Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• 10 qershori i vitit 1999 shënon fundin e luftës në Kosovë dhe tërheqjen e trupave serbe, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të NATO-s. • Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas së cilës në Kosovë u dërguan trupat paqeruajtëse të KFOR-it nga 36 vende. • Në kuadër të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Kosovës ku është pritur nga presidentja, Vjosa Osmani. • Osmani ka publikuar disa fotografi, në të cilat ka shkruar se janë bashkë me Ramën për të shënuar momentet më të rëndësishme të historisë. • Osmani gjithashtu ka pritur sot në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. • Presidentja në konferencën për media tha se janë të nderuar që Kosova ka një mik si Tony Blair, dhe se populli e vlerëson dhe e çmon për kontributin e dhënë për lirinë e vendit. • Osmani më tej shtoi se Blair ka qenë hero dhe mbetet hero për Kosovën. • Ish-kryeministri britanik, Tony Blair gjatë fjalës së tij Blair ka ritheksuar sërish mbështetjen për Kosovën.• Ai përgëzoi popullin e Kosovës për guximin dhe vendosmërinë e tyre të palëkundur që ta shfrytëzojnë atë për çlirimin e vendit. • Blair ka thënë se pret që Kosova, në të ardhmen, të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
11 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e sotme drejt Prishtinës në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Rama gjatë vizitës së tij u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ndërsa mori pjesë edhe në konferëncën ndërkombëtare "Rugova dhe Perëndimi".
Ndërkohë sot ka tërhequr vëmendje të madhe mostakimi mes Kurtit dhe Ramës. Kryeministri Kurti u pyet nga gazetarët nëse do të takohet me homologun e tij por preferoi të mos përgjigjet. Që në fillim te ditës kur u zbardhën axhendat e krerëve të dy vendeve u vu re mungesa e një takimi mes Kurtit dhe Ramës për të cilën ka reaguar kryeministria e Kosovës.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një reagim për "Klankosova.tv" tha se Rama po takoi ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet.
“Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor”, tha Kryeziu.
Ai theksoi se kryeministri shqiptar është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore.
"Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës,” shtoi ai.
KOSOVË- Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. Pas takimit ata kanë mbajtur një konference për media. Blair gjatë fjalës së tij u shpreh se ndihet jashtëzakonisht mirë për mundësinë që ta nderojnë me çmimin “Qytetar Nderi” i Prishtinës.
Blair thekso se do t’i ndihmoj Kosovës në çfarëdo mënyre që do të mundet. Ai shtoi se është shumë me rëndësi që ishim krah Kosovës me krenari në ato ditë të errëta ndërsa tha se është me rëndësi që qëndrojnë sot krah Kosovës.
“Jam shumë i nderuar me qenë prishtinali ky është një simbol shumë i rëndësishëm për mua, ju jeni një shembull i shkëlqyeshëm. Dikush që ka qenë jashtë tani është kthyer dhe ka marr një rol publikë.
Prishtina është një qytet i gjallerishëm një qytet ku e ndjen që rinia e qytetit është një mënyrë shpirti i këtij qyteti dhe është një qytet ka edhe shumë mundësi të jashtëzakonshme tani keni disa cilësi të rëndësishme këtu keni inovacionin e teknologjisë një prej gjerave me të rëndësishme që mundet me pas një shtet sot. Mendoj që është shumë me rëndësi ata prej nesh qe ishim krah Kosovës me krenari në ato ditë të errëta është me rëndësi që qëndrojmë sot me ju”, theksoi Blair.
KOSOVË- Në kuadër të 25-vjetorit të çkirimit të Kosovës ish-kryeministri britanik, Tony Blair ka udhëtuar drejt Prishtinës ku ka zhvilluar takime. Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, Blair është takuar edhe me kryeministrin, Albin Kurti.
Kurti mirëpriti ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair në Kryeministri.Në lidhje me takimin Kurti ka ndarë pamje ndërsa shkruan se Blair është një mik i vërtetë pasi u qëndroi pranë në ditë të veshtira.
"Përjetësisht falënderues për vendosmërinë e tij dhe përkushtimin e tij për paqe, që u bë liri e paqe për ne, dhe jashtëzakonisht i nderuar që ta kemi në mesin tonë në festën e përbashkët të 25-vjetorit të çlirimit," shkruan Kurti në instagram.
Kryeministri gjatë fjalës ë tij në takim me Blair tha se udhëheqja dhe vendosmëria e tij ishin vendimtare në mbledhjen e mbështetjes ndërkombëtare dhe për të siguruar që drejtësia dhe paqja të mbizotërojnë.
“Populli i Kosovës do ta kujtojë dhe do të jetë mirënjohës përherë për përkushtimin tuaj për drejtësi dhe paqe”, u shpreh kryeministri.
Zyra e Kryeministrit njoftoi se ata kujtuan ngjarjet e rëndësishme që kulmuan me lirinë e Kosovës, duke diskutuar vendimet dhe veprimet kritike të marra gjatë ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, të cilat ishin kyçe në përfundimin e luftës dhe sigurimin e paqes.
“Në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale me ç’rast Kryeministri e njoftoi me progresin e arritur, duke theksuar se Kosova është demokracia më e përparuar e rajonit dhe me rritjen më të madhe ekonomike”, bëhet e ditur në komunikatë.
Vieë this post on Instagram
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë takimit të saj me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair i ka bërë një dhuratë nga familja Rugova. Në disa pamje të postuara nga Osmani në Instagram, shihet ajo teksa i dhuroi Blair gurët e Trepçës. Gjatë takimit brenda presidencës, Blair ka nënshkruar edhe në librin e miqësisë.
"Një gur kristali për mikun e madh të Kosovës Tony Blair, për të vazhduar traditën e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Faleminderit familjes Rugova për përzgjedhjen dhe dhurimin e gurit”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Tony Blair po qëndron në Kosovë në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Përveç takimit me Osmanin, Blair është takuar edhe me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
KOSOVË- Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ndodhet ditën e sotme në Kosovë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit. Blair është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ku më pas kanë mbajtur një konferencë për mediat. Pas konferecnës Blair dhe Osmani kanë shkuar në Kuvendin e Kosovës ku ish kryeministri britanik ka mbajtur një fjalim para deputetëve.
Blair tha se nuk pendohet kurrë për vendimin që kishin marrë 25 vite më parë. Ai më tej shtoi se 25 vite më parë u arrit marrëveshja për çlirimin e territorit të Kosovës, dhe më fund populli ishte i lirë. Balir tha se në atë kohë takuan refugjatë kosovarë në kampet afër Shkupit dhe dëgjuan rrëfime të prekshme.
“Është nderë për mua të jem sot këtu dhe nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm për mirëpritjen e ngrohtë. 25 vite më parë u arrit marrëveshja për çlirimin e territorit të Kosovës, dhe Kosova më fund ishte e lirë dhe populli ishin të lirë të jetojnë, shpresojnë e të besojnë sërish në një të ardhme të lirë. Takuam refugjatë kosovarë në kampet afër Shkupit, dëgjuam rrëfime të prekshme. Në fytyrat e tyre kërkohej ndihmë. Ne ndihmuam dhe nuk pendohem kurrë”, tha Blair.
Ai shtoi se sot kujtojnë ata që dhanë jetën për liri, kujtojmë guximin dhe sakrificën e tyre dhe shprehim mirënjohje të thellë për ta dhe familjet e tyre.
“Si kryeministër asokohe më kthehen shumë kujtime të negociatave me liderët botërorë dhe për kompleksitetin e vendimit në atë kohë lufte”, tha ai.
Blair u bëri thirrje vendeve që se kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë. Ai theksoi se rinia është e ardhmja e Kosovës.
“E di që Kosova ende ballafaqohet me sfida, por rinia që keni e që është shumë e zgjuar është e ardhmja e Kosovës”, tha Blair.

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe Çlirimit të Kosovës është shprehur se më shumë se dy dekada më parë populli i Kosovës po përjetonte ditët e fundit të luftës Ai u shpreh se një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje- qasje multidisiplinare.
“25 vite më parë në mes të muajit qershor 1999 populli i Kosovës po i përjetonte ditët e fundit të luftës, dhe ditët e para të çlirimit. Sikur sot, një çerek shekulli më parë, në 10 qershor 1999, NATO i dha fund fushatës së bombardimeve mbi ish-Jugosllavi pas 78 ditësh bombardimesh”, theksoi ai.
Kurti përmendi edhe miratimin e rezolutës 1244 në New York, rezolutë kjo që urdhëronte vendosjen e një force ushtare në Kosovë. Ai tha se nga lufta në Kosovë u vranë mijëra njerëz, u shkatërruan mijëra shtëpi si dhe shumë qytetarë u bënë refugjatë.
“Mbi 13 mijë të vrarë, mes tyre 1 mijë fëmijë. Kosova ishte mbushur me varre, e shumë kufoma ishin fshehur në varreza masive në Serbi”, pohoi ai.
Kryeministri theksoi se përgjatë këtyre 25 viteve janë bërë përkujtime për dëshmorë, por tani është koha që për historinë dhe trashëgiminë e Kosovës të bëhen hulumtime shkencore.
“Tani që po bëhen 25 vite nga lufta është koha që diskutimet dhe hulumtimet tona të shkojnë në secilën herë të bëhen më shkencore”, pohoi ai.
Nga axhenda e zbardhur e kryeministrit Kurti mësohet se nuk ka asnjë takim me homologun e tij Edi Rama. Në lidhje me këtw mediat në Kosovë kanë pyetur Kurtin nëse do të takohet sot me Ramën por ai është përgjigjur shkur se kanë seancë solemne dhe më pas është larguar. Në seancën solemne deputetëve do t’u adresohet ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair.
“Kemi seancë në ora 10:00”, ka thënë shkurt Kurti.
KOSOVË- Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ndodhet ditën e sotme në Kosovë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit. Blair është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ku më pas kanë mbajtur një konferencë për mediat.
Gjatë fjalës së tij Blair ka ritheksuar sërish mbështetjen për Kosovën. Ai përgëzoi popullin e Kosovës për guximin dhe vendosmërinë e tyre të palëkundur që ta shfrytëzojnë atë për çlirimin e vendit.
“Emocione të thella të jem këtu. Përgëzime popullit të Kosovës për guximin dhe vendosmërinë e tyre të palëkundur që ta shfrytëzojnë atë për çlirimin e vendit. Atëherë isha i bindur që ishte gjëja e duhur për ta bërë, dhe sot jam i bindur që të jem përkrah popullit të Kosovës”, u shpreh Blair në konferencën me Osmanin.
Blair ka thënë se pret që Kosova, në të ardhmen, të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Këtu po ndodhin shumë gjëra pozitive, që janë në të mirë për gjithë botën. Mezi pres ta shoh ditën që Kosova të zërë vend në familjen evropiane. Së shpejti do t’i adresohem deputetëve të Kuvendit por edhe njëherë dua të shpreh solidaritetin me njerëzit e Kosovës”, tha Blair.
KOSOVË- Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ku janë planfikuar disa aktivitete. Presidentja në konferencën për media tha se janë të nderuar që Kosova ka një mik si Tony Blair, dhe se populli e vlerëson dhe e çmon për kontributin e dhënë për lirinë e vendit.
“25 vite më pas, ne ju themi faleminderit që përkundër sfidave ju keni orientuar kompasin e historisë në anën e mbrojtjes së vlerave që kanë përcaktuar kapitujt më të lavdishme të historisë njerëzore. Ju falënderoj përzemërsisht që jeni këtu, në mënyrë që ta shihni dhe ju mirënjohjen e qytetarëve që kanë për ju. Në vitin 1999 roli juaj ishte vendimtar, sikurse atëherë që ishit hero, edhe sot jeni heroi i paqes për vendimin e drejt të asaj kohe dhe gjithë kësaj kohe që keni mbështetur Kosovën”, tha ajo.
Osmani më tej shtoi se vendimi për bombardimet e NATO-s ka qenë i drejtë, pasi ishte në pikëpyetje ekzistenca e një populli.
“Më forcat aleate të NATO-s ju na shpëtuat nga shfarosja. Kosova sot është një nga trashëgimitë tua…Shumë fëmijë të asaj kohe mbajnë emrin tuaj, ata janë dëshmi që sa shumë gjurmë keni lënë te ne”, u shpreh ajo.
Presidentja mes tjerash tha se ish kryeministri Tony Blair ka qenë hero dhe mbetet hero, pasi vendimi që ka marrë ka qenë i drejtë.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, ka pritur në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Osmani ka publikuar disa fotografi, në të cilat ka shkruar se janë bashkë, për t’i shënuar momentet më të rëndësishme të historisë.
“Bashkë, për t’i shënuar momentet më të rëndësishme të historisë së popullit tonë! Mirë se erdhe Kryeministër Rama”, ka shkruar Osmani.
KOSOVË- Lufta e Kosovës përfundoi më 10 shtator 1999. Atë ditë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së në Nju Jork miratoi Rezolutën 1244, e cila i dha fund zyrtarisht luftimeve, të cilat kishin pushuar një ditë më parë, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Teknike-Ushtarake në Kumanovë.
Dy muaj e gjysmë më parë, në mbrëmjen e 24 marsit 1999, NATO kishin filluar bombardimet e para të caqeve në Jugosllavi (e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi). Ishte ky misioni i parë luftarak i Aleancës së Mbrojtjes së Atlantikut të Veriut pa mandat të OKB-së dhe i pari me pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë. Ishte një shkelje e tabusë - për NATO-n për shkak të mungesës së një mandati të OKB-së dhe për publikun gjerman për shkak të përfshirjes së saj në një luftë. Qëllimi i NATO-s ishte të detyronte ushtrinë jugosllave të tërhiqej nga Kosova për të parandaluar dëbimet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve të Kosovës që jetonin atje.
Parahistoria
Shpërbërja e Jugosllavisë filloi në vitin 1991 me shpalljen e pavarësisë nga Sllovenia, Kroacia dhe Maqedonia. Bosnjë-Hercegovina pasoi në vitin 1992. Serbia udhëhoqi ose nisi luftërat kundër Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjë-Heercegovinës, vetëm Maqedonia u kursye nga forcat serbe.
Edhe në Kosovë, shenjat e hershme tregonin për një përshkallëzim: qysh në vitin 1989, kryetari i Lidhjes së Komunistëve në Serbi, Sllobodan Millosheviç, i hoqi autonominë krahinës së Kosovës. Largimi i shqiptarëve nga administrata shtetërore dhe sektori publik (shëndetësia dhe arsimi) në Kosovë kishte filluar më parë dhe u zgjerua masivisht me heqjen e autonomisë. Për një kohë të gjatë pati rezistencë jo të dhunshme nga shqiptarët e Kosovës, të udhëhequr nga shkrimtari Ibrahim Rugova, i cili më vonë u bë presidenti i parë i Kosovës.
Nga mesi i viteve 1990, përkrahësit e rezistencës së dhunshme kundër Serbisë u bënë gjithnjë e më popullore. Ata ishin organizuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Forca fillimisht e vogël u rrit shpejt dhe u shndërrua në një fuqi më të madhe në gjysmën e dytë të viteve 1990.
Lufta para bombardimeve të NATO-s
Këto forca ndërmorrën aksione kundër stacioneve dhe pikëve të tjera të policisë serbe, të cilave Beogradi iu përgjigj me ashpërsi disproporcionale. Konfliktet e armatosura u shndërruan në një luftë në Kosovë, në periudhën 1998/1999. Shkaku për ndërhyrjen e NATO-s është zbulimi i trupave të 40 shqiptarëve të vdekur kosovarë në fshatin Reçak në janar të vitit 1999. Vëzhguesit ndërkombëtarë të drejtuar nga Willian Walker folën për vrasje masive të civilëve, gjë që u mohua nga pushtetarët e Beogradit.
Konferenca e Rambujesë dhe fundi i diplomacisë
Negociatat e paqes mes palës serbe dhe asaj të Kosovës, me ndërmjetësimin ndërkombëtar, u zhvilluan në Rambuje afër Parisit në shkurt 1999. Bisedimet u mbajtën nën udhëheqjen e Grupit të Kontaktit. Këto ishin përpjekjet e fundit diplomatike të evropianëve dhe të SHBA-së për t'i detyruar shqiptarët dhe serbët e Kosovës t'i japin fund luftimeve me një marrëveshje.
Por negociatat dështuan. Një përpjekje e fundit nga i dërguari i posaçëm i SHBA Richard Holbrooke për të bindur njeriun e fortë të Serbisë Millosheviq të dorëzohej në Beograd dështoi po ashtu vetëm pak kohë para fillimit të bombardimeve.
Polemika për mungesën e një mandati të OKB-së
Në prag të sulmeve ajrore të NATO-s, politikanët perëndimorë, duke përfshirë presidentin amerikan Bill Clinton në veçanti, e kishin akuzuar vazhdimisht Serbinë për planifikimin e gjenocidit në Kosovë. NATO nuk kërkoi një mandat të OKB-së për këto bombardime, sepse ekzistonte dyshimi se do të kishte dështuar për shkak të rezistencës nga Rusia dhe Kina në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Për koalicionin e atëhershëm të qeverisë gjermane të përbërë nga socialdemokratët (SPD) dhe ekologjistët, pjesëmarrja në luftë me disa avionë luftarakë ishte një vendim delikat. Pacifistët dhe mbështetësit e ndërhyrjes ishin kundër njëri-tjetrit në Gjermani.
I ashtuquajturi "plani patkoi" i Serbisë (për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova) kishte për qëllim t'i jepte qeverisë federale justifikimin e nevojshëm për pjesëmarrjen gjermane në luftën e Kosovës. Plani për të cilin flitej se ekzistonte në Beograd, kishte për qëllim të dëbonte popullsinë shqiptare përtej kufirit jugor të Kosovës në Shqipëri. Zyrtarisht nuk është konfirmuar nëse ky plan ka ekzistuar në të vërtetë. Por është e padiskutueshme se qindra mijëra shqiptarë të Kosovës u larguan ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe kaluar në radhë të parë në Shqipëri e Maqedoni.
Dorëzimi i Millosheviçit
Shumica e ekspertëve sot pajtohen se bombardimet e NATO-s zgjatën më shumë se njëmbëdhjetë javë për shkak të llogaritjeve të gabuara reciproke të palëve. NATO ishte e bindur se Millosheviqi do të dërgonte sinjale për negociata pas disa ditësh bombardime.
Nga ana tjetër, në Beograd spekulohej se NATO do të dorëzohej dhe do të vinte një kompromis në tryezë. Në fund të fundit, Millosheviçi u dorëzua, ndoshta sepse Moska po ushtronte ndikim në Beograd. Rusia, e cila kishte vështirësi të mëdha ekonomike në atë kohë, kishte nevojë për bashkëpunim me Perëndimin, mendon edhe ish-përfaqësuesi special i BE-së për Kosovën, austriaku Wolfgang Petritsch.
Rezoluta 1244 e OKB-së dhe Marrëveshja e Kumanovës
Përfundimi i luftës u rregullua me dy akte juridike ndërkombëtare. Marrëveshja Teknike-Ushtarake në Kumanovë më 9 qershor 1999, një qytet në atë që sot quhet Maqedonia e Veriut, parashikonte tërheqjen e ushtrisë jugosllave dhe forcave serbe nga Kosova. Përgjegjësia e sigurisë për rajonin kaloi me këtë Marrëveshje në duart e NATO-s. Marrëveshja parashikonte edhe çarmatimin e UÇK-së.
Një ditë më vonë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, të njohur edhe si Rezoluta e Kosovës. Ajo formoi bazën ligjore ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës së Kosovës. Rezoluta përcaktoi se Kosova do të mbetej pjesë përbërëse e Republikës Federale të Jugosllavisë, ndonëse me autonomi shumë të gjerë. Për të krijuar një administratë civile, Kombet e Bashkuara krijuan UNMIK-un, një mision të përkohshëm të administratës ndërkombëtare. OKB-ja dërgoi forcën ndërkombëtare ushtarake të KFOR-it për të garantuar sigurinë në Kosovë. Por statusi përfundimtar i Kosovës mbeti i paqartë në këtë Rezolutë.
Pavarësia e Kosovës
Pas 78 ditësh, rreth 2.300 sulmeve ajrore dhe mijëra të vdekurve, ndërhyrja e NATO-s përfundoi. Lufta e Kosovës, e cila kishte filluar një vit e gjysmë më parë, mori fund.
Nëntë vjet më vonë, më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall e pavarur dhe tani njihet nga rreth 115 nga 192 shtetet anëtare të OKB-së, përfshirë edhe SHBA, Gjermaninë, Britnainë e Madhe, Francën... Por Rusia dhe Kina si dhe pesë vende të BE-së (Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia, Qipro) nuk e kanë njohur Kosovën si shtet. Serbia edhe sot e kësaj dite pretendon se Kosova është pjesë e saj dhe refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës./DW
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Kosovë, me rastin e 25 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës. Në nisje të vizitës, Rama do zhvillojë një takim kokë më kokë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Më pas, kreu i qeverisë do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.
Kryeministri Rama do t’i adresohet një prej paneleve të Konferencës, ku do të jetë së bashku me personalitete ndërkombëtare të mirënjohur për kontributin e tyre politik në periudhën e luftës, mes të cilëve ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair dhe ish-kryeministri Italian Massimo D'Alema.
Në vijim të agjendës, Rama do të mikpritet nga Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ku në një ceremoni të posaçme do të nderohet me Çelësin e Qytetit.
Gjithashtu kryeministri do të marrë pjesë edhe në çeljen e ekspozitës së veçantë “Reporting House”, një retrospektivë e fuqishme e mediave gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ku përmes artefakteve të gazetarëve dhe veprave të artistëve, vizitorët do të njihen me historinë e luftës së viteve 1998-1999 dhe ndikimin e saj në dekadat që pasuan.
10 qershori i vitit 1999 shënon fundin e luftës në Kosovë dhe tërheqjen e trupave serbe, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të NATO-s. Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas së cilës në Kosovë u dërguan trupat paqeruajtëse të KFOR-it nga 36 vende.