Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Arrestohet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. • Prangosja e tij është bërë me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi akuzohet për vjedhje votash. •Sot është firmosur zyrtarisht urdhër arresti ndaj tij, duke zbuluar edhe akuzat. •Kështu, Beleri u arrestua nën akuzën e “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. • Dosja.al ka siguruar dhe ka publikuar videon me momentin e arrestimit pak pas mesnatës në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës. • Beleri është shoqëruar në DVP Vlorë, aty ku ka mohuar përfshirjen në shit-blerjen e votës. • Kandidati i “BF” në Himarë, Beleri ka qenë ditët e fundit në qendër të akuzave politike, pas deklaratës se me ardhjen e tij në krye të Bashkisë, do të punojë për helenizimin e Himarës. Rama e ka sulmuar publikisht edhe pse Beleri pretendon se është fake-news.•Reagime të shumta ka pasur nga opozita dhe nga Greqia, e cila kërkon me ngulm lirimin e tij. •Ndërsa kryeministri Edi Rama përmes një deklarate u shpreh se betejat që ka me kandidatin nuk kanë lidhje me hetimet e Prokurorisë. •Nga ana tjetër, kreu i PL-së, Ilir Meta deklaroi se kandidati është 'rrëmbyer në mënyrë mafioze'.
25 artikuj për këtë temë.
VLORË- Avokati i Fredi Belerit tha se klienti i tij nuk i është kapur asgjë e paligjshme. Në një deklaratë të bërë për mediat, avokati Romarjo Meminaj u shpreh se në momentin e arrestimit, Beleri ka qenë duke darkuar me disa miqtë e tij. Ai tha se paratë i janë gjetur një personi tjetër, i cili sipas tij nuk ka lidhje me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
“Sapo kam dalë nga dyert e komisariatit të Vlorës. Akuza e tij është për korrupsion aktiv në zgjedhje i kryer në bashkëpunim. Kushtet e flagrancës nuk qëndrojnë në këtë moment, sepse Beleri ka qenë me dy miqtë e tij duke darkuar me miqtë e tij dhe në atë moment ka vajtur policia dhe pretendohet se është kapur në kushtet e flagrancës. Duhet të kesh diçka që të japësh, Ai s nuk është kapur as me lekë dhe me asgjë tjetër. Paratë e sekuestruara i janë gjetur një personi tjetër dhe ska lidhje me Belerin”, tha ai.
Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al
TIRANË- Ambasadorja e Greqisë në vend Konstantina Kamitsi ka informuar ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Shqipëri për arrestimin e kandidatit për kryebashkiak të Himarës Fredi Beleri. Ambasadorja Kamitsi pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, është nisur për në Komisariatin e Policisë së Vlorës, për të takuar nga afër Belerin. Më herët, sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme, ambasadorja greke kishte bërë një vizitë përkatëse në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.
Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha arrestimin e kandidatit për bashkinë e Himarës Fredi Beleri si një hakmarrje politike. Gjatë konferencës, Berisha ka deklaruar se këto janë qëllimet mafioze të Ramës. Po ashtu Berisha ka ngritu akuza duke thënë se drejtori i Policisë së Vlorës Ermal Muça ka qenë bashkëpunëtor me bandën e Shullazit dhe banda të tjera.
"Komenti im për këtë ngjarje është një veprim i verbër politik, një hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës ndaj një kandidati të opozitës me manipulime, me angazhim të një manipulatori dhe ish-bashkëpunëtori të bandave, që drejton sot Policinë e Vlorës dhe që quhet mos gaboj, Ermal Muça. Ky ka qenë bashkëpunëtor me bandën e Shullazit dhe banda të tjera dhe unë dënoj aktin, dhunën ndaj përfaqësuesit të opozitës, sikundër dënoj çdo akt shitblerje vote kudo që kjo të ketë ndodhur. Por, duhet të informoj qytetarët shqiptarë se janë pasionet mafioze, qëllimet mafioze të Edi Ramës ndaj tokave të Himarës, shtytësi i vërtetë i këtyre akteve që po ndodhin në Himarë. Sikundër, përdorimi i dhunës është një akt in-ekstremis për të trembur zgjedhësit në këtë komunitet dhe jo vetëm aty.
Unë kam gjetur në Dropull një klimë terrori, ku policia thërriste zgjedhësit dhe u bënte presion të mos votojnë për kandidatin tonë të shkëlqyer, Thanas Manekën, por të votonin për kandidatin e Edi Ramës. Është ushtruar në Pukë nga kriminelë të armatosur të Gjon Gjonajt. Por këto nuk do pengojnë fitoren e opozitës shqiptare më 14 maj. I them Edi Ramës se me dhunë dhe terror, do bëhesh përgjegjës para ligjit se ke bërë prokurorin ndaj Fredi Belerit. Ka një javë që e ka bërë epiqendër e sulmeve të padenja për një njeri. Po të jetë puna për blerje votash, ato në mënyrën flagrante janë tentuar duke thënë bonusin mbi 600 mijë pensionistëve në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, të cilin Edi Rama e konsideron kinezeri; me përdorimin masiv të punësimeve. Vetëm pensionistë janë shtuar 13 mijë në këtë periudhë, pa kontribute. Vetëm për aftësitë ndryshe janë shpërndarë në Dibër 400 milionë lekë nga thesari, etj. Janë shpërndarë në Shqipëri 10 miliardë lekë," tha Berisha.
HIMARE- Një qytetare ka dëshmuar kundër kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri, se ka tentuar t’i blejë votën.
Gruaja në fjalë, në një intervistë në "Euronews Albania" thotë se është marrë gjatë orëve të natës, për të dhënë dëshminë e saj në Prokurorinë e Vlorës. Ajo rrëfeu se para disa ditësh, një person i ka kërkuar votën për Belerin, dhe pasi ajo ka refuzuar i ka premtuar 200 mijë lekë të vjetra.
“Ne erdhën na morën në orën 02:00, dhe na thanë që thjesht do vini për në Himarë. Na gënjyen na morën na çuan në Vlorë. Na morën këtu në pyetje si është muhabeti. Thamë që përpara ka ardhur dikush përpara 3-4 ditëve dhe ne ka kërkuar të votojmë për Belerin. I thamë që nuk jemi dakord dhe na premtuan 200 mijë lekë. Kaq është muhabeti”, tha gruaja.
Policia ka arrestuar kandidatin e "Bashkë Fitojmë" në Himarë, Fredi Bejleri.
Ndalimi i Belerit është bërë teksa dilte nga një restorant në shëtitoren e Himarës. Urdhri për ndalimin e tij është bërë me urdhër të SPAK, pasi janë ngritur akuza për blerje të votave.
TIRANË- Avokati i kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Himarë Fredi Beleri, i cili u shoqërua mbrëmjen e kaluar në polici së bashku me klientin e tij, ka dhënë dorëhqejen nga çështja. Avokati i Belerit, pas zyrtarizimit të urdhër-arrestit, ka dhënë dorëheqjen për të dalë si dëshmitar.
Fredi Beleri u arrestua mbrëmjen e djeshme në ambientet e lokalit të tij. Bashkë me të në pranga u vunë edhe dy persona të tjerë. Ata akuzohen për blerje votash, gjë e cila hidhet poshtë të arrestuarit./Dosja.al
GREQI- Rasti i arrestimit të kandidatit për kryetar të Bashkisë Heimarë Fredi Beleri, mbrëmjen e së enjtes nga autoritetet shqiptare është kthyer në një “thriller”,- kështu e nis artikullin media greke 'CNN Greece'.

Ndërkohë në një artikull nga media greke 'Protothema', shkrimi fillon me: Nuk konfirmohet nëse është liruar kandidati për kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri'. Më tej raportohet se ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kontaktuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si dhe ka informuar kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, për atë që po ndodh në vendin tonë.

Gjatë artikullit të 'CNN Greece' bëhet e ditur se reagime kanë ardhur nga Ambasadorja e Greqisë në Tiranë , Konstantina Kamitsi, e cila pas udhëzimeve të Ministrisë së Jashtme, doli në një marsh proteste drejt Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Takis Theodorikakos, ka telefonuar homologun e tij shqiptar, Bledi Çuçin, dhe i ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të kandidatit për kryetar bashkie mërgimtar.
Incidenti u dënua edhe nga kreu i departamentit të Punëve të Jashtme, Giorgos Katrougalos , duke theksuar se arrestimi i Belerit "krijon shqetësim dhe pikëpyetje". Giorgos Katraugalos ka komentuar arrestimin me anë të një postim ku shkruan: Arrestimi dhe ndalimi nga autoritetet policore të Shqipërisë të kandidatit për kryetar Bashkie në Himarë, Fredi Beleri dy ditë para zgjedhjeve bashkiake, krijon shqetësim dhe pikëpyetje të rënda. Duhet të ketë një reagim të menjëhershëm. Presim që përtej hapit të vetëkuptueshëm në nivel dypalësh, Qeveria të mobilizohet me vendosmëri edhe në nivel të BE-së dhe OSBE-së.
Shkrimi i medias greke CNN mbyllet me një njoftim të Bashkimit të Himariotëve ku thuhet:
Populli i Himarës ka vuajtur shumë prej 12 vitesh për të hequr dorë nga e drejta për të zgjedhur në mënyrë demokratike kryetarin e bashkisë. Banorët e Himarës e meritojnë të kenë kryetarin që duan. Beleri u ndalua me dhunë pa asnjë akuzë, me një qëllim dhe të vetëm: të trembte votuesit e tij që të mos shkonin në kuti dhe t'ia linin rrugë kryebashkiakut të zgjedhur nga Rama. U bëjmë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që të mos dorëzohen. Ne i sigurojmë ata se nuk kanë asgjë për t'u frikësuar. Të dielën votojmë masivisht dhe të hënën kryetar bashkie do të jetë Beleri”.
Fredi Beleri u arrestua mbrëmjen e djeshme në ambientet e lokalit të tij. Bashkë me të në pranga u vunë edhe dy persona të tjerë. Ata akuzohen për blerje votash, gjë e cila hidhet poshtë të arrestuarit./Dosja.al
TIRANË-Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Baleri është arrestuar pak pas mesnate nën akuzën e “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Ai është arrestuar me akuzën e shit blerjes së votave në restorantin e tij në Himarë dhe është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Vlorë rreth orës 00:15.
Beleri është arrestuar nën akuzën e “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”.
Belerin e kanë shoqëruar dy persona në drejtim të komisariatit Himarë dhe më pas mësohet se është dërguar drejt Vlorës. Bashkë me të janë shoqëruar avokati i tij personal dhe një tjetër pjesë e stafit të punës.

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Himarë Fredi Beleri. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se SPAk ka marrë Belerin natën vonë pas sulmeve të njëpasnjëshme të Ramës. Më tej Meta ka theksuar se të gjithë qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë të jenë në këmbë e të fuqizojnë në maksimum fushatën.
Postimi i Plotë:
Pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje! Ky ështe ilaçi ndaj një Kryeministri dhe një regjimi, që po jep shpirt dhe të tmerruar nga vota e lirë. Ndërsa SPAK nuk vepron ndaj dhjetëra Kryetarëve të Bashkive, që shkelin ligjin dhe vërtetohen si fajtorë, pas sulmeve të paramenduara dhe të inskenuara të Kryeministrit delinkuent, rrëmbehet pas mesnate në mënyrë mafioze Kandidati për Kryetar i Bashkisë në Himarë. Të gjithë qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë të jenë në këmbë, të fuqizojnë në maksimum fushatën dhe të intensifikojnë kontaktet me zgjedhësit për të votuar masivisht dhe për t’i dhënë goditjen përfundimtare Kryeministrit, grabitësit dhe shkatërruesit më të madh për qëllime mafioze të pronave në Himarë dhe gjithë bregdetit të Jugut nga Vlora deri në Ksamil.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po përpiqet të justifikojë deklaratën 'do merrem personalisht me të', ku iu referua kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës, Fredi Belerit. Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e kaluar me akuzën e blerjes së votave, e pas bujës së madhe që u bë edhe në Greqi, Rama vendosi të reagojë.
Përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social 'Twitter', Rama thekson se ndalimi i Belerit tregon një sprovë të madhe për drejtësinë që sipas tij është vigjilente në zgjedhje. Më tej, ai thekson se arrestimi i kandidatit është tërësisht i provuar si dhe shton se ndalimi është i motivuar.
Në fund, duke nënkuptuar deklaratën e tij të mëparshme për Belerin, Rama thotë se beteja që ka me kandidatin nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë.
REAGIMI:
Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!
Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë.
Fredi Beleri u arrestua mbrëmjen e djeshme në ambientet e lokalit të tij. Bashkë me të në pranga u vunë edhe dy persona të tjerë. Ata akuzohen për blerje votash, gjë e cila hidhet poshtë të arrestuarit./Dosja.al
TIRANË- Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi u pyet në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës. Ai konfirmoi se ai është arrestuar, por nuk dha detaje të hollësishme.
“Ajo që mund t’ju them është se është e vërtetë që është shoqëruar. Nën drejtimin e prokurorisë së rrethit Vlorë ka pasur një procedim në ndjekje për këtë do të ketë njoftim sapo të jenë përgatitur veprimet proceduriale”, tha ai.
Fredi Beleri u arrestua mbrëmjen e djeshme në ambientet e lokalit të tij. Bashkë me të në pranga u vunë edhe dy persona të tjerë. Ata akuzohen për blerje votash, gjë e cila hidhet poshtë të arrestuarit./Dosja.al
VLORË- Pas arrestimit të kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, janë marrë në pyetje edhe disa persona të tjerë.
“Informacione nga policia-/Urdhër arresti për Pano Kokoveshi, njëri prej shoqëruesve të Belerit Janë thirrur për tu pyetur disa persona ( fshatarë të zones)”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Policia ka lëshuar një urdhër arresti për shoqëruesin e tij Pano Kokoveshi. Sipas informacioneve mësohet se Kokoveshi në bashkëpunim me Belerin akuzohen për shit blerje votash në këtë zonë.
Kandidati i Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestua pak pas mesnate para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK./Dosja.al
HIMARE- PD e Himarës ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri, duke thënë se kjo lëvizje vjen si pasojë e frikës që ka kapluar kundërshtarët për humbjen në zgjedhjet e 14 Majit.
Në reagimin për mediat thuhet se arrestimi gjatë mesnatës i një kandidati për kryetar Bashkie, dy ditë para ditës së zgjedhjeve, shton pikëpyetjet mbi arsyen e këtij akti.
Apeli i hapur që vjen nga PD-ja e Himarës është ndaj të gjithë instancave shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë dhe në veçanti Ambasadës së SHBA-së, për të kthyer fokusin tek zgjedhjet dhe mbarëvajtjen e procesit.
Arrestimi i Fredi Belerit është kryer pasi kandidati për kryetar Bashkie në Himarë, akuzohet për blerje votash. Ai ka qenë në qendër të vëmendjes të opinionit publik ditët e fundit, pas deklaratës që ka bërë në mediat greke ku është shprehur se në rast se fiton do të punojë për helenizimin e Himarës.
Deklarata për media
“Shteti policor dhe pushteti vendor që ndjen humbjen e thelle pas 2 ditësh, dje ne darkë pas mesnate në qendër të Himarës efektivë civil të urdhëruar me direktiva të sakta, shoqërojnë me forcë kandidatin e Koalicionit Bashkë Fitojmë z. Fredi Beleri dhe stafin e tij. Gjuha e urrejtjes dhe denigrimit që ka më shumë se një javë që përdoret nga pushteti, po trazon qetësinë dhe harmoninë e qytetarëve të Himarës, duke krijuar skenarë imagjinar me qëllim përçarjen e komunitetit duke luajtur kartat e nacionalizmit. Sot nuk po flasim për Fredi Belerin sot po flasim për të gjithë ne, në vend të tij mund të ishte kushdo qoftë. Arrestimi në mesnatë i një kandidati për Kryetar Bashkie, dy ditë para ditës së zgjedhjeve dhe mbas kaq ditësh presioni mbi nivel politik, ngrë shumë pikëpyetje mbi bazën dhe arsyen e arrestimit.!
Ju bej thirrje gjithë instancave përkatëse shtetërore, partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe në vecanti, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kthejnë vëmendje makximale në procesin zgjedhor dhe mbarëvajtjen e tij, si dhe rrezikimin e minimit të demokracisë! U bëj thirje cdo qytetari te gjithë Himarës dhe fshatrave të saj, brënda dhe jashtë vëndit të vijnë të Dielën dhe të përmbushin detyrën e tyre qytetare duke VOTUAR Kandidatin tonë Φρέντης Μπελέρης - Fredi Beleris dhe kolacionin për Këshillin Bashkiak, Bashkë Fitojmë NR.1. Dita e zgjedhjeve është ditë feste për demokracinë, dhe është turp për kedo që për hir të pushtetit dhe karriges, të dojë të shkaktojë ankth dhe terror te qytetarët! Ju mirëpres te gjithëve ne mitingun përmbyllës te fitores së madhe, sot ne shëtitoren e Himarës në orën 18:30! Më të bashkuar se kurrë”, thuhet në reagim.
TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar pas arrestimit të kandidatët të Bashkë Fitojmë në Himarë, Fredi Beleri. Shehu me anë të një postimi në Facebook, shkruan se pamjet e arrestimit të Belerit ishin alarmante, ndërkohë që ka shtuar se kjo është bërë për të fshehur deformuesit e vërtetë të demokracisë. Po ashtu Shehu pyet se pse autoritetet nuk hetojnë shkeljet në qarkun e Gjirokastrës, të denoncuara nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’.
Njoftimi i Policisë:
Opozita po blen vota- akuze qesharake e tragjike! Pamje alarmuese ato te “rembimit” mbreme nga policia te kandidatit ne Himare. Imitim qesharak i veprimeve anti terrorite, diku ne Bote! Pikerisht per te fshehur deformuesit e vertete te demokracise, per te hequr vemendjen nga e verteta: —Blerjen e votave, presionet mbi administraten e biznesin, njerezit ne terresi, “investimet” korruptive elektorale, etj, vepra anti ligjore te ketij rregjimi. Pse nuk hetoni ne Qarkun e Gjirokastres, kemi deklaruar disa here shkeljet! Ne Libohove pa asnje tabele, transparence, hidhet nje pseudo asfalt, nga nje kompani qe nuk do te identifikohet. Por thuhet “Kapllani”! Po keshtu edhe ne Gjirokaster vijne makina me beton pa asnje kriter… E njejta gjendje ne Permet, Kelcyre, Memaliaj etj… A nuk eshte kjo nje tentaive “blerje” votash?! Me cfare fondesh e projektesh keto, kush paguan e kush po vjedh ketu?! Opozita po i ben????!!!! Ashtu si po ndodh edhe me para te “thata”, por asnje hetim nuk ka. Ne Memaliaj ndalohen aktiviste te opozites vetem se po bejne fushate normale…e me tej policia ne komunikate fallsifikon realitetin. Jane publike keto, por asgje me tej, askush nuk leviz nga organet, qe duhej. Ndersa sot pashe nje “aksion” te tille qesharak ne pamje, por tragjik ne permbajtje per katandisjen e nivelit te shtetit ligjor. Keq perdorimin ekstrem te tij. Megjithate askush nuk mund ta ndryshoje rezultatin e 14 Majit. Fitoren e Opozites, Koalicionit tone, te PD ne qender te tij!
HIMARË- Arrestimi i Fredi Belerit nga policia mesnatën e kaluar ka sjellë reagime të shumta te banorët e Himarës. Qytetarë të shumtë kanë deklaruar se arrestimi i Belerit është për shkak të përplasjeve të fundit që ai ka pasur me kryeministrin Edi Rama.
Banorët për mediat lokale janë shprehur se kjo bëhet për t’i futur frikën kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' por edhe votuesve. Ata kanë kërkuar lirimin sa më të shpejtë të kandidatit Beleri.
"Kandidati djalë i Himarës është, sulmi është për Himarën. S’është për Fredin. Lirimin e tij sa më shpejt, të dali”,, thanë banorët.
“Himara është e lirë. Çdonjeri ka të drejtë të votojë lirshëm. Nuk bëhen presione dot, ja ku është fusha, ja ku janë kutitë, të votojë çdonjeri i lirë dhe kush ka popullaritet, kush ka simpati le ta fitojë, por jo me presione të tilla,” u shprehën disa banorë të tjerë.
TIRANË- Shpëtim Idrizi ka reaguar ashpër pas notës së protestës që pritet që t’i dorëzohet ministres së jashtme Olta Xhaçka nga ambasadorja greke në vendin tonë, pas shoqërimit të kandidatit të Bashkë Fitojmë për Himarën Fredi Beleri. Idrizi shprehet se diçka e tillë është e papranueshme, dhe është një ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.
REAGIMI:
Vazhdojm te pranojm te papranueshmen !!! Cfare lidhje ka Ministria e Jashtme Greke me nje kanditat per Bashkine e Himares qe eshte shtetas Shqiptar me kombesi Greke ? Po kandidon shteti Grek ne Himare apo Fredi Bejleri ?!!! Ministria znj Olta Xhacka, nuk duhet te takoje Ambasadoren Greke , por ti drejtohet me note proteste Ministrise se Jashtme Greke per nderhyrje ne punet e brendeshme te Shqiperise.
# Vec nje Atdhe #
Kandidati i Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestua pak pas mesnate para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK./Dosja.al
TIRANË- Një ditë para mbylljes së fushatës elektorale, Policia e Shtetit vuri në pranga kandidatin e 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës, Fredi Belerin. Prangosja e tij u bë me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi akuzohet për vjedhje votash. Ky arrestim i bujshëm u bë një ditë para mbylljes së fushatën dhe vjen pak orë nga deklarata paralajmëruese e Ramës për të.
Ky i fundit, sulmoi Belerin, për shkak të deklaratës së këtij të fundit në një intervistë për mediat greke ku tha se do të helenizojë Himarën. Rama e cilësoi kandidatin e 'Bashkë Fitojmë' si një 'maskara' për të cilin shtoi se ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët shqiptarë në Greqi që të votojnë për të më 14 maj.
“Ky maskara ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët. Unë dua ta shfrytëzojë këtë emision për t’iu drejtuar dy personave me emër. Një Napolon Çakalli, i cili e di shumë mirë se kush është dhe një Spiro Koka, një tjetër personazh. Iu them që mos guxoni të merrni në telefon emigrantët që duan të votojnë ose që mund të vinë të votojnë, as për t’iu thënë që do vini të votoni patjetër për këtë injorantin këtu apo duke i thënë që po votuar për Goron e PS do iu grisim letrat greke dhe unë po iu them në sy do të merrem personalisht me ju të dy dhe jeni ju që rrezikoni që t’i humbisni letrat greke. Avokati më i madh i emigrantëve në Greqi dhe i minoritetit grek në Shqipëri jam unë dhe qeveria ime, është ky shtet”,-tha Rama në një intervistë televizive.
“Do helenizoj Himarën”, ishte deklarata e Fredi Belerit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që mori vëmendjen e kryeministrit Edi Rama. Por Beleri, mohoi të kishte bërë një cilësim të tillë, duke theksuar se fraza e tij është përkthyer gabim nga greqishtja. “E vërteta e deklaratës është deformuar nga stafi i PS, nga montazhierja e PS. Është ndryshuar përkthimi nga greqishtja në shqip, nuk është i njëjti kuptim'
Më pas vijon:
"Nuk kam thënë asnjëherë për helenizimin e Himarës, kam thënë tekstualisht nga greqishtja që në Himarë jetojmë si grekë në minoritarët, këtu e shumë shekuj. Problemet kryesore të Himarës nuk janë as helenizimi dhe as shqiptarizimi, problemet kryesore janë vjedhja masive e pronës, shpopullimi i Himarës edhe pse është një nga bashkitë më të pasura”
E çuditshme është fakti se pas deklaratës së Ramës 'do merrem personalisht me të', vjen dhe arrestimi i Belerit! Duket sikur SPAK ka një axhendë hetimi që përkon me axhendën e kreut të qeverisë në një harmoni totale.
/Dosja.al
TIRANË- Pas arrestimit të kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, zbulohet edhe dëshmia e tij të fundit. Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave.
Raportohet se një prej të arrestuarve është ndjerë keq gjatë arrestimit, pasi vuante nga problemet e zemrës. Ndaj është dashur që të ndërhyjë një ambulancë për dërgimin e tij në spital.
Pas arrestimit të Belerit, në komisariatin e Himarës kanë qëndruar përgjatë gjithë natës mbështetësit e tij.
Kandidati i Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestua pak pas mesnate para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK./Dosja.al
SHKODER- Dy ditë nga zgjedhjet, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë mesazhin e radhës nga Shkodra. Me dy gishtat lart dhe në sfond kalanë e Rozafës, Meta deklaron se si Shkodra e 6 Marsit do të jetë e gjithë Shqipëria më 14 Maj.
Reagimi i Metës vjen pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri. Ky i fundit u arrestua, pasi dyshohet për blerje votash. Bashkë me të u prangosën edhe dy persona të tjerë. Fredi Beleri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës.
Postimi nga Meta
Mirëmëngjes miq nga kalaja e pamposhtur e demokracisë dhe e pluralizmit.
Si Shkodra e 6 Marsit do jetë e gjithë Shqipëria më 14 Maj.
Bashkë Fitojmë!
#PartiaLirisë #BashkëFitojmë #14Maj #NdryshimMeÇdoCmim
GREQI- Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas arrestimit të kandidatit për kryetar bashkie, Fredi Beleri. Protothema shkruan se Ministria greke i ka kërkuar ambasadores së Greqisë në Tiranë, Konstantinas Kamitsi, të zhvilloj një vizitë në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë. Me urdhër nga Nikos Dendias ambasadorja greke Kamici do të dorëzojë në Ministrinë e Jashtme shqiptare një notë proteste.
Njoftimi nga Ministria e Jashtme:
Pas lajmit për arrestimin nga autoritetet shqiptare të Fredi Beleriy, kandidat për Kryetar Bashkie në Bashkinë Himara në KEAD, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë sot, më 12 maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
HIMARË- Mediat greke i kanë bërë jehonë arrestimit të kandidatit për koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Himarën, Fredi Beleri. Protothema shkruan se oficerët e kanë arrestuar Belerin dhe dy bashkëpunëtor të tij pa asnjë arsye. Po ashtu në shkrim janë shtuar edhe sulmet e shumta ndaj Belerit nga kryeministri Edi Rama.
Shkrimi i Protothema:
Presidenti i Omonias në Himarë u dërgua pak pas mesnate në ambientet e komisariatit të policisë në Vlorë Oficerët e policisë në Shqipëri arrestuan kandidatin për kryetar të Bashkisë Himarë mbrëmjen e vonë të së enjtes (11 maj) . Sipas himara.gr, policia e Edi Ramës arrestuan Fredi Belerin “pa arsye” duke përdorur metoda që i referohen një parashteti. Në një video të postuar nga faqja e internetit, presidenti i Omonias në Himarë ishte duke folur në rrugën kryesore jashtë një restoranti me kolegët e tij, kur oficerët e policisë shfaqen dhe e vënë në pranga. Më pas arrestojnë dy bashkëpunëtorët e tjerë të tij dhe i vendosin në makinën e policisë. Beleri u dërgua pak pas mesnate në ambientet e komisariatit të policisë në Vlorë. Mediat shqiptare raportuan se kandidati për kryebashkiak i Himarës u arrestua me akuzën e blerjes së votës. Më herët partia minoritare KEAD kishte lëshuar një deklaratë kundër kryeministrit shqiptar për polarizimin e klimës në Heimarë.
HIMARË- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka folur pas shoqërimit të kandidatit të opozitës për zgjedhjet lokale në Himarë Fredi Belerit nga policia. Për mediat, Dule u shpreh se Beleri u mor në polici me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Po ashtu ai shtoi se prej një jave Rama ka nisur sulme me një gjuhë urrejtje ndaj Belerit.
"Pas një jave delirumi, gjuhë urrejtje, përçarjeje, stigmatizimi të Kryeministrit Rama kundër kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë, me urdhër të tij forca policore rrëmbyen në qendër të qytetit rrëmbyen z. Beleri dhe avokatin avokatin e tij. Ata sapo kishin dalë nga një darkë. Akt i paprecedentë dhe i pashpjegueshëm nga çdo optikë demokratike, një fenomen që ka lidhje me regjimet totalitare. Të lirohet menjëherë z. Beleri, të garantohet vota dhe Rama të heqë dorë një herë e mirë nga përpjekja për të tjetërsuar vullnetin e sovranit", tha Dule.

HIMARË- Detaje të reja janë zbuluar nga aksioni i zhvilluat sonte në orët e para të mengjesit në Himarë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 2 furgone të forcave speciale, ndodhen aktualisht në qytetin e Himarës.
Ndërkohë qytetarë të thjeshtë janë grumbulluar para Postës së Policisë në Himarë, në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë”, Fredi Belerit, i cili është vendosur në pranga.

HIMARË- Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni për arrestimin e kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë" në Himarë, Fredi Beleri. Dosja.al ka mësuar se një prej të ndaluarve vuan nga probleme shëndetësore dhe ka kryer edhe ndërhyrje në zemër.
Mirëpo nuk dihet se ku ndodhet aktualisht pasi vetë Beleri është çuar në Komisariatin e Vlorës, ndërsa "bashkëpunëtori" i tij ende nuk dihet. Megjithatë bashkëshortja e tij e kërkon, me ilaçet në dorë, për t'i dhënë medikamentet e nevojshme për zemrën.
HIMARË- Dosja.al ka siguruar momentin e arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë" për bashkinë Himarë. Siç duket edhe nga pamjet, Beleri po qëndron me disa persona në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës kur efektivë të Policisë së Shtetit dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i janë afruar dhe i kanë vendosur prangat atij dhe shoqëruesëve të Belerit.
Deri më tani raportohet se Beleri akuzohet për blerje votash por ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

HIMARË- Arrestohet Fredi Beleri, kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë" për Bashkinë e Himarës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kandidati i opozitës akuzohet për blerje votash dhe se aktualisht ndodhet në Komisariatin e Policisë së Vlorës. Megjithatë lidhur me ngjarjen nuk ka ende një njoftin zyrtar nga Policia e Shtetit. Po të njëjtat burime të Dosja.al bëjnë me dije se prangosja është bërë nga efektivë të dërguar nga Tirana.
Ditët e fundit ai ka qenë i sulmuar nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili se e ka akuzuar se ka në axhendë helenizimin e Himarës duke iu referuar një interviste që Beleri dha për Protothema. Vetë Beleri hodhi poshtë akuzat duke u shprehur se e gjjtha ishte fabrikim i mediave të Ramës pasi ai vetë kishte folur vetëm për gjuhën greke dhe minoritetin.