore, Rudina merr të bijën, s'mungon Berisha

24-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit dhe Çerjas, homazhe tek Qytet
Sali Berisha

TIRANË- Sot është zhvilluar ceremonia përkujtimore, 24 vite pas vrasjes së Azem Hajdarit. Të pranishëm në ceremoni janë familja e tij, e veja Fatmira Hajdari, e bija e djemtë. Këta të futnit, Kiri dhe Azemi Junior kanë zgjedhur të shkojnë në ceremoni bashkë me partneret e tyre. Ndërsa ish-deputetja Rudina Hajdari shihet bashkë me vajzën e saj, Sihana. I pranishëm në ceremoni ka qenë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e mjaft deputetë të selisë blu. 

Azem Hajdari u vra në Tiranë pranë Selisë së asaj kohe të Partisë Demokratike. Ekzekutimi i tij konsiderohet si vrasja e shekullit duke tronditur opinionin publik dhe politikën shqiptare.

 

vrasja e azem hajdarit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje